Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datė 07 Mars 2005 - 12:46:

Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Gjeja me e mire per tu bere eshte te hapesh forumin e te hidhesh direkt ne sulm... duke shkruar mendimet e tua pa tu ndotur akoma.

Pershtypje mbi Shqiperine:
Ne Shqiperi shkoj me ide te qarta, por cuditerisht cdo gje del nga fokusi i perceptimit tim pak dite me vone dhe une pesoj ate qe quaj "coroditje morale". Takoj me dhjetera njerez te cilet hedhin idera fantazioze mbi klanet, prapaskenat dhe parregullsite, te cilat nje pjese jane te verteta dhe nje pjese jo, por une nuk mund ti dalloj. Dhe keshtu futem ne vorbullen e jeteses sot-per-neser ose tani-per-pastaj pa ditur cila do ishte e ardhmja e femijeve te mi ne ate vend.

E si mund te mbetem i forte ne nje vend te squllet, ku konfuzioni moral i njerezve perreth meje i con te me pyesin sinqerisht "Po ti pse e ke inat korrupsionin, cfare nuk te pelqen te korrupsioni?"... Nuk mbetet gje tjeter vetem ti gjesh dhe njehere aresyet madhore brenda vetes por pa mundur ti nxjerresh nga goja sepse e di qe idealizmi eshte jashte mode ne vendin e shqipeve.

Befas kuptoj se ne Shqiperi cdokush do gjendet heret a vone perballe dilemes: te hyje ne jeten normale te klaneve e te jetoje normalisht apo te luftoje kete sistem, pra familjen, shoket dhe veten, ne emer te nje te ardhmeje aq te veshtire per tu imagjinuar.

Optimizmi im, qe nuk del gjekundi ne rrjeshtat e mesiperme, qendron ne faktin se Shqiperia po pjell cdo dite njerez te vlefshem qe dine te qendrojne besnike te nje te ardhmeje, apo qe dine te pikturojne difektet e mentalitetit shqiptar si Mustafa Nano ne "Europa, destinacioni X" (nje ese qe jua keshilloj ta lexoni).

Ka gjithmone e me shume njerez si keta, pra, te cilet thone te verteta qe shume shqiptareve nuk i tingellojne mire. Apo si puna e Fatos Lubonjes, qe nje nga shkrimet e veta ("Kaoskriza postkomuniste") spjegon se mentaliteti shqiptar eshte i perbere nga tre shtresa: patriarkalizem-nacionalizem-komunizem. Patriarkalizmi eshte shtresa me antike dhe spjegon menyren tone te pikepamjeve klanore si edhe maskilizmin qe vesh opinionet dhe familjet shqiptare. Mbi kete shtrese u shtua nacionalizmi ne periudhen e rilindjes, ku shqiptareve ju mbush mendja se jane nje popull i lvadishem me histori te madhe etj etj, kur ne fakt jemi nje popull relativisht medioker qe mezi krijoi shtet ne vitin 1900. Mbi kete shtrese nacionalizmi u shtua menyra komuniste e te parit te gjerave, ku cdo gje pritet nga shteti apo ku servizlimi mori dhene.

E pra, nuk e di nese ideja e Lubonjes eshte e sakte, por eshte nje hipoteze qe spjegon shume gjera. Te pakten me hapen syte sa e veshtire do ishte oksidentalizimi i shqiptareve, sa veshtire do jete te hidhen ne ere keto shtresa te ngurta per te krijuar nje neo-shqiptarizem tjeter me politikane qe qarkullojne dhe nje rini qe nuk urren politiken thjesht sepse quhet "politike". Do doja qe Erion Veliaj te mos konsiderohej pro-Berishe apo pro-Nano sic justifikohen levizjet apo heshtjet e Mjaftit ne kohe (sepse ne Shqiperi si te flasesh si te mos flasesh interpretohet sipas deshires se gojeve qe dine gjithcka). Do doja qe lidhjet familiare te Erion Velise me Vehbi Veline te mos jene asocimi i vetem ne trute e zakonshem klanore. Ne fund te fundit jemi 3 milione dreqi ta haje. Ne mos njeri tjetri do bjere kusheri i dikujt... pa llogaritur qe, sic spjegon Blendi Fevziu ne nje nga esete e veta, eshte e natyrshme qe drejtuesit e rinj te lindin nga familje te ngritura elitare (shiko Bushet, Kennedy-t apo te tjere ne SHBA).

Dhe kjo spjegon natyrshem te pakten pjeserisht pse Shqiperia drejtohet nga ish-komuniste... Por problemi nuk eshte tek familjet sic i lidhin shumica prej jush gjerat, por tek veprimet e vete personazheve politike, qe shpesh perfaqsojne nje mentalitet tejet lindor megjithese cirren pro perendimit (sic thote Mustafa Nano).

Pershendetje.


Postuar nga Fajtori datė 01 Prill 2005 - 22:56:

Ekonomia ndot politiken

Eshte e cuditshme sa influencon klima ekonomike ne interesimin politik. Ne Itali rezulton se vetem 10% e votuesve kane nje ide per cilen force do votojne ne zgjedhjet qe do te zhvillohen pas pak javesh. Ne pergjithesi nuk flitet shume per politiken dhe emisionet televizive politike kane nje audience te ulet (shih Auditel). Nderkaq shqiptaret flasin shpesh per politike duke permendur gjendjen e renduar apo "tragjedine ku po shkon vendi".

Nderkohe qe ne Shqiperi gjendja ekonomike eshte jo shume e mire dhe ka shume familje qe jetojne ngushte, ne Itali mireqenia ekonomike eshte nje realitet. Ndryshimi i nje qeverie ne Itali shikohet si nje tendence e pergjithshme qe nuk mund te shkaterroje sot me neser pasurine financiare dhe ekonomike, nderkohe qe ne Shqiperi mendohet se fitorja e njeres force politike do sjelle katastrofen. Disa mendojne se kete do e sjelle ardhja e Sali Berishes. Te tjere mendojne se do e sjelle politika e djathte socialiste.

