Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Fajtori datė 11 Nëntor 2006 - 10:54:

neglect-i

Cod. B11112006

Nuk eshte e vertete qe disa njerez shkruajne majtas e disa djathtas. Deri me sot nuk kam degjuar te shkruaje njeri djathtas. Arabishtja eshte tjeter pune pastaj.

Mund te kete njerez te vecante qe bejne eksperimente te tilla si puna e Da Vicnit, ose ata qe duan te mbajne shkrimet sekret, por kjo s'ka te beje me ndonje preference te pergjithshme.

Nuk njihet ndonje qender ne tru per orientimin djathtas-majtas. Ka vetem nje sindrome qe implikon kete ndarje dhe e kam spjeguar me pare: NEGLECT (hemispatial neglect). Kjo vjen nga demtimi i lobit parietal te djathte dhe krijon nje deficit karakteristik ne anen e majte te pacientit. E cuditshmja eshte se kjo nuk ndodh anasjelltas, psh nga demtimi i hemisferes se majte dhe duke injoruar hapesiren e djathte. Personat qe kane Neglect injorojne sistematikisht vetem anen e majte, nuk hane ne pjesen e majte te pjates, nuk rruhen ne pjesen e majte te fytyres dhe injorojne objektet ne pjesen e majte. Disa studime interesante kane kostatuar se injorimi i anes se majte behet edhe ne imagjinate. Nje personi ju kerkua te vizatoje sheshin e Duomos duke e imagjinuar sikur ishte perballe kishes dhe vizatoi si zakonisht anen e djathte (injoroi te majten). Pastaj ju kerkua te vizatoje sheshin duke e imagjinuar se kishen e kishte pas shpatullave. Dhe kesaj rradhe pacienti vizatoi pjesen qe mungonte ne vizatim, duke injoruar prape pjesen e majte qe imagjinonte. Ky eshte i vetmi spostim djathtas majtas qe me shkon ne mendje. Thuhet qe ka dhe Neglect te anasjellte, dmth qe injoron anen e djathte, por kjo nuk eshte e sigurte dhe nese ekziston eshte shume e rralle. Ka disa teori per interpretimin e Neglect, por jane vetem teori dhe nuk kane rendesi per temen e ketushme.


Postuar nga lost_soul datė 11 Nëntor 2006 - 17:03:

ke nje fare te drejte, nuk eshte se njerezit shkruajne ashtu,
gjithsesi behet fjale per aftesi gjenetike (s'ka lidhje preferenca) per te shkruajtur ne ate menyre, qe ne fakt eshte ajo qe ka rendesi nga ana gjenetike..
(per ata qe e kane kete aftesi, shkruajne ose jo eshte ceshtje rregullash ne shkolle, apo preference kur vjen puna tek shkrimet personale, ditar etj.)

Kjo menyre te shkruari quhet (ne anglisht) mirror writing dhe korrigjimi qe i duhet bere mesazhit tim me siper eshte kjo s'paska shume lidhje se me cilen dore shkruan personi.

http://www.abc.net.au/science/news/stories/s1119739.htm ky eshte nje artikull qe gjeta ne lidhje me kete


Postuar nga NS-6 datė 11 Nëntor 2006 - 23:17:

pergjigja e pyetjes 69,dhe pyetjet 78&79

Cod. A12112006

ok,po nderhyj sa me postu nje pergjigje te nje pyetjeje qe ka mbet nga 70 te parat dhe mund te vazhdojme pastaj

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja 69
cili eshte nervi me i gjate i trupit te njeriut?



nervi me i gjate i trupit te njeriut eshte nervi shiatik...i njejti qe kur ka ndonje shtypje jep ate semundjen e nervit shiatik sic jemi mesuar ta degjojme (ne terminologjine mjeksore fjala qe perdoret eshte lomboshatalgji...shpresoj te jete kjo ne shqip :p)

po i rikthehem edhe iher asaj ceshtjes se pyeti losti...a mund te kete ndonje ndryshim ne hemisferat e trurit (zhvillim,sasi sinapsesh etj) ndermjet nje personi qe e ka me te lehte ti kryeje veprimet me doren e majte (edhe kemben e majte) dhe njerit qe i kryen me doren e djathte?

gjithsesi,edhe nje sallaks kur detyrohet eshte ne gjendje te mesohet te shkruaje me doren tjeter...nuk eshte gje per tu habit duke qene se truri mund te ndryshoje forme sipas sasise se perdorimit te zonave te veta (sic ndodh psh me zonat motore te gjymtyreve qe priten ose demtohen)...

e nderkohe pyetjet qe ndjekin jane per kuriozitetin e nenave qe e lexojne kete teme:

78.pse qarja e pare e femijes qe sapo lind eshte themelore per te?

