Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga roke datė 01 Korrik 2006 - 23:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
Brazili - Shihemi pas 4 vjetesh:p

mbase pas kater vjetesh,se edhe mund te mos kualifikohet


Postuar nga lost_soul datė 02 Korrik 2006 - 16:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha posejdoni
... Tipike shqipetare, me pak probleme identiteti...eh dreqi ta marre po ai eshte ende i vogel dhenuk mund ta kuptoje se je femer qe urren ose se paku thote se e ben, ne fakt deshmon per fytyren e vertete te problemeve te shumta qe ka. ....

...refleksione te vetvetes do te thonte nje shoku im


Postuar nga Eyesight datė 03 Korrik 2006 - 12:22:

Sot nuk dashkam te bej asgje.. paskam nje boshllek te papare... qenkam "Peace brother"!!!... dhe nuk kam pire asgje, betohem :p


Postuar nga posejdoni datė 04 Korrik 2006 - 22:58:

Duke lexuar temat ne FH mora vesh se brashkat e tokes na bikan edhe ne pishine. heem! Brashka hesapi...dhe na i pasan then nje breshkushi ne nje shtepi pishinore patjeter...dmth breshka plake i ka then se duhet te gjeje nje vajze te seres se breshkes qe hodhi ne pishine...dhe cuditerisht kjo ndodh pas vdekjes dhe me pas rinjgjalljes se ish gras se dashnorit te dashnores qe kur shkonte te vila e dshnorit gjente ish gruan duke ndere rroba...

Shyqyr qe breshkat mund te tregojne vetem zhguallin ( dmth kurrizin) ja shiheni ne avatar...me mire keshtu se po te nxirrnin fytyren kushedi se cdo ndodhte.

hahahah...pune breshkash


Postuar nga amor alucius datė 05 Korrik 2006 - 10:43:

Mendimi im i vetem i castit?

Ti tregoj brrylin botes duke i thene qe arrita ate qe shumica as i lejon vetes ta enderroje e per te tjerat  le te veje ne djall.YESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS and YESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS
SSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS
SSSSSSSS bastardssssss.


Postuar nga Eyesight datė 05 Korrik 2006 - 13:40:

Mos u merzit Amor, ndonjehere ca njerez e duan kete pergjigje.

Mendimi im i castit: si eshte e mundur qe ankohemi kur jemi shume te zene aq sa arrijme te bejme edhe 10 gjera njekohesisht, e kur biem rehat duam te bejme ndonje pune tjeter??? Me duket sikur po humb minuta nga jeta ime po i lashe te ikin kot..


Postuar nga lost_soul datė 05 Korrik 2006 - 17:46:

une degjova qe nje breshke zhguallperjasht pesoi nje nervous breakdown... ne fakt deliri i filloi qysh kur pa fotografite e ishdashnores se dashnorit ne laptopin qe e kishte harruar tek makina luksoze e dashnorit... kuptoi se ajo ishdashnorja e vdekur e dashnorit kishte qene me e bukur dhe me e suksesshme se ajo.. oh well.. ajo ka vdekur tashme.. askush nuk eshte me e suksesshme se ajo tani... hehehe... keni inat ju te tjeret.. plasni po te doni..


Postuar nga Demokrate4ever datė 05 Korrik 2006 - 18:51:

Nganjehere mendimet e mia te castit nderpresin hovin e te shprehurit qarte
pasi kur hap faqen per te shkruar me dalin para syve komente dashakeqese dhe mendimet me ikin tjeterkund sa them ;me mire spo shkruaj.
ps;-Amor Alucius suksese.Mu be qejfi per ty sepse e meriton te arrish majat e suksesit tend.Je vajze e zgjuar dhe shume respekte nga De....
kiss yll


Postuar nga posejdoni datė 05 Korrik 2006 - 22:04:

po mendoja kete caste nese do te arrinte Faik Konica (jo ai i verteti) ti spjegonte djalit se lloi i breshkave behet agresiv kur i vihet ne dyshim integriteti nderdashnorial. ne kete rast breshka mund te merret edhe si pune sardelesh budallaqe. Me thjeshte akoma mund te kujtoni lojen qe i bejne disa njerez breshkave te stermedha duke i hipur ne kurriz dhe duke mbajtur nje shkop me ushqim para hundes se tyre, E gjora breshke rend per te kapur ushqimin dhe nuk e arrin kurre, Keshtu i duhet thene djalit te vogel...qe nese ti leshon nje karrem te kalbur te tipit : ajo eshte inteligjente" breshka solidare e beson vertete dhe pas disa ditesh mendon se i perket sojit te breshkave qe mendohen se jane intelighente por nr fakt jane nevrike & histerike,