Per mendimin tim politizimi i ekzagjeruar vjen nga varferia ekonomike. Kush llogjikon sadopak kupton se eshte utopi pretendimi se nje parti sjell prosperitet ndersa tjetra katastrofe. Prosperitetin nuk e solli as Partia Demokratike me aleancat e saj perendimore dikur dhe as Partia Socialiste me ndertimin e rrugeve dhe politikes se jashtme. Pra ka ardhur koha te kuptojme se eshte e kote te thjeshtohet zhvillimi ekonomik ne nje ekuacion te thjeshte politik. E dime te gjithe se politikanet nuk mund te zgjidhin problemet ekonomike sa hap e mbyll syte. Atehere pse tregohemi kokeforte duke pare zgjidhjen e pergjithshme tek politika.

Shume prej nesh mendojne se ne Shqiperi biznesi dhe ekonomia ecen me klane, te cilat shpesh i kane rrenjet neper parti. Megjithese kjo implikon politiken ne ekonomi, ndryshimi i personave neper kolltuqe nuk garanton aspak zhdukjen e klaneve. Perkundrazi, klanet jane rrenjosur ne strukturen tone te shoqerise dhe zor se mund ti zhduke nje parti apo politikan.

Pra, do te ishte me korrekte te mos gjykohet me tonalitete ekonomike kur behet fjale per politiken. Ai gabim na ben te votojme oligarkike qe premtojne shume dhe zgjidhin pak. Eshte e vertete qe cdo perjetim kalon nga gjendja ekonomike, por sot me shume se kurre forcat politike shqiptare kane vertetuar se nuk mund te bejne mrekulli ekonomike. Aq me teper qe ne politike hyjne lloj lloj doktoresh dhe artistesh qe ndihen te afte si ne salle te operacionit. Perqendrimi i vemendjes vetem tek politika sposton vemendjen nga probleme te tjera, qe seriozisht pengojne edhe vete politiken. Zgjidhjet kalojne nga emancipimi i shoqerise* dhe induktimi i nje morali qe mungon ne shume zyra. Kete e them sepse shpeshhere nuk eshte ekonomia qe streson dhe largon njerez te vlefshem, por mentaliteti i pergjithshem qe nuk lejon zhvillim as ekonomik dhe as politik. Klanet jane vetem nje prej ajsbergeve qe notojne ne rrugen drejt zhvillimit. Ky nuk eshte problem as ekonomik dhe as politik, por mund ti kompromontoje te dyja.

---------------------------------------------------
*P.s. Emancipimi fillon natyrisht qe tek femra. Nuk eshte e rastit qe profesoret e universitetit (qe jane shumica meshkuj) fituan rroga prej 70 mije lekesh ne muaj pas greves se vitit qe shkoi. Nderkaq mesuesit e shkollave te mesme (qe jane shumica femra) kane rroga prej 18 mije lekesh. Keto diferenca tregojne se meshkujt vazhdojne te privilegjohen, ndersa femrat te adaptohen.


Postuar nga amor alucius datė 03 Prill 2005 - 18:41:

Re: Ekonomia ndot politiken

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
---------------------------------------------------
*P.s. Emancipimi fillon natyrisht qe tek femra. Nuk eshte e rastit qe profesoret e universitetit (qe jane shumica meshkuj) fituan rroga prej 70 mije lekesh ne muaj pas greves se vitit qe shkoi. Nderkaq mesuesit e shkollave te mesme (qe jane shumica femra) kane rroga prej 18 mije lekesh. Keto diferenca tregojne se meshkujt vazhdojne te privilegjohen, ndersa femrat te adaptohen.


Faje,menyra e llogjikimit ketu nuk me duket totalisht e drejte.Nuk mund te krahasosh absolutisht mesuesit e shkolles te mesme me proffesoret ne universitete dhe kjo nga shume arsye:
-Me cfare mendon te stimulosh njerezit te bejne studime pas-universitare nese nuk e ben me diferenca te konsiderueshme ne pagesa?Me cfare do kompensosh lodhjen?
-Universitetet jane burime shume te rendesishme inovacionesh,kjo te pakten jashte Shqiperise se atje jane akoma ne vend numero(as ate rroge qe e kane se meritojne,jo vetem proffet por dhe ato te mesmes).Atyre njerezve(s'ka rendesi seksi)qe sjellin perparim duhet te ju japesh njefare tenori jetese qe njeh mundimet e tyre per shoqerine.

Ne vendin ku banoj pagesa e mesuesve te mesmes fluktuon ke 2000-2500 euro(ne ca raste me teper ne ca te tjere me pak),kurse ajo e proffeve ne universitete fillon nga 6.000 euro.
Natyrisht,ne Shqiperi raporti i pagesave duhet te jete cike me teper i balancuar por ama persa me perket me duket mese mire qe njerezit qe e meritojne te kene nje diferencim te konsiderueshem.

Ate qe the mesiper mund ta shikosh dhe nga nje kend tjeter: femrat qe zgjedhin per mesuesi ne te mesmen e bejne per rehatine e fundshpines te tyre,te kene nje jete te qete familjare,orare te rregullta...kurse ato qe jane ne universitete(e vertete qe jane shumica meshkuj)jane te predispozuar te bejne me teper.Normalisht jam per barazi seksesh kudo por jam KUNDER faktorit "dembeli" te ligjeruar nepermjet seksismit.


Postuar nga i_pafajshem datė 03 Prill 2005 - 22:59:

Re: Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ne fund te fundit jemi 3 milione dreqi ta haje. Ne mos njeri tjetri do bjere kusheri i dikujt...


Mire e ke ti Faje, po jemi tre milione mbreter ama, jo tre milione persona te zakonshem.

Kur shteti nuk ekziston, kur ligji shkelet nga ēdokush, kur shumica e kane mendjen per llogje kafenesh, atehere ē'fare presim, te behet Shqiperia shtet!?
Nuk degjova nje proteste qeveritare , shteterore apo dhe private qofte nga elita shqiptare kur disa greke mesjetare, me bekimin (padyshim) e instancave te ndryshme shteterore greke grisen simbolin tone kombetar.. Veē zera qe nuk kane peshe (nuk i lene me mire). Gjenerali qe kemi president eshte nga familje elitare, por veē po na shpreh besimin e vet per marrdheniet "shume te mira" me grekun. Ministrat dhe kryeministrat tane jane shitur koke dhe kembe ne qesen e te huajve (qofshin keta greke apo te tjere). E kur peshku qelbet nga koka me sa di une ngordh. Jam dakort kur thua qe vendi duhet ne njefare mase te drejtohet nga elitistet, por varet ē'fare kuptojme me elite ne. Nuk besoj se duhet te trajtojme si pari te gjithe ata qe rrjedhin nga familje te shquara . Ajo qe na duhet eshte te zgjedhim mire ata qe na drejtojne, ai qe eshte i "prishur" le te qerohet.

