Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga Indrit datė 26 Prill 2004 - 22:05:

vijim

HAFIZ ALI KRAJA
Teologu i Lartė

Hafiz Ali Kraja ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit e intelektualėve myslimanė shqiptarė. Mėsimet e para i mori nė vendlindje (Shkodėr), ku bashkėsia islame trashėgonte njė traditė tė pasur, pėr tė cilėn kontribuoi medreseja e qytetit ("Mehmet Pashė Bushatlliu") dhe biblioteka pranė saj. Vazhdoi studimet e larta pėr teologji, filozofi e jurisprudencė islame nė Kajro. Nė pėrfundim tė studimeve iu dha titulli "Teolog i lartė".
Mori pjesė aktive nė problemet sociale dhe ato politike tė vendit. Mė 1934 botoi nė Shkodėr panfletin "A duhet feja? A e pengon bashkimin kombėtar?" Kjo vepėr u botua nė atė periudhė kur flukset e propagandės komuniste dhe nė mėnyrė tė veēantė pėrhapja e ateizmit ishin dendėsuar nė qarqe tė caktuara intelektuale. Nė kohėn e vet ky material pati jehonė. Ai vazhdoi ta sulmojė me guxim komunizmin. Mė 1944 mbajti ligjėratėn "Ē’ėshtė Komunizmi dhe pasojat e tij pėr popullin shqiptar", nė xhaminė mė tė madhe tė Shkodrės. Para dėgjuesve tė shumtė ai demostroi pasojat tragjike qė do tė pėsonte Shqipėria nė rast se do tė fitonte kjo ideologji.
Hfz. A. Kraja mbante lidhje tė ngushta me tė gjitha pėrsonalitetet politike tė kohės. Me rastin e vdekjes sė Fishtės, ai, nėpėrmjet njė ligjėrate prekėse, vajtoi poetin qė kishte shkruar njė vepėr tė denjė pėr historinė e kombit shqiptar.
Mė 1943 pushtuesit italianė e internojnė nė Portopalermo. Mė 1947 pushteti komunist e dėnoi me njėzet vjet heqje lirie, tė cilat i kaloi nė burgun e Burrelit.

BINAZE KACABAĒI-DAUTI
Hoxha Hanmi

Binaze Kacabaēi-Dauti me pseudonimin "Hoxha Hanėm" ushtroi profesionin e mėsueses sė besimit dhe tė edukatores islame.
Binazja ėshtė nga rrethi i Leskovcit. Qyteti i lindjes sė saj ėshtė Prizreni. Duke qenė e detyruar tė ndiqte prindėrit e saj, ajo bėri njė jetė endacake. Shkollėn fillore e bėri nė Edrene, ndėrsa atė normale nė Stamboll, ku edhe shėrbeu si mėsuese pėr pesė vjet. Mė vonė ajo u shpėrngul nė Gjilan.
Nė vitin 1920, nė moshėn 29- vjeēare, ajo hapi njė shkollė pėr vajza nė shtėpinė e saj nė Gjilan.
Nė kushtet e pushtimit tė Kosovės nga Jugosllavia, shkollat me gjuhė mėsimi shqipen qenė krejtėsisht tė ndaluara. Nė kėto rrethana tė vetmet institucione pėr arsimimin e shqiptarėve ishin mejtepet dhe medresetė, ku mėsimi jepej nga klerikė muslimanė. Ėshtė e natyrshme qė regjimi sllav nuk i shihte me sy tė mirė kėta klerikė, tė cilėt ishin brumosur me botėkuptimin armiqėsor ndaj sllavėve, gjė qė pėrbėnte njė rrezik pėr shtetin jugosllav. Pėrveē asaj, dihet se shumė prej tyre bėnin pjesė nė Komitetin e Kosovės dhe kishin lidhje me udhėheqės si Ferhat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj.
H.Hanmi e pėrjetoi ndjekjen qė u bėhej shqiptarėve. Ajo vėrtet nuk u aktivizua nė lėvizjen kombėtare, por ajo e shndėrroi shtėpinė e saj nė shkollė pėr vajzat shqiptare, dha mėsime nė mėnyrė klandestine, duke kontribuar kėshtu nė frymėn e besimit musliman pėr unitetin kombėtar.

ESAT MYFTIA
Personifikimi i Modestise

Esat Myftia i pėrket asaj plejade njerėzish qė nuk e ndajnė fjalėn nga veprat, qė ofiqet ose pėrgjegjėsitė nuk i ndanin nga njerėzit, qė ushtrimin e fesė e bėnte me sakrifica tė mėdha.
U lind nė Shkodėr mė 1911. Mėsimet fillore dhe ato plotore fetare i mori nė qytetin e lindjes, ku vazhdoi edhe medresenė. Nė moshė fare tė re ngarkohet me detyrėn e imamit dhe njėkohėsisht me atė tė mėsuesit tė besimit. Kur mė 1944 njė grup intelektualėsh myslimanė themeluan Komitetin Bamirės Musliman, i cili ngriti edhe medresenė, Esat Myftia u vu nė krye tė kėtyre dy institucioneve. Njeri me kulturė tė gjerė, zotėrues i pesė gjuhėve tė huaja, njohės i filozofisė islame dhe i orientalistikės nė pėrgjithėsi, intelektual, nacionalist i devotshėm, posedues i njė biblioteke tė pasur, Esat Myftia nuk u pajtua asnjėherė as me pushtuesin as me diktaturėn komuniste.
Me vendosjen e pushtetit komunist nė Shqipėri u vu nė shėnjestėr, si shumė intelektualė tė tjerė, dhe nė dhjetorin e vitit 1945 arrestohet. Autoriteti qė kishte si dhe simpatia e madhe qė gėzonte nė popullin shkodran i detyruan organet e sigurimit tė shtetit qė ta lironin, por ata e kishin mbyllur Komitetin Bamirės Musliman.
Nė kėto vite Medreseja e Tiranės vazhdonte tė mbijetonte me vėshtirėsi nga pėrsekutimet e vazhdueshme qė i bėnin kuadrove tė saj. Nė kėto kushte e emėruan Esat Myftinė drejtor tė medresesė, por ai, duke mos dashur tė verė nė jetė orientimet e partisė lidhur me edukimin e nxėnėsve, dha dorėheqjen me preteksin se ishte i sėmurė.
Ai vendosi t'i kushtohet tėrėsisht ēėshtjes teologjike. Esat Myftia ishte nga tė paktė klerikė shqiptarė qė kishte mbetur gjallė. Kėshtu mė 1966 u caktua nė postin e kryetarit tė Komunitetit Musliman Shqiptar, detyrė tė cilėn e mbajti mė pak se njė vit. Gjatė kėsaj kohe ai pėrjetoi dhimbjen e humbjes sė djalit tė vetėm nė ushtri, dhe menjėherė mė pas dhembjen tjetėr tė kryqėzatės kundėr fesė nė Shqipėri. Nė kėto kushte ai u mbyll nė shtėpi, pėr tė jetuar vetėm me bibliotekėn e tiij, e cila ishte shumė e pasur. Nė kėtė bibliotekė gjendeshin relike shumė me vlerė, libra unikale si edhe dy tahtet astrologjike tė Hasan Tahsinit qė ia kishte dhuruar familjes sė tij kur kishte qenė nė Shkodėr.
Pasi ia shtetėzuan bibliotekėn, ai punoi si nėpunės i thjeshtė i saj, por gjithnjė i pėrgjuar, i mėnjanuar si pėrson i dyshimtė dhe fetar.
Esat Myftia vdiq nė vitin 1975. Populli i Shkodrės, qė kishte njė respekt tė madh pėr tė, pa marrė parasysh opinionin e regjimit komunist, e pėrcolli me nderime tė mėdha.


FERID VOKOPOLA
Pėrfaqėsues i Mistiēizmit Islam

Nė shtypin shqiptar tė viteve ’20-’30 ndriēon edhe pena e fuqishme e Ferid Vokopolės, njė prej figurave poliedrike tė kohės. Ai ishte politikan, ekonomist, teolog, poet, filozof, eseist, poliglot.
Mė 28 Nėntor 1912, Ferid Vokopola e firmosi dokumentin e Shpalljes sė Pavarėsisė si delegat i Vlorės. Mė 1914 bėri pjesė nė ekipin e Ministrisė sė Bujqėsisė tė Qeverisė sė Durrėsit. Pikėrisht nė kėtė kohė ai hartoi kriterin e pėrkthimit dhe tė komentimit tė Kur’anit. Mė 1919 boton "Fluturimet e Shpirtit". Nė Kongresin e Lushnjės (21.01.1920) zgjidhet sekretar. i frymėzuar nga kjo ngjarje historike, ai shkroi himnin e Kongresit tė Lushnjės.
Po nė kėtė vit botoi "Symbyllurazi me ėndėrrime". Gjatė periudhės 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorės, kurse gjatė viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikėrisht nė kėtė kohė, nė bashkėpunim me Sali Vuēiternin e tė tjerė ai bėhet njė nga organizatorėt kryesorė pėr themelimin e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe jep njė kontribut tė ndjeshėm pėr ngritjen e Medresesė sė Pėrgjithshme tė Tiranės.
Mė 26.10.1927 deri mė 10.05.1928 Ferid Vokopola mbuloi postin e Ministrit tė Bujqėsisė nė Qeverinė Shqiptare.
Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, Ferid Vokopola u tėrhoq nga jeta politike dhe administrata shtetėrore, duke iu kushtuar krejtėsisht aktivitetit fetar. Nė kėtė kohė themeloi nė Tiranė organizatėn fetare "Drita Hyjnore", qė pati si organ tė vetin revistėn "Njeriu", e cila doli rregullisht nga korriku 1942 deri nė qershor 1944. Nė kėtė revistė ai botoi njė pjesė tė shkrimeve tė tij, ku shquhen nė mėnyrė tė veēantė poezitė e tij simbolike me theks filozofik. Duke qenė njohės i mirė i mistikės islame, ai e pėrēon kėtė frymė pothuajse nė tė gjitha poezitė e tij. Kjo frymė ndihet sidomos nė veprėn e tij poetike "Gjėmimi i Tomorrit". Stili i tij ėshtė joshės, gjuha plot figura, metrika e respektuar. Figurat e pėrdorura nė poezinė e tij kanė karakter simbolesh, gjithmonė brenda botės sė madhe tė islamizmit.
Pushteti komunist e burgosi. Nė qelinė e burgut nuk ra as nė dėshpėrim, as nė pesimizėm. i bindur nė pikėpamjet e tij islame, ai iu dedikua pėrkthimit tė Kur’anit, punė tė cilėn ai e vazhdoi dhjetė vjet. Kjo vepėr me vlerė ruhet sot nė dosjet e arkivit personal tė familjes Vokopola nė Durrės.
Kur doli nga burgu, ai gjeti rreth e rrotull mjedise tė tjera, larg lirisė sė fjalės e tė mendimit, kundėrshtare deri nė armiqėsi ndaj fesė. Nė kėto rrethana, duke zotėruar gjuhėt orientale, ai iu ofrua Institutit tė Historisė si bashkėpunėtor, duke i kaluar vitet e pleqėrisė si pėrkthyes i dokumentave nga osmanishtja.


