Forumi Horizont Gjithsej 160 faqe: « E parė ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160]
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8877)


Postuar nga Arbin datė 13 Mars 2010 - 19:26:

Pas gati njė shekull pėrpjekjesh, mė nė fund Shqipėria ka edhe njė Atlas Dialektologjik. E nisur dekada mė parė si njė projekt i disa albanologėve italianė dhe i pasuar nga profesor Eqerem Ēabej, veprės madhore iu dhanė "duart e fundit" nga emra tė njohur tė gjuhėsisė shqiptare si: prof. Dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof.dr Bahri Beci, prof.dr Gjovalin Shkurtaj dhe prof.dr. Xheladin Gosturani.

Tashmė Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe ( ADGJSH), sapo ka dalė nė tregun e librit dhe ėshtė njė nga veprat themelore tė gjuhėsisė shqiptare, i cili u botua me vonesė pėr arsye teknike, pasi ėshtė mbaruar qė nė vitet '90.Nė kėtė libėr, pėr herė tė parė bėhet pasqyrimi i gjuhės shqipe nė formėn e hartave, ku mund tė shihen tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat. ADGJSH bėn tė mundur qė tė shikohet se dialektet e shqipes janė dy, por janė mjaft tė afėrta. Emrat qė kanė realizuar kėtė vepėr, argumentojnė qė nė parathėnie se, "nė tiparet kryesore kėto dy dialekte afrohen.

Dallimet kryesore midis dialekteve tė gjuhės shqipe janė kryesisht fonetike tė tipit nana, nėna ose bana, bėra etj, por nė thelbin e vet Atlasi Dialektologjik i Gjuhės Shqipe ėshtė vepėr themelore e gjuhėsisė shqiptare; njė vepėr qė kurorėzon hetimin dhe studimin e pėrgjithshėm tė dialekteve me anė tė monografive dhe skicave dialektologjike.
Ky kurorėzim bėhet duke pėrdorur edhe metodėn e gjeografisė gjuhėsore nė shkallėn mė tė pėrparuar tė saj".Ai qė lexon atlasin, pra qė lexon hapėsirėn pėr ndarjen dialektore tė shqipes dhe ai qė lexon gramatikėn ose fjalorin e sotėm tė gjuhės shqipe, shikon qė ėshtė fjala pėr tė njėjtėn gjuhė; pėr njė gjuhė qė ka ardhur duke u pasuruar, por qė ka nė rrėnjė njė bosht pak a shumė tė pėrbashkėt dhe tė njehsuar.


  Gjithsej 160 faqe: « E parė ... « 151 152 153 154 155 156 157 158 159 [160]
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.