Ajo qe kuptoj une eshte se kur njerezit nuk kane me se te merren fillojne mprehin gjuhen. Fatkeqesia jone. Klanet krijohen, dhe ēdo gje qe krijohet edhe zhduket. Priti koken gjarperit dhe ngordh. Shqiptaret nuk presin koken por kerkojne te gjejne kembet ne fillim. E rrethi vicioz vazhdon.

Nejse. Mendoj se duhet te filloje ne Shqiperi eshte ndergjegjesimi i njerezve per respektimin e ligjit.Per te bere kete gje fillohet nga koka. Por jo te behet si ne Gjirokaster ku Prokuroria kap vrasesin e gjykatesi i korruptuar denon dike tjeter. Jo si ne Tirane ku dikush denon ndertimet pa leje, dikush tjeter kerkon ti ruaje sepse i prishen interesat. Ligji eshte ligj. Kete te ngulitim mire ne koke dhe besoj se shume gjera do ndryshojne.


Postuar nga Fajtori datė 04 Prill 2005 - 02:28:

Nje dite qe prodhon racizem (reflektime)

Dje dola nga shtepia per tu drejtuar nga stacioni i trenit. Lagjia ishte mbushur me raca nga te gjitha llojet. Pakistane, afrikane, indiane, shqiptare, sllave etj. "Tashme ketu po behet si Amerike" mendova me vete, por nuk pata shume kohe te mendoj. Nje grup ishte ulur ne park dhe po pinin birra. Rreth e rrotull parku popullohej nga plehra te ndryshme, shishe birre te mbaruara, letra me te cilat mbeshtjellin buken etj.

Duke vazhduar rrugen degjova nje muzike te larte qe po afrohej. Ishte nje makine me nje zezak brenda, qe po shpaloste gjithe decibelet e mundshme. Makina me kaloi para dhe ndaloi tek nje grup tjeter zezakesh (se mos ma marrni per keq fjalen "zezak"). Une vazhdova rrugen time ndersa makina tashme kishte hapur dyert si nje diskoteke me rrota. "Bah, mendova me vete, ne kete lagje nuk ka me qetesi. Eshte mbushur me dyqane myslimanesh qe shesin prodhime orientale dhe vijne era sapun rrobash. Dikur nuk degjohej as miza ne lagje dhe mund te mesoje qetesisht ne shtepi. Tani femijet kineze me kujtojne Shqiperine poshte dritares, teksa zihen e cirren tamam si ne Shqiperi."

Sidoqofte vazhdova rrugen, kur papritur nje djale zezak ndaloi para meje dhe u kthye me fytyre nga pallati. Po e veshgoja i habitur se nuk po kuptoja ku do hynte aty, perderisa nuk me kujtohej te kishte ndonje dere. Isha gabuar rende. Zezaku po shurroste para meje. I kalova prane dhe pashe sesi urina e tij po perhapej ne trotuarin e shtruar me pllaka te lemuara. U lemerisa nga pamja. Keto gjera i kisha pare vetem ne periferi te Milanos, ndersa une isha ne qender te nje qyteti turistik.

I hutuar vazhdova perpara, nderkohe qe makina vazhdonte te buciste nje kenge te 50 Cent. Para meje ishte nje grup tjeter zezakesh qe po rrinin para nje prej dyqaneve me ere sapuni. Megjithate nuk i kisha vene re sepse akoma po perpunoja me trurin tim ate qe po me urinonte perpara shtepise. Por nuk qe e thene... Nje nga zezaket qe ishin perpara mbaroi nje shishe birre dhe si pa te keq e fluturoi ne nje hapesire me bar qe kishte prane. Ktheva koken nga bari dhe pashe nja dy shishe te tjera dhe ca letra e plehra. U ndjeva keq. Tashme ndihesha i huaj ne ate turme zezakesh e lindoresh qe rrinin rrugeve me birra ne duar.

Mendova me vete: "Ja sa kollaj eshte te behesh racist. Keta njerez pa kulture vijne dhe te qelbin lagjen. Bertasin dhe ulerasin pa minimumin e kortezise. Dhe ky nuk eshte as atdheu im, por vetem nje shtet qe me ka adoptuar... Pyes veten: Sa nga shqiptaret jane sjelle keshtu ne Greqi para se greket te fillojne fshesat dhe racizmat e tyre?".
Ndermend me shkonin pamjet qe me tregonin patriotet, me shqiptaret qe rruanin mjekren ne sheshin Omonia. E tmerrshme, mendova, eshte e padurueshme te te dhunojne shtepine te huajt dhe te pretendojne te rrojne si ne epoken e gurit, pa asnje sens komunitar.

Megjithate i leme lojrat e llogjikes. Isha vone per te marre trenin dhe vazhdova rrugen drejt. Perpara me udhehiqnin po ata zezake qe kishin hedhur shishet e birres para syve te mi. Pas 50 metrash njeri prej tyre filloi te ngacmonte nje vajze kineze qe po kalonte ne rruge. Vari teneqen thashe. Te kisha pak kohe do i kisha folur thjesht per te kuptuar aresyet e perdorimit te rruges si kosh plehrash, por vazhdova drejt. Prane stacionit nje makine policie po kontrollonte nja dy ekstrakomunitare... I spjegova policit pamjen qe kisha pare dhe mu pergjigj:
"Nuk ke ci ben, i kontrollojme, i fusim brenda dhe pas pak dalin prape jashte e sillen njesoj. Shikoje (me tregoi sheshin). Tashme nuk pyesin asnjeri, sillen si tu teket, pa asnje respekt. Ne nuk kemi c'te bejme tjeter"