Faik, te lutem leri te kullosin se fundi i fundit breshka jane dhe vetem breshkisht dijne.
"Derguesi i librave" neser niset per ne brgdetin jon. Nje jave pa breshka,

See u my friend


Postuar nga buzeqeshja datė 05 Korrik 2006 - 22:07:

po mendoja tani sesi ka mundesi qe jeta te jete kaq mister dhe po mendoja sesi do te ishte nqs ne do ta dinim fatin tone do ishte me mire apo me keq....sikur te dinim kur do te vdisnim ,endrrat qe do realizonim jo jo jo atehr jeta nuk do te ishte aspak terheqese me mire keshtu mister


Postuar nga NS-6 datė 09 Korrik 2006 - 12:41:

Question mendime pa kuptim???

fundja...gabimet i bejme vete por fajin kurre nuk e pranojme vete...natyre e njeriut qe tia hedhe dikujt tjeter...sa do te mundohemi...prap vetem do ngelemi ne fund...eshte vetem ceshtje kohe!por gjeja me e cuditshme eshte qe e dime...


Postuar nga roke datė 10 Korrik 2006 - 06:42:

Re: mendime pa kuptim???

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
fundja...gabimet i bejme vete por fajin kurre nuk e pranojme vete...natyre e njeriut qe tia hedhe dikujt tjeter...sa do te mundohemi...prap vetem do ngelemi ne fund...eshte vetem ceshtje kohe!por gjeja me e cuditshme eshte qe e dime...

...per koincidence keto mendoj dhe une.......


Postuar nga Fajtori datė 10 Korrik 2006 - 07:34:

Edhe une dikur.... Apo nuk duket ?


Postuar nga Fajtori datė 10 Korrik 2006 - 10:46:

Ndonjehere arrij ne perfundimin se krijuesi i vetes time nuk jam vetem une. Po te mungonin disa persona ne rrethin tim nuk do arrija te isha i njejti njeri, nuk do arrija te replikohesha.

E keshtu kuptoj se padroni i qenies time nuk qenkam vetem une. Dhe kjo eshte e hidhur per tu pranuar.


Postuar nga Eyesight datė 10 Korrik 2006 - 13:00:

Me shume se mendim i castit eshte shperthim i disa javeve me pare...

Dua tia mbath nga keto momente qe me shtrengojne shpirtin, qe me asfiksojne… Shoh perreth meje .. nuk kam askend. Dua te iki, kam nevoje te iki.. E imagjinoj veten: hap deren, dal duke lene pas gjithcka, e nis te vrapoj, vrapoj pa e kthyer koken pas per te pare sakrificen time te kote, kohen time te humbur.... ata qe e shkelen pa meshire mundin tim... qe shkelen drejt e ne shpirtin tim.... vrapoj, tashme e lire, vrapoj... po per ku? Zgjas deshperimisht krahet por vetem era me pergjigjet, era e ftohte qe me mbeshtjell... Vetem ajo, gjithmone ajo mbeshtjell trupin tim... vrapoj deri ne kufij te forcave te mia...e me pas ndalem, ndalem te marr fryme... kraharori me ngrihet e ulet me shpejtesi.. mendoj nje cast... a ishte kjo gjithcka? A u mundova kot? Nisi te capitem ngadale, te eci drejt strofkulles sime te zakonshme, lirise se mendjes sime, aty do te jem e mbrojtur per pak kohe, e mbrojtur nga gjithkush e gjithcka.. Ndoshta do qaj, do psheretij...Po per sa kohe do zgjase kjo agoni? Sa momente, dite e net do te me rrembeje? Nuk ka asgje atje tej, asnje… sa keq kur ndjen boten te te duartrokase e me pas… heshtje e akullt dhe ujq qe skermiten ne erresiren aleate… e di, po pergatiten te me hidhen ne fyt, te me coptojne… ndoshta keshtu i japin fund dhe vuajtjeve te mia.. Ndoshta jo… Eshte e kote tia mbathesh!!! Gjithmone do te jene ne ndjekje, ne pritje te me gjejne te papergatitur.. e une me koken lart, ngadhenjyese (?) - kete nuk e di- apo ndoshta thjesht e qete vazhdoj te eci buze gremines sime.. ndoshta do te bie si me pare.. a do te jete dikush aty te me kape ne fluturim e siper e te me ngreje lart? Nuk e di... kjo tashme mbetet vetem nje kujtim i larget.. nje kujtim i atyre qe u shnderruan ne ujqer… O kohe e humbur, o zemer e thyer, o shpirt i vrare…do mbijetosh e do vazhdosh udhen tende te qete si ai udhetari qe bredh rruge me rruge i perhumbur ne mendimet e tij.. O Zot, jam si uji i rrembyer i nje perroi qe perplaset brigjeve pa u ndalur nje cast…