Haki Sharofi
Drejtor i Revistės "Zani i Naltė"

Haki Sharofi lindi nė Dibėr tė Madhe, por veprimtarinė e tij si mėsues, publicist dhe perkthyes i zhvilloi larg lindjes, nė Gjyrash tė Manastirit (1912), nė Peshkopi (1914), ku hapi shkollėn e parė shqipe, nė Trujak dhe nė Sllovė tė Dibrės (1916 dhe 1920), nė Kastriot (1923), nė Krumė (1928), nė Vlorė (1929). Pas viteve ’30, ai vendoset pėrfundimisht nė Tiranė ku zhvillon njė veprimtari tė dendur si drejtor i Medresesė sė Tiranės, si drejtor i revistės "Zani i Naltė" (organ i Komunitetit Musliman Shqiptar), nė krye tė sė cilės ai qėndroi nė vitet 1930-1939.
Haki Sharofi kishte arsim pedagogjik. Kishte studiuar nė normalen e Elbasanit si dhe kishte ndjekur shkollėn pedagogjike "Darul-Mualiminė" tė Dibrės.
Gjatė punės sė tij nė fushėn e botimeve u dallua pėr trajtime serioze tė temave me karakter fetar, social, etik dhe filozofik. Shkroi edhe shumė poezi. Nė mėnyrė tė veēantė ka meritėn pėr hartimin e serisė sė librave "Edukatė fetare e morale", tekste mėsimore kėto qė u shfrytėzuan pėr mėsimin e besimit nė shkolla shtetėrore, ku jepej dhe mėsimi i fesė. Te librat "Edukata fetare e Morale "spikasin disa kėrkesa tė moralit islam nė kushtet tona, ku zėnė vend disa parime themelore tė kėtij morali, tė shpjeguara thjesht e pėr masat e tė gjitha moshave, tė asaj periudhe me shtrirje tė kufizuar tė arsimit laik. Kėto tekste kanė njė ndėrtim dhe strukturė delikate shumė tė pėrshtatshme pėr kohėn qė u botuan. Duke u nisur nga kėto vlera, biblioteka myslimane shqiptare e Miēiganit (USA) i ka ribotuar ato kohėt e fundit.
Krahas veprave tė mėsipėrme, duhet shėnuar se edhe "Kalendari mysliman" qė u botua pėr disa vite me radhė ėshtė vepėr e tij.
Haki Sharofi nė vitet e fundit tė jetės sė tij ka bashkėpunuar me Arkivin Qendror tė Shtetit dhe Arkivin e Institutit tė Historisė, duke dhėnė njė kontribut tė vyer nė pėrkthimin e dokumenteve me rėndėsi historike, qė ishin nė gjuhėt e Lindjes: arabe, turke dhe persiane. Gjithashtu ai ka lėnė njė trashėgim tė pasur me pėrkthime, siē janė:"Tefsiri shqip", "Parimet e nalta tė islamit", "Ajete tė Kur’anit" etj.


Postuar nga Indrit datė 26 Prill 2004 - 22:08:

ka prape

HAMID GJYLBEGAJ
Demokrati i Pakorruptuar

Pinjoll i njė familjeje tė dėgjuar shkodrane me tradita patriotike Hamid Gjylbegaj, u shqua me veprimtarinė e tij si njė intelektual me formim solid, si demokrat i pakorruptuar dhe atdhetar i paepur.
Lindi nė Shkodėr nė vitin 1888. Mėsimet fillore i bėri nė vendlindje, ndėrsa ato tė mesme nė Shkodėr e Manastir. Mbaroi akademinė ushtarake nė Stamboll. Mbajti qėndrim patriotik, qė dėshmohet me pjesėmarrjen e tij kundėr lėvizjes sė Haxhi Qamilit, ithtarėve tė "Sedai Miletit", antifashist dhe antikomunist.
Hamid Gjylbegaj ka njė aktivitet tė pasur si intelektual. Ka botuar 14 pėrmbledhje poezish, shkrime tė ndryshme, ndėr tė cilat po pėrmendim: "Flutura ndėr lule"(1921), "Monumenti i atdheut" (1934), "Drita e sė vėrtetės"(1933), "Cikrrime filozofie" (1934), "Fyelli i barive" (1943) etj.
Hamid Gjylbegaj kishte njė formim fetar ku mbizoteronte nė mėnyrė tė veēantė panteizmi bektashian. Ishte njohės i thellė i tesavufit islamik, pra misticizmi qė e pėrshkonte botėkuptimin e tij ishte i mpleksur me mjaft pikėpyetje, ku mbisundonte drita e sė vėrtetės me trinomin e drejta, e mira dhe e bukura. Nė kėtė hapėsirė mendimi mbizotėronte madhėshtia e njeriut, njohja e vetvetes. Siē e dimė Muhammedi (a.s.), nė mes fjalėve tė tjera ka thėnė: "Qė tė njohėsh Zotin duhet tė njohėsh mė parė veten". Biseda rreth kėtij subjekti Hamid Gjylbegaj, siē tregojnė bashkėkohėsit e tij, zhvillonte pothuajse ēdo ditė nėn hijen e ēinarit pranė shtėpisė sė tij.
Hamid Gjylbegaj ishte njė pėrfaqėsues i mendimit mė tė pėrparuar. Ai ishte njė teist liberal, i cili nė poezitė e tij filozofike pėrēoi filozofinė islame dhe nė mėnyrė tė veēantė ai propagandoi tolerancėn fetare, qė e transmeton filozofia islame nė kushtet e vendeve shumėkonfesionale.
Vdiq nė vitin 1979 nė Elbasan.

HASAN EFENDI NAHI
Dijetari, Myderrizi Gojė-ėmbėl

Hasan Efendi Nahi ėshtė nga personalitetet islame qė la njė emėr tė nderuar dhe njė vepėr qė jeton nė pasardhėsit e vet, qė me aq kujdes, dashuri e besim i pėrgatiti qė tė shėrbejnė nė gjuhėn e vet amtare. Atdhetar, alim dhe hoxhė-myderriz i shquar, la emėr nė Prizren, Ferizaj, Gjakovė, Prishtinė e nė tėrė Kosovėn.
U lind mė 12 mars 1905 nė Gjakovė nga njė familje intelektuale, me formim tė shėndoshė fetar. Mėsimet fillestare, si dhe medresenė i kreu nė vendlindjen e tij, prej nga niset, nė vitin 1930, nė Egjipt, pėr studime tė larta, nė Universitetin e njohur "El-Azhar".
I diplomuar nė universitet, caktohet nė detyrėn e predikuesit shėtitės, duke dhėnė mėsim edhe nė Medresenė e Ferizajt. Vazhdon me pasion tė madh punėn e myderrizit, prandaj nė vitin 1943 e emėrojnė drejtor i Medresesė "Mehmet Pasha" nė Prizren, duke qenė njėkohėsisht edhe Kryemyfti. Me mbylljen e medresesė, nė vitin 1948 e deri nė vitin 1958 e kryen detyrėn e imamit nė Gjakovė.
Ai luftoi hapur pėr shkollėn nė gjuhėn shqipe dhe pėr ruajtjen e medresesė nga sulmet pėr ta shkatėrruar, duke filluar me mbylljen e saj. Kur mė 1956, u vendos mbyllja e medresesė nė Gjakovė, Hasan Efendi u tha hapur e prerė pushtetarėve: "Ma mirė kallne Gjakovėn, se sa ta mbyllni Gjimnazin".
Nė shtator tė vitit 1958 caktohet profesor nė Medresenė "Alauddin" nė Prishtinė, ku shėrben dy dekada, duke dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė pėrgatitjen e kuadrit tė ri, nė arsimimin e disa gjeneratave tė vetme nė gjuhėn shqipe, tė arsimit islam.
I dalur nė pension nė vitin 1978, Hasan Efendiu nuk pushoi sė punuari pėr fe e atdhe, duke u marrė me studime, e sidomos me pėrkthimin e Kur’anit tė Madhėruar, duke i dhuruar lexuesit shqiptar, pas dhjetė vjetėsh punė, njė vepėr aq shumė tė pritur (nė vitin 1988-R.Z.).
Ai ishte njė personalitet i rrallė nė sytė e rinisė, tė cilėt e mbanin dhe e ēmonin pėr misionar, alim, profesor dhe vizionar tė shquar. Pleqtė, nė anėn tjetėr, e respektonin shumė miqėsinė e tij, nga se edhe ai i nderonte pa masė.


HILMI MALIQI (SHEH MALA)
Personalitet i Shquar Fetar, Arsimor Dhe Kombėtar


Hilmi Maliqi (Sheh Mala), personaliteti i shquar fetar, arsimor dhe kombėtar ėshtė njė nga bijt e denjė tė Kosovės e tė mbarė viseve shqiptare. Studimet i kreu nė Medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren, ku u pais me bazat e njohurive islame, duke u ngritur mė pas nė nivele tė larta tė mendimit islam, veēanėrisht nė fushėn e tesavufit. Punoi fillimisht si imam e pastaj si myfti nė rrethin e Rahovecit. Shtėpia modeste e tij, alias teqe e Melamive, u kthye nė njė qendėr tė rinisė pėr edukatėn islame. "Melami" do tė thotė tė kritikosh vetveten, tė jesh autokritik.
Sot teqet e melamive, si vėllazėri dervishėsh, ndodhen nė Suhadoll tė Mitrovicės, nė Prizren e nė Rahovec. Kėtij tarikati i pėrkisnin shehlerė tė fortė fetarė si Ymer Lutfi Paēarizi nga Prizreni, Sheh Jonuzi nga Suhadolli, Sheh Mala nga Rahoveci, Sheh Sulejmani nga Gjakova, etj. tė cilėt, pėrveē se udhėhiqnin teqetė e veta, lanė dorėshkrime qė dokumentojnė pėr njė punė shumė tė dobishme nė fushė tė historisė sė letrave dhe tė shkrimit shqip nė kėto troje.
Sheh Hilmi Maliqi ka shkruar disa poezi, tė cilat kėndoheshin si ilahi nėpėr teqe. Krijimtaria poetike e Hilmi Maliqit, si dallim nga ajo e shkruar nė prozė, do tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve dhe amatorėve tė shumtė tė fjalės sė shkruar shqipe. "Divani" i tij do tė bėhet objekt studimesh edhe pėr vlerat e tij gjuhėsore nga akademik Idriz Ajeti, si dhe studiues tė tjerė, veēanėrisht pėr tė interesuarit nė ēėshtje fetare e kulturore.
Ky pėrsonalitet ka hyrė nė historinė e arsimit e tė shkollės, madje edhe tė mendimt pedagogjik, pėr veprimtarinė e tij me vlerė, krahas asaj fetare, edhe nė fushėn e arsimit. Nė shkollat e asaj kohe, si nė mejtepet, iptidaijet, ruzhdijet, idadijet dhe medresetė, nė tė cilat mėsonin shqiptarė, u dalluan disa myderrizė ndėr tė cilėt dhe Sheh Hilmi Maliqi nga Rahoveci.
Halim Maliqi ka ushtruar edhe mėsuesinė, duke shkruar vepra nė gjuhėn shqipe me alfabet arab. Veprat e tij kanė dhe ide pedagogjike. Ka ushtruar veprimtari fetare dhe arsimore nė Rakovec.
Nė teqen e ndėrtuar me ndihmėn e popullit kontribuoi si arsimtar dhe klerik, madje mė tepėr si arsimtar. Nė teqe, ku kishte hapur shkollėn, pėrveē mėsimit fetar, zhvillonte edhe aritmetikė, gjeografi e lėndė tė tjera. Vlerėsonte edukatėn e punės dhe rekomandonte punė fizike pėr nxėnėsit, duke i ēmuar tė gjitha llojet e punės. Natyra e tij e drejtė bėnte t’i vlerėsonte njėlloj, sipas aftėsive reale, tė gjithė nxėnėsit, t’i trajtonte ata pa pėrdorur ndėshkime fizike, duke krijuar njė mjedis tė ngrohtė e duke nxitur miqėsinė nė mes tyre.

HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI
Studjues i apasionuar dhe ligjėrues i rrallė

Shkenca e edukimit bashkėkohor, pėrfshirė edhe pedagogjinė, shkrijnė nė njė, veprimtarin edukative tė teologut, pedagogut, didaktit, kur kėto fusha janė zhvilluar nė nivelin e duhur. Kėto drejtime veprimtarie janė harmonizuar e shkrirė natyrshėm nė personalitetine Haxhi Hafiz Mahmut Dashit nga Tirana.
I lindur nė Tiranė nė vitin 1873, Mahmut Dashi trashėgoi traditėn e pasur tė familjes e tė paraardhėsve tė tij, nė fushėn fetare e atdhetare, me aftėsinė e theksuar rrezatuese tek mikro e makromjedisi i tyre nėpėrmjet fjalės sė zgjedhur e tė argumentuar, e cila natyrshėm shkonte drejtė e nė zemrat e mendjet e tė pranishmėve. Ai ishte njė interpretues i aftė i Kur’anit dhe tė Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencės islame nė Medresenė e Pėrgjithshme tė Tiranės, deri nė vitin 1961, kur u mbyll ky institucion nga regjimi monist, vit nė tė cilin ndrroi jetė edhe hafizi.
Mahmut Dashi i dha pėrparėsi tė veēantė punės edukative me njerėzit, duke nėnvizuar se nuk njeri tė paedukueshėm, se me njeriun duhet menduar e i gjetur gjuha, qė edhe ujku tė zbutet, e tė mos mbetemi duke u marrė vetėm me qingjat.
Veprimtaria e tij ishte shumė e gjerė, ai nuk mjaftohej vetėm me ngarkesėn mėsimore nė Medresenė e Tiranės, por punoi edhe si predikues nė xhaminė e rrugės sė Kavajės, e cila sot quhet "Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit".
Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmė tė thella tek shumė nxėnės tė tij, mjaft prej tė cilėve punuan e u afirmuan si personalitete tė shquara kombėtare e fetare, arsimore e kulturore, nėmes tė cilėve shquhen studiues tė shquar orientalistė si Vexhi Buharaja, teolog e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Hakil Repishti, studiues si Shaban Demiraj nė fushėn filologjike, etj.
Veprimtaria atdhetare e Mahmut Dashit ėshtė vlerėsuar me dekoratėn pėr veprimtari patriotike", pėr njė aktivitet tė pandėrprerė nė dobi tė kulturės kombėtare.
Kėshtu teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrė me dinjitet nė historinė e kulturės shqiptare e tė arsimit nė veēanti, duke mbetur njė shembull i madhėrishėm i edukatės dhe i kulturės shqiptare.


MULLA ISMAILI
Atdhetar dhe Fetar i Patrembur

Mulla Ismaili gjatė gjithė jetės sė tij u shqua nė mbėshtetje tė forcave pėrparimtare, pėr zhvillimin dhe emancipimin shoqėror tė bashkatdhetarėve tė tij.
U lind nė Komogllavė tė Moravės sė Epėrme, ndoqi studimet nė medresenė e Shkupit, tė cilat ia ndėrprenė, duke e mobilizuar ushtar nė ushtrinė e Mbretėrisė Jugosllave. Mbėshteti dhe predikoi luftėn antifashiste dhe bashkimin kombėtar. Veprimtaria e tij u pėrqendrua nė kėto drejtime:
Sė pari, nė kryerjen me ndėrgjegje tė lartė tė detyrės sė tij si hoxhė, duke kapėrcyer pa lėkundje presionet qė i bėheshin pėr t’u tėrhequr nga ndėrtimi i xhamisė sė madhe nė Ferizaj (ndėrtimi i minaresė), e cila u ngrit. Duke qenė edhe Kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Komunės, ai rrezatoi edhe nė drejtime tė tjera pėr pėrballimin e situatės sė vėshtirė nė mbrojtje tė institucioneve islame.
Si pėrkrahės i sė resė, ai nuk mbėshteti klerikėt fanatikė qė pengonin arsimin e femrės. Pėrkundrazi predikonte se "Dituria ėshtė obligim Kur’anor". Vetėm njeriu i ditur mund t’i kuptojė nė thellėsi dhe t’i respektojė me vetėdije porositė e Zotit xh.sh. Ishte kundėrshtar i kolegėve fanatikė, qė kundėrshtonin marrjen me sport, futboll, arte figurative e muzikore, garderobėn elegante, qė nuk ishte e tepėruar e nuk i shkaktonte dėm individit as shoqėrisė.
Sė dyti, ishte mbėshtetės i fuqishėm i arsimit dhe i shkollės nė gjuhėn amtare shqipe. i mirėpriti dhe i ndihmoi iniciativat pėr hapjen e shkollės shqipe nė Komogllavė, nė vitin 1946, duke lėshuar dhomat e babait tė vet dhe tė kushėrinjve pėr banesa tė mėsuesve. Bėhet shembull pėr djemtė e vet dhe vajzat e kushėrinjve, qė tė shkolloheshin mė tej, nė arsimin e mesėm e tė lartė.
Sė treti, flet hapur dhe kundėrshton emigrimet masive nė Turqi, duke predikuar: "Kėtu kemi lindė, kėtu do tė vdesim. Nuk e luftuam (Osmanin) pėr t'u tretur e braktisur nė Anadoll, por qė tė jetojmė tė lirė nė trojet tona."
Sė katėrti iu kundėrvu mbledhjes sė armėve, ēarmatimit tė popullit shqiptar nga ana e serbėve, prandaj edhe e rrahėn publikisht dhe e masakruan, por nuk u thye.


Postuar nga Indrit datė 26 Prill 2004 - 22:10:

MULLA REXHEPI
Drenice 1905 – 1976


Nė vitet e shkėputjes sė Kosovės prej trungut Amė, shovinistėt serb pėrdorėn dy rrugė kryesore pėr asimilimin e popullit shqiptar nė atė pjesė, gjysmė, tė mbarė viseve shqiptare: tė mbyllnin ēdo vatėr dije nė gjuhėn amtare, pra shkollat shqipe dhe, sė dyti, tė nxisnin e impononin largimin pa kthim tė shqiptarėve nė krahinat e Turqisė.
Mulla Rexhepi iu kundėrvu kėsaj politike antishqiptare, duke pėrdorė njohuritė e tij, si medresist i diplomuar pėr mėsimin e fesė, nėpėrmjet mejtepit, edhe pėr mėsimin nė mėnyrė ilegale tė gjuhės shqipe. Kėtė veprimtari e zhvilloi qė nga viti 1934 e deri nė vitin 1944, kur u hapėn kurset e shkollat nė gjuhėn shqipe.
Mulla Rexhepin e zgjodhėn kryetar tė shoqėrisė "Drita", e cila kishte nė programin e saj mėsimin e gjuhės amtare shqipe, mbledhjen e pasurisė gojore, tė folklorit tė pasur nė ato treva dhe kundėrvėnien ndaj emigrimeve nė Turqi, si strategji antikombėtare shqiptare e serbėve.
Duke mbajtur lidhje tė mira me studentėt e medresesė tė Shkupit, mulla Rexhepi gjeti mbėshtetje nga ana e tyre dhe kolegėve, ēka e gjallėroi veprimtarinė e tij ilegale .
Edhe mbas Luftės sė Dytė Botėrore, ai vazhdoi veprimtarinė e tij atdhetare, duke i shėrbyer fesė dhe kombit tė vet, duke pėrdorė edhe detyrat shoqėrore, ku u zgjodh nė mbrojtjė tė popullatės nga sulmet e OZN-sė. Mė 1949 e burgosėn si bashkėpunėtor i Rifat Berishės, duke i qėndruar besnik idealeve tė tij deri nė vdekje.
Mulla Rexhepi zė vendin e tij tė nderuar edhe nė historinė e arsimit shqiptar, si njė inkurajues e pėrhapės i gjuhės amtare nė kushtet e rėnda tė veprimtarisė ilegale. Prandaj radhitet nė radhėt e hoxhallarėve atdhetarė te shquar ė te mėsuesve tė gjuhės amtare.




