Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Pyetje rreth Doktrines Kristiane. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9844)


Postuar nga erzeni_be datė 26 Tetor 2005 - 20:10:

Pyetje rreth Doktrines Kristiane.

Pershendetje.

Mendoj se secili nga ne ka hasur ne jeten e tij (nga kurioziteti, rastesia apo perkushtimi) terma fetare qe nuk i kupton, apo origjinen dhe qellimin e nje detyrimi fetar, apo thjeshte pyetje dhe dilema rreth fese, ketu ne kete rast rreth Krishterimit.


Personalisht, me kujtohet nje here, nuk ka shume kohe ketu ne forum kam ngaterruar keqas lindjen e Krishtit me ringjalljen e Tij dhe me sa me kujtohet me ate rast Keila m'i ka shpjeguar shkurtimisht keto dy festa te rendesishme te Krishtera.

Nese une nis e shtroj tani te tera pyetjet e mija, lista do te ishte shume e gjate por fillimisht do te isha kurioz te dija psh.
ē'thote Doktrina Kristiane ne lidhje me ringjalljen e njerzve?


Shpresoj qe kjo teme te sherbeje si nje teme informative ku te mbizoteroje mirekuptimi.

Ju flm.


Postuar nga Sherbetori. datė 01 Nëntor 2005 - 17:09:

Nje pergjigje Biblike:

Kjo eshte nje pergjigje ndoshta e pjesshme per pyetjen per ringjalljen per vendin qe ajo ka ne Krishterim.

Ne fillim dua te them se ringjallja eshte nje nga shtyllat kryesore te besimit te krishtere.
1Co 15:19 Nė qoftė se shpresojmė nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė, ne jemi mė tė mjerėt e tė gjithė njerėzve.

Keto ishin fjalet e Apostullit Pal kur po fliste te krishtereve qe nuk e kishin nje shprese te tille.

Bibla thote se Perendia na krijoi ne te persosur ne fillm, por pasi mekati hyri ne bote shpirterisht njeriu vdiq, pra u nda nga Zoti, por s'vdiq menjehere fizikisht.

Kur Krishti erdhi edhe pse jeta e tij u shoqerua me mrekulli te papara dhe nje jete te pamekate, ai u kryqezua duke u ofruar keshtu si flijim per te gjithe boten.
Fjala e Perendise thote se ai u ringjall te treten dite dhe kishte trup frymeror. Te pavdekshem, te pakufizuar, te perjetshem dhe dishepujt e tij e pane sipas Mt 28:1-10.
Madje disa shentore te Beslidhjes se Vjeter u ringjallen ne kete kohe sipas Mt 27:50-53. Nje shembull ringjallje pervec Krishtit.

1Co 15:3 Sepse unė ju kam transmetuar para sė gjithash ato qė edhe unė vetė i kam marrė, se Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve,
1Co 15:4 se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve,
1Co 15:5 edhe se iu shfaq Kefės dhe pastaj tė dymbėdhjetėve.
1Co 15 Pastaj iu shfaq njė herė tė vetme mė shumė se pesėqind vėllezėrve, prej tė cilėve mė tė shumtėt rrojnė edhe sot, kurse disa kanė rėnė nė gjumė.
1Co 15:7 Mė pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj tė gjithė apostujve.
1Co 15:8 Mė sė fundi m`u shfaq edhe mua, si nė dėshtimit.

Pra ju shfaq jo vetem te dymbedhjeteve por edhe rreth 500 personave.

* Ringjallja eshte nje shtylle e rendesishme e besimit te krishtere.
1Co 15:19 Nė qoftė se shpresojmė nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė, ne jemi mė tė mjerėt e tė gjithė njerėzve.

Phi 3:19 Sepse qytetėria jonė ėshtė nė qiejt, prej nga edhe presim Shpėtimtarin, Zotin Jezu Krisht,
Phi 3:20 i cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t`i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat.

Tit 2:12 duke pritur shpresėn e lume dhe tė shfaqurit e lavdisė tė tė madhit Perėndi dhe tė Shpėtimtarit tonė Jezu Krisht,

Pra eshte shpresa e bekuar e te gjithe atyre qe kane Jezu Krishtin si Zotin dhe shpetimtarin e tyre, se ai do te vije perseri per te na marre qe te jemi me te ne perjetesi.