79.mund te keni vene re qe ditet e para pas lindjes femija ka pak lekuren e verdhe qe me kalimin e kohes zhduket...pak a shume rreth javes se dyte!eshte dicka fiziologjike ne fakt (ashtu si edhe nje renie ne peshe e femijes ne muajt e pare) nese nuk zgjat me teper se 2 jave...pyetja eshte pse ndodh?
p.s: mund te kerkoni me fjalen "jaundice" ne google ose vend tjeter,ka mundesi te gjeni nje pergjigje...gjithsesi,nese nuk e arrini,pergjigjen e kam
kaq kisha!nuk flas mo!...por ama,po te thote Gani Kasapi...


Postuar nga Izolda datė 13 Nëntor 2006 - 09:59:

Cod. A13112006

Po u pergjigjem shpejt e shpejt pyetjeve te fundit, per mungese kohe.

78. Qarja e pare e femijes ka rendesi per hapjen e alveolave te mushkerive.

79. Ngjyra e verdhe e lekures tek te porsalindurit ne mjekesine shqiptare njihet me emrin ikter dhe shkaktohet nga grumbullimi i bilirubines ne gjak, dmth nje prishje e ekuilibrit mes prodhimit dhe eliminimit te saj per shkak se melcia e te porsalindurit eshte ende e papjekur per nje proces te tille.

P.S. Per nenat e shqetesuara. Mjafton ta nxjerrin femijen jashte sepse drita natyrore ndihmon ne shperbashkimin e bilirubines dhe shpejtimin e eliminimit te saj.


Postuar nga NS-6 datė 18 Nëntor 2006 - 22:52:

pergjigjet jane te sakta


Postuar nga NS-6 datė 19 Nëntor 2006 - 00:01:

pergjigje pyetjes 75

Cod. A19112006

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja 75
kujt i ka qelluar qe nena,baba ose motra e ku ta di une, ti thote te mos haje kos me peshk sepse mund te shkaktoje helmim (intoksikim alimentar)...kjo gje eshte legjende metropolitane (beh,po e quaj keshtu :p) apo ka ndonje baze ne mjeksi?




ore,ku nuk kontrollova per keto 2 ushqime per te gjetur nje lidhje (ca nuk mesova per kosin dhe fermentimin psh ) por nuk arrita te gjej nje lidhje qe te them qe vjen si pasoje e nje nderveprimi ndermjet tyre...

tani, alternativat per te shpjeguar kete fenomen (jo per gjo po populli jone nuk besoj se genjen...nuk e ka per natyre,jo per gjo ) mund te jene qe ndonjeri prej ketyre ushqimeve mund te mos jete konservuar ne menyre te sakte ose ose qe helmimi te vije prej njerit prej tyre dhe tjetri "ta kete ngrene" famen per keq padrejtesisht...ne kete rast roli i fajtorit bie me shume mbi peshkun...eshte ai qe shkakton nje intoksikim alimentar nga histamina si pasoje e konsumimit te tij...
histamina formohet ne sasi te vogla nga procese shkaterrimi me origjine indore si dhe nga veprimi i enzimave te bakterieve te ndryshme gjate shkaterrimit te ushqimit. aktiviteti i enzimave e ketyre bakterieve varet nga sasia e histidines se lire ne substancat ushqimore dhe nga temperatura. imagjinoni pak se kush i ka sasite me te medha te histidines? indet muskulare te peshkut ton, sardelet etj...po ashtu temperaturat nga 6-20 grade jane ato qe favorizojne formimin e histamines kurse temperatura me te ulta e ngadalsojne prodhimin e saj...kete gje e konfirmojne edhe matjet e sasive te histamines ne kampionet e marre ne rastet kur kane ndodhur raste intoksikimi nga peshku... (riferim rasteve te paraqitura ketu: http://www.epicentro.iss.it/ben/2005/novembre/2.htm )