NASRUD-DIN ALBANI (SHQIPTARI)
Hadithologu mė i Shquar i Kėtij Shekulli


Nasrud-din Albani (Shqiptari) ėshtė hadithologu mė i shquar i kėtij shekulli dhe pėrsonaliteti mė i njohur i kolonisė shqiptare tė Shamit (Sirisė) nė Lindjen e Afėrme, e cila nė hapėsirėn kohore dyshekullore, e diktuar nė rrethana tė caktuara historike pėr t’u shkėputur nga trungu i saj nė Ballkan, arriti tė ruajė me pėrpjekje e sakrifica tė ndėrgjegjėshme identitetin e vet. Mbi tė gjitha, pjesėtarėt e saj ruajtėn gjuhėn, traditėn, mallin dhe nostalgjinė pėr vendlindjen, emrin dhe krenarinė pėr dheun e tė parėve.
Vendasit qė nė fillim ata i quajtėn Arnautė e ndonjėherė Albanė. Iformacione tė natyrave tė ndryshme pėrcjellin jetėn dhe veprimtarinė e tyre. Por pėr fat jo tė mirė, ata ende nuk kanė marrė vendin e tyre tė merituar nė historiografinė dhe publicistikėn tonė, pa ēka edhe pėrfundimet pėrgjithėsuese rreth ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi do tė jenė tė mangėta.
Nasrud-din Albani, rrjedh nga njė familje shkodrane e shtresės sė zanatēinjve tė qytetit. Nė vetet ’30 emigroi sė bashku me familjen e tij nė Damask tė Sirisė. Arsimin fillor e bėri nė shkollėn shtetėrore "Isaf Hajrie", ku mėsoi gjuhėn arabe.
Nasrud-dini nuk u mjaftua vetėm me kėtė, por ndoqi mėsimet qė zhvilloheshin nė shkollat e vjetra tė Damaskut, ku dėgjoi ligjėratat e dijetarėve mė tė shquar tė kohės. Dhe si i ri u njoh me literaturėn burimore tė gjuhės dhe tė letėrsisė arabe, si: "Sherh Ibni Akil", "El -mufas-sal" tė Zemasheriut, "Shudhur Edh-dheheb" tė Ibni Hishamit etj. Kėshtu, pas njė rruge tė gjatė me njohjen e gjuhės arabe, tė cilėn arriti ta pėrvetėsojė mė sė miri, ai filloi tė njihej nga tė gjithė pėr forcėn e interpretimit dhe mundėsitė e mėdha qė kishte nė tė argumetuarit e vlerave gjuhėsore e letrare.
E gjithė kjo e mundėsoi atė qė tė orientohej nė studimin e Fikhut dhe tė jurisprodencės islame, mėsimet e para tė sė cilės i mori nga profesori i njohur Seid El-Burhani, para tė cilit lexoi autorėt mė tė njohur tė medhehebit Hanefi, si: "Merakil Felah" tė Sherniblalit, "El Kitab" tė Ibni Hasen El-Kud-Durit etj. Nė kėtė kohė ai u njoh edhe me shkencat tjera islame si: Usuli fikhun (bazat e fikhut), Tefsirin (komentimin e Kur’anit), Mustalahul hadithin (terminologjia e hadithit), Ahlakun (vepra mbi moralin), edukatėn, kulturėn, historinė etj.
Kėshtu edhe, pse nė moshė tė re, ai arriti tė hetojė vlerat e mėdha qė bart me vete trashėgimia islame me opusin e saj madhėshtor nė fusha tė ndryshme tė shkencės dhe jetės sė popujve. Kjo e shtyu atė tė mendojė pėr njė angazhim mė serioz nė klasifikimin e vlerave reale tė haditheve tė Profetit tė fundit, Muhamedit a.s. Kjo bėri qė ai tė diplomohet nė kėtė shkencė duke pasur si prof. Ragip al Tab-bah. Ai kėtej e tutje qėndronte me orė tė tėra nė bibliotekėn Ez-zahirijje tė Damaskut, duke hulumtuar mbi dorėshkrimet qė gjendeshin aty. Nasrudin Albani frekuentoi edhe biblioteka tė tjera, duke grumbulluar tė dhėna, qė e bėnė atė tė jetė njė autoritet shkencor nė shkencėn e Hadithit.
Me kalimin e kohės shqiptari nga Shkodra filloi tė bėhej i njohur si studiues dhe mendimtar i niveleve botėrore nė lėmin e shkencės sė hadithit. Por famėn e arriti me projektin e tij tė madh (madje lirisht mund tė themi mė tė madhin nė historinė e hadithit tė kohės sė re) nė klasifikimin e haditheve tė Profetit a.s. Ai bėri klasifikimin e njohur tashmė si frut i punės sė tij, duke i ndarė hadithet nė dy grupe tė mėdha me titujt:"Silsilet el ehadith el-sahiha" -(vargu i haditheve tė vėrteta) dhe "Silsilet el ehadith ed-daife"-(vargu i haditheve tė dobėta). Edhe pse ky studim do dekada e i kalon dhjetėra vėllime, ende ėshtė nė qendėr tė aktivitetit tė Nasrud-din Albanit.
Opusi i tij tani pėrfshin mbi 136 vepra shkencore, prej tė cilave 16 prej tyre janė kritika shkencore, 55 vepra dorėshkrime tė pabotuara, 29 vepra tė botuara disa herė, 30 cenzurime shkencore nė lėmin e shkencės sė hadithit, 6 retushime tė librave tė njohur si: El-Uluv, Sahih Muslim, Sahih Buhari, Shemail Muhammedije etj. Pėr kėtė ai konsiderohet nė botėn islame si njė nga autorėt mė prodhimtarė tė shekullit tonė, nė fushat e hadithologjisė, letėrsis artistike arabe, historisė, kritikės letrare, sociologjisė, etikės, pedagogjisė etj.
Kėshtu ky erudit i shkencės dhe i kulturės botėrore, e nė veēanti asaj islame, duke shėrbyer si pedagog nė Universitetin e Medinės (Arabi Saudite), e pastaj si profesor i qendrave mė tė mėdha akademike studimore tė Libanit, Emirateve tė Bashkuara Arabe, Jordanisė etj. arriti tė ēmohej nga tė gjithė bashkėkohėsit e tij: "Muhad-dith El Asr" (shkencėtar i shekullit nė lėndėn e hadithit).
Sot punonjėsit shkencorė tė islamologjisė moderne i referohen veprės sė Nasrud-din Albanit.
Fatkeqėsisht duhet thėnė se Nasrud-din Albani edhe pse i gjakut tonė, dhe megjithėse krijimtaria e tij shkencore dhe letrare kap njė periudhė mbi 30 -vjeēare, nė Shqipėri mjerisht njihet pak, dhe, mė saktė, nuk njihet me madhėshtinė e tij intelektuale.
Gjatė periudhės sė sundimit tė shtetit totalitar, ku interesat kombėtare iu nėnshtroheshin interesave partiake, dhe ku pothuaj ēdo gjė qė krijohej jashtė kufijve shtetėrorė shqiptarė dhe qė nuk i pėrgjigjej ideologjisė marksiste leniniste konsiderohej e padėshiruar, nuk ēoi vetėm nė cungimin e kulturės kombėtare, por edhe nė cungimin e vetė kombit. Ky kolos i kulturės islame i pėrket edhe kulturės shqiptare. Ne shpresojmė qė jo vetėm veprat e tij, por edhe fizikisht ta kemi pėrballė intelegjencės sonė shqiptare pėr ēėshtje tė caktuara.


MULLA ZEKĖ BĖRDYNA
Njė Jetė Pėr Besimin Islam, Arsimim Nė Gjuhėn Amtare Dhe Kombin Shqiptar


Mulla Zekė Bėrdyna u lind rreth vitit 1918 nė fshatin Novosellė tė Pejės, nė njė mjedis prapanikėrie kulturore, ku nuk kishte as mejtep e shkollė, ku analfebitizmi ishte nė shtrirje absolute.
Nė vitin 1926 e fillon medresenė nė Pejė, pėr ta vazhduar mė tej te mėsuesi Fahri Efendiu, i njohur pėr dijenitė e gjera. Kėshtu, Zeneli (Mulla Zeka i ardhshėm) u pėrgatit qė edhe ai t’u japė mėsim tė tjerėve. Ishte koha kur shkollat laike shqipe qenė mbyllur nga ligjet e rrepta tė pushtuesit, pėr asimilimin e brezėrive tė reja. Por, pati edhe prej mėsuesve tė njohur pėr fusha tė tjera tė shkencave, si gjuha e letėrsia shqipe, historia, matematika, gjeografia etj.
Njė nga mėsuesit qė e kreu shkėlqyeshėm kėtė detyrė, qe Mulla Zeka, i cili ngriti njė mejtep nė fshatin Radavc, pikėrisht nė vitin 1938, i cili, pėrveē lėndėve tė besimit dhe tė gjuhės amtare e shkencave shoqėrore me karakter kombėtar, u mėsonte nxėnėsve edhe lėndė nga psikologjia.
Prej vitit 1941 e deri nė vitin 1944 Mulla Zeka qe nė frontin e Rozhajės dhe Novi Pazarit, duke iu kundėrvėnė ēetave ēetnike me ēetat vullnetare. Nė njėrėn prej kėtyre betejave, nė vitin 1943, nė masakrėn e Bihorit, plagoset rėndė edhe Mulla Zeka, i cili ishte nė detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė ēetave vullnetare.
Nė vitin 1948 burgoset dhe kalon nėpėr burgjet e rėnda tė ish -Jugosllavisė tė "Bella Kuēa-s" nė Nish, ku kaloi katėr vite, dhe nė Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dėnuar me motivacion tė shpifur e fals tėrėsisht, si prostalinian. Atje Mulla Zeka i qėndroi burrėrisht torturave mė tė egra, duke mbetur i papėrlyer dhe i nderuar. Nė njė rastė duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pat thėnė "mė e vėshtira pėr mua ishte tė bart gurė..!? Po tė ishte pėr tė ndėrtuar diēka do ta bėja me dėshir..! Por ne ishim tė detyruar t’i bartnim gurėt sa nė njė anė sa nė anėn tjetėr".
Mulla Zeka pasi doli nga burgu pėrveē si imam i fshatit Novosell, ku organizonte edhe mėsim besimin me nxėnėsit e fshatit, ai u aktivizua sidomos nė pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerėzve. Prandaj me tė drejtė e quajtėn edhe pioner i pajtimit tė popullit nė Podgor. Ato probleme qė nuk i zgjidhte ligji i shtetit tė instaluar i zgjidhte Mulla Zeka. Vdiq po nė robėri, me 12 janar 1987. Nė varrimin dhe ngushėllimin e familjes sė tij mori pjesė e pothujse tėrė Kosova