Pas nje udhetimi me tren dhe disa kilometrash ecje mberrita tek nje feste shqiptaresh. Shumicen nuk i njihja po mu duken cuna dhe goca te mire. Muzika ndezi atmosferen dhe shqiptaret kendonin e pinin, pa harruar prezantimet e rastit. Nuk kaloi shume kohe dhe erdhi lajmi se Papa kishte vdekur. Organizatori na ftoi te mbanim nje minute heshtje. Pas 30 sekondash mermeritje dhe qeshje sporadike, muzika u ngrit perseri. Kesaj rradhe vune kenge greke dhe cuditerisht njerezit filluan te kercenin te kapur qafe me qafe. Me mire do ishte te thonim meshkujt. Po kercenin vetem meshkuj te kapur me njeri tjetrin. Anash meje degjova nje italian te thote: "Bukur... ama qenkan te gjithe cuna". Nuk ishte dhe aq cudi ne fakt. Ne shqiptaret kercejme lirshem vetem valle pijanecesh mes cunash. I vetmi faktor cudie per mua ishte kenga greke. Teksa shikoja grupin e kercimatereve meshkuj me vinin ne mend postimet anti-greke qe lexoj neper forum. Cudi e madhe thashe me vete. I shajme greket nate e dite por te vetmin kercim te organizuar e bejme me kenge greke.

Vallezimi nuk zgjati shume se dikush u ankua per nenshtetesine e kengeve. Keshtu qe u nderrua muzike dhe askush nuk kerceu me. Vazhduam te hanim e pinim me muzike here shqiptare dhe here amerikane.

---------------------------------------------
Pa problem, kesaj rradhe policia erdhi tek ne: shqiptaret qe po festonin. I kishte therritur nje komshi, i cili natyrisht mezi po duronte nje feste lindoresh ne momentet me te zeza te komunitetit fetar. Policet ndenjen pak dhe iken. Une vazhdoja te vezhgoja shqiptaret, tipat dhe karakteret. Kishte mungese femrash, por nuk ndihej shume. Nje shok me terhoqi vemendjen tek nje cift. Ajo ishte bjonde me trup te madh dhe qendronte me krahun e futur tek mashkulli. Nuk ndaheshin nje cast. Ose me sakte ajo nuk ndahej asnje cast nga ai, ndersa ai bente muhabet me meshkujt e tjere. Ajo fshihej pak pas tij dhe qendronte ashtu e tulatur.

Pas nja 30 minutash policia erdhi prape, por kesaj rradhe ishin pak me te nevrikosur dhe urdheruan zhdukjen e cdo mjeti muzikor nga salla. Urdhri u zbatua nderkohe qe pijet alkolike vazhdonin te clironin sjelljet e shqiptareve, perfshire te miat.

Dolem nga lokali dhe u drejtuam nga diskoteka. Nje shok me ofroi "nje vize" te cilen e refuzova pa u menduar shume. Megjithate nuk me krijonte problem qe ai po merrte viza, shirita dhe bime mariesh. E dija qe po behej dru, por kishte te drejte te festonte e te harronte.

Ne diskoteke mashtrova rojen dhe hyra pa paguar. Nuk bejne keq disa leke te kursyera. Formalitetet ishin mposhtur tashme dhe grupi i shqiptareve po shkrytheshin ne pisten e vallezimit. Une po ashtu. Pas pak kohe ndjeva nevojen e pijes, por nuk kisha kokerr leku ne xhep. U ula te qetesoj trute dhe po shikoja njerezit sesi kerkonin seks majtas e djathtas. Vertetova edhe njehere se njeriu eshte kafshe njesoj si te tjerat. Kur pi disa gota zhvesh konstruktet e tij moderne dhe behet nje kafshe cfaredo ne kerkim te raportit fizik.

Nuk pata shume kohe te vezhgoj. Me terhoqen vemendjen njerezit qe po shikonin te gjithe tek e njejta pike. Vura re se dy djem po kapeshin. Ose me mire njeri po kapej ndersa tjetri po mundohej te dilte jashte. Te pakten njeri prej tyre ishte shqiptar. "Eh, thashe me vete, shyqyr qe ai i pari doli jashte se do kishte prishur festen". Pas pak i pashe te hynin te dy dhe po perqafoheshin. Nje i trete nderhyri dhe po i kerkonte llogari njerit prej tyre. Filluan te shtyhen, sherri filloi prape. Nje prej perqafuesve ishte tejet i pire dhe me nerva. Kaloi para kembeve te mia dhe i futi nje shkelm te mire kulltukut per te vazhduar nga pista i inatosur. Ishte padyshim shqiptar, e kisha pare tek festa. Nuk e mora vesh cfare po behej por pashe nje djale afrikano-verior ti shkoje prapa. Mendova se ishte bodyguardi i lokalit.

U duk sikur sherri kish mbaruar por nuk qe e thene. Pas 20 sekondash filloi sherri i vertete me grupe cunash. Ne fakt ishin dy vende te ndryshme ku po ziheshin. Nje majtas meje dhe nje djathtas. Lokali i vogel ndaloi kercimin dhe njerezit po mundoheshin te evitonin shtyrjet apo grushtat. E zonja e lokalit ulerinte me sa kishte ne koke qe sherrxhinjte te dilnin jashte. Thirrjen ja zbatuan klientet e tjere qe dolen shpejt e shpejt mes shtyrjeve dhe premtimeve per vrasje.

Jashte nje pjese e klienteve kishin ndaluar te shikonin cpo ndodhte. Nje italian kishte harruar brenda xhaketen. Ishte veshtire ta rekuperonte ne ate moment. Nje tjeter po me ankohej se kishte gjysmen e gotes pa mbaruar dhe e kishte paguar i shkreti...

Tek dera e lokalit cunat shqiptare vazhdonin sherrin. Disa mbanin njeri tjetrin, te tjere benin sehir, ndersa sherrxhinjte vazhdonin te permendin premtimet qe fillonin me q.. (nenen, motren etj etij). Une vazhdoja te beja sehir me grupin e perzjere italiane dhe shqiptare qe nuk kishin asnje shok qe duhej mbrojtur ne sherr.
Grupi i shqiptareve po mundohej te merrte situaten ne dore dhe mos linin tre te piret qe kishin hapur sherrin te benin ndonje te pabere. Nja dy po i mbanin me force shoket e vet. Nje tjeter e terhoqen zvarre qe ta largonin nga armiku qe donte te vriste (ahahah). Keshtu kuptova se sherri duhej te ishte mes shqiptaresh. Te kish qene mes ndonje etnie tjeter tani patriotet e mi do i kishin therur dhe askush nuk do mbante njeri tjetrin.