* Krishti vete eshte siguria se ka ringjallje. 1 Kor 15 flet i tere si kapitull per kete teme nga ku edhe kemi shkeputur disa citime.
1Co 15:42 Kėshtu do tė jetė edhe ringjallja e tė vdekurve; trupi mbillet nė prishje dhe ringjallet nė paprishje.
1Co 15:43 Mbillet nė ēnderim dhe ringjallet nė lavdi; mbillet i dobėt dhe ringjallet nė fuqi.
1Co 15:44 Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymėror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymėror.

Pra ka trup natyror, ky qe kemi tani dhe frymeror ai qe do te jete ne ringjallje.

* Ajo do te ndodhe menjehere sipas:

1Co 15:50 Edhe kėtė po ju them, o vėllezėr, se mishi dhe gjaku nuk mund tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė, as prishja nuk mund tė trashėgojė paprishjen.
1Co 15:51 Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment,
1Co 15:52 sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprisshėm dhe ne do tė shndėrrohemi,
1Co 15:53 sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky ivdekshėm tė veshė pavdekėsinė.
1Co 15:54 Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar: ``Vdekja u pėrpi nė fitore``.
1Co 15:55 O vdekje, ku ėshtė gjėmba jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote?


* Do te kete ringjallje per te gjithe njerezit sipas:
Joh 5:28 Mos u mrrekulloni pėr kėtė, sepse po vjen ora kur tė gjithė ata qė janė nė varre do ta dėgjojnė zėrin e tij
Joh 5:29 dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit.

Pra me nje trup frymeror, qe nuk prishet, i perjetshem, besimtaret do te jene ne parajse me Krishtin ne lumturi te perjetshme dhe ata qe kane mohuar, refuzuar dashurine e Perendise te treguar ne vepren e Krishtit ne Kryq, Fjala thote se do te vuajne ne ferr ne perjetesi.

Shpresoj qe keto pasazhe jane mjaft per nje te kuptuar te mire te ringjalljes sipas Fjales se Zotit Bibles.

Me respekt.
Sherbetori.


Postuar nga Isra datė 25 Nëntor 2005 - 14:27:

pershendetje!

meqe jemi te ringjallja, cfare thuhet konkretisht per ringjalljen , psh, po ata njerez qe kane ekzistuar para krishterimit dhe se kane njohur Krishtin, a do te ringjallen me mekat.....???


Postuar nga Sherbetori. datė 27 Nëntor 2005 - 18:11:

Ringjallja sipas Bibles.

Pyetja per ringjalljen e atyre qe kane jetuar pare Krishtit eshte shume e mrie.
Ne radhe te pare kjo ka te beje me faljen e mekateve pasi vepra sakrifikuese e Krishtit ne Kryq vlen per te gjithe brezat para, gjate dhe pas tij. Kjo eshte ajo qe thuhet ne Bibel ne referencen e meposhtme.

Heb 9:13 Pėr kėtė arsye ai ėshtė ndėrmjetėsi i Besėlidhjes sė re qė, me anė tė vdekjes qė u bė pėr shpėrblimin e shkeljeve qė u kryen gjatė Besėlidhjes sė parė, tė thirrurit tė marrin premtimin e trashėgimisė sė amshuar.
Rom 3:25 Atė ka paracaktuar Perėndia pėr tė bėrė shlyerjen nėpėrmjet besimit nė gjakun e tij, pėr tė treguar kėshtu drejtėsinė e tij pėr faljen e mėkateve, qė janė kryer mė parė gjatė kohės sė durimit tė Perėndisė,
Rom 3:26 pėr tė treguar drejtėsinė e tij nė kohėn e tanishme, me qėllim qė ai tė jetė i drejtė dhe shfajėsues i atij qė ka besimin e Jezusit.

Pra sakrifica e Jezusit vlen per te gjithe dhe ajo duhet pranuar me besim dhe pendese per mekatin. Kur kjo ndodh atehere i Krishteri qe eshte tani ka shpresen per te qene ne parajse me Perendine per shkak te asaj qe beri Krishti.
Pra edhe ata qe jetuan para Krishtit por qe shpresuan ne ardhjen e Shpetimtarit jane te falur pasi ata pane tek ajo qe do te ndothe ne te ardhmen sic Perendia kishte premtuar qe do te ndothte.

