Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 14 Korrik 2005 - 21:25:

"Mrupafshim"


Me ne fund miqt e mi te shkrimit erdhi momenti i shumepritur nga une.
Te mbyll kompjuterin!
Te mbyll celularin!
Te stakoj trurin nga puna dhe streset e saj!
Dielli,Deti dhe qetesia e shpirtit do jene miqt e mi per pak kohe,
ahahahahahaha edhe nje bjonde se desh harrova!.


Ju uroj ta kaloni sa me bukur te gjitheve!
Mire u shkruashim dhe mire u lexoshim ne Shtator kur te kthehem nga pushimet!

Nje perqafim miqesor per te gjith ju- Shkodrani i Qeshur!.


Postuar nga Amstel datė 27 Korrik 2005 - 13:38:

Shkodrani i qeshur,se shkruan bukur jo per gje.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 13 Gusht 2005 - 21:26:

Talking

Pershendetje nga Ulqini
edhe pak dite pushime me kane mbetur dhe do te kthehem serish ne boten e merzitshme te punes!
Sa bote e shpifur
po pse duhet punuar xhanem?


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 13 Gusht 2005 - 21:33:

"Ti ike"

Ti ike si era me shpirtin trazuar
lotin ne zemren time
ma le per gjith jeten!
fjala - besa e dhene ,pas te fluturuan
kujtimesh te bukura
u shuan !
u treten!.





ku eshte dashuria,premtimet e dhena
ku jane perqafimet,
po puthjet ku jane?
te fshehur ne vuajtje sot po i qan zemra
ditet tona te lumtura
harruar na kane!.





IKE JETA IME pa te then nje fjale
qofsh perjet e lumtur
endrrat mos i mbyt !
neper lot kujtimesh shpirti do me dale
ti je zemra ime
un jam gjaku yt!!.



-------------------------------------------------------------------------------------------
Ulqin 13-08-2005


Postuar nga Iyua datė 14 Gusht 2005 - 03:02:

Eh kot po lexoja ,

Poezite e shkodranit shume te bukura jane. I kam lexuar shume here dhe prape vazhdoj ti Rilexoj... dhe kot shkruajta........
Sa keq.........

Evisa...


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 15 Gusht 2005 - 16:27:

"Ah ai syri yt"

syri yt i bukur frymen mu ma ndali
nen tingujt e zemres
jeta me buzeqeshi
netet e pagjume pergjithmon mi fali
ne zjarr dashurie
te djegur me deshi




ai shikimi embel do jet i pavdekshem
thell ne zemren time
nga malli i dehur
syri yt i bukur do jet i perjetshem
diku ne shpirtin tim
pergjithmon i fshehur




bashke me syrin tend sot ti me harrove
si lot lamtumire
ne shpirrtin tim ngulur
bashke me syrin tend frymen ti ma more
me le si te vdekur
vec kujtimesh lumtur




__________________________________________________
__________

Jam i lumtur qe vuaj per ty
Jam i lumtur qe nuk mundem te te harroj!

Ulqin 15-08-2005


Postuar nga LoTi_DaShUrIsĖ datė 16 Gusht 2005 - 13:47:

Unhappy DERI KUR ME LOTĖ...?

NJĖ NJĖ ĒAST MALLI ...