Postuar nga NS-6 datė 14 Korrik 2006 - 00:08:

ndonjehere jam i mendimit qe mund te bej me shume...por me pas e ndiej veten te pafuqishem...nuk arrij dot ti bind njerezit per ate qe jam...nuk le menyre pa provuar por prape nuk arrij...e kuptoj qe eshte e veshtire,por...thjesht nuk di me cte bej...


Postuar nga lorie datė 14 Korrik 2006 - 19:56:

Cool today i want

some rest for my feet and my soul.it's so beautiful out.
i'm lovin' it


Postuar nga iliriusa datė 15 Korrik 2006 - 03:14:

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.


___Sergej Esenin___



Ku kane humbur valle endrrat e dlira? Magjia qe mbartnim ne sy kur ishim femije. E perse ndjen nostalgji kur lexon vargje te tilla? Si te kishe humbur dicka te rendesishme te cilen s'mund ta marresh mbrapsht persado te mundohesh e perpiqesh?

Nostalgjia avitet ngadal... e njoh... ia di emrin... e mbaj ne shpirt....shtyj ditet ngadale...


Postuar nga tresh datė 17 Korrik 2006 - 22:18:

La pazienza č la virtł dei forti
e qe javen tjeter jam senior manager i Budget Rent A Car i filialit te qytetit e vaiiiiiiiiiiii


Postuar nga Fajtori datė 17 Korrik 2006 - 23:32:

Pse nuk thua ti qe mund te na hyke ne pune. Se ngelem tu i dhene leket dynjase e tu i lut per makina te hajrit.


Postuar nga posejdoni datė 22 Korrik 2006 - 18:03:

degjova se ajka e te semureve eshte zhvendosur ne nje forum tjeter. Mos me thoni se nuk e vini re....


Postuar nga lost_soul datė 22 Korrik 2006 - 19:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha posejdoni
degjova se ajka e te semureve eshte zhvendosur ne nje forum tjeter. Mos me thoni se nuk e vini re....

hahahahaha... e gjetem e gjetem.... urraaaaa....

pse s'me njef mu kush je ti?.. jo jo ti je ai, dmth une, qe fakt kishte ikur.. por ne te dy ishim dhe jemi... ngjasonit shume... por ti je ti, dhe une jam ti.. ..... fjale pa lidhje, por mendim me lidhje.. ..


Postuar nga Unstoppable datė 22 Korrik 2006 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha posejdoni
degjova se ajka e te semureve eshte zhvendosur ne nje forum tjeter. Mos me thoni se nuk e vini re....

U kthyme prap , sa t'ju ngjisim virusin...


Postuar nga Fajtori datė 23 Korrik 2006 - 16:58:

Sa me shume ta mendosh aq me shume e kupton se seksi mes nje cifti ka nje dimension tejet feminil. Eh po, perbehet nga dy sekse, por qe te dy perqendrohen tek trupi i femres, tek ndjesite e saj, keshtu qe e gjithe berja e seksit ka ne shumicen e rasteve nje mbizoterim feminil. Ehhh meshkuj te shkrete....


Postuar nga lost_soul datė 23 Korrik 2006 - 19:00:

hahaha.. ka nota te theksuara homoseksualizmi ne kete qe ke thene faje... pse meshkuj te shkrete !!! te vjen keq qe trupi i mashkullit s'ka te njejtin rol si ai i femres ne seks ?? !! ... hahhaaha .. keshtu i thonte edhe llazi atyre qe e tallnin.. "a ju te shkrete.. provojeni njehere (dmth te provonin ate qe provojne femrat) dhe hajt flasim bashke pastaj."..


