Forumi Horizont
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duaje emrin tend (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17533)


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:29:

Duaje emrin tend

Nuk e di pse vura kete titull teme. Ai me erdhi teksa rilexova disa rrjeshta nga ato mesazhe.

Eshte nje teme sepse eshte nje person i vetem, nje perjetim, nje ndrydhje shpirti. Jemi tek Ditari sepse ai perjetim u shfaq shume "dite" te shkuara. Nuk di nese ky person jeton akoma. Nuk i pergjigjet me emaileve Te shpresojme.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:30:

Pershendetje, uroj qe te jeni mire.

Po aman, po nga t'ia filloj une e mjera, nga, nga ajo qe nuk jam e zonja te filloj nje jete tjeter, qe jam shkaterruar krejt si njeri, nuk kam me pike qejfi per asgje, se mi moren, mi zhduken larg, mi kane hedhur aq larg saqe me duhen shekuj e shekuj ti rikthej, keshtu qe nuk kam per te pasur kohe derisa ti gjej, "se jam ne momentet e fundit te jete sime"".


Jam e shkaterruar, jam e vdekur, me shkateroi ai njeri aq shume, saqe as"ZOTI", i madh nuk ma dha kete gje.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:37:

.

Pershendetje

Eh mor vella, po nga t'ia nis kesaj historise sime, apo me mire jetes sime, qe me mire kisha dashur te vdisja se te me ndodhi nje gje e tille te betohem ne ZOT.

Jetoj ne ********.Bashke me familjen time, kemi qe 6 vjet ketu.

Studiova, mora shkollen fillova punen, pune te shkelqyer, se studimet qe bera i perkisnin deges se ""********"", keshtu qe kisha edhe nje rroge te mire per ne si refugjate qe jemi.

Keshtu nisa te punoj ç'do gje shkonte shume mire, nisa te integrohesha ne jeten ketu, pamvaresisht se ne nuk na pelqen kjo jete qe bejne keto ketu, por pra ç'fare te bejme fati jone qe te marrim rrugat e kurbetit.

Nje dite ne shtepine tone vjen nje shoqja e mamit, dhe i thote qe nje djale i nje familje shume te mire don te vije dhe te kerkoje doren e vajzes suaj, dhe ashtu erdhen punet, dhe si pa pritur e pamenduar u be fejesa ime.(qe me mire te kisha vdekur ate dite).

Ai person me te cilin u fejova sinqerisht te gjithe te familjes sime si edhe te fisit tim, te betohem ne ZOT, te gjithe thonin se djale si ai nuk gjindet ne kete ""toke"", te betohem filluan prinderit e mi te betoheshin ne koken e tij, aq mire u sillte per kete ZOT, nuk ia jepte kuje pershtypjen se ishte ashtu njeriu si doli.

Dhe keshtu filloi genjeshtra e ''9 muajve", kjo genjeshter qe sot nuk po jam e zonja ta kaloj, nuk po gjej dot force te betohem.

Filloi me ate genjeshtren e tija, u hiqte njeri me leke, gje qe tek une leku nuk ishte noj rendesi e madhe me kupton, sepse jam mesuar me pak dhe nuk e kam problem te kem ashtu siç donte ai te kishte.

Dhe keshtu, me hoqi nga puna, preteksi qe nuk ke nevoje te punosh, dhe gjoja u be xheloz i madh, sepse te gjithe qe me shikonin me te me thonin te lutem ç'fare eshte ky, nuk je ti Bora, ajo qe kerkonte nje tjeter djale jo kete, shoqet e mia me thoni te lutem hapi syte, ku jane gustot e tua.

Une as vete nuk e di kisha kaluar ne nje bote tjeter, te betohemm vella.

dhe keshtu tere kete kohe qe kam ndenjur me te si nuk arrita ti shikoj ose te kap ndonje gje nga keto gjera kaq te renda, kaq te shpifura qe ai mbajti ne kurizin e tij.

Ky njeri qe hiqej kaq i mire, ishte nje njeri qe leket qe i kishte vene i keshte me "femrat" e shkreta qe i nxirrte ne rruge, i torturonte, i rrihte, ç'fare nuk ju bente.