Sa shumė mallė, sa dėshpėrim, sa vuajtje, sa shumė dashuri ndjej pėr ty sonte, nė kėtė natė i dashuri im... Sonte ėndėrrat dhe kujtimet pėr ty i kam kėtu grumbulluar nė shpirtin tim nė zemrėn time tė pėrlotur. Mė beso ndihem e vetme nė kėtė botė tė madhe e humbur si njė e huaj, ku nė errėsirėn e harruar dhe e hidhur nė njė qoshe pa skaj. Mes ėndrrash qė dikur i pata, qė jeta m'i ka afruar njėherė kur isha me ty, e ndjej vetėn tė dėshiruar pėr pak ēaste, e pėr pak ngrotėsi, e pėr shumė dashuri, tani nė zemrėn time mbretėron acari qė mė ngriu zemrėn, e bėri akullė! Sonte shoh njė dorė qė s'mė bindet, shoh dy sy qė tė kėrkojnė, i dashuri im dhe ndjej njė zemėr qė ndoshta s'mė pėrket mua, ndjej dashuri qė mė pėrbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe ēdo qelizė tė qenies time. Ti ndoshta imagjinon ēdo tė thotė tė duash dikend nė heshtje, nė kėtė largėsi tė mallkuar, tė mendosh dhe tė kalosh ditėt pėrgjysėm.
Tė jetosh ēdo ēast kur njė pjesė e qenies tėnde jeton larg dhe aq mė keqė kur e di qė s'tė pėrket aspak. E ē'rėndėsi ka pėr mua, veē ekzistencės tėnde. Vetėm njėherė tė jem me ty tė qėndroja njė minutė, atėherė e kisha lutur Zotin qė tė vjenė dhe le tė mė merr nė atė botėn tjetėr, sepse asaj bote i takoj pa ty !!!
Eh, sa e sa orė e ditė mė ikin duke tė menduar ty, netėve pėrpilitem dhe ndjej shtėrngimin nė zemėr, lotėt mė rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomės sime, atėherė lotėt teren nga ngrohtėsia e rrezeve mbi fytyrėn time. Fytyra jote trazon ēdo gjė nė shpirtin tim, mė ngacmon fantazinė. Ngado qė po i hedhi sytė mė duket se tė shoh, shoh atė buzėqeshjen tėnde magjepėse ato buzė tė ėmbla, ata sy tė shkruar. Ngado qė e hedh dorėn tė parfytyroj se tė prek. I prek ato flokė tua, atė trup tė bukur mendoj se jam e ulur mbi prehėrin tėnd dhe ngadalė mė perkėdhelė... Vallė ē'ti bėj tani shpirtit qė tė do pranė dhe s'tė ka... Ohhh... ZOT SI NUK ERDHE TĖ MA MARRĖSH KĖTĖ SHPIRT QĖ TĖ MOS VUAJ MĖ? Ē'ti bėj zemrės qė brenda saj qėndron vetėm ti? Ti qė je e vetmja rrėnjė e mbijetesės sė saj! Ē'ti bėj syve qė ndjejnė mallė e duan tė tė shohin dhe derdhin vetėm lotė pa ndalė! Ē'ti bėj vetes sime qė ėshtė dashuruar marrėzisht pas teje? Jam unė qė tė thėrras me zė te shurdhėr dhe vuaj brenda vetės kėtė dashuri. TĖ DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do tė mbetem pas teje pėrgjithmonė. Dhe nėse kam lėnė diēka tek ti, njė ndjenjė tė vogėl dashurie apo respekti, tė lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unė do tė dua deri nė pėrjetėsi vetėm ty dhe kėtė fjalė do e mbylli brenda nė shpirtin tim dhe kurrė s'do ta tradhėtoj veten time. Nėsė do tė mė marrė malli pėr ty do ta gjej, ta shuaj nė skutat e kujtimeve tė mia qė i ruaj tė pastra. Ty, pėr ty dhe vetėm ty....!!!


Postuar nga Demokrate4ever datė 17 Gusht 2005 - 21:47:

Rastesisht kalova tek nje forum divjake.com dhe lexova disa poezi dhe mes tyre zgjodha me te bukuren te shkruar nga Rrapatushi dhe thashe ta vendos tek poezite e tua pasi me ngjau si stili yt i te shkruarit.(pasi dhe ai merrej me bisnes,por jetonte ne Rimini)

Naqe kujdes mos ta vjellin profesionin, se ke fillu me brell shume!!




gervishte qiellin me thonj lamtumire
shqyeje
shkaterroje lere ti pa shprese
vrite!
mbytja bukurine me yje stolisur
shpirtin ta dermoj,keq te preu ne bese


me yjet e shumta
te bukur stolisur
nga buzet e vashes diku lart te fshehur
te vrau lumturine
enderren te ka grabitur
te la si te mjere dashurive dehur

12 gusht 10:14pm shkruar nga Rrapatushi


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 17 Gusht 2005 - 23:30:

Naqe!!!!!

Nuk eshte hera e pare qe poezite e mia i marrin dhe i shkruajne ne forume te tjera dhe per ket me bahet qefi.
ate poezine qe thu ti un e kam shkru ne janar tek "pershtypjet" dhe ai Rrapatushi me vjen keq te te zhgenjej por nuk jam un.

ps--mos u mundo te me besh fajtor mu pasi e din shum mire se nuk jam!!

PASHIM NAQE E FLM PER RESPEKTIN!!!!!!!


Postuar nga Demokrate4ever datė 18 Gusht 2005 - 02:21:

ahahahahahaha naqe e paskam nuhatur mire

asgje naqe e kisha si detyre ta sillja poezine ktu

p.s Ka raste shume here qe njeriu ne jete ndjehet fajtor,por ne kte rast eshte Jeta.....Urimet me te mira dhe te ngrohta nga une.. pashim.. un abracio. D.....


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.