Vejsel Xheladin Guta
Atdhe janė tė Pandara



Nė plejadėn e hoxhallarėve tė shquar kosovarė tė shekullit tonė, qė binomin fe e atdhe, din e vatan, e konceptuan tė pandarė dhe qė kėsaj bindjeje i kushtuan gjithēka: mundin, talentin, sakrificat dhe vetėmohimin, bėn pjesė dhe Vejsel Xheladin Guta nga Zaskoci i Ferizajt.
Arsimin fillor Vejsel Guta e mori nė vendlindje, kurse tė mesmin fetar e pėrfundoi nė Prizren nė vitin shkollor 1937-1938 nė medresenė "Mehmet Pasha", ku Vejseli vazhdoi studimet pėr dymbėdhjetė vjet. Aty i jepej rėndėsi e madhe, krahas lėndėve tė tjera, edhe mendimit letrar shqip me alfabet arab, si dhe gjuhės e kulturės shqiptare.
Ai u shqua nė mes bashkėnxėnėsve tė tij maturantė pėr aftėsitė e tij nė gjuhėt orientale, si dhe pėr njohuritė qė kishte fituar nė letėrsinė shqipe, qė lexohej ilegalisht nė atė kohė. Pėr kėto rrezultate ai u caktua mėsues i medresesė, por nuk punoi aty, sepse u vendos nė Voinoc, ku qėndresa kundėr politikės shkombėtarizuese sllave ishte nė apogje. Nė kėtė fshat ai organizoi mejtepin, qė fitoi tė njohur nė tėrė zonėn dhe ku numri i nxėnėsve rritej ēdo ditė. Ai iu kushtua poezisė.
Nė shkollėn (mejtepin) e Vejsel Gutės, veē lėndėve fetare, zhvilloheshin edhe lėndė tė tjera si: matematika, astronomia, gjeografia dhe historia. Ajo u bė qendėr e pėrhapjes sė diturive nė gjuhėn shqipe, e cila mėsohej ilegalisht. Gjatė viteve 1941-1945, mejtepi i Vejsel Gutės u bė njė shkollė kombėtare-fetare, ku nxėnėsit merrnin njohuri edhe nga historia e Shqipėrisė dhe gjuha e letėrsia shqipe.
Vejsel Guta ishte poet i lindur. Ai i thurte mendimet e tij me lehtėsi tė madhe nė vargje. Nė ndėrtimin e poezive ndoqi teknikėn e poetėve persė, gjuhėn dhe veprat e tė cilėve ai i njihte shumė mirė. Ilahitė qė bėri i thuri nė formėn e kasideve, qė i pėrngjanin poezive perse edhe nga pėrmbajtja, por ai nė pėrmbajtjen e tyre trajtonte probleme sociale e politike si dhe probleme morale. Tė pėrmendura janė poemat: "Ēohu prej gjumit more vlla", "Mos e le udhėn, o insan", "Fjalim shqip a than", "Ej ju tė par ehli vatan" etj.
Si mėsues e myderriz ai diti tė sinkretizojė edukimin fetar me atė patriotik, punėn legale me atė ilegale. Shumė nga tekstet dhe poezitė fetare qė pėrshkoheshin nga fryma patriotike u mėsoheshin nxėnėsve nė klasa, duke sfiduar kėshtu ndjekjet e organeve policore serbe. Shumė ilahi dhe kaside tė Vejsel Gutės u bėnė tema mėsimi pėr talebet e medresesė "Alaudin" tė Prishtinės. Kėto ranė nė sy tė organeve policore dhe u bėnė shkak pėr ndjekjen e tij.
Vejsel Xheladin Guta, i njohur nga populli i Kosovės edhe me emrat "Mulla Vejseli" dhe "Mulla Vejsel Vionoci", la pas njė trashėgim tė pasur nė krijimtarinė e tij poetike, la njė emėr tė mirė me punėn qė bėri si mėsues, fitoi autoritet nė veprimtarinė e tij si imam dhe si patriot i madh


Postuar nga Shėn Albani datė 27 Prill 2004 - 15:16:

E lus moderatorin t“i fshije keto shkrimet e fudit , jo pse kane qellim propagandistike, por se nuk i lexon askush dhe nuk i pershtaten temes se hapur. Ato shkrime zene vend pa vend dhe mund te gjenden ne dhjetra faqe fetare. Ato qarkullojne viteve te fudnti qyshkur nje tuf nejrzish ka vendosur ta rikomponoje historine kombetare dhe qyshkur keta Turqine e paraqesin jo si pushtuese, sic ishte, por si mike qe na ka bere mire....Per hoxhallaret nuk ka cka te shkruhet,a ta kane luftuar perparimin dhe srsimimin bashk me Serbine...dikund dikund e bejen e edhe sot...


Postuar nga Keni datė 27 Prill 2004 - 20:36:

Shen Albani nuk mund te fshihen mesazhet kot. Ato mesazhe nuk kan ndonje fyerje apo shkelje te regullores. Atomund ti lexoj gjithkush qe ka deshire.


Postuar nga Shėn Albani datė 27 Prill 2004 - 22:42:

E qarte se nuk ka fyerje, por jane jasht teme, keshtu humbet diskutimi dhe nuk dihet me per cka e kishim fjalen...-


Postuar nga i_krishteri datė 28 Prill 2004 - 13:26:

Keni

Dua te them se eshte e drejte qe mos te mbahen fjalime kaq te medha se i largojne forumistat qe ketej. Nese duan te shkruajne gjera kaq te gjata ne forum duhet te shkojne tek faqja per islamin. Nuk them qe ti heqesh por qe te paralajmeroshe se nuk jane ne temen e fese islamike por ne temen e diskutimit fetare qe eshte per te gjithe..

Nuk e kam per ndonje gje por fakti eshte se duhet te diskutohet ketu dhe jo te largohen njerezit
Flm per mirekuptimin


Postuar nga ENISS datė 28 Prill 2004 - 14:15:

Edhe une jam e mendimit se ketu nuk eshte hapesira e duhur per te postuar referate pa fund te huazuara nga literatura ku as autoresia e as burimi nuk na jepet. Kjo teme ka per qellim prononcimin e anetareve me ate cka ata mendojne vete lidhur me kete ceshtje dhe te argumentojne me ate cka eshte pjese e bagazhit te tyre njohes dhe intelektual. Mund te na qelloje rasti te bindim dike brenda kesaj teme me nje material shtese per te argumentuar, por ai nuk duhet te perbeje thelbin e prononcimit dhe te jete nje referat i gjate pa fund sepse vertet do stononte.
Materialet e Indritit vertet qe na corientuan ca edhe na humbi drejtimi i diskutimit.
Fare mire mund te zhvendosen diku ne forumin e muslymaneve brenda ketij nenforumi, se kjo teme eshte per anetare te nje diskutimi me te gjere lidhur me fene.


Postuar nga BETERRI datė 07 Maj 2004 - 18:57:

To black

o plako,un nuk njof ndonje musliman qe ka mbiemer krishti???gjoni kola marku etj..po.kjo tregon se kush kemi qene ne.po kush e ka fajin sipas jush mer qe ne jemi vendi me i prapambetur ne ....bote kisha me than.ai tjetri na permeni nji thanje te nji.....von TETOVA,sipas tij njeri shum i njoftun,i njoftun ku??? se ne ne shqipni nuk e njofim vlla
,na trego pak biografin e tij.nuk ju ban kush me ndrru fe tani ne shekullin XXI,rrini aty ku jeni ,nuk na duheni gja jo.


Postuar nga BETERRI datė 08 Maj 2004 - 15:29:

Per Dena dhe gosacameria!!!!

Nga te gjithe ata qe shkruan ketu pashe qe vetem dy nga ato me krijuan nje,sdi si ta them,e para gocacameria,nje injorante qe sdo shum mend per ta kuptuar,nuk ja vlen te lexosh se qa ka shkru se ne rradhe te pare shqipja e saj ishte shum e manget,po ik moj goce e tregoje injorancen tande diku tjeter,nuk asht vendi ketu per ato budalleqet e tuja,p.s ate shprehjen shkodrane nuk e dike hiq prandaj lene krejt se jam shkodran vet.Kurse dena uuuuffffff nje antishqiptare do thoja ,u bane ti moj arabeshke qe te dyshosh per figuren e te madhit GJERGJ KASTRIOTI???Turp te te vije,po lexoj shume nga keta arabfoles qe mundohen te hedhin poshte figuren e SKENDERBEUT,dhe perqa e bajne dihet,qe ne shqiptaret te mos jemi krenare per asnji paraardhes tonin,por nuk kane shanse,edhe diqka tjeter ,nuk mendoj se ne shqiptaret jemi bashkepuntor te grekut apo te serbit,perjashto arabofilet qe po mundohen te fusin nje rryme fetare shum fundamentaliste SAUDITE ne shqiperi,ishim mire me bektashinjte.Te gjith e dime se nuk futemi ne EU ngaqe jemi me shume muslimane,dhe sidomos pas ngjarjeve te 11shtatorit,por pritni se nuk ka mbaruar akoma,stuhi edhe me te forta na presin.


Postuar nga dena datė 04 Qershor 2004 - 14:20:

beterr akoma me ofendime ti?
E kuptova se ky eshte stili yt tashme...
vetes nuk i fal nje gje, qe shkruaj ne tema te tilla sidomos ne nje teme si kjo, kur enisi mendon se islamizmi eshte nje fatkeqesi e shqiptareve.
Me ate qe kam then pak me siper, se islamizimi nuk ka hyre ashtu sic duhet, kam per qellim se eshte mesuar 'Zh' para Į', pra ne Shqiperi nuk pasqyrohet apo reklamohet tamam ashtu sic eshte ne te vertete islami dhe mesazhi i tij,
ndersa per Skenderbeun eshte nje histori me vete, te kunderten e te ciles e kemi mesuar ne shkolle qe ne kohen e Dulles,....cti besh ashtu sic jemi mbrujtur do ecim....
dhe se fundi vazhdon akoma ajo shprehja, qe fatkeqesia jone eshte vete shqiptari,
-Qe te qeverisesh duhet te qeverisesh vete veten nje here,
-Fakti kryesor qe nuk hyjme ne BE , eshte korrupsioni,
-Turqia ska nevoj te futet ne BE, ka qene 5 shekuj superfuqi, keshtu qe si intereson shume edhe pse eshte vend islamik...
.....................etj, etj..etj.........


-------------------------------------
gjithkush degjon ate qe kupton


Postuar nga ENISS datė 04 Qershor 2004 - 14:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha dena
vetes nuk i fal nje gje, qe shkruaj ne tema te tilla sidomos ne nje teme si kjo, kur enisi mendon se islamizmi eshte nje fatkeqesi e shqiptareve.


Kam pershtypjen qe se ke idene akoma se c'mendoj une.
Hidhi edhe nje sy temes. Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare per shqiptaret??? Eshte nje pyetje, qe do te thote se bashkarisht ne kete teme mund ta diskutojme nese eshte apo jo.
Ti shkruajte per te thene cmendojme ne te tjeret apo cmendon ti? Se per mua e ke kuptu gabim


Postuar nga Keni datė 04 Qershor 2004 - 22:54:

Eniss mos e vrit shume mendjen se dena nuk ka mendime per asnje tem por vec mundohet te kritikoj dhe te fyej te tjeret. U ve faj te tjereve kur per vete eshte e mbytur deri ne gryke.


Postuar nga Indrit datė 05 Qershor 2004 - 09:12:

Pershendetje!

Besoj se kjo teme eshte konsumuar me kohe e ska nevoje me te grindemi.

Mesa po shoh une kjo paska kaluar tani nen titullin:"A eshte fatkeqesi dalja jashte teme.

Keni edhe Enniss.!

Cdo njeri gabon ose keqkupton dicka prandaj do ju lutesha te te mos gjeni rast per te vene dike me shpine per muri per nje keqkuptim.

Qellimi ne nje diskutim nuk eshte te mundesh tjetrin porqe te dale ne pah sa me qarte e verteta.

Dhe nuk diskutohet qe cdo person ka metoden e tij ne kete.

Paqe.


Postuar nga ENISS datė 05 Qershor 2004 - 14:47:

Indrit2004!
Si nismetare e temes, me takon me i sajdis icik prononcuesit ketu. Aq me teper kur mu referua mua. (cituar nga dena: kur enisi mendon se islamizmi eshte nje fatkeqesi e shqiptareve)
S'me lejohet me e sqaru qe e ka kuptu gabim e ta sqaroj me e kuptu me drejt?
Ku tu duk se e vura me shpatulla pas murit?
Shume veshtire u ka bo me u mor vesh knej.
Nuk dime si te shkruajme qe ta kuptoni realisht me qellimin per ate qe e shkruajme. Amon mer na leni me fol rehat. Bojini verejtjet ku duhet, se do konsumoheni masnej e kur ti boni verejtjet me te drejte, sdo jua vej veshin mo njeri.

moderim te mbare


Postuar nga Keni datė 05 Qershor 2004 - 14:50:

indrit hidhu nje sy postimeve te denes dhe pastaj ec e gjykoj enis dhe keni.
Postimet esaja jan te gjitha jashte teme mbsi nuk ben diskutim per temen por kritik per diskutusit


Postuar nga BETERRI datė 05 Qershor 2004 - 14:56:

Dena......