Postuar nga ~Enigme~ datė 23 Korrik 2006 - 20:08:

Sa mendime kam hedhur ketu ne kohe pune!!!
Ashtu si bota e billogjise reflekton ne rekorde fosile te prapambetura ashtu dhe ky forum le gjurme qe megjithse speciet zhduken mendimet jane te gdhendura ketu!!!


Postuar nga lost_soul datė 26 Korrik 2006 - 01:06:

po mos te ishte i rralle, nuk do te quhej virtyt.... keshtu eshte puna me sinqeritetin, cilterine, mirebesimin etj.....

me te degjuar e kam... mund te kete shume virtyte, por nje njeri quhet i virtytshem mjafton te kete vetem pak tyre jo te gjithe... kaq poshte ka rene njeriu... ne krahasim me kafshet e kam fjalen... se njeriu keshtu ka qene gjithmone... me nje fjale, kur ne u beme njerez kuptuam qe eshte e veshtire te jemi njerez... dhe nuk tentuam te mbetemi te tille...
cheers.


Postuar nga i/e paregjistruar datė 26 Korrik 2006 - 03:25:

ciles bote i perket kur del jashte shoqerise ku ke lindur???
Ca identiteti ke?

Njeriu ec me ca ide ne jete, dhe nje gje fare e vogel i shkund te gjitha nga themelet. Nje bisede, nje mendim, nje ballafaqim fare i vogel por me impakt te madh. I habitur nga termeti i papritur mbetesh me nje turre guresh perpara dhe kanale te thella ku dikur kishte themele. Ca te bej me keta gure? Si ti vendos? Cilat rregulla me perkasin qe themelet te mos bien prap...

Mendime pa lidhje, po hej kujt i plasi. Fundja, te mijat jane. Ci duhet botes nese kane lidhje apo jo.


Postuar nga Eyesight datė 26 Korrik 2006 - 07:45:

Mendimi i ketij mengjesi - rendesia e asaj me cka merremi. Ne fund te fundit merremi me dicka ne jete, punojme, ndertojme dicka.. Atehere, si mundet dikush te prishe gjithcka qe ke ndertuar e te te beje te fillosh nga fillimi.. dhe me e keqja ne kete eshte qe ti rinis te besh nje pune qe tashme e kishe perfunduar... Si mund te harxhosh gjithe kohen tende per dicka e pastaj ta hedhesh poshte.. kjo eshte humbje kohe, mundi... Kohet e fundit po shoh shume njerez qe po e bejne kete, mbarojne nje pune dhe e rinisin menjehere.. Mund ta mbrosh gjithnje punen tende, ate per te cilen ke harxhuar kohe, mund te te duhet te debatosh, ti thuash dhe shefit tend se AI e ka gabim.. gjithsesi do te kesh mbrojtur punen tende.. ne fund ke sadisfaksionin qe arrite dicka


Postuar nga NS-6 datė 26 Korrik 2006 - 17:36:

65 euro!!!! per me teper qe bileta ishte ponte...ca bohet ktu mer ej...si eshte e mundur qe gjithmone shqiptari do jete ai qe do paguaj me shume...

ju shkruaj nga Bari...aty ku eksodi ka nderruar drejtim...


Postuar nga Cindi datė 26 Korrik 2006 - 18:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha tresh
La pazienza č la virtł dei forti
e qe javen tjeter jam senior manager i Budget Rent A Car i filialit te qytetit e vaiiiiiiiiiiii



Po qe kur keshtu ti more, paske hyp ne pergjegjesi ah. Kujt ia ngule thiken pas shpine

me nis nje fiat mua, se ashtu te vogla i dua une makinat, qe ta kem te lehte me parku dhe me harxhu sa me pak benzine se me cmimet e naftes nuk i dihet se ku do shkojme.


Postuar nga Cindi datė 26 Korrik 2006 - 18:44:

Why we always change the position of the center line?


