Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datė 10 Maj 2005 - 13:37:

Pula pa koke.

Teksa mendoja me kujdes kuptova se ne Shqiperi mbizoteron forma ndaj permbajtjes. Keshtu policet nuk te vene gjoba kur je veshur me kostum dhe kollare, vajzat nxjerrin byt.het e tangosura, kamarieret sherbejne per pseudo-bosa qe vijne me makina lluksoze. E kuptoj kete akoma me shume kur zbres nga avioni ne Rome dhe bie telefoni. Eshte profesori im. Kuptoj thjeshtesine dhe perulesine e gjesteve te tilla dhe mundohem te imagjinoj profesoret shqiptare qe duan nga 200 mije leke per nje provim, jo me te marrin ne telefon nje student sapo kthehet nga jashte.

Pra pulat pa koke jetojne ne epoken e formes... edhe pse pordha nuk ka forme. Ne vendin e pluhurit dhe te plehrave universitetet prodhojne "intelektuale" ne menyre industriale. Mungon intimiteti mes nxenesit dhe profesorit, per te mos thene qe kete intimitet e ka vjedhur "ekonomia e tregut".

Dhe ne ate kotec pulash pa koke here pas here gjej njerez te vlefshem qe koken e kane mbi krye dhe si per cudi behen koka te medha. Ne fakt do doja dicka te mesme: te gjithe te kishin koka normale, ne vend qe disa te ishin koka te medha e disa pa koke fare. Eshte nje ndjenje barazie alla komuniste qe dashur padashur jep zgjidhjen e thjeshtesise dhe ekuipotences. E natyrisht qe kjo do zevendesonte mire impotencen dhe prepotencen qe kane cbalancuar shoqerine shqiptare drejt formes.

Anti-barazia eshte ajo qe po krijon viktima sot, sepse barazia qenka nje koncept i tejkaluar. Keshtu respekti i le vendin hierarkise dhe kamarieret jane poshte, shume poshte ne shkallen e hierarkise. Nderkaq byt.het dhe breket e vajzave te kapura per dore risjellin hakmarrjen shekullore te pabarazise mes sekseve. Keshtu shikoj femra qe behen regjizore te impotences seksuale te shoqerise ku jetojne. Dhe teksa valevisin mollaqet oret e para te pasdites kthehen ne shtepi sapo perendon dielli, si per te treguar se asgje nuk ka ndryshuar.

Udhetimi im drejt formes kalon nga celularet, teksa i shoh te shpalosin aftesine ekonomike te te zotit mbi tavolina baresh. Celulari mbaron funksionin e tij si mjet komunikimi kur shkon ne Shqiperi, per te zene funksionin e prestigjit te te zotit. Dhe keshtu vlera e personit duhet te kaloje nga designi i nje celulari. Per kete telefonat duhet te jene elegante, te bukur dhe me kamera, megjithese askush nuk dergon MMS...

Ne kete katrahure formash qe ndryshojne nga viti ne vit mua me pelqen vetem forma qe gjej tek ndonje shites rrugesh apo tek ndonje fshatar me dele. Te jete ky rikthim ne origjine? Apo une jetoj ne mireqenie te plote dhe kjo me pengon te kuptoj deshiren e te tjereve per lluks? Se di.


  Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 35 36 37 38 39 40 41 42 43 [44] 45 46 47 48 49 50 51 52 53 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.