Dikur kur kishte qene me i ri, kishte qene i martuar dhe kishte bere "dy djem", qe mua me thonte ç'do dite te lutem nuk dua asgje nga ti vetem te me besh nje djale te bukur qe te ngjaje ty.

Ne kohen kur ka ardhur te me kerkoje doren time, ai nga ana tjeter kishte qene i fejuar, me nje tjeter, qe edhe ate e kishte nxjerre ne rruge, e cila edhe ajo kishte "6 vjet"", qe punonte per te.

Dhe keshtu nje dite, qe kjo dite paska qene dita e fundit e jetes sime, me tha qe hajde te shkojme tek disa miqte e mi, dhe une perse jo, ai ishte burri im, i besoja.

Ishte dite e djele, para se te arrinim atje ku donte ai, e arrestuan, ate bashke me mua. U tmerrova ç'fare qe kjo gje, ç'fare po ndodhte, dhe ja i mora vesh te gjitha, mi treguan me ç'do gje, me foto, me telefona, me ç'do gje qe ai njeri kishte bere, dhe ku do te me çonte mua.

Keshtu mbas disa ditesh me leshuan, me lane te lire, ndersa ai ndodhet ne burg.

Tani vuaj, vuaj, shpirti me dhemb, zemra me dhemb, vuaj me shume kur shoh "lot ne sy" prinderve te mi, te cilet me gjak e me shpirt me rriten me dhane nje kulture qe i falenderoj me shpirt eme zemer.

Tani e mora vesh "i fejuari im", ishte nga me te rrezikshmit, tani mora vesh çdo gje nga ai.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:47:

..

Me dhemb shpirti, me dhemb ç'do gje, ja sot konkretisht mos te me kishte nxjerre mami me force jashte nga shtepia as vete nuk e di se ç'fare mund te kisha bere me veten time. Kam kaluar ne depresion, nuk jam ne gjendje te kontrolloj veten, nuk kam me force, kam frike nga ç'do gje qe me rrethon, edhe nga femijet e vegjel kam frike.


Ai njeri me shkaterroi, ai shkaterroi endrat e mia, jeten time. Me lodhin shume kur kujtoj premtimet e tija, kur kujtoj ç'do enderr qe kisha thurur me ate, kur kujtoj fjalet qe ai me thonte, dhe ne realitet ç'do fjale e tija ç'do premtim i tiji ishte nje "genjeshter".

Me lodhin shume keto kur i kujtoj, nuk po kam force ti mund.

Me beso, po shkaterrohem ç'do dite, po e ndiej "vdekjen" e cila po me afrohet ç'do minute.

Me genjeu, me genjeu reth 9 muaj rrjesht. Kisha thurur enderra te tjera, po filloja nje jete tjeter, por jo ne realitet nuk ishte ashtu.

Te lutem, te kerkoj te falur qe ndoshta po ju merzis me kete histori te jetes sime, por kam nevoje te flas me dike se ndihem keq me beso.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:48:

1 jave heshtje

.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:50:

...

Pershendetje i dashur mik.


Uroj qe te jesh mire, te falenderoj qe me ke shkruar.

Une faktikisht nuk kam qene mire me shendetin, jam shume e lodhur nga kjo jete qe dikur per mua ishte shume e bukur, qe dikur kisha shume enderra te bukura qe kisha qejfe te me ishin bere realitet, por jo, jeta qenka shume e pashpirte per mua, nuk e kuptoj perse, nuk po e gjej dot kete pergjigje perse???????



Nuk mundem, nuk po gjej force asgjekundi, jam vetem nje (0), dhe asgje tjeter, jam shume e lodhur( me beso).

Kisha shume deshire qe ju te me shkruani kur te keni kohe, keshtu te pakten te filloj perseri dhe une me pak force te kem edhe une miq siç kisha me pare, kisha shume por ai njeri me ndau nga te gjithe, por tani po e kuptoj ku ai njeri e ka pasur qellimin e tij, por ja qe eshte shume vone per mua.


Me respekt Bora.


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 22:51:

....

Me fal i dashur mik, por besoj se ato qe shkruajta ishin te qarta jo, e di qe flas vetem gjera te trishtuara, sepse kam arsye me duket apo jo, kam keq, se nga qejfi nuk flas keshtu.