Pas 10 mintuash amullie mora rrugen per te ikur. Rruges gjeta shqiptare te tjere qe si puna ime kishin ardhur per qejf dhe s'donin t'ja dinin per sherr. U mblodhem ashtu sic kishim mbetur ne nje shesh dhe po prisnim disa te tjere. Po hidheshin hipotezat e para te aresyeve te sherrit. Teza kryesore konsistonte ne "shikime qe nje egjiptjan i kishte bere femres se nje shqiptari". U kujtova se sherrxhiu kryesor ishte mashkulli i asaj bjondes. Duke pare si e mbante gruan (apo dashnoren) pas vetes arrita te kuptoj sa rendesi kishte te mos ja gjuanin partneren.

Nejse, shqiptaret u mblodhen ne shesh. Pas pak erdhen edhe protagonistet e sherrit. Njerin prej tyre e kisha takuar gjate festes. Nje tjeter ishte pjetar i grupit "te vizes". Padyshim ishin dru dhe kjo kishte influencuar qe te behej sherr. Pa mberritur mire ne shesh filluan te kapeshin me njeri tjetrin dhe sherri filloi prape me te madhe. Une konfirmova qe sherri ishte edhe midis shqiptaresh dhe lashe sheshin e luftes per te marre rrugen e shtepise. Prapa meje shqitparet mbanin njeri tjetrin ne tentativat per vrasje dhe q..rje. Duke u larguar kuptova se komuniteti shqiptar i atij qyteti ishte tejet i papjekur. Keto sherre ne i benim vite me pare, tani tallemi me sherrxhinjte ... dhe natyrisht kjo ka bere qe numri i sherreve te bjere.

Duke mberritur ne shtepi po mendoja se sa pjese e atij bastardizimi te komunitetit jemi vete ne shqiptaret. Po mendoja per llojin e miqesise qe krijojme me njeri tjetrin. Ne nuk kemi kufij te qarte me shoket. Shokut i japim besim, mbrojtje dhe ndihme. Kjo na ka mbajtur gjalle ne shekuj, por sot po na demton rende.

Ti kerkosh makinen nje shoku shqiptar ta jep ne mirebesim. Fjala kyce ketu eshte "mirebesim". Nuk vret mendjen cfare do besh apo sa gjoba do marresh sepse ti je miku i tij dhe nuk do e lesh kurre ne balte.
Nese nje shok te merr ne telefon dhe te kerkon ndihme se po ben sherr ti nisesh menjehere ta ndihmosh. Nuk te intereson si ka filluar sherri apo kush e ka fajin. Ti mbron shokun dhe do e mbrosh me cdo kusht. Ky eshte modeli yne shoqeror. Ne nuk lejojme qe punet ti zgjidhi policia. Mundohemi te mbajme shoket kur nxjerrin thikat per ti rene shokeve te tjere, ose ngreme grushtet per ta ndihmuar kur duan ti bien te panjohurve.

Ne jemi nje shoqeri grupesh, jo nje shoqeri individesh. Pikerisht per kete aresye korrupsioni dhe kriminaliteti nuk mund te luftohet si ne gjithe perendimin. Cdo kriminel ka nje grup shoqeror apo familjar qe do ta mbroje, qe do perpiqet ta nxjerre nga burgu. Madje problemi kryesor i vrasjeve ne shqiperi nuk eshte policia apo prokuroria. Problemi kryesor eshte gjakmarrja. Nuk ka rendesi cfare ben shteti, puna eshte te sqarohet muhabeti me familjen e viktimes, e cila mund te hakmerret. Domethene, po ta mendojme mire, fuqine e vertete nuk e ka shteti, sepse nuk ja kemi dhene. Fuqine e kane familjet, fiset dhe bandat.

Pasi thashe te gjitha keto, me duhet te konstatoj se racizmi grek ka nje pikenisje, si cdo racizem tjeter. Ai jemi vete ne. Padyshim qe greket nuk kane llogjiken e duhur per te evituar shovinizmin popullor, por edhe ne nuk jemi engjej. Racizmi grek dhe racizmi shqiptar jane vellezer. Per cdo krim te grekerve ne bejme krime te tjera. Mundohemi te nxisim racizmin me cdo kusht. Madje studentet e universitetit te New Yorkut guxokan te kerkojne shkarkimin e dy rektoreve me aresyen e vetme "se jane greke". Ne keto kushte kush i ka fajet per te gjitha keto qe ndodhin. Kush i ka fajet qe zezaku me shurros tek dera e shtepise dhe shqiptaret prishin klubet dhe diskotekat. Kush i ka fajet qe greket grisin flamure dhe shqiptaret duan ti shkarkojne. Pra, kush me sqaron, cila eshte rrugedalja nga keto situata te degjeneruara ku jetojme???

Me falni per zgjatjen e mesazhit. Duhet te tregoja detajet qe te kuptoheshin emocionet.


Postuar nga Perendia datė 04 Prill 2005 - 19:06:

Pėr mendimin tim ēėshtja (greko-shqiptare) ėshtė pak mė e ndėrlikuar se aq. Urrejtja e grekėve ndaj shqiptarėve nuk ėshtė pjellė e "pas '90-ės" shqiptare. Ajo urrejtje (e njėanshme pėr mua) i ka rrėnjėt po aq tė thella saē i ka edhe "kombi grek", dmth qė nga fillimi i shek. XIX. Pikėrisht aty kur "kombi" ortodoks bizantin filloi tė shndėrrohej nė "kombin" ORTODOKS "grek". Qė nga ajo kohė neve shqiptarėve na kanė njėsuar me pushtuesit lindorė islamikė, megjithėse pjesėn mė tė madhe tė luftės pėr ēlirimin e Greqisė nga ata pushtues e bėmė ne. Qė nga ajo kohė (ose mė parė) "dashamirėsit" grekė na kanė futur nė luftė vėllavrasėse tė karakterit fetar.
Pasi "Greqia u ēlirua", u njoh si shtet nga fuqitė evropiane dhe iu dhanė ishujt jonianė, popullsia e saj arrinte nė 1 milion banorė. Por nuk iu dhanė as Epiri e as Thraka sepse pranohej se aty s'kishte popullsi greke, por vetėm shqiptarė e kuēo-vllehė.
Ja harta e Greqisė nė 1848... dhe ja Greqia nė 1860.
Mė vonė kur fuqitė evropiane duke i dhėnė mė tepėr pėrparėsi fesė i dhanė pėrparėsi edhe Greqisė si shtet i krishterė qė ishte. Dhe aty nacionalizmi grek dhe urrejtja e tyre ndaj nesh mori superxhiro. Megjithatė grekėt urrejnė gjithė fqinjėt e tyre (dhe jo vetėm), por meqė pothuaj s'ekziston 1 shtet shqiptar dhe s'ka kundėrpėrgjigje "diplomatike" shqiptare, shteti grek jo vetėm qė s'frenon urrejtjen e popullsisė sė vet, por e inkurajon atė direkt ose indirekt.

