Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datė 06 Maj 2005 - 23:58:

Ne qofte se nuk eshte kuptuar akoma:

Padyshim qe situata shqiptare varet nga shume faktore si ato qe permendet me lart. Natyrisht qe duhet pune ne shume drejtime, por une mendoj ne menyre restriktive per anen sociale. Sipas meje shumica e gjerave varen nga mentaliteti, nga kultura, nga deshira, nga vullneti. Duke ecur rrugeve te perendimit kam kuptuar se i vetmi ndryshim mes shqiptareve dhe popujve perendimor qendron ne nje hapesire te vogel te trupit: ne koke. Fizikisht nuk kemi asnje ndryshim nga perendimoret. Eshte ndryshimi ne psikologji qe ben te jemi ndryshe.

Gjithmone ne kete kendveshtrim mendoj se forca ndryshuese nuk qendron neper institucione, megjithese ato jane instrumente drejt zhvillimit. Forca ndryshuese qendron ne masat sociale qe krijojne cdo gje (perfshire institucionet). Pra une perqendrohem disi tek psikologjia dhe sociologjia sepse mendoj se aty lind cdo zhvillim para se te perkthehet ne institucione dhe ligje. Ne fakt institucionet jane vetem nje forme rregulli qe nuk justifikojne format sociale te rregullit, qe mund te sigurojne stabilitet dhe vazhdimesi. Pra, forca nuk qendron neper politikane, amerikane dhe police, por tek aftesia per te krijuar nje shoqeri moderne te respektueshme. Politika dhe institucionet jane vetem nje mjet ne dore te masave sociale per tu shprehur me inteligjence. Eshte e kote te themi s'ka alternativa kur ato mund te kalojne para syve dhe mos te shikohen sidoqofte. Madje fizikisht alternativa ka me shume se ne SHBA, sepse kemi nja 30 parti per te cilat mund te votohet. Por nuk jane alternativa te verteta dhe mbartin shpesh semundjen e njeshit (perderisa hapen nga nje person dhe vdesin me ate person). Inteligjenca e masave sociale reflektohet ne politike ne menyre matematike. Keshtu qe cdo problem politik ne rradhe te pare reflekton problemet tona si shqiptare para se te perfaqsoje semundjen psikologjike te nje lideri.

Shkurt: meqe copat e zhvillimit nuk ecin nje nga nje por se bashku, une mendoj se eshte faktori i perbashket qe duhet modifikuar: kultura (komunitare, demokratike, civile, politike). Nuk ka gje qe mund te pengoje nje popull te vendosur dhe inteligjent. Mjafton te shikojme si u krijua Izraeli dhe si vendosi Ben Gurion te shpalle shtetin e Izraelit pa marre akoma konfirmimin nga SHBA. Falni per zgjatjen.


  Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.