Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- fokus 360 grade (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9689)


Postuar nga aint datė 29 Maj 2007 - 04:52:

Ne vazhden e kesaj ceshtje "kush zbuloi i pari ke" dua te them nja dy fjale per ligjin e pare te Njutonit.

Ky ligj ne formen me te zakonshme thote qe cdo trup, ne mungese te forcave te jashtme, eshte ose ne prehje ose ne levizje drejtvizore me shpejtesi konstante (ne fakt nuk ka ndryshim ne fiziken njutoniane).
Ky percaktim qe eshte kaq intuitiv, eshte debatuar shume midis Njutonit, Dekartit dhe te tjereve. Kjo nisi qysh me publikimin e "De revolutionibus orbium coelestium" te Kopernikut ku ai perpunoi tezen e sistemit heliocentrik. Ishte Dekarti qe nuhati natyren thelbesisht relative te levizjes dhe e transformoi debatin nga "kush rrotullohet dielli rreth tokes apo toka rreth diellit" ne debatin filozofik "c'eshte levizja?".

Fizikantet sot flasin per sisteme referimi, sa here qe flasin per levizje, por kjo nuk shpjegon filozofikisht levizjen. Sistemet e referimit jane thjesht metoda efikase matematike.

Ky ishte pak a shume backgroundi kur Dekarti publikoi ne 1644 "Principet e filozofise". Ne kete liber ai permend ate qe sot queht ligji I i Njutonit. Ai e kishte ndare ne dy ligje. Ne fakt ky liber ishte gati per publikim shume me heret, por Dekarti e vonoi duke pare pergjigjen e ashper te kishes ndaj Galileos.
Pothuajse 40 vjet me vone, ne 1687, Njutoni publikoi "Principia Mathematica" ku ai perpunon 3 ligjet e Njutonit.
Eshte pothuaj e pamundur qe Njutoni te mos kete qene ne dijeni te vepres se Dekartit, duke patur parasysh qe ky ka qene nje debat i gjate midis tyre. Pra mund te themi me bindje qe i pari qe zbuloi dhe formuloi ligjin e pare te Njutonit, ishte gjeniali i po te njejtit kaliber, Dekarti.


  Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »
Trego 17 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.