"ndersa per Skenderbeun eshte nje teme tjeter,te kunderten e se ciles e kemi mesuar qe ne kohe te Dulles"-nuk e kuptova se "cilen"te kunder ke mesuar ne shkolle?????


Postuar nga dena datė 07 Qershor 2004 - 09:16:

eniss, nese seshte mendimi yt tema ne fjale, ska ndonje gje te madhe, je e lire te shprehesh mendimin tend.Mesa kam kuptuar une vetem fus xixat.......keshtu qe keni pakez te drejte te acaroheni, por jo dhe aq sa te preokupohen aq shume per Kadarene apo Skenderbeun, sic ben beterri.......ate qe ka mesuar ne shkolle ai, (nese ka bere), kam mesuar dhe une.....
Keni, nese stili im eshte te bej replika apo te kritikoj te tjeret sic mendon ti, shihe pak stilin e beterrit i cili ne nje teme tjeter me ofendoi mua dhe gocacamerine..ti mendon se ktu nuk ia vlen te nderhysh.....?????. Kisha pershtypjen se e kishe kuptuar tashme..

---------------------------------------------------
gjithkush degjon ate qe kupton


Postuar nga Indrit datė 07 Qershor 2004 - 11:40:

Eniss dhe Keni!

Kur u ktheva ne shqiperi vjet kishte dale nje fjale shume e bukur popullore ndosha ka qene edhe me pare por une se pata degjuar.

Fjala qe"Une bos ti bos, po lopen kush do ta kullose?"

pra edhe ne nese bam njeri e shaj tjetri po dale se duhet te toleroje dikush.
E rendesishme ju kerkoj ndjese por gjithmone nga e mira u nisa.
Cdo te mire.


Postuar nga Keni datė 07 Qershor 2004 - 12:20:

Dena me vjen shume keq qe kritikat e mi i mer te njeaneshme. Une nuk mbaj anen e beterit apo anen e dikujt tjeter. Une jam moderator dhe detyra ime eshte te neutralizoj te gjitha problemet dhe keqkuptimet. Jam munduar qe ta bej kete me cdo menyre, por nuk do te thot qe jam perfekt, nukmund ti lexoj te gjitha mesazhet nje per nje, pranda dhe posht cdo mesazhi eshte linku "Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt ". Ky link eshte vendosur per te ndihmuar modertoret dhe per te kerkuar te drejten nese mesazhi permban shkelje te regullave te forumit ose fyerje. Kete duhet ta kishe ber ti. Ne rast se do kesh nje fenomen te tillperseri, denonco mesazhin te moderatoret qe te marinmash ndaj anetarit ne fjale.
Gjithsesi te falenderoj per mirkuptimin


Postuar nga red-dragon datė 15 Qershor 2004 - 02:12:

se besoj se islamizmi ika prish noj pun shqiperis

kjo tem rroma per toma pom duket po nejse se se besoj se islamizmi ka prish noj pun ne shqiperi kur ni koh kemi kryministrin fatos nano artodoks ne qeveri qe spo le gjo pa bo aman edhe ju se skan te bej feja islame epo katolike ne rregullimin e shqiperis po thuaj jan gjith grabiqar ne shqiperi kush merr pushtetin o burra te vjellim sa me shume mos perzini fen islame apo katolike e noj tjeter ne kto muhabete se na u bet si bushi


Postuar nga Sunlight datė 16 Korrik 2004 - 13:45:

Wink

po qe e ke mire ti red-dragon, me shume po na prishin pune ata ne qeveri sesa fete mor vlla, fete kane punen e vet, praktikojne per te mire pavaresisht nga menyra e zgjedhjes se tyre.......ne shqiptaret jemi e keqja e vetes sone..skemi per t'bo hajer me kete mentalitet qe kemi.
Islamizmi, Eniss, eshte nje fe si gjithe te tjerat por me dicka te vecante, ajo urdheron te besosh vetem Zotin Nje,...........
faktikisht kjo fe, tashme ka nje reputacion jo te mire, dhe ne shqiperi eshte kthyer ne nje gogol i zi, ketu ne Itali, islamizmin vertet disa e shohin me ate friken e frymes terroriste, por askush nuk mendon se si fe ka ate qellim, sepse ka shume myslimane intelektuale dhe punetore, te cilet perpiqen te sillen dhe te jetojne si te tille, ndersa per mendimin tim, islamizmi nuk mund te jete kurrsesi nje fatkeqesi per shqiptaret, e vetmja fatkeqesi e jona eshte se nuk dime te tolerojme dhe te respektojme te drejtat e njeri-tjetrit........
Zoti na udhezofte!


Postuar nga erzeni_be datė 01 Gusht 2004 - 18:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha i_krishteri
por mos harroni se ka akoma edhe tani ato qe bejne feja islamike dhe katolike..

feja islamike vrete(jane fetar islamik te lindur islamik ata qe hidhen ne ere per budallalleqe dhe perdorin dhe emrin e Zotit duke e ēnderuar Zotin...

jane prifterinje katolik ata qe jane pedofila dmth qe shkojneme femijet e vegjelqe te shfryjne aktet seksuale te tyre..kshtu shperdhosin emrin e Zotit.

apo doni akoma???

[/B]


Pershendetje Te gjitheve.
pershendetje i Krishtere.

Doja te thoja qe deri diku jam dakord me mendimin tuaj, por nuk jam shume dakord me menyren e te shpehurit.
Nuk eshte feja ajo qe vret apo qe perdhunon femijet.... jane te ashtequajturit "fetare"
Dhe keta te ashtequajturit "fetare" nuk ē'nderojne as nuk perdhosin Zotin, Zoti Vete eshte i Perktyeri i Persosuri e I Pasterti, por ata jane qe poshterojne vetveten dhe fene e tyre ne syte e te tjereve.

Qe t'i rikthehemi temes, qe eshte shtruar, mendoj se feja (cilado qofte ajo) nuk ka pse te jete fatekeqesi per nje komb.

Nese dikush mendon se Islamizmi po na pengon ne integrimin tone ne Europe, i shquar apo i pashquar qofte ai (personi), e ka shume gabim, edhe nese (islami) vertete eshte pengese, turpi le te jete per Europen dhe dyfytyresine e saj.

Dhe pastaj harrojne ata "te shquarit" si Kadare qe na i leshojne ato fajlet si lopa...
se Islamizmi tek shqiptaret nuk eshte futur ne menyre te dhunshme.
E ashtequajtura importuese e shunshme e Islamit ne Shqiperi, pati nen zoterimin e saj edhe fqinjet tane... por fqinjet tane me sa di une jane ortodokse apo te katolike.

Por megjithate, do dehiroja t'u thjoja atyre "nostalgjikeve" te se kaluares tone, d'akord po kthehemi ne "kaluaren" qe te shmangim kete "pengese"...
Po sikur kjo "Europa e Famshme" na behet naziste per shembull
me M. Le Pen , Jorg Haider e te tjere si keta?

A nuk do duhej qe ne shqiptaret te nderronim edhe nje here pllaken, per tu radhitur ne racat Ariane, sikur qe edhe na kane cilesuar ne kaluaren tone???

Ju Faleminderit.


Postuar nga badgirl datė 23 Gusht 2004 - 22:13:

Exclamation teme interesante kjo

mendoj qe gjerat nuk jane aq te ndara me thike dhe se ka edhe gri jo vetem bardhe e zi. Une per vete jam krishtere, gjithashtu si gjithe familja ime deri ne sa breza mund te numurohen mbrapsht. Jam rritur ne Shqiperi dhe jam rritur ortodokse, duke festuar te gjitha festat ne fshehtesi, dhe me respect ndaj feve te tjera. Jo se une besoj ne to por sepse une besoj qe secili ka te drejte te besoje aty ku do; aty ku e gjen me mire veten.
Gjithsesi mendoj se keto tema spara behen pa shkelur njeri ne "kallo".
Mesa kam lexuar une , askund nuk permendet vrasja, tradhetia, etj...
Bile 10 ligjet e para qe zbriti Moisiu nga mali ishin kunder tyre , gjithashtu dhe ligjet baze mbi te cilat mund te ndertohet bota e perkryer. Eshte faji apo merita jone qe nuk e bejme dot. Ndaj edhe Shqiperise nuk ja ka fajin islamizmi komplet. Pa ofenduar njeri !!! do te thoja qe disa elemente apo zakone ne islamizem e demtojne pak shoqerine ne sensin social.Por jo sepse K'orani (sorry po ta kem spelluar gabim) te meson per keq , por sepse disa gjera qe ne kohrat e lashta kane qene te domosdoshme ,ndoshta , tani jane te teperta ose nuk mund te aplikohen me sic ka rjedhur jeta, megjithate baza e fese qendron gjithmone, pavaresisht se si interpretohet.
Kryesisht mendoj qe ne Shqiperi fajin e ka mungesa e fese dhe jo llojet e saj. Nuk jam dakort qe njerezit te konvertohen per arsye kot apo se eshte moda, por ama nuk jam dakort qe ne shqiperi te vinin arabet dhe te vishnin vajzat e vogla nga 12 vjec me shami ne koke dhe te na cojne akoma me mbrapsht. Ne shqiperi ka qene myslimanizmi po kurre nuk ishin shkaterruar kishat apo vakefet nga myslimanet deri disa vite me pare nga shkollat e medreseve dhe nxenesit e tyre nen influencen e profesoreve arabe. Shqiperia nuk ka nevoje per keto ne kete gjendje qe eshte.


Persa i perket historise, te gjithe e dime se cila eshte feja e pare ne shqiperi, kush mendon se u kthyen pa dhune eshte ne 'denial' .
Fakti qe u kthyen ne kohen e turkut por edhe tani ne kohen e grekut tregon qe shume shqiptare nuk i vene rendesine e duhur apo kane perkushtimin e duhur. NUk dua te akuzoj njeri dhe nuk e diskutoj qe ka shqiptare fetare te vertete apo edhe qe thesht e besojne Zotin pa i vene emer.


'Feja e shqipetarit eshte shqipetaria' -- Kjo qendron vetem ne faktin se dy shqiptare kurre nuk bien ne nje mendje dhe ndoshta te vetmen gje qe kemi te perbashket eshte qe jemi shqipetare!

Respekt


Postuar nga BETERRI datė 11 Shtator 2004 - 21:27:

Red Dragon..