me poshte po shkepus disa copa nga nje shkrim i U. S. Food and Drug Administration
Center for Food Safety and Applied Nutrition
FDA Prime Connection
...
SUPPLEMENTARY INFORMATION: Histamine is a chemical compound
that forms postmortem in the muscle of scombroid fish, such
as tuna, and in other species, such as mahi-mahi, by the action
of certain bacteria that are common in fish. Bacteria that have
the ability to form histamine do so by the decarboxylation of
L-histidine, an amino acid found in the fish muscle. The decarboxylation
reaction is catalyzed by an enzyme, histidine decarboxylase,
produced by the bacteria. Fish species that are particularly
vulnerable to the development of histamine are those with high
levels of free L-histidine in their muscle tissues. Additional
histidine may be released during decomposition and spoilage
by proteolysis, whereby the protein structure is degraded, and
amino acids are liberated (Ref. 1). The level of histamine produced
in scombroid or other histidine-containing fish by these processes
serves as an indicator of the decomposition that has occurred.
When present at higher levels, histamine represents a health
hazard. Therefore, FDA uses histamine to indicate that these
fish are adulterated within the meaning of section 402(a)(1)
and (a)(3) of the act (21 U.S.C. 342(a)(1) and (a)(3)).
...
In addition to being an indicator of decomposition, when
ingested at sufficiently high levels histamine causes scombroid
poisoning. The term ``scombroid fish poisoning'' developed because
fish of the families Scombridae and Scomberesocidae are commonly
implicated in instances of histamine poisoning deriving from
advanced stages of decomposition in these fish. Tuna and mackerel
are most frequently involved in instances of histamine poisoning,
but this fact is attributable, in part, to the large amounts
of these species that are consumed worldwide (Ref. 9).
Nonscombroid fish, such as mahi-mahi (Coryphaena hippurus),
is also involved in histamine poisoning. Bluefish (Pomatomus
saltatrix) has been responsible for several scombroid poisoning
outbreaks in the United States

---- page 39756 ----

and has caused at least one outbreak in Australia. Pink salmon,
redfish, yellowtail, marlin, and amberjack have also been implicated
in scombroid poisoning outbreaks that have occurred in the United
States. Outside the United States, pilchards, herring, anchovies,
bluefish, and sardines have been involved in a number of cases.
Sardines and pilchards have become a major source of histamine
poisoning in Great Britain. Japan had an outbreak associated
with black marlin, and anchovies have been implicated in single
incidents in Japan, the United States, and Great Britain (Ref.
9).
From 1977 to 1981 there were 68 outbreaks of scombroid poisoning
involving 461 illnesses (Ref. 10). In March 1980, the Centers
for Disease Control and Prevention reported that mahi-mahi accounted
for 40 percent of the scombroid poisoning outbreaks reported
in the United States. Since 1980, FDA has placed most shipments
of mahi-mahi offered for entry into the United States on automatic
detention because of the frequent occurrence of histamine levels
exceeding 500 ppm (Ref. 11).
Histamine is a poisonous or deleterious substance under
section 402 (a)(1) of the act because, when ingested at sufficiently
high levels, it is known to cause scombroid poisoning (Ref.
12)....

linku origjinal:
http://vm.cfsan.fda.gov/~ear/DECOM2.html

ska faj kosi me sa shof una...
te hash kos me peshk shkakton helmim? per momentin me mire te themi MYTH BUSTED


Postuar nga lost_soul datė 23 Nëntor 2006 - 16:49:

80?

pse bien dhembet e qumeshit?


Postuar nga Cindi datė 24 Nëntor 2006 - 03:44:

Per ta vertetur kete, me lart, vete e frekuentoj shume si dashamirese e peshkut, nje kupe me kos dhe me mjalte gjysem ore mbasi kam ngrene peshk dhe asnjehere nuk me ka qelluar te helmohem.

Mendoj sic thote edhe NS-6, qe problemi qendron tek peshku (tek freskia e tij) dhe jo tek perzierja e peshkut me kosin.

Helmimi nga peshku jo i fresket ndodh ne menyre te rrufeshme ne organizem dhe eshte shume veshtire te kaloje, ne krahasim me helmimet prej ushqimeve te tjera.

Nje lavazh i shpejte me uje te vakur stomakut, ndihmon shume ne eliminimin e komplikacioneve te metejshme, qe jane fryrje buzesh, kruarje lekure, temperature e larte etj.

Lavazhi provokon te vjellen, gje qe ndihmon ne pastrimin e shpejte te stomakut nga lendet helmuese.


Postuar nga Cindi datė 24 Nëntor 2006 - 03:48:

Njerezit qe shkruajne me doren e mengjer dhe punojne me doren e mengjer, nuk do te thote se jane me te zgjuar, se ata qe perdorin doren e djathte. Ka me shume te beje me funksionimin e trurit. Ne rastin e mengjerasheve, truri funksionon me shume ne te dy anet e tij, se sa tek ata qe perdorin doren e djathte, ku funksionon me teper njera ane e trurit..