Postuar nga tresh datė 26 Korrik 2006 - 19:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha football


Po qe kur keshtu ti more, paske hyp ne pergjegjesi ah. Kujt ia ngule thiken pas shpine

me nis nje fiat mua, se ashtu te vogla i dua une makinat, qe ta kem te lehte me parku dhe me harxhu sa me pak benzine se me cmimet e naftes nuk i dihet se ku do shkojme.



ma tha i shkreti....
Tu quoque, Brute, fili mi! latinisht "Edhe ti Brut, biri im! :p
e pas ''vrasjes barbare'' kisha mundesine qe te zgjedh ku si e tek dua


Postuar nga Eyesight datė 03 Gusht 2006 - 08:09:

rrofte kondicioneri!!!!
poshte kondicioneri!!!!


Postuar nga lost_soul datė 07 Gusht 2006 - 04:16:

po ecja sot me makine neper rruget e gjata i humbur ne mendime dhe muzike si shpesh here.. dhe kur mberrita ne shtepi u kujtova sesi gjate rruges s'kisha ndaluar ne asnje semafor (s'ju ka ndodhur ndonjhehere??).. s'kishte mundesi te mos me kishte qelluar asnje semafor gjithe rruges, thjesht s'i kisha kushtuar vemendje...

keshtu eshte edhe puna e jetes dhe qendrimit ndaj saj.. pervec disave qe i kane te gjitha dritat jeshile, ne te tjeret do te kemi ca jeshile, ca te kuqe per te cilat duhet te presim dhe shume shpesh do te jene te verdha - jane ato momente kur ndodhemi perpara vendimeve te rendesishme.. te nxitojme apo te presim radhen tjeter??

sidoqofte une sot i pata dritat jeshile.. jo sepse ishin vertete te gjitha te tilla, por ky ishte qendrimi qe mbajta... truri im kishte vendosur te mos i vinte re te kuqet... ishte ndjenje e cuditcme


Postuar nga Cindi datė 07 Gusht 2006 - 04:22:

Lum si ti.....

Mua kjo me ndodh vetem kur iki ne pune, pikerisht atehere kur une dua te kem sa me shume te verdha dhe te kuqe.


Postuar nga lost_soul datė 07 Gusht 2006 - 04:34:

e shikon... edhe nje prove tjeter e asaj qe thashe siper.. shef truni ne fakt.. se s'ka mundesi te jene te gjitha jeshile ose te kuqe.. ndrysho qendrim dhe do ta shohesh qe semaforet mund te jene edhe blu po deshe..


Postuar nga Cindi datė 07 Gusht 2006 - 04:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
e shikon... edhe nje prove tjeter e asaj qe thashe siper.. shef truni ne fakt.. se s'ka mundesi te jene te gjitha jeshile ose te kuqe.. ndrysho qendrim dhe do ta shohesh qe semaforet mund te jene edhe blu po deshe..


Losti bluja ku te con ne pune apo ne plazh


Postuar nga lost_soul datė 07 Gusht 2006 - 04:44:

kur te filloj te shikoj semafore blu do te konsultohem me pare me ndonje psikiater dhe ne varesi te rezultatit do te jap pergjigje..


Postuar nga Cindi datė 07 Gusht 2006 - 04:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
kur te filloj te shikoj semafore blu do te konsultohem me pare me ndonje psikiater dhe ne varesi te rezultatit do te jap pergjigje..


D.m.th. bluja te coka tek 17-ta, sipas telepatise tende

Naten losto se tani me vertet qe po shoh blu une 12 am vllajo dhe po na djegin syte. Neser pune dhe ishalla jeshile prape


Postuar nga lost_soul datė 07 Gusht 2006 - 05:04:

hehe.. komshiu socialist verior ka pushim neser... une neser shoh vetem drite jeshile per ne cafe ...


Postuar nga lost_soul datė 09 Gusht 2006 - 05:23:

kam degjuar nje shprehje diku "fati = pregatitje + oportunitet"
mendoj qe kjo formule shpjegon 90% te rasteve te atij qe njerezit rendome e quajne fat... 10% i mbetur besoj qe mund te quhet me te vertete fat.. pa dashur te polemizoj me teologet (cdo gje qe ndodh, ndodh per nje arsye - arsyeja e ngjarjes eshte pasoja) apo deterministet (cdo gje qe ndodh e ka nje shpjegim - arsyeja e ngjarjes eshte shkaku)...

ju uroj fat


Postuar nga lost_soul datė 09 Gusht 2006 - 05:32:

une mendoj qe nje njeri pozitiv quhet ai qe respekton hapesiren e tjetrit.. pike. brenda hapesires se tij, cdo njeri duhet te ndjehet i lire, i pacenuar nga askush.. brenda kesaj hapesire askush nuk mund te hyje i paftuar...
epo ja pra qe ka njerez qe e quajne veten shoke dhe te vene ultimatume.. ose kete ose s'kemi shoqeri... keta jane shoket iluzore qe te gjithe kemi pasur rastin t'i njohim ne jete..