Ti thua plako qe muslimanizmi nuk na ka bere ndonje gje te keqe???E thua nga pervoja personale apo me te degjuar??E keqja qe na ka bere Islamizmi e ka fillesen qe ne shekullin e XIV e deri ne ditet tona!!!Me 1905 Osmanet nxoren dekretin per Islamizimin e te gjithe Shqiptareve,kjo u kundershtua me force nga keta te fundit,por po e them kete per ata qe propagandojne qe Islamizmi ne trojet shqiptare u prit me lule!


Postuar nga kontinenti datė 01 Tetor 2004 - 23:01:

hahahaha......... fatkeqesia kombetare

Kur lexoj per ate hyrjen ne Europe ...dhe si kusht ka nderrimin e fese, me vjen per te vjelle !
Ne qoftese ne bejme tregeti me shpirtin do te thote qe e shesim veten per nje vlere te pakte sic eshte perfitimi material. Por, askush nuk eshte i perjetshem mbi kete planet dhe,ne qoftese besojme ne Zotin,askush nga ne nuk do pyetet se a e kishte pasaporten e BE-se apo jo .
Europa e transmeton veten si demokratike dhe nga ana tjeter ketu na del se me qe jemi muslimane nuk mund te hyjme ne te.
Askush nuk ka te drejte te nderhyje ne lirine time te ndergjegjes.
Asnje fe nuk eshte fatkeqesi kombetare !
Fete qe kemi ne ne Shqiperi bazen e kane te njejte ,ngatarresat i kane bere njerzit neper kohra.
Ai Indriti eshte teper i sakte ne gjykimet e tij te cilat i ka te argumentuara !
Fatkeqesi kombetare nuk eshte dhe nuk mund te jete kurre islamizmi !
Fatkeqesi kombetare ishte Enver Hoxha i cili nuk ishte islamist!
Fatkeqesi kombetare jane tradhetaret e sotem qe po i pijne gjakun Shqiperise me mashtrimet e tyre mafioze .
Fatkeqesi kombetare jane kryeministrat tane te cilet jane te shitur tek greket dhe cdo gje behet nen diktatin grek .
Ne konceptin ''fatkeqesi kombetare '' qe na ka paraqitur ajo vajza ne fillim ,mendoj se shume anetare nuk kane arritur ta perceptojne si duhet kete koncept. Fjalet ''fatkeqesi kombetare'' e kane shenjestren te drejtuar tmerrresisht gabim.
Si perfundim po them se : vete tema eshte jashte teme........ne qoftese me lejohen keto fjale .
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga badgirl datė 02 Tetor 2004 - 16:09:

Angry

harrove te permendje qe Fatkeqesi per shqiperine ishin ata qe kur ishin ne qeveri futen arabet dhe fundamentalistet ne shqiperi dhe i hapen dyert injorances dhe jihadit.
Shqiperine e bene fole per terroriste, shkollat i hapen qe te recrutonin djemte dhe vajzat i veshen me ferexhe.


Postuar nga i_pafajshem datė 02 Tetor 2004 - 16:54:

Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve??

Eshte nje pyetje qe u drejtohet anetareve dhe vizitoreve te forumit, eshte nje pyetje qe le shteg per debat dhe nuk cileson islamizmin si fatkeqesi kombetare tonen. Pra duhet edhe njehere te bejme dallimin midis pyetjes qe shtrohet ne kete teme dhe nje realiteti inekzistent. Nuk duhet te keqkuptojme temen, thjesht nje debat mbi kete pyetje duhet te vere ne dukje nje gje qe disa e konceptojne ndryshe nga disa te tjere.


Postuar nga kontinenti datė 02 Tetor 2004 - 18:02:

Ajo fatkeqesia...

Bad girl.......jo arabet por edhe kinezet te vijne edhe eskimezet te vijne ,ato vajzat qe the ti nuk i veshen te huajt sepse vajzat e mbuluara pike se pari kane prinder,kane vellezer ,kusherij etj.etj.
Mbi te gjitha ato vajza kane veten e tyre,sepse ty bad girl,nuk mund te te veshe njeri jashte deshires tende,vecse po deshe ti vete.
Vendimi i nje vajze pse eshte aq i forte kur dashuron nje djale te cilin nuk ja do familja. Edhe ti bad girl ,besoj se di shume raste kur nje vajze iks atakohet me prinderit dhe ja mbath pas djalit qe dashuron apo pas atij ''rrugacit te keq'' sic mund te cilesohej djali nga prinderit e vajzes.
Ke mi plot prova qe nje vajze po deshi nje gje.....e ben !
Pra mos i bej arabet kaq te zote qe te nderhyjne ne familjet tona.
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga kontinenti datė 02 Tetor 2004 - 18:12:

per te pa fajshmin

I pa fajshem ... qe eshte nje pyetje ajo qe thua ti kjo shikohet edhe nga shenja e pikesimit ne fund.
Por kjo lloj pyetje qe ajo vajza e ka hapur me tendence ( mos t'i vije keq ) bie ndesh me popullin shqiptar.Bie ndesh edhe me cdo popull tjeter .
Une per vete kurre nuk e marr guximin te hap nje teme me pyetjen :
Krishterimi fatkeqesi kombetare ???
A e kupton ti i pa fajshem se c'do te thote liri e ndergjgjes?
Lirine time te ndergjegjes ti merr guximin dhe e quan fatkeqesi kombetare ( ! ) A je ne vete apo jo ?
Diktatin e bente diktatura me pare duke nderhyre ne lirine e ndergjegjes se popullit,duke i ndare burrat nga grate e tyre per ceshtje biografie,duke i diktuar se cfar duhej te pelqente e cfare jo,si duhej te vishej e si jo,me ke duhej te ishin shoke e me ke jo .
E kuptove i pa fajshem ???????????
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga kontinenti datė 02 Tetor 2004 - 18:33:

Per te Krishterin

I krishteri.......
Ne qoftese ka muslimane qe bejne gjera te keqia ashtu sic the edhe ti...kjo nuk ka lidhje fare me fene muslimane.
Tjeter eshte feja e tjeter eshte njeiru.
I krishteri...ne qoftese ka prifterij pedofile e pederaste ,kjo nuk ka lidhje fare me krishterimin. Prifti njeri eshte,mund te jete i keq ose i mire.
Nje prift pederast kurresesi nuk mund ta perfaqesoje krishterimin me ate qe ai vete ben.
Nje terrorist musliman kurresesi nuk perfaqeson islamizmin me ate qe ai vete ben.
Por gabimi yne eshte se......qofte nje terrorist,qofte nje prift pederast ne e pergjithesojme.
Keto negativitete nuk eshte se i ben feja ,por,njerzit vete.
Meqe ra fjala,askush nga te krishteret ketu ne forum nuk eshte i krishtere,por,ai vetem beson se eshte i tille.
Qe te jesh i krishtere i vertete vetem ta thuash kete fjale duhet ta lajshe gojen nja 10 here,pastaj ta pohosh kete fjale. Sot modernizmi po e mbyt krishterimin me shume se cdo gje tjeter neper shekuj.Sa filma porno ke me ato putanat qe hapin kembet duke mbajtur kryqin ne qafe????
A lejohet kjo ? Kurse ajo qe ben sex ne film i thote vetes : une jam e krishtere ! Ti vertet beson se ajo eshte e krishtere ?
Ajo bed girl me foli me pare per mbulimin.
O bed girl....a ke vajtur ndonje here ne kishe moj vajze ?
Ne kishe o bed girl nuk te lejohet ty qe te mos keshe koken te mbuluar.
Kush nga ne ja ka pare floket (neper filma ) te lartes shen Mari?????
Pra i krishteri...mos bej gabimin e njesimit te fese me prifterijte ,apo te fese me hoxhallaret.
Feja eshte per ate qe e kupton,per ate qe e ndjen.
Feja eshte marredhenia e Zotit me njeriun si individ.
Cdo gje qe ben e ke per veten tende.
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga erzeni_be datė 04 Tetor 2004 - 08:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha badgirl
harrove te permendje qe Fatkeqesi per shqiperine ishin ata qe kur ishin ne qeveri futen arabet dhe fundamentalistet ne shqiperi dhe i hapen dyert injorances dhe jihadit.
Shqiperine e bene fole per terroriste, shkollat i hapen qe te recrutonin djemte dhe vajzat i veshen me ferexhe.




Shume "te qelluara" keto konkluzionet e tua bad girl.
Nuk e di keto ide "te qelluara" i ke nga inteliggjenca qe posedon apo ndoshta nga ambiciet tua partiake...???


nese i ke nga ambiciet apo bindjet partiake do te thoja qe as nuk ekziston ajo ne veteveten tende...


Postuar nga badgirl datė 05 Tetor 2004 - 17:52:

kontinent, niku im eshte badgirl jo bedgirl, po e zeme se ishte typo!!!

ke te drejte, edhe ne kishe duhet qe ne (femrat) te mbulojme floket dhe gjithashtu dhe rregulla te tjera pe r pamjen e jashtme
te mbulosh floket ne kishe dhe te jetosh me fytyre te mbuluar tere jeten jane gjera shume te ndryshme.


Postuar nga badgirl datė 05 Tetor 2004 - 18:02:

wow

erzeni_be

persa i perket inteligjences sime, nuk eshte vendi yt ta vleresosh apo ta dyshosh, ti me inteligjencen qe ke duhej ta dije kete. Me sa kam kuptuar une ketu ne forum jemi per te shprehur mendimet mbi temat qe hapen jo per analizen psikologjike te njeri-tjetrit.

sa per ato qe thashe ne mesazhin e mesiperm:
besoj se fotografia qe u publikua neper gazetat qe qarkulluan edhe ne perendim, nuk e ndihmoi imazhin e shqiperise.
fotoja ishte e zmadhuar sa gjithe faqja e gazetes ku kishte dale ministri yne me Bin Laden ulur kembekryq perkrah njeri-tjetrit.


Postuar nga Niqua datė 05 Tetor 2004 - 19:03:

Re: mendoni pak

Citim:
Po citoj ato qė tha muli
[B.Ket gje ne lidhje me fene Islame e thone njerezit te cilet nuk e kan kuptuar fene e tyre dhe te ta boj me dije ty se feja Islame eshte feja me e mire ne ket rruzull tokesor.Sot shkencetar,intelektual te medhenj krishter po e pranojne fene Islame sepse vetem njerezit e ditur kur lexojne e kuptojne cila eshte feja e drejte dhe e paster.[/B]



Muli kujdes se po na kputesh ne kryq......... Feja muslimanike do te jete feja me e mire ne rruzellin toksore per ty edhe per Muslimat,,, por jo per mua edhe per njerz me besime te ndryshme. Me vjen keq ta them por njoh shum Albanian Muslims qe e muhojne fene e tyre ktu ne Amerike,, biles edhe emerat i ndorrojne i vejne te krishtere,,,,, kurse njerzit qe vijne nga Middle East nuk i bejne kto lloj veprimesh. Shqiperia njifet si shtet Islamik edhe per ket nuk ka shum perkrahje nga shtetet e cilivizur te botes. Sikur bota te jete me te interesum edhe ta studiojne fene Islamike do ishin mendime te tjere,,, sepse eshte nje fe shum e bukur, sic do lloj fesh tjera pa perjashtim. Per mendimin tim nuk eshte tragjedi perfitojme qe jemi Evrope e jo ne shtetet Arabe,,,,,, edhe populli shqiptar eshte shum ma i celivizum. pc


Postuar nga erzeni_be datė 05 Tetor 2004 - 19:11:

Re: wow

Citim:
Po citoj ato qė tha badgirl
erzeni_be

persa i perket inteligjences sime, nuk eshte vendi yt ta vleresosh apo ta dyshosh, ti me inteligjencen qe ke duhej ta dije kete. Me sa kam kuptuar une ketu ne forum jemi per te shprehur mendimet mbi temat qe hapen jo per analizen psikologjike te njeri-tjetrit.

sa per ato qe thashe ne mesazhin e mesiperm:
besoj se fotografia qe u publikua neper gazetat qe qarkulluan edhe ne perendim, nuk e ndihmoi imazhin e shqiperise.
fotoja ishte e zmadhuar sa gjithe faqja e gazetes ku kishte dale ministri yne me Bin Laden ulur kembekryq perkrah njeri-tjetrit.