Tani per ringjalljen: Nje nga referencat e cituara ne inforamacionin e pare nga Gjoni thoshte:
Joh 5:28 Mos u mrrekulloni pėr kėtė, sepse po vjen ora kur tė gjithė ata qė janė nė varre do ta dėgjojnė zėrin e tij
Joh 5:29 dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit.

Ketu thote te gjithe: Pra besimtaret qe kane pranuar sakrificen e Krishtit jane te pastruar nga gjaku i tij dhe mund te jene me Perendine me nje trup te paprishem.
Jobesimtaret qe kane refuzuar dashurine e Perendise kane zgjedhur te jene larg tij ne perjetesi ne ferr po keshtu me nje trup te paprishem kjo eshte ajo qe thuhet ne v 29.

Faleminderit per pyetjen:
Sherbetori.


Postuar nga HERO datė 18 Shkurt 2006 - 18:36:

prifterinjte katolik.

A u lejohet prifterinjve katolik masturbimi?

Cdo mashkull e di qe indiference totale ndaj ndjenjve seksuale nuk ka,eshte e pamundur.Atehere si valle ja bejne prifterinjte katolik ,te cileve nuk u lejohet kontakt me femren?


Postuar nga Sherbetori. datė 22 Shkurt 2006 - 08:18:

Per prifterinjte katolike.

Eshte mire te gjesh nje menyre direkte te bisedosh me ndonje nga ata.
Une nuk jam katolik por Ungjillor dhe jam i Krishtere dhe si i Krishtere po jap nje mendim.

Ne Bibel nuk ndalohet martesa, ky eshte nje vendim me deshire qe ata qe behen priferinj katolike marrin qe do te thote edhe pergjegjesite me te gjithashtu.
Mastrubimi eshte mekat, sepse eshte i shoqeruar me mendime te papastra dhe Jezusi tha se kur dikush sheh nje grua per ta deshiruar ka mekatuar ne zemren e vet. Per kete arsye martesa eshte nje bekim i madh per ata qe sherbejne ne kishe qe grate te merren me grate dhe burrat me edukimin e burrave.
Keshtu bejme ne ne kishen Ungjillore.

Megjithese kjo ceshtje s'ka te beje fare me temen ketu por ke nje pergjigje.

Me respekt:
Sherbetori.


Postuar nga erzeni_be datė 29 Maj 2006 - 22:23:

Ndalimi i marteses se prifterinjve.

Qe kur kam dashur te bej nje pyetje te tille, per te kuptuar vertete origjinen e kesaj ēeshtjeje , por nga frika e paragjykimeve apo ku ta di une,  kam hesituar gjithmone.

Kam nje koleg ne pune, qe eshte ateist por nena e tij eshte e krishtere e devotshme, dhe i kam bere te njejten pyetje.
Me sa kam degjuar dhe lexuar, martesa e prifterinjve ka qene e lejuar dhe nje praktike e natyrshme ne fillimet e krihterimit nderkohe shume kohe me vone nje gje e tille u eshte ndaluar atyre.

Nisur nga llogjika e thjeshte, perderisa ne fillim , e meqe jemi me afer burimit fillestar, ka qene e lejuar dhe natyrisht e natyrshme, pse te jete ndaluar me vone?!
Thene shkurt pse ky modifikim ( nese mund ta quanim te tille) ne ligjet e krishterimit?!

Nena e kolegut tim me ka thene qe "te ndaluarit e marteses per prifterinjte eshte shprehje e devotshmerise ndaj Krijuesit ", duke mos thene hollesi te metejshme mbi kete modifikim.

Nisur gjithmone nga llogjika e thjeshte , nese dikush ka deshire te shprehe devotshmerine ndaj Krijuesit duke i ndaluar vetevetes martesen , pse ky ndalim te jete ligj, per te gjithe prifterinjte?
Sepse dikush me shume te drejte mund te thote , se ne kete rast po "fabrikojme" imponojme devotshmerine...

Shpresoj te mos keqkuptohet asnjeri, e nese diēka e tille ndodh ju kerkoj te falur qe tani...


Postuar nga odeta datė 30 Maj 2006 - 10:19:

Hajd si e re qe jam po e bej dhe une nji pytje.
Kam degjuar se nga viti 0-200 te eres sone nuk ka ekzistuar asnje kishe.

Kush mund te me thote a eshte e vertete dhe pse?


Postuar nga BARIU datė 01 Qershor 2006 - 12:01:

Martesa e Prifterinjve.