Postuar nga lost_soul datė 09 Gusht 2006 - 05:49:

mbajtja e fjales eshte nje premtim qe njeriu me shume i ben vetes, sesa tjetrit.. keshtu e shoh une.. ai tjetri mund te zhduket nga bota ime dhe riduket ne kushte te tjera... c'rendesi ka.... rendesi ka qe ato qe them dhe bej nuk mund t'i kushtezoj nga ekzistenca e dikujt tjeter.. mundohem t'i qendroj besnik vetes sime ne radhe te pare


Postuar nga lost_soul datė 09 Gusht 2006 - 06:10:

eshte interesante sesi krijohen besimet.. thjesht nga nje instinkt, apo thjesht nje enderr.. e perbashketa eshte qe krijohen pa ndonje shkak, apo arsyetim... thjesht arrihet ne konkluzione pastaj kerkohen arsyet....
cuditerisht keshtu ka ecur njerezimi.. dmth njerezit kane piketuar se ku do te shkojne pastaj kane gjetur rruget... ndoshta ketu e kane burimin fjalet "ki besim".. me nje fare menyre jemi ne ata qe e percaktojme te ardhmen tone... kot lodhemi me pikpyetje rreth se ardhmes.. mjafton te shohim besimet dhe endrrat tona.


Postuar nga lost_soul datė 09 Gusht 2006 - 06:29:

cudi sa me cikle zhvillohet bota..
etapa e parafundit ishte greqia e lashte,.. zbulimet e tyre u perdoren me qindra mijera vjet.. derisa erdhi peruidha e rilindjes... per disa qindra vjet u bene zhvillime te reja te medha.. qe mbaruan me fundin e shekullit 19 fillimin e 20-tes... nqs ky cikel do te perseritet, asgje interesante s'do te ndodhe ne 1000-2000 vitet e ardhshme... njerezit thjesht do te bluajne dhe ribluajne therrimet qe lane shkencetaret dhe filozofet e ketyre shekujve te fundit..


Postuar nga Cindi datė 09 Gusht 2006 - 14:20:

Sa bukur flasin disa njerez, dhe eshte fat qe i kemi edhe ketu ne forum.

Shoh se nuk paske pushuar Lost on the Holiday, ke rene ne te thella

Mendim i castit per mua:

Kafeja e mengjezit sot me shijoi duke te lexuar ty. :p:p


Postuar nga cupka datė 09 Gusht 2006 - 15:18:

vertet eshte shume i kendshme Losti. Me kete nofken qe ka zgjedhur me ngjan si Sokrati qe tha "I know that I don't know" keshtu dhe ky qe claims to be a lost soul but truly one of the very few not lost ones.


Postuar nga Enya datė 09 Gusht 2006 - 20:30:

Lightbulb mendime te castit...

=...Ca te them?Ate cfare vertet po mendoj apo ate cfare duhet te mendoj?!E sapokthyer nga shoping dhe sapobera nje dush te shpejte,e mbeshtjelle trup e koke me peshqir,u ula te shkarravis mbi tastiere...S`e kuptoj pse po kerrciska kaq shume;mbase ngaqe qetesia gjithmone eshte jehona e vetme ne shtepine time...Oh,desh ju genjeva,perjashta po degjohet nje sirene ambulance qe iken ne sekonda s`e di ne c`drejtim.Tashme po shkoj te vishemn e te kreh floket.Sikur te kisha nje sherbetor te me vishte apo te me krihte momentalisht,-ndihem pak e keputur;-por jo kurre dembele e vetvetes!=


ora eshte 3:31PM


Postuar nga Klodel datė 09 Gusht 2006 - 23:32:

Me kishte mare malli per henen......


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.