Postuar nga zila datė 25 Nëntor 2006 - 20:04:

Red face

pyetja 81
81--- pse diabeti tipo 1 ose paushqyeshmeria e zgjatur con ne ketoacidoze?


82--- a ka lidhje diabeti me retinopatine e nese po pse?


83--- nje vaskulit qe shoqerohet me mungesen e pulsit ne arte? dua thjesht emrin.


urime jeni te forte besa. )))))))))))))))))))))))
naten


Postuar nga NS-6 datė 25 Nëntor 2006 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha zila



83--- nje vaskulit qe shoqerohet me mungesen e pulsit ne arte? dua thjesht emrin.


urime jeni te forte besa. )))))))))))))))))))))))
naten



arteriti i takajasut...semundja "pa puls"...

tek 80 pyetjet e para kane mbetur pa pergjigje pyetjet 73,74 dhe 80...dhe keto qe ka shtuar zila


Postuar nga NS-6 datė 26 Nëntor 2006 - 00:13:

pergjigja e pyetjes 81 dhe 82 (pak e pjesshme po prap...)

Citim:
Po citoj ato qė tha zila
pyetja 81
81--- pse diabeti tipo 1 ose paushqyeshmeria e zgjatur con ne ketoacidoze?



Cod. A26112006
ketoacidet jane struktura qe formohen nga bashkimi i 2 grupeve acetil dhe sherbejne si forme energjie qe mund te perdoret kryesisht nga muskujt...ne rastet kur kemi nje mungese te insulines (si ne rastin e diabetit) dhe nje shtim te glukagonit (shto ketu edhe paushqyeshmerine e zgjatur) ndodh qe shtohet edhe shkaterrimi i dhjamrave qe te gjithe cojne ne formimin e acetil-koenzimes A por duke qene se kjo nuk perdoret e gjitha kthehet ne nje forme energjie depozitimi qe jane ketoacidet...me pak fjale dhjamrat behen burimi i vetem i energjise...halli eshte qe nje sasi e larte glukagoni nuk lejon shkaterrimin e shpejte te ketyre ketoacideve,per te prodhuar energjine dhe keshtu qe sasia e tyre ne gjak dhe ne urina shtohet...kjo merr emrin e ketoacidozes dhe eshte me te vertete nje problem shume i madh per aciditetin qe sjell ne gjak...shto ketu ndonje problem qe mund te kete nje pacient me diabet me veshkat (nese ka ndonje insuficience renale) situata behet edhe me e keqe...dhe mund te coje ne koma nga ketoacidoze dhe jo rralle ne vdekje...

per sa i perket pyetjes 82...
diabeti ka lidhje me retinopatine dhe nese nuk gabohem eshte si pasoje e problemeve qe sjell tek enet e gjakut...sepse nje nder veprimet qe jep me shume diabeti jane problemet me enet e gjakut (ateroskleroze dhe arterioloskleroze)...mekanizmat e sakte gjithsesi,nuk me kujtohen

per me teper mbi diabetin:
Diabeti-Semundja e sheqerit (Cod. A 16032005)


Postuar nga NS-6 datė 26 Nëntor 2006 - 23:47:

rregullim gabimi

doja te thoja qe kam bere nje gabim tek pyetja 81 ku kam shkruajtur ne fillim ketoacidet...ne fakt duhet te ishte trupat ketone...keto jepnin nje aciditet dhe situata qe formohet pastaj quhet ketoacidoze...
ishte nje gabim i imi


Postuar nga Izolda datė 02 Dhjetor 2006 - 23:19:

dhembet e qumeshtit

Cod. A03122006

Se me ngeli merak ajo pyetja per dhembet e qumeshtit... Shpresoja t'i pergjigjej dikush e te me kursente kohe

Dhembet e qumeshtit tek femijet jane te nevojshem per copetimin e ushqimit, zhvillimin e muskujve pertypes, si dhe per pergatitjen e vendit per dhembet e ardhshem.
Tashi, arsyeja pse Zoti e ka bere qe te bien, eshte se meqe aksidentet tek femijet jane te shpeshta, sidomos kur fillojne te ecin, dhembet e pesojne me shpesh.