Te kerkoj te falur... vertete nuk jam shprehur i permbajtur,
e gjitha kjo sepse te pergjithesuarit, dhe ngaterrimi i personit me fene te se ciles ai i perket... me irritojne shume , sepse nuk eshte aspak e drejte.

Sa per ate foton te cilen e ke permendur... vaj per ne, nese e kerkojme imazhin tone tek gazetat...


Postuar nga badgirl datė 05 Tetor 2004 - 23:40:

faleminderit , gjithashtu edhe per MP

ke te drejte persa i perket fotos, por te themi te drejten jane ato foto qe ne paraqesin shpesh here tek bota. asnje nuk na njeh mire apo do te marre mundimin te na njohe per ata qe jemi ne te vertete. apo jo?



c'do gje me mirkuptim
pershendetje


Postuar nga kontinenti datė 08 Tetor 2004 - 03:24:

islamizmi

Bad girl.....pa patur paragjykime ne lidhje me ju, jam i detyruar t'ju them qe te lexoni mesazhin e me parshem te shkruar posacerisht per ju.
Neqoftse ky forum eshte per lojra fjalesh atehere edhe une do ta ndryshoj menyren e te shkruarit tim.Por, me aq sa e kam kuptuar kete forum,ai nuk ka qellim lojrat e ndryshme pervec se disa nderhyrjeve me humor qe mund te behen nga nje here.
Ps. Perse e keni vene nickun tuaj Bad girl?
Ps.fjala nick nuk shkruhet ''niku'' ashtu sic e keni shkruar ju.Po e quajme typo.


Postuar nga badgirl datė 09 Tetor 2004 - 00:44:

kontinentint

badgirl dhe bed girl jane dy gjera shume te ndryshme. Pse e kam une nickun ashtu eshte e njejta arsye pse e ke edhe ti!!!

mendimi im eshte ai qe eshte dhe ty nqs nuk te pelqen mos e lexo
une i pergjigjem temes ashtu sic mendoj pa ofenduar njeri.


pershendetje dhe me falni se dola pak nga tema


Postuar nga kontinenti datė 09 Tetor 2004 - 05:03:

Re: kontinentint

Citim:
Po citoj ato qė tha badgirl
badgirl dhe bed girl jane dy gjera shume te ndryshme. Pse e kam une nickun ashtu eshte e njejta arsye pse e ke edhe ti!!!

mendimi im eshte ai qe eshte dhe ty nqs nuk te pelqen mos e lexo
une i pergjigjem temes ashtu sic mendoj pa ofenduar njeri.


pershendetje dhe me falni se dola pak nga tema




E sigurta eshte qe ty nuk te ofendoi askush .
Te pakten une nuk ju ofendova .


Postuar nga badgirl datė 10 Tetor 2004 - 23:17:

Talking


Postuar nga badgirl datė 10 Tetor 2004 - 23:20:

Talking

s'qenkemi marre vesh fare

une e kisha fjalen qe i pergjigjem temes "islamizmi........." pa dashur te ofendoj shqipetaret myslimane apo besimtaret e kesaj feje kudo.

gjithsesi me falni per keqkuptimin dhe per tu 'pajtuar' takohemi tek bari i thashethemeve te pime nga nje

pershendetje


p.s. nuk jam e nevrikosur, se kur nevrikosem une i thyej te tera


Postuar nga erzeni_be datė 11 Tetor 2004 - 20:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha badgirl
une e kisha fjalen qe i pergjigjem temes "islamizmi........." pa dashur te ofendoj shqipetaret myslimane apo besimtaret e kesaj feje kudo.




Me thene te drejten nje shprehje e tille, dhe te tilla si keto, nuk jane vetem, siē thote populli, per te fshier ... ate.

Vetem titulli i kesaj teme mjafton per te prekur dhe cenuar sedren e muslimaneve shqiptare dhe 1/6 se botes.

Por nejse... theniet , nxitiet dashakeqe, shpifjet e pergjithesimet, nuk bejne gje tjeter veēse pengojne..., por ne asnjemenyre nuk mund te ndalojne ...


Postuar nga kontinenti datė 11 Tetor 2004 - 21:17:

Erzeni be

Erzeni_be ne nje mesazh kam shkruajtur se, vete tema eshte jashte teme.
Une nuk do kisha guxim per vete te hapja nje teme me pyetjen : Krishterimi fatkeqesi kombetare !
Nuk do e kisha kete guxim sepse nuk kam te drejte te hap kete lloj teme dhe as te bej kete lloj pyetje.
me rrespekt
Kontinenti


Postuar nga erzeni_be datė 13 Tetor 2004 - 21:34:

Re: Erzeni be

Citim:
Po citoj ato qė tha kontinenti
Erzeni_be ne nje mesazh kam shkruajtur se, vete tema eshte jashte teme.
Une nuk do kisha guxim per vete te hapja nje teme me pyetjen : Krishterimi fatkeqesi kombetare !
Nuk do e kisha kete guxim sepse nuk kam te drejte te hap kete lloj teme dhe as te bej kete lloj pyetje.
me rrespekt
Kontinenti




Kontinenti, respektet e mia gjithashtu.
As une nuk do te kisha guxim te hapja tema te tilla provokuese, jo nga frika, por nga sedra... sa per ate te drejten... nuk besoj se e pres nga njerez te tille si keta BETTERRAT apo moderatoret .... qe hapin tema provokuese.

Por une mendoj se kam plotesisht te drejte te hap tema sqaruese ne replike te temave te tyre provokuese, jo per te nxitur urrejtjen por per t'u treguar atyre se respecti i tjetrit eshte i domosdoshem.
Per t'i bindur sadopak per gabimin e tyre trashanik...

Per kete qellim e kam hapur nje teme sqaruese te Besimet Fetare me titull "Bemat e Krishterimit=2000 vjet krim terror e represion"
Ne kete teme do t'u paraqes lexuesve faktet historike... te bemave ne fjale.
S'jam une qe e kam shkruar historine... dhe provat e argumentet gjenden brebda saj.

Te pershendes.


Postuar nga tresh datė 19 Tetor 2004 - 16:02:

Re: Erzeni be

Citim:
Po citoj ato qė tha erzeni_be
Une ne te njejtin nen forum ku gjenden temat e lartpermendura, hodha ne diskutim nje teme "kisha dhe pedofila"
Te nesermen tema ime ishte spostuar
tek diskutimet shoqerore, me justifikimin hipokrtit se nuk i perket nen forumit ku gjendej ( besimet fetare)

Temat provokuese qe permenda ne fillim i perkasin "besimit fetar"?!!!!
Per tu siguruar per keto qe te thashe, shko te lutem dhe shiko pergjigjen qe kam marre nga KENI tek "kisha dhe pedofilia".

pershnedetje.


Nuk e di se c'pergjigje tjeter deshe nga Keni....pse te njejten pergjigje do te merrje edhe nga shumica e moderatoreve te FH.
Sa per dijeni ne kete nenforum ishte edhe nje moderator i fese islame po asnjehere nuk kerkoi te spostohet apo te fshihet tema apo te gjitha temat e tjera qe te duken ty te qellimshme e keqadashese mbi fene islame ....
Jo sa here qe i mbushet mendja apo si pelqen dikuj dicka ne forum e qe ben kerkese do s'spostojme temat.Ska kuptim te plotesohen deshirat e te gjitheve se atehere do kishim anarki
3SH


Postuar nga SUNBELOVED datė 19 Tetor 2004 - 19:13:

Tema nuk eshte keqdashese, eshte keqkuptuar.


Postuar nga X-File datė 21 Tetor 2004 - 09:47:

Re: Re: Erzeni be

Citim:
Po citoj ato qė tha erzeni_be




Por une mendoj se kam plotesisht te drejte te hap tema sqaruese ne replike te temave te tyre provokuese, jo per te nxitur urrejtjen por per t'u treguar atyre se respecti i tjetrit eshte i domosdoshem.
Per t'i bindur sadopak per gabimin e tyre trashanik...

Per kete qellim e kam hapur nje teme sqaruese te Besimet Fetare me titull "Bemat e Krishterimit=2000 vjet krim terror e represion"
Ne kete teme do t'u paraqes lexuesve faktet historike... te bemave ne fjale.
S'jam une qe e kam shkruar historine... dhe provat e argumentet gjenden brebda saj.



me gjith respektin qe kam dua te them se :
respektit dhe fyerjes, sidomos ne shkrimet e tua sikur u mungon nje nderlidhje ose nuk po mund ta kuptojm "filozofin" qe perdor.

E sa u perket fakteve historike, prej vet faktit qe qendron e shkruar, do te thot se dore njeriu ka qene ajo qe e ka shkruar, dhe kur dikush fillon te shkruaj diq kunder vet vehtes, sigurisht se do te reduktoj diqka, prandaj edhe nuk i besoj aq shum, fakteve te shkruara historike.


Postuar nga erzeni_be datė 29 Nëntor 2004 - 13:59:

Re: Re: Re: Erzeni be

Citim:
Po citoj ato qė tha unforgivable

E sa u perket fakteve historike, prej vet faktit qe qendron e shkruar, do te thot se dore njeriu ka qene ajo qe e ka shkruar, dhe kur dikush fillon te shkruaj diq kunder vet vehtes, sigurisht se do te reduktoj diqka, prandaj edhe nuk i besoj aq shum, fakteve te shkruara historike.




A mos don fakte gojore Zotrote!!!!!
Nese i permbahesh kesaj teorie absurde ne lidhje me faktet historike te shkruara, ateher si mund t'i besojme Bibles???
Bibla vete eshte e shkruar nga dora e njeriut...


Postuar nga dancenation datė 29 Nëntor 2004 - 18:11:

Nqs ti Erzen nuk i Beson njere Bibles,
Atehere ne te krishteret nuk i besojme 1000 here Kuranit tuaj.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.