Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga i/e paregjistruar datė 14 Nëntor 2005 - 01:25:

E di qe artikulli eshte pak i gjate, por eshte shume prekes dhe ja vlen te lexohet.

Citim:
E Hene, 14 Nentor 2005


BABI I EMIGRANTIT TE VDEKUR: "ME NDIHMONI TE KTHEJ ESHTRAT E DJALIT NE SHTEPI".

Mirdite "Per 25 vjet kam qare dhe jam ankuar se s'kisha mundesi ta rrisja djalin tim ashtu sic po rriteshin shoket e tij, ndersa tani kam plot 5 vite qe po qaj se nuk po mundem ta varros". Kjo kerkese duket si paradoks ne vetvete por njohja me historine e dhimbshme qe po perjeton prej 5 vitesh, nje familje nga fshati Perlat Qender, ne Mirdite, nuk te le te mendosh nje gje te tille. Vec humbjes se djalit 25-vjecar, Valentinit, familja Picaku vuan edhe pamundesine e kthimit te trupit te tij qe ndodhet ne nje morg ne Greqi, per ne vendlindjen e tij ne Mirdite.

Famija e Pjeter Picakut, e cila banon ne fshatin Perlat Qender, pjese e komunes se Kthelles ne Mirdite, zgjohet dhe ngryset cdo dite me endrren dhe lutjen qe ne nje nga ditet e ardhshme, trupi i djalit te tyre do te kthehet per t'u varrosur ne vendlindjen e tij. Ne cdo cast kjo familje shpreson se do te vije dita kur edhe ata te mund te derdhin lot mbi varrin e djalit te tyre. Kerkesen e saj te dhimbshme familja Picaku ia ka parashtruar edhe presidentit, kryeministrit, ministrave, e deputeteve por jane mbushur 5 vjet dhe kerkesa e tyre ende nuk ka marre nje zgjidhje. Pjeter Picaku, babai i Valentinit, rreth 77 vjec, i kerrusur nga dhimbja dhe indiferenca e shtetit, per kete rast te veshtire ne familjen e tij, pasi eshte lodhur me komunikime te gjata per kete ceshtje, me miresjellje mundohet te te shmange, duke pretenduar se e ka lene degjimi dhe se deshiron te jetoje ne deshperimin e tij.

Historia

Valentini, i cili tashme duhej te ishte ne moshen 30 vjecare, nje dite dimri te vitit 2000 mori rrugen e mergimit me qellim qe te ndihmonte ne zgjidhjen e halleve dhe familja e tij e varfer te krijonte nje jetese normale. Nje arsye madhore qe e shtyu djaloshin 25 vjecar te merrte rruget e kurbetit ishte mungesa e ujit te pijshem per te cilin vuante ne pergjithesi i tere fshati. Nje pus ne oborrin e shtepise se Valentinit ka mbetur ende i paperfunduar per shkak te gjendjes ekonomike te dobet, ne te cilen familja Picaku jetonte dhe vazhdon te jetoje. Ky ishte edhe shkaku qe Valentini u nis drejt Greqise, ku per fatin e tij te keq, ai pati nje fund te trishte ashtu si edhe shume emigrante te tjere shqiptare. Megjithate, babai i tij, edhe pse teper i vjeter dhe i varfer, nuk heshti per gjate gjithe kohes ne perpjekjet per ta kthyer ne Shqiperi trupin e djalit te tij te vdekur. Teksa bisedon me te ai te tregon nje tufe korrespondencash qe ka pasur me kreret me te larte te shtetit e te politikes se jashtme, por qe duket se tashme ato nuk thone asgje. Jo vetem per faktin se nje shtet i tere nuk ka mundur te ndihmoje ne kthimin e nje emigranti te vdekur ne vendin e tij, por edhe per faktin se me pergjigjet e tyre ai me shume ngaterrohet se sa sqarohet. Vete i moshuari ka mundur qe me shpenzimet e tij dhe ndihmen e miqve, sebashku me bashkeshorten e tij, Dranen, te shkoje deri ne qytetin ku ndodet djali i tyre i vdekur, por qe nuk kane mundur dot ta marrin kufomen. Kjo pasi autoritetet greke vetem sa u kane marre analizat e gjakut per te identifikuar te ndjerin dhe me pas i kane percjelle per ne vendlindje. Asnje pergjigje deri tani, edhe pse vete 77 vjecari eshte nisur disa here drejt Tiranes per te takuar autoritetet shteterore dhe per te kerkuar ndihme. Gjithcka ka mundur ta perballoje vetem me nje pension qesharak. Ndersa e gjithe familja e perbere nga pese anetare, jeton ne nje ngrehine prej derrase, e cila mund te shembet nga momenti ne moment.

Dhimbja e babait 77 vjecar

Djali im vdiq 5 vite me pare, ne Greqi, dhe qe ate dite trupi i tij ndodhet ne nje morg te Greqise. Qe diten qe mesuam lajmin e hidhur, kerkuam dhe u perpoqem me aq mundesi sa kishim, qe trupi i djalit tone te kthehej per t'u varrosur ne Shqiperi dhe pikerisht ketu ne Mirdite, ku ai jetoi per 25 vjet, por asnjehere nuk morem nje pergjigje pozitive. Prej 5 vitesh, ne shtepine time behet mort pa arkivol. Tani na ka mbetur vetem shpresa se nje dite trupi i djalit tone do te kthehet ne vendlindjen e tij dhe ne do te kemi nje varr ku te mund te derdhim edhe ato pak lot qe na kane mbetur. Deri me tani jam i pakenaqur se nuk me kthejne pergjigje per analizen qe kam bere ne Janine te Greqise. U be shume kohe dhe mendoj se kjo ka qene e mundshme per t'u bere.

Si e moret vesh se djali juaj ka humbur jeten?

Djali u largua nga shtepia me 2 dhjetor te vitit 2000, ndersa lajmi per vdekjen e tij me ka ardhur ne qershor te vitit tjeter. Ne Janine, nje polic me tha se ai eshte gjetur i vdekur nga nje bari, i cili ka njoftuar policine. Mbi bazen e nje dokumenti dhe nr. e celularit te te fejuares se tij eshte bere identifikimi i tij.

Cilat kane qene disa nga perpjekjet tuaja per sjelljen e trupit ne atdhe?

Nepermjet ish-deputetit tone Ndre Legisi kemi shkuar ne Ministrine e Brendshme. Ato na rekomanduam per te shkuar me Ministrine e Jashtme. Beme dokumentat perkatese por deri tani nuk na eshte dhene asnje pergjigje. Kam shkuar ne Tirane tek Ilir Meta, Arta Dade, Islami, si dhe tek ministrat e Puneve te Jashtme por gjithnje na thonin se do te vinin pergjigjet e analizave. Pas kontaktit me kryeministrin e asaj kohe, kam marre nje pergjigje pas kater ditesh ku njoftoheshim se duhej te interesoheshim dy here ne jave per te pritur analizat. E vazhduam kete ritual per disa kohe por u duk se ishte nje gje e kote ndaj tashme nuk dime se si do te bejme dhe vetem presim.

Aleksander Ndoja


Marre nga Koha Jone


  Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.