Urrejtja dhe barbarizmat greke ndaj nesh (pa u futur thellė nė Histori) duken nė 1913, nė genocidin ndaj ēamėve e deri sot. Dhe pretekstet greke s'kanė munguar kurrė, ashtu siē s'ka munguar aprovimi indirekt qė i kanė bėrė fuqitė evropiane asaj urrejtjeje e atyre barbarizmave.
Barbarizmat e grekėve ndaj nesh -p.sh. djegiet nė masė, therjet e foshnjave (tė palindur) nė bark tė nėnave, mutilimet, etj, etj- kanė vetėm 1 binjak nė Ballkan, barbarizmat e serbėve ndaj nesh.

Duke u kthyer tek "pas '90-a" shqiptare, pėrsėri s'ishim ne qė "u sollėm keq" dhe si kundėrpėrgjigje patėm "fshesat dhe racizmat greke". Pasi u hapėn kufijtė ne vėrshuam drejt Evropės, por vetėm nė kufirin grek na vrisnin e na torturonin thjesht se ishim shqiptarė. Dhe nuk ishin "tortura", por TORTURA. Kėto ndodhėn para (dhe pas) "fshesave" dhe "sjelljes sonė tė pahijshme".

Le tė shohim tė sotmen...
Vendet e BE-sė japin leje-qėndrimi tė pėrkohshme 1 ose 2 vjeēare qė kushtojnė 100 Euro, por vetėm Greqia na jep leje-qėndrimi 6 mujore, qė kushtojnė minimumi 200 Euro dhe shqiptarėt duhet tė sorollaten nėpėr zyra mesatarisht 5 muaj (shifrat mund tė mos jenė 100% tė sakta). Dhe kjo nuk vjen si kundėrpėrgjigje ndaj llumit e krimit shqiptar, pasi nė tė gjitha vendet e BE-sė ka krime e llum shqiptar. Biles, nė vendet e tjera krimi shqiptar ėshtė mė i ndjeshėm e mė i organizuar -gjė qė nė Greqi as mendohet-, por vetėm Greqia nuk "di" (do) tė ndajė shapin nga sheqeri.

Pra, nuk mė duket se pikėnisja e urrejtjes greke jemi ne. Do ishte njėsoj sikur tė thuhet se antisemitizmi i ka rrėnjėt tek ēifutėt. Dhe kjo llogjikė tė ēon nė mendimin se ėshtė e drejtė e grekėve tė na urrejnė.
Urrejtja greke ndaj nesh i ka rrėnjėt tek paburrėria dhe smira e grekėve (ndėr tė tjera).

Pėr mua rrugėdalja nga kėto situata tė degjeneruara ku jetojmė ėshtė vetėm 1 Shtet i fuqishėm shqiptar (dhe nė 1 farė mėnyre do ishte edhe zgjidhja e problemeve ballkanike).
Shembulli mė konkret i pėrmbajtjes sė urrejtjes greke duket tek Turqia (shteti i fuqishėm turk). Kujto vetėm rastin kur greko-qiprioti po ngjitej nė shtizėn e flamurit turk pėr ta ulur e pėrdhosur atė dhe e vetmja gjė qė arriti tė merrte ishte 1 plumb ballit. Dhe megjithė protestat e qeverive greke e qipriote ai ushtar qė e vrau u dekorua.
Vetėm frika mund tė zhdukė barbarizmat dhe urrejtjen e grekėve dhe serbėve ndaj nesh.


Postuar nga Fajtori datė 04 Prill 2005 - 20:22:

Se pari, qe nje shtet ose popull te kete frike domethene qe ne duhet ti frikesojme. Pra, te luajme rolin e tiranit.

Se dyti, vrasja e atij qe ka ulur flamurin del e legjitimuar dhe madje e deshiruar ne mesazhin tend. Kjo eshte llogjike e dhunes, ashtu si pika e pare, ku dikush duhet te luaje rolin e tiranit dhe te frikesoje.

Se treti, une respektoj te drejtat e njeriut, por nuk legjitimoj alabaket shqiptare qe popullojne Greqine dhe perendimin. Jam per bashkejetese dhe sens komunitar. Kjo do te thote se shqiptaret qe degjenerojne kombin tim, qe vjedhin, vrasin dhe rrahin, per mua jane anti-shqiptare. Prandaj, sado qe greket jane popull racist dhe demode, une nuk mbroj shqiptare te tille.

Se katerti. Ndryshimi mes llogjikes time dhe llogjikes tende qendron ne menyren e fajesimit. Ti fajeson cdo aresye qe gjendet jashte popullit tone, une i filloj fajet nga populli jone njehere. Menyra e pare i ngjan cdo lufte tradicionale ku armiku gjendet tek nje etni apo popull tjeter. Menyra e dyte ka pak me shume autokritike. Ne fund te fundit jam shume dakort qe te vihet para gjyqit dhe ti behet presion Greqise, por nuk me pelqen ky racizmi popullor qe nxitet neper forume dhe lajme. Dhe ketu vijme tek pika e peste.

