Forumi Horizont Gjithsej 160 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8877)


Postuar nga dena datė 09 Korrik 2004 - 11:07:

zhdukja e fjaleve turke...???

Meqe je i interesuar dhe te ka zene meraku atehere lexo me poshte:
Fjalet nga turqishtja, beterr, nisen te hyjne ne gjuhen shqipe qe nga shekulli XV.Sic dihet gjurmet e pushtimit osman mbeten dhe ne gjuhe.Fushat qe u preken me shume nga turqishtja qene: urbanizimi, kuzhina, administrata etj. Me te hershme jane fjalet daulle, carcaf, corape, senduk, hambar, fodull, sahat, pazar, bilbil etj,
Shume fjale me burim nga turqishtja ne shqipe kane marre ngjyrim emocionues e stilistik dhe disa prej tyre ruhen ne leksikun tone vetem per kete ngjyim psh, dembel, surrat, matrapaz, pazarllek, dynja, baballek etj,
Psh, vjersha e Fan Nolit,,
, se ē'u shporr xhumhurieti
se ē'u rehatos mileti,
se sulltanin prape e gjeti
se, qe kur e humbi, s'fjeti. etj

Nese ti beterr do te pyesesh se cqendrim duhet mbajtur kundrejt fjaleve te huaja une po ta shpjegoj pak a shume.
Sipas studiuesve te shqipes, shume fjale te huaja jane bere prone e leksikut te shqipes dhe zevendesimi i tyre me fjale te reja nuk mund te behet mė, te tilla jane fjale qe kane hyre heret dhe jane pervetesuar plotesisht, te cilat tani nuk i dallojme nga fjalet e tjera te leksikut te shqipes, psh, shendet, qytet, xhep, mjeshter, fis, kendoj, vaj, pyll, tashme jane fjale te huazuara nga turqishtja dhe nuk mund ti zhdukesh me, do apo sdo ti.
Por mos harro se kemi boll fjale te huzuara dhe nga sllavet si psh, trup, kocke, grusht, cekic, memec, prashit, gostit, pushke, etj, etj. edhe shume fjale nga latinishtja..floke,koke, prind, kusheri, femije, kenge, shkurt, mars, prill etj.....
keto huazime, beterr, bejne pjese ne gjuhen tone te dashur shqipe, por nese deshiron ti zhdukesh, bej ndonje fjalor te ri vetem me fjale te "shqipes", te shohim, se mos del mbi gjuhetaret e sotem....


---------------------------------------------------
kerkojeni diturine prej djepit deri ne varr.....


  Gjithsej 160 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.