Postuar nga NS-6 datė 02 Dhjetor 2006 - 23:41:

shtime mbi dhembet e qumeshtit

Cod. B03122006

kete pyetje nuk e kisha hasur ndonjehere dhe me beri kurioz...nje pergjigje qe i gjeta ishte qe renia e dhembeve te qumeshtit vjen si pasoje e forces qe ushtrojne dhembet qe do jene permanent nga poshte dhe ne kete menyre bejne qe dhembet e qumeshtit te humbin ate mbeshtetjen e tyre tek kocka dhe behen te levizshem...renia totale vjen si pasoje e forcave te ndryshme qe veprojne pastaj si ushqimi,ndonje aksident etj...
nje arsye tjeter mund te jete edhe fakti qe nofulla rritet ne dimensione me kalimin e moshes dhe dhembet e qumeshtit mund te mos jene me ne gjendje ti pershtaten dhe bien...gjithsesi,duhet te kete nje force nga poshte qe ti beje te bien...kjo eshte edhe arsyeja pse,kur na binin dhembet,shume here shihnim qe nje dhemb tjeter ishte gati duke dale poshte tij...beh,ka pase raste qe dilnin sterdhomsa (per ato qe nuk e kane degju ndonjehere,sterdhomsa jane ato dhembet qe dilnin shtremet )...


Postuar nga Izolda datė 02 Dhjetor 2006 - 23:49:

Ne fakt une e kisha kuptuar ndryshe pyetjen. Mendova se kishte te bente me arsyen e jo me menyren se si bien dhembet e qumeshtit. Gjithsesi informacioni qe dhe ishte shume interesant dhe i nevojshem.


Postuar nga NS-6 datė 02 Dhjetor 2006 - 23:52:

beh,arsyet jane pikerisht presioni nga dhembet qe po formohen poshte tyre dhe qe do behen permanente si dhe (me shume mundesi) ndryshimet ne dimensione te nofulles


Postuar nga NS-6 datė 13 Dhjetor 2006 - 23:08:

pyetja 84
kur plaket njeriu shkurtohet pak ne gjatesi.ka ndonjeri ndonje shpjegim per kete gje?

pyetja 85
si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte jep shenja ne pjesen e djathte te trupit?

pyetja 86
...ok,do mendohem se spo me vjen ne mend nenji tani

count down...-916...


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2006 - 09:46:

pergjigja e pyetjes 85

Cod. A14122006

Citim:
pyetja 85
si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte jep shenja ne pjesen e djathte te trupit?


Sepse pothuajse te gjitha funksionet gjenden ne anen e kundert te trurit. Kjo eshte me e qarte ne zonen e levizjes dhe te ndjeshmerise qe gjenden respektivisht para dhe pas carjes qendrore (central sulcus). Nderkohe edhe shikimi perfundon te dergoje cfare shikojne ne anen e djathte ne pjesen e majte te trurit, por degjimi nuk e ka ndarjen kaq te theksuar. Duhet thene se jo te gjitha funksionet jane te kryqezuara. Nuhatja perpunohet ne te njejten ane qe eshte dhe vrima e hundes. Nderkohe demitmi i hemisferes se majte ne pergjithesi demton edhe aftesine per te folur ose kuptuar gjuhen pasi shumica e njerezve e perpunojne gjuhen pikerisht me hemisferen e majte. Demtimi i gjuhes quhet afazi dhe ndahet ne tipe te ndryshme sipas simptomave (nuk kupton, nuk flet dot, etj). Ka edhe nje disfunksion tjeter qe vjen nga demtimi i hemisferes se majte. Kjo quhet apraxia dhe individi nuk kryen dot veprime te ndryshme qe i kerkohen (psh "bej sikur po i jep motorit"). Edhe kjo ndahet ne tipe te ndryshme sipas simptomave.

Demtimi i nje hemisfere te caktuar ka efekte te vecanta ne humor. Ne pergjithesi pacientet e demtuar ne hemisferen e majte jane shume te merzitur dhe e ndjejne shume semundjen. Nderkohe ata qe demtohen tek e djathta nuk merziten dhe aq, madje e injorojne semundjen. Ka teori lidhur mbi kete por nuk ka pse ti hyjme gjerave kaq thelle.


Postuar nga ~Enigme~ datė 14 Dhjetor 2006 - 14:17:

pergjigja e pyetjes 86

Cod. B14122006

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Demtimi i nje hemisfere te caktuar ka efekte te vecanta ne humor. Ne pergjithesi pacientet e demtuar ne hemisferen e majte jane shume te merzitur dhe e ndjejne shume semundjen. Nderkohe ata qe demtohen tek e djathta nuk merziten dhe aq, madje e injorojne semundjen. Ka teori lidhur mbi kete por nuk ka pse ti hyjme gjerave kaq thelle.