Se pesti, te rrime shtrember e te flasim drejt. Ketu ne forum dhe neper gazetat shqiptare behet propagande e madhe kunder grekeve. Ata qe flisin keshtu harrojne se ne Greqi jetojne 400 mije shqiptare. Jemi ne, populli i degraduar, qe ka nevoje te trokase ne dyert e Greqise. Nuk jane ata qe na ftuan. Gjithashtu eshte e drejta e tyre te bejne c'te duan ne vendin e tyre. Nese i teket mund ti kthejne te gjithe shqiptaret peshqesh ne kufi.

Keshtu qe nuk e kuptoj si guxojne shqiptaret dhe predikojne racizem kunder grekeve kur trokasin ne dyert e tyre per pune. A e llogarisni se cfare mund te ndodhe nese greket kthejne ne Shqiperi ata 400 mije punetore. A e dini sa krime dhe vrasje mund te kete, sa here do bjere qeveria dhe sa familje do mbeten pa buke. Kesaj i thone "Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete". Mos i mbete hatri askujt sepse jemi te zgjebosur.

Te sqaroj dicka. Nuk jam nga ata qe i duan shqiptaret jashte kufijve. Ku ta gjej qe shqiptaret te mblidhen e te ndertojne ate shtet. Por duke i pare gjerat me objektivitet ekonomia shqiptare nuk mund te perballoje 400 mije te papune. Keshtu qe nuk ka ardhur koha te ngreme bishtin perpjete.

Vec kesaj shkaku pse shqiptaret trokasin ne dyert e Evropes jemi vete ne. Eshte e kote te kerkohen aresye ne hisotri dhe ne shekuj. Jemi ne qe nuk ndertojme dot nje shtet normal dhe nje jetese normale. Jemi ne qe vrame njeri tjetrin ne 1997-en dhe jemi po ne qe mashtruam njeri tjetrin me firmat piramidale. Keshtu qe, para se te bejme histori per greket eshte mire te mesojme historine tone. Nuk eshte batute kjo. Jemi nje popull maskilist pa histori. Rrisim nje rini qe nuk njeh fare c'ka ndodhur ne vitet e komunizmit. Pse pretendojme te rrojme ne mes te Evropes kur nuk kemi ndertuar shtetin qe na duhet. Pse pretendojme te jetojme ne Greqi dhe pastaj ankohemi se na keqtrajtojne. Pse nuk kane ikur ne Itali, Gjermani apo France ata 400 mije shqiptare, por kane ikur ne Greqi? Pse vazhdojne te rrijne atje pasi kane lejet e udhetimit per ne Evrope?

Ku qendron interesi i perhapjes se racismit anti-grek? Ku do na coje kjo pervecse ne koflikte? Cfare interesi kemi te hapim konflikte me Greqine kur e dime te gjithe qe s'mund ti perballojme? Cfare do zgjidhim duke treguar krimet e grekerve?

Ajo qe the ti eshte plotesisht e drejte. Ne duhet te kemi nje shtet te fuqishem. Por shteti nuk behet vete po nuk kontribuoi populli. Pyetja e vertete eshte: Sa po kontribuon populli shqiptar ne krijimin e nje shteti?

P.s. Une kuptoj nese dikush do ngrihej te mbronte vlerat e paqes dhe vllazerimit, por nuk kuptoj pse dikush ngrihet per te mbrojtur racizmin. Valle kjo te jete e vetmja vlere qe kemi si popull? Racizmi ndaj popujve te tjere?


Postuar nga Perendia datė 06 Prill 2005 - 03:53:

1- Thjesht shiko botėn e sotme dhe mendo cilėve shtete u ecėn mė mirė, shteteve qė luajnė rolin e tiranit apo shteteve dele. Dhe ato mendime zhvendosi nė Ballkan, ku shtetet janė agresivė (veēanėrisht ndaj nesh).
"Preferoj tė bėj luftė me Austrinė, se 1 Francė qė pėrkulet sa herė merr 1 shuplakė!" -- Napoleoni (para se tė bėhej Konsull I-rė dhe para Marengosė).

2- I legjitimuar dhe i dėshiruar del ndėshkimi i pėrdhosjes sė flamurit. Edhe sikur 1 shqiptar tė pėrdhoste cilindo flamur (pėrfshi flamurin grek e serb) do isha dakort tė ndėshkohej; askush s'ka tė drejtė tė ofendojė 1 Komb tė tėrė duke pėrdhosur flamurin e tij. Nuk kam pse t'i lejoj vehtes t'u bėj tė tjerėve ēka s'mė pėlqen tė mė bėjnė. Nqs ai ndėshkim bėhet nė ēast natyrisht qė do jetė i egėr, se reagimet e ēastit kanė mungesė tė tepruar llogjike.
Megjithatė mendoj se dhuna ėshtė pjesė (ose armė) e llogjikės, ashtu siē ėshtė lufta pjesė (armė) e diplomacisė; jo tė gjithė e kuptojnė dhe e duan llogjikėn.

3- As unė s'po mbroj e legjitimoj ata shqiptarė qė ke pėrmendur ti, pikėrisht, pėr arsyet qė ke thėnė. Ēdo Komb e ka atė % llumi, por ajo s'i jep tė drejtėn Kombit grek tė na urrejė.

4- Jam dakort me ty nė ndryshimet mes meje e teje. Por mendoj se sikur tė fajėsosh popullin tonė pėr urrejtjen e hapur greke ndaj nesh do ishte 1 lloj vetėvrasjeje nė gjėndjen ku ndodhemi sot si Komb, dhe grekėt kėrkojnė pikėrisht gjunjėzimin tonė si Komb (sa pėr tė filluar).
Meqė grekėt mbahen si "popull i kulturuar" e janė "tė vetmit" qė mund tė pėrhapin frymėn e njerzillėkut nė Ballkan dhe ne jemi "kafshėt e Evropės", duhet tė na japin shembullin tė parėt; por deri tani shembujt po i jep vetėm shteti "ynė".
Sa herė na kanė kėrkuar falje grekėt pėr 13-ėn? Sa herė na kanė kėrkuar falje pėr ēamėt?
Ndryshimi tjetėr mendoj se ėshtė, se ti i gjykon ballkanasit si evropiano-perėndimorė. Ballkanasit vėrtet janė evropianė, por kanė mentalitetin e evropianėve tė para (minimumi) 1 shekulli. Patriotizmi nė Evropė ėshtė nacionalizėm nė Ballkan, nacionalizmi nė Evropė ėshtė racizėm dhe shovinizėm nė Ballkan, racizmi nė Evropė ėshtė genocid nė Ballkan...