Pyetja per martesen ose mosmartesen e prifterinjve Katolike ( duhet theksuar katolike) eshte nje pyetje e mire.
Une jam i krishtere Ungjillor dhe ndoshta nje katolik do te jepte me shume ne pergjigjen e tij.

Ky ligj eshte teresisht njerezor pra jo nga Bibla si Fjale e Perendise pra nje tradite njerezore. Sigurisht ka njerez qe me deshiren e tyre zgjedhin ose besojne se Perendia ju ka dhene dhuntine e beqarise dhe keshtu te mund te sherbejne me shume Zotit dhe me kete s'ka azgje te keqe.

Nese keni nje Bibel mund te lexoni tek 1Timoteu 3 ku flitet per cilesite e peshkopeve, pleqve dhe dhjakeve ne kishe. Nje nder gjerat qe thuhet atje qe ne fillim eshte: Dua qe peshkopi te jete burre i nje gruaje te vetme..
Pastaj flitet per femije qe te kene nje deshmi te mire dhe bashkeshorte me deshmi te mire.

E theksova ne fillim se kjo eshte per prifterinjte katolike vetem se pastoret ungjillore dhe prifterinjte orthodhokse martohen. Per orthodhokset ata duhet te martohen para se te vajosen prifterinj me vone jo.

Ka shume favore ne sherbesen e Krishtit ne kishe nje pastor, prift i martuar sot ne nje kohe kur standarti moral i njerezve ka rene shume.
Bashkeshortja eshte nje ndihme per keshillim per gra e vajza ne kishe dhe ai vete di si te trajtoje situata kur besimtaret e martuar kane nevoje per keshilla dhe ai ka jo vetem Biblen por edhe nje pervoje personale se si e ka zbatuar Biblen.

Odeta pyet se ka degjuar se nga 0-200 nuk ka pasur kishe.
Nuk e di se cfare ke degjuar specifikisht, ka mundsi qe eshte fjala per instituicione e katedrale te medha si sot te cilat me te vertete nuk kane egzistuar:
Kisha e ka fillimin e saj qe nga fillimi i njerezimit tek Adami dhe Eva.
Kisha e Dhjates se Re e ka fillimin tek Veprat e Apostujve ne kapitullin 2 kur Fryma e Shenjte erdhi dhe vajosi dishepujt qe po prisnin fuqine nga lart sic kishte thene Jezusi. Ne kete dite apostull Pjetri u ngrit dhe u foli nje turme te madhe dhe v 41 thote se ate dite u shtuan rreth tre mije veta.

Pastaj ne K 9 Perendia thirri apostull Palin dhe ai u perdor nga Perendia qe te mbillte kisha ne shume vende deri ne Ilirine e asaj kohe.

Rom 15:19 me fuqi shenjash dhe ēudirash, me fuqi tė Frymės sė Perėndisė; kėshtu, prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė Iliri, kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit,

Keshtu shume kisha u mbollen nga ai dhe apostujt e tjere dhe dishepujt e tyre pra ne nje numer te madh.
Duke pasur parasysh ketu qe koncepti Biblik per kishen nuk eshte per ndertesen por per njerezit qe pranojne Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes se tyre.

Por eshte e vertete se kisha e hershme u persekutua shume dhe ajo ishte nje kishe qe mblidhej ne shtepi dhe nuk kishte katedrale luksoze apo prifterinj me uniforma te ndryshme por ishte nje kishe me nje deshmi te mrekullueshme.
Ishte Konstandini ai qe e beri Krishterimin besimin zyrtar ne perandorine Romake dhe kjo ndodhi pas 380 kur edhe filloi ndertimi i ndertesave te medha.

Shpresoj te keni perjgigje per pyetjet tuaja ndonese vajti ca gjate.

Me respekt:
Bariu.


Postuar nga Stanley datė 03 Korrik 2006 - 17:00:

Flasim per Kishen Romano-Katolike.

Vetem Kisha e siperpermendur ka ndaluar martesen e gjithe prifterinjve. Arsyeja e vetme ishte qe ata te perkushtoheshin sa me teper tek misioni i tyre. Keshtu, ky novacion i ri i Kishes R-Katolike, eshte pjese e shume risive te tjera qe Kisha e Perendimit ka paraqitur ne Power-Point pergjate shekujve.

Nqs doni novacione te tjera, me thoni mua dhe jua them une. Do te kenaqeni.


  Gjithsej 20 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 198 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.