S'besoj se do behesha e bezdisur te dija me shume reth ketyre teorive

Pyetja 86
Si shpjegohet qe demtimi i hemisferave kane efekte te vecanta ne gjendjen shpirterore te njeriut?

Tani jam qe jam po i pergjigjem pyetjes 84 qe te hidhemi ne pyetja 86 pasi jam e interesuar.

pyetja 84 kur plaket njeriu shkurtohet pak ne gjatesi.ka ndonjeri ndonje shpjegim per kete gje?
Sepse disqet e vertebra tkuren nga ngjeshja (compression) apo nga humbja e lengjeve qe jep si rezultat kurbaturen apo perkuljen e shtylles kurizore dhe si perfundim humbjen e gjatesise aktuale


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2006 - 14:57:

Cod. C14122006

Pyetja 86
Si shpjegohet qe demtimi i hemisferave kane efekte te vecanta ne gjendjen shpirterore te njeriut?


Nuk i di te gjitha teorite. Njera qe me vjen ne mend eshte kjo. Hemisfera e djathte eshte e lidhur me humorin negativ, ndersa hemisfera e majte me humorin pozitiv. Kur demtohet njera prej tyre humori cbalancohet, prandaj mbizoteron humori i hemisferes tjeter qe ka mbetur pa demtuar. Kjo do te thote qe demtimi i hemisferes se majte "liron" emocionet negative qe lindin nga e djathta prandaj personi merzitet me shume.

Megjithate duhet studiuar me mire kjo pune, sepse disa pika nuk me bindin. Psh mesa di une hemisfera e majte ka nje rol racional (perllogaritje etj) ndersa hemisfera e djathte ka rol irracional. Duhet te lexoj dicka me shume ne kete drejtim sepse nuk i mbaj mend sa duhet.


Postuar nga NS-6 datė 14 Dhjetor 2006 - 22:50:

nje shtim te pergjigjes qe ka dhene Enigma

Cod. D14122006

per pyetjen 84 qe ju pergjigj Enigma...
pergjigja qe me kane dhene mua perfshin gjerat ne menyre me te pergjithshme...
dihet qe tek kockat kemi formim materiali te kockes dhe shkaterrim materiali nga qeliza qe quhen osteoklaste dhe ky proces qendon ne balance ...dmth ndodh ne te njejten kohe si shkaterrimi edhe formimi...tani,gjate rinise formimi mbizoteron mbi shkaterrimin dhe prandaj kemi nje rritje te dimensioneve...gjate pleqerise,shkaterrimi mbizoteron mbi formimin dhe keshtu qe personi shkurtohet pak ne gjatesi


Postuar nga NS-6 datė 22 Dhjetor 2006 - 17:19:

bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91

riftoj serish nenat me pyetje te reja (sec kom i parandjenje qe do jete serish Izolda qe do tu pergjigjet :p):

pyetja 87
ku ndryshon qarkullimi i gjakut i fetusit nga ai i njeriut te rritur?

pyetja 88
kur femija thith gjirin,cfare efektesh ka ajo tek leshimi i qumeshtit nga gjiri i nenes?

pyetja 89
si quhet hormoni pergjegjes per kontraksionet e uterusit ne momentin e lindjes se femijes?

shtoj edhe disa pyetje te tjera:

pyetja 90
ku ndryshon arteria polmonare nga arteria bronkiale?

pyetja 91
sa hormone prodhon hipofiza dhe si quhen ato...normalisht qe nese shtoni ndonje gje per to me teper mire do beni :p
pyetja 92
............................
....ok,ok po ndalem ketu iher se qekan bo shume ...pa harruar qe kane mbetur pa pergjigje pyetjet 73,74...hajd e gjeji sa faqe mbrapa jane seeeee...ah,po,edhe pyetjes se Enigmes (pyetjes 85) ndoshta mund ti shtohet ndonje gje me kalimin e kohes...pra kemi nje pergjigje te pjesshme....per pyetjen e ziles per lidhjen qe ka diabeti me retinopatine...do ti jap nje pergjigje ma te plote kur te boj organi si senso

count down...-910...thu do ta arrijme dot 100 pyetjet para vitit te ri?