As mua nuk mė pėlqen racizmi popullor, por, a e ke krahasuar racizmin grek ndaj nesh me "racizmin" tonė ndaj grekėve?
A e ke krahasuar nxitjen qė i bėjnė grekėt (mediat, qeveria, etj) racizmit ndaj nesh me nxitjen qė i bėjmė ne "racizmit" ndaj grekėve?
1 shembull: para lojrave olimpike u morr peng 1 autobus. Pengmarrja zgjati 2-3 orė. Ndėrkohė tė gjitha stacionet televizive greke jepnin lajmin pa ndėrprerje duke thėnė se pengmarrėsit ishin shqiptarė dhe e vetmja gjė ku nuk pėrputheshin ishte numri i pengmarrėsve. Pasi mbaroi me sukses operacioni, doli zėdhėnėsi i policisė dhe tha se ishte stėrvitje e s'kishte pengmarrje. Sa ndikuan nė psiqikėn e popullit grek 2-3 orė vjellje vreri ndaj nesh nė krahasim me tė vėrtetėn qė zgjati 1 minutė?
Sa shqiptarė kanė prona nė Greqi dhe sa grekė kanė prona nė Shqipėri?
Pse shqiptarėt kanė pasė (ose kanė) frikė tė flasin shqip nė "shtėpitė e tyre" nė Greqi e t'u mėsojnė shqip fėmijėve tė tyre dhe sa e kanė ndjerė tė njėjtėn frikė grekėt (dhe ata qė hiqen si grekė) nė Shqipėri?

5- Pėrsėri dakort me ty. Por kjo s'do tė thotė se duhet t'u japim tė drejtėn grekėve edhe aty ku s'hyn llogjika.
(ShBA-ja e solli nė pushtet DėGolin dhe, ishte DėGoli qė, hoqi bazat amerikane nga Franca dhe e kundėrshtonte ShBA-nė kur bėhej fjalė pėr sovranitetin francez e kur e shikonte tė arsyeshme.)
Mendoj se sikur tė kthehen ata shqiptarė qė punojnė sot nė Greqi nuk do dalė vetėm Shqipėria e dėmtuar, por edhe Greqia. Prandaj mė duket se ajo ėshtė arsyeja qė grekėt s'e hedhin atė hap. Dhe ata shqiptarė nuk ikin vetė nga Greqia se janė komformistė (mendimi im) dhe sepse ato keqtrajtime qė po vuajnė nė Greqi janė mė tė lehta se vuajtjet nėn komunizėm. Ai qė ėshtė nė burg preferon tė shohė diellin 1 herė nė ditė se hiē (1 lloj mungese largpamėsie).

6- Arsyet nė Histori e nė shekuj nuk i kėrkova si pretekste ndaj paaftėsisė sonė pėr tė bėrė Shtet e ndaj faktit qė degdisemi nėpėr botė. Ato arsye i nxora pėr tė tė kundėrshtuar e pėr tė treguar se nuk jemi ne shkaku i urrejtjes greke ndaj nesh, por vetė grekėt.
Personalisht as kam ndėrmend tė predikoj urrejtje e racizėm dhe s'e kam bėrė e s'e bėj. Ajo qė predikoj ėshtė atdhetarizėm (qė mund tė duket nacionalizėm). S'e ke idenė sa do doja tė mos isha lindur nė Ballkan, por s'kam ē'bėj pėr ta ndryshuar atė fakt; dhe dėshira ime ėshtė tė jem thjesht atdhetar, por grekėt e serbėt mė kanė bėrė (tė dukem) nacionalist.
Dhe nga ana tjetėr, nuk mė pėlqen t'u predikoj shqiptarėve paqen e vėllazėrimin me grekėt e serbėt, kur nga pala tjetėr nuk duket synimi pėr diēka tė tillė.
Nuk tė duket se kemi humbur shumė me pasivitetin tonė?

S'ka as1 lloj interesi pėr tė pėrhapur racizmin antigrek dhe mė duket idiotllėk ta bėsh, por kjo s'do tė thotė se duhet tė harrojmė krimet greke e serbe ndaj nesh. Krimet naziste kujtohen gjithnjė, por propaganda antinaziste nuk pėrkthehet nė propagandė antigjermane.

7- Populli nuk kontribuon nė krijimin e Shtetit, sepse as1 popull s'di tė kontribuojė (pėr asgjė) pa patur dikė/sa qė e udhėheq/in. Masat pa udhėheqje nuk shkojnė gjėkundi ose humbasin rrugėn!
Dhe deri tani, udhėheqėsit qė kemi pasė kanė bėrė 0 pėr ta arritur atė.
Nuk ju duket (tė gjithėve) se jemi ne qė duhet tė bėjmė diēka ose shumė pėr ta ēuar (ngritur) popullin e Kombin aty ku mendojmė se i takon?


Postuar nga Fajtori datė 06 Prill 2005 - 04:31:

Shume dakort deri tek pika 7.

Por pika 7 me duket e dikutueshme. Sipas teje duhet te dale nje elite ose nje udheheqes qe drejton poppullin sic duhet. Po nga duhet te dale kjo shtrese udheheqese pervecse nga populli?

A nuk eshte populli ai qe po nxjerr udheheqesit sot duke votuar ne zgjedhje? Si mund te dale nje udheheqje pa bashkepunimin e popullit? Llogjika con ne nje rreth vicioz. Une jam i mendimit se njerez te mire ka plot qe mund te udheheqin, por populli yne "trim trap dhe liridashes" nuk shikon dot pertej Nano-Berishes tani per tani. Atehere si do dale shtresa udheheqese po nuk e nxorri populli?


Postuar nga flori_dr datė 06 Prill 2005 - 04:56:

nuk kuptoj nje gje si ka mundesi vetem ne shqiptaret e kemi fajin po grekerit nuk paskan faj qe nje popull me aq kulture te jete aq rracist sa edhe te grisin flamurin tone ne stadium edhe ta shkelin me kembe nuk besoj se grekerit jane me te mire se ne


  Gjithsej 13 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.