Ju thashe qe kam qene keq me shendetin do te thote qe nuk kam qene ne shtepi por ne spital duke marre disa serume qe te merrja pak force.


Megjithate ju kerkoj te falur qe ndoshta mos ju kam shqetesuar me keto ju kam shkruar keto kohe.


Postuar nga kurt datë 20 Dhjetor 2009 - 22:54:

wow! wow!!!
kur i degjon kto historina te kerqethet trupi, lene ma kur lexon direkt fjalet e personit qe ka perjetuar ket pabesi/fatkeqsi me nje low life scumbag qelbesire.


Postuar nga kotka datë 21 Dhjetor 2009 - 05:22:

une ketyre historive ua ve emrin "mungesa e shqises se nuhatjes"

come on edhe nje shoqe e kuptojme kur fillon e "bie ere", jo me burrin tone please.....


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 10:52:

Me acaron deri ne palce nje nivel i tille viktizimi, pasiviteti dhe qaravitjesh me koken ulur ne nje cep. Aq me teper kur "viktima" ne fjale fillon dhe hierarkizon veten me shprehje te tipit:"shoqet e mia me thoni te lutem hapi syte, ku jane gustot e tua."
E patetia prek kulmin kur flet per parate e tija te supozuara, duke u nxituar qe te ç'ligjeroje forcen e parase tek ajo, ose kur thote:"me hoqi nga puna". Hajdeeeeee mendjeeeee!

Biles kam nje parandjenje qe ka me teper mbrapa historise te kesaj, nuk po tregon te verteten integrale, ajo deshira e deshperuar per te bindur per historine e saje mban ere.


Postuar nga kurt datë 21 Dhjetor 2009 - 11:20:

Amor si ti dhe Kotka ne ket rast me dukeni gabim.
e kam parsysh se jeni femra independent dhe e shikoni jeten me ndryshe, por ka femra plot shqiptare qe kur martohen me shkusi dhe dikush apo shkon dhe i lyp doren e vajzes tek babai prinderit etj etj, kto femra sado te zgjuara te jene e heqin dyshimin kur prinderit jane te gezuar dhe ndjehen mire.
pra ne ket rast krimi me i ndyre behet nga nje i degjeneruar shqiptar qe nuk ka shpirt te thyej zemren jo vetem te vajzes por edhe te prinderve te saj qe ky low life i kerkon doren.

pra ktu dalin shume qarte ne drite komplekset e traditave t'ona dhe aq me keq qelbesirat gjyetaret qe shfrytezojn rastin nga kto gjera.

ne ket rast ai i degjeneruari rrac e shkerdhyer tregohet majester predator dhe loz lojen e mashtrimit kur sidhet aq mire me prinderit dhe fiton besimin e femres ne maksimum.

edhe ne perendim, sikur te bejsh te lumtur babain dhe nenen e cdo femre, cdo femer ne ket rast sado e zgjuar dhe e edukuar dhe idipendente te jete, do behet viktime of a con artist qe meriton te varet.


p.sh supozojm cedrus te vije nje nate dhe te beje darke me babain tend dhe gjyshin tend, dhe ata pastaj ta donin cedrusin, ti akoma do e injoroje?!
nejse, dola nga tema shume serioze:p


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:29:

Kur lexova disa komente mendova ta mbyll me kaq dhe mos hedh gje tjeter. Por pastaj kuptova se isha gabim. Sa e sa here ka qelluar ne realitet te degjoj se kjo eshte viktime, ajo shtiret, ka diçka qe nuk shkon, filanja eshte e shemtuar, etj. Dhe sa here kam kuptuar se keto jane vleresime relative.

Prandaj po hedh dhe dy-tre shkrime te fundit, edhe pse nuk shtojne thuajse asgje.


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:30:


Ne fakt te kerkoj te falur per ato qe te kam shkruar, por duhet te me kuptosh se jam ne gjendje te veshtire.

Kur lexoj ato qe ju shkruani, sinqerisht ju betohem qe me japin kurajo, por perseri sa iki nga leximet e juaja perseri kthehem ne boten time qe po mundohem me shpirt e zemer te dal nga kjo bote qe me ka rrethuar.


Ok, tani do te mundohem mos te shkruaj me per ate histori qe me ka ndodhur, do te mundohem ta harroj sado pak ashtu siç me keshilloni dhe ju.


Po, ja perse ju nuk me tregoni diçka te bukur, per shembull diçka qe ju e keni kaluar te bukur, ose nje gje tjeter???(ne rast se nuk ju bezdis gjithnje).

Ne fakt emri im nuk eshte Bora, me quajne (*******).

Mire pra atehere, po ju pres te me shkruani. Nje dite te mbare.


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:32:

2 dite me vone

Miredita mik i dashur, ne te vertete u bera pak merak thashe po ju perse nuk po me shkruani, thashe se ndoshta mos ju lendova ose mos ju mbeti hatri gje nga ato shkrimet e mija.

Persa i perket libarve, me perpara lexoja shume, jashtemase shume, saqe babai mi hiqte nga duart se kishte nete qe nuk fleja deri kur te mbaroja librin qe ksha nisur, zakonisht kur lexoj nje liber e ndiej me shume ta lexoj naten, nuk me terheq fare po te lexoj nje liber diten, nuk e di perse me ndodh kjo, shume shpesh kam pyetur njerez perse mem ndodh nje gje e tille, por asnje nuk ka arritur te me jape nje pergjigje.

Por ja qe nje dite, vjen ne jete 'dikush''''', qe te heq deshiren per te lexuar, deshiren per te jetuar, deshiren e kesaj jete per ta jetuar.

Per ate njeri shkolla ishte nje "hiç"", librat ishin "asgje""""", vetem humbje kohe. Keshtu kohen qe isha me te nuk arrita te lexoja asnje liber, nuk e di as vete se si me largoi nga bota ime, nuk arrij ta kuptoj.

Libri i fundit qe kam lexuar ka qene """"""""Enderra e paperfunduar e nje gruaje""" shkruar nga Diana çuli. Kur mbarova se lexuari kete liber ju betohem ne ZOT, qe jeni i pari njeri qe po jua them kete gje, thashe ne ate moment, """""A thua valle mos edhe une do te kem nje perfundim te tille""""", kisha vetem 19vjeç, kur e lexova ate liber, isha akoma ne Shqiperi, edhe sot e pyes veten time se nga me erdhi ajo pyetje e tille en mendjen time.

Tani ja, nuk po kam force me per asgje, as per liber dhe as per jete.

"""""""Jam shume e lodhur shpirterisht."""""""""


Nje mbasdite te kendshme.


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:34:

9 muaj me vone

Mirembrema mik i dashur, une jam Bora (*****), nuk e di ne te kujtohem, kemi folur bashke pak kohe me pare, por une si gjithnje me vuajtjet e mia, nuk kam pasur kohe qe te bisedoj me ju.

Uroj ne radhe te pare qe te jeni mire, me shendet dhe gjithashtu dhe familja juaj.

Kisha deshire te komunikonim perseri, por nuk e di ne do te keni mundesi, megjithate une dua te ju falenderoj per te gjitha keshillat dhe mendimet qe me keni dhene, ju faleminderit shume.


Ju uroj nje mbremje te kendshme.


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:39:

9 dite me vone

Mirembrema, uroj ne radhe te pare qe te jeni mire me shendet, deh ç'do gje ne jete te ju kete shkuar siç ju don zemra.

Te te them te drejten ndihem pak ne siklet qe nuk ju kam shkruar, por shume kalova dhe une, shume vuajta, por jeta i paska keto, dhe ne duhet ta jetojme jeten siç ajo na vjen nuk kemi ça te bejme.

Te falenderoj qe me keni shkruar,

me kujtohen fjalet e juaja, kur em thonit qe gjtihshka do te kaloje, por nuk e besoja se isha shume e lenduar ne shpirt, por ja qe koha sheroka ç'do plage, por historia dhe vuajtja mbesin perseri ne zemren e njeriut si kujtimet me te hidhura.

Por ç'do gje kalon, me shume vuajtje por kalon.

Tani jam me mire, jo aq mire, por me mire nga ç'kam qene atehere kur flisnim bashke, tani kam filluar pune, kam shoqeri tjeter, merrem me njerez te tjere te cilet me ndihmojne per dite, historia ime ju ka bere te ndihen keq ne shpirt dhe me kane ndihmuar per ç'do gje, me plot kuptimin e fjales me kane bere mezor dhe me force te futem ne jete.

Tani ndihem njeri tjeter, kam ndryshuar shume, por akoma friken e kam ne shpirt, kete nuk po e kuptoj perse, mundohem ta largoj por nuk po mundem,se di perse,(((ndoshta kalon me kalimin e kohes))), por se di????

Nga nje here e mallkoj veten perse kam bere si budallaqe, perse kam vuajtur ashtu per nje njeri qe se meriton, por ja qe tani eshte shume vone teper vone, po........

Ju uroj nje mbremje te kendshme, dhe pres e-mailin tuaj.


me flisni ju pak per veten tuaj, po libra ken lexuar me??? Jeta si ju shkon???


Nje mbremje te kendshme.


Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 11:45:

FUND

Me kaq pak a shume mbyllet komunikimi. Qe nga ajo kohe kane kaluar muaj, ndoshta vite. Nuk e di nese ky person ekziston, eshte verdalle, gjalle etj. Leximi i ketyre rreshtave mund ta ndihmoje dike tjeter qe ndihet keq. I besojme apo jo pak rendesi ka. Eshte nje histori depresioni, nga ata te thellet, te mezi-kalueshmit, qe vijne nga thyerjet e endrrave.

E kam pas ditur gjithmone qe femrat i marrin nga shtepite e tyre, fejohen tamam. Kete e konfirmojne lajmet e ketyre diteve mbi gjyqet ne Shqiperi.

Mund te vazhdoni me diskutimet tani: ia vlen, s'ia vlen, eshte e trilluar, e jetuar, e ekzagjeruar, e rafinuar...


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 12:10:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Amor si ti dhe Kotka ne ket rast me dukeni gabim.
e kam parsysh se jeni femra independent dhe e shikoni jeten me ndryshe, por ka femra plot shqiptare qe kur martohen me shkusi dhe dikush apo shkon dhe i lyp doren e vajzes tek babai prinderit etj etj, kto femra sado te zgjuara te jene e heqin dyshimin kur prinderit jane te gezuar dhe ndjehen mire.
pra ne ket rast krimi me i ndyre behet nga nje i degjeneruar shqiptar qe nuk ka shpirt te thyej zemren jo vetem te vajzes por edhe te prinderve te saj qe ky low life i kerkon doren.

pra ktu dalin shume qarte ne drite komplekset e traditave t'ona dhe aq me keq qelbesirat gjyetaret qe shfrytezojn rastin nga kto gjera.

ne ket rast ai i degjeneruari rrac e shkerdhyer tregohet majester predator dhe loz lojen e mashtrimit kur sidhet aq mire me prinderit dhe fiton besimin e femres ne maksimum.

edhe ne perendim, sikur te bejsh te lumtur babain dhe nenen e cdo femre, cdo femer ne ket rast sado e zgjuar dhe e edukuar dhe idipendente te jete, do behet viktime of a con artist qe meriton te varet.


p.sh supozojm cedrus te vije nje nate dhe te beje darke me babain tend dhe gjyshin tend, dhe ata pastaj ta donin cedrusin, ti akoma do e injoroje?!
nejse, dola nga tema shume serioze:p



Pasiviteti ne kete rast merr shperblimin e merituar, bashkuar me traditen. Ka ikur koha e mbleserise te qepes ku shet vajzen ne kembim te nje stabiliteti siperfaqesor martesor, qe per me teper nuk i ka aspak bazat ne nje ndjenje te forte mes dy njerezish por mbi nje kontrate me prinderit. Ne fakt me vjen keq dhe njekohesisht me revolton nje dembelizem i tille per te marre jeten vetjake ne dore dhe per t'i dhene vete drejtimin e dashur. Por, ndoshta, raste te tilla i nevojiten shoqerise shqiptare, ndryshe do vazhdojme te plluskojme ne nje maskilizem agresiv dhe ne ca femra qe dine vetem te hapin kembet dhe t'ju nenshtrohen urdherave te tjereve. Keto jane fundrrina e shoqerise shqiptare, keto jane ato qe ne njeren ane etiketojne si te perdala cdo femer qe merr fatin e saje ne dore dhe ne anen tjeter, kur perballen me praktika te tilla margjinale, s'guxojne as te nxjerrin koken jashte deres te shtepise.

Ne i besoj kesaj historie? Besoj ne nje gjendje depresive te letershkrueses por s'besoj aspak ne objektivitetin e historise te saje. Pike se pari policia s'vjen dhe arreston individe te pafajshem, kot me se koti. Roli i kesaj tipes duhet te kete qene me aktiv.
Se dyti, nje femer beqare, me nje jete normale, nuk i bashkohet nje mashkulli te divorcuar, me dy femije dhe me nje te kaluar te zymte, per te cilen s'ke as dhe nje prove egzistence.
Se fundmi, nuk ka njeri qe te me binde qe s'mund te nuhasesh praktikat e dobeta te njeriut me te cilin ndan krevatin. Me duket vertete e pamundur.


Postuar nga shelgu datë 21 Dhjetor 2009 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Me acaron deri ne palce nje nivel i tille viktizimi, pasiviteti dhe qaravitjesh me koken ulur ne nje cep. Aq me teper kur "viktima" ne fjale fillon dhe hierarkizon veten me shprehje te tipit:"shoqet e mia me thoni te lutem hapi syte, ku jane gustot e tua."
E patetia prek kulmin kur flet per parate e tija te supozuara, duke u nxituar qe te ç'ligjeroje forcen e parase tek ajo, ose kur thote:"me hoqi nga puna". Hajdeeeeee mendjeeeee!

Biles kam nje parandjenje qe ka me teper mbrapa historise te kesaj, nuk po tregon te verteten integrale, ajo deshira e deshperuar per te bindur per historine e saje mban ere.



Nuk i thone "viktimizimi" apo na e perktheve fence.
Jo per gje po sa per te qene korrekt me pellazgjishten.


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 18:57:

E paskam kafshuar nje rrokje? Varni shtrigen!


Postuar nga lezhjani-82 datë 21 Dhjetor 2009 - 19:05:

ahaha, te pushkatohet !


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 19:16:

Na, na,...merre me shtruar ti!


Postuar nga lezhjani-82 datë 21 Dhjetor 2009 - 19:24:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Na, na,...merre me shtruar ti!


Me ate gabim pellazgjishteje qe ke ber ti vetem plumbi te pret


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82


Me ate gabim pellazgjishteje qe ke ber ti vetem plumbi te pret


Plasi Cedrina te me plumbose por s'po i ecen... Me thane qe u konsumua duke fantazuar e lidhur hipoteza.


Postuar nga cecilia datë 21 Dhjetor 2009 - 19:50:

E lexova perciptazi pa ndonje interes te madh...

Ishte vetem nje monolg...Pra, mungon dialogu per te dhene nje ide ekzakte...


Postuar nga capkenia durrsake datë 25 Shtator 2010 - 18:19:

Hmmmm me vjen keq qe te jane thyer endrrat Bora.
Fatkeqesisht sot ne momentet me te veshtira kur ti rezohesh duhet te marresh fryme thelle e te ngrihesh perseri vetem,,,, nje njeri qe se ka merituar dashurine tende te ka bere te humbesh dhe gjene me te bukur "te jetuarit "


Cte te them shume rastesisht me kapi syri kete histori dhe vertet qe u preka ,,, dhe mendova ndoshta ky shkrim mund te bente te pakten qe te qeshje , dhe te kuptoje qe sje vetem ka dhe qe te degjojne.
Me behet qefi qe gjerat jane permirsuar tani ,, dhe qe jeta jote ka filluar te jete me e mbushur dhe qe te jep deshiren per te ec perpara ,,,,,,, Cdo njeri ka frike se mos zhgenjehet perseri sidomos kur sapo kalon nje mashtrim kshuqe ske pse shqetesohesh ...... Tani qe ka kaluar shume kohe besoj se jeta jote duhet te jete plotesuar me gjera qe te falin kenaqesi dhe uroj vertet te kete ndodhur kshu ,,,,

te uroj sh lumturi ,,,, miqesisht****


 
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.