Postuar nga NS-6 datė 11 Janar 2007 - 23:18:

pergjigja e pyetjes 74

Cod. B12012007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja 74
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )...po cfare e ben hithren te jete direkt ne gjendje te shkaktoje ate skuqje te zones si dhe ate ndjenjen e kruajtjes?




atehere,pergjigja e ksaj ishte qe gjethet e asaj bimes (emri latinisht eshte Urtica Urens) jane te mbuluar nga strukture ne forme qimesh qe permban nje leng irritues,qe sapo hy ne kontakt me lekuren eshte ne gjendje te shkaktoje skuqje te lekures dhe djegie!mekanizmat molekulare nuk jane te natyres se nje pergjigjeje te sistemit imunitar por te aktivizimit ne menyre te crregullt te disa rrugeve (si ajo e metabolizmit te acidit arakidonik).ne keto proces me shume mundesi merr pjese edhe mastociti qe pasi qe aktivizohet nga antigjenet e jashtem,con ne nxjerrjen e granuleve qe permban ne citoplazem (kryesisht histamine) te cilet jane ne gjendje te formojne fryrje,skuqje fllucka.histamina eshte ne gjendje te zgjeroje enet e gjakut si dhe permeabilitetin e tyre qe shpjegon se pse pas fillimit te procesit kemi nje fryrje te zones,skuqje,formim te flluckes dhe nje leng ne brendesi te saj.

por duhet te keni parasysh qe nderkohe qe nderkohe qe zgjerimi i eneve te gjakut vjen direkt nga veprimi i histamines ne receptoret e vet,skuqja e zones vjen si pasoje e nje refleksi te percuar nga nervat sensoriale qe leshojne nje substance peptide (paragrafi i fundit bazohet ne librin "Farmakologjia" (Rang-Dale)


Postuar nga Fajtori datė 14 Janar 2007 - 15:13:

Pyetja 92

Pse kur bejme plagen me alkol na djeg?


Postuar nga amor alucius datė 17 Janar 2007 - 12:34:

Re: Pyetja 92

Cod. A17012007

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Pse kur bejme plagen me alkol na djeg?

Disinfektuesit me alkol te plageve duhet te dine qe alkoli s'mbyt vetem mikrobet kur e ve ne plage por dhe qelizat e shendeteshme perreth.E per te kaluar tek pyetja e mesiperme,ndjenjen e djegjes e shkaktojne nervet per te "lajmeruar" trurin qe po vdesin qeliza.
Grupi i hydroksilit(-OH) ka si veti te ēnatyralizoje proteina mikrobiale si dhe ca enzima.

P.S.Addison,eee?
Oyé sa kam qeshur,me lot.Me duket se ne te njejten seri ishte dhe Alex kur i pergjigjet Addison:"I don't do vagina, not as a doctor anyway"

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )D


Postuar nga amor alucius datė 25 Janar 2007 - 14:15:

Re: bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91

Cod. A25012007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 87
ku ndryshon qarkullimi i gjakut i fetusit nga ai i njeriut te rritur?



Fetusi:

1)Permasa proksimale te arterieve te majta dhe te djathta fetale
2)ductus venosus
3)ductus arteriosus
4)foramen ovale

I rrituri:
1)Dege kerthizore te arterieve interne iliake
2)ligamentum venosum
3)ligamentum arteriosum
4)fossa ovalis

Plus nje nga ndryshimet me te rendesishme,lloji i molekulave te transportit,hemoglobina fetale si dhe ajo e te rriturve.

Kam harru gjo?


Postuar nga amor alucius datė 25 Janar 2007 - 14:21:

Re: bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91

Cod. B25012007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 88
kur femija thith gjirin,cfare efektesh ka ajo tek leshimi i qumeshtit nga gjiri i nenes?


Clirim oksitocine.Oksitocina stimulon muskujt e gjoksit te nxjerrin qumeshtin.


Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 89
si quhet hormoni pergjegjes per kontraksionet e uterusit ne momentin e lindjes se femijes?


E ke fjalen per oksitocinen?
Hormon i cili clirohet dhe ne orgazma si te mashkullit ashtu dhe te femres.E poashtu per psikologet/psikiatret,oksitocina ka te beje me njohje sociale,lidhje shpirterore si dhe(ndoshta)ne ndertimin e besimit.


Postuar nga NS-6 datė 25 Janar 2007 - 15:59:

hmmm,kete te fundit per oksitoksinen nuk e dija!


Postuar nga Fajtori datė 25 Janar 2007 - 16:40:

Oxytocin increases trust in humans : Nature 2005

Ky artikull mund te jete interesant.


Postuar nga NS-6 datė 01 Shkurt 2007 - 22:44:

pergjigja e pyetjes 73

Cod. C01022007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 73
populli jone eshte mesuar te thote qe kur te ze lemza, eshte dikush qe te mendon (ta thom te drejten kam degju nje rast te nje personi qe ka pase lemze per gati 60 vite me rradhe pa ndalim nese nuk gabohem...se kush e paska mendu aq gjate se morr vesh )...pyetja qe doja te beja nuk eshte nese kjo thenie eshte e vertete apo jo por ne menyren se si shkaktohet lemza.pra,cfare eshte lemza (anglisht i thone hiccups nese nuk gabohem ne shkrim) dhe si formohet ajo?

[/B]


ok,po hedh nje pergjigje per kete pyetje qe te plotesoj kete hapesire qe ka formuar kjo pyetje duke qene se eshte ecur para ne pyetjet e tjera:

lemza eshte nje forme refleksi qe prodhet nga trupi vete si pasoje e nje stimuli. stimujt mund te jene te ndryshem duke filluar qe nga nje zgjerim i stomakut,levizja e acidit te stomakut ne ezofag,nje semundje ne kafazin e kraharorit, nje irritim i nervit frenik,qe gjendet ne diafragem (edhe pse nuk i dihet mire mekanizmi).lemza mund te shkaktohet nga shume demtime neurologjike ose edhe nga probleme si nje paaftesi e veshkes.ka raste qe edhe ilacet mund te shkaktojne lemze,sidomos ato qe bejne qe lengu acid i stomakut te shkoje ne drejtim te ezofagut etj etj.

por ka dicka edhe me te cuditshme.lemza nuk eshte nje levizje e thjeshte por nje levizje shume komplekse gjate se ciles,diafragma dhe gjithe muskujt inspiratore (ato interkostale,te qafes dhe te tjere) tkurren ne menyre te menjehershme,nderkohe qe kemi nje bllokim te njekohshem te muskujve ekspiratore.sapo ndodh ky kontraksion,glotidi mbyllet dhe behet ajo zhurma karakteristike :p
nderkohe zemra ngadalson pak rrahjet.kemi edhe nje sere levizjes se gojes dhe gjuhes po ashtu qe e shoqerojne lemzen e cila mund te jete nje veprim tek ose qe perseritet!

pak a shume keto mund te them per lemzen...gjithsesi nese ka per te shtuar ose korrigjuar si gjithmone jane te mirpritura...

cilat pyetje kane mbetur pa pergjigje?

ok,po shtoj nje tjeter pyetje:
pyetja 93
pse tek femijet e vegjel nuk mund te kemi delir gjate nje semundje psiqike?


Postuar nga Hope datė 27 Shkurt 2007 - 16:46:

pyetje 94

Nuk e di a me lejohet te shtoj nje pyetje pa iu pergjigjur te tjerave? Megjithate po e vendos se jam shume kurioze.

pyetje 94. Pse ndonjehere thonjte kane pigmente te bardha qe here ikin e here dalin prape?

Dikush me ka thene qe kjo vjen nga mungesa e vitaminave ne trup gjate asaj periudhe kohore. Ne kete periudhe me kane dale disa, por dieta ime eshte ajo e zakonshme. Di ndonje te me pergjigjet?
Faleminderit.
Hope


Postuar nga Amici di Nessuno datė 27 Shkurt 2007 - 17:07:

me sa di une ndodh nga mungesa e vitaminave. Ashtu si edhe rritja e shpejte e thonjve.


Postuar nga Fajtori datė 27 Shkurt 2007 - 17:57:

Pyetja 95

Kjo do ju beje vertet per te qeshur, por ka te beje vetem me shkencen.

Kur kemi nje tumor ose cfaredo trupi te huaj brenda organizmit tone ndjejme dhimbje. Pothuajse ne gjithe trupin ka receptore qe ndjejne qofte dhe ndryshime shume te vogla. Atehere si ka mundesi qe femra merr brenda trupit organin seksual te mashkullit dhe nuk ndjen dhimbje? Mos mungojne receptoret e dhimbjes ne vagine?

Jo per gje por organi i mashkullit eshte shume me i madh se tumori me i madh qe mund te imagjinojme (perjashtime te rralla). Atehere si ka mundesi qe nje trup i huaj me permasat e nje penisi ne pankreas do shkaktonte dhimbje te tmerrshme, ose guret ne veshka shkaktojne therje, ndersa gjithe ai penis ne vagine nuk shkakton dhimbje? Mos ka te beje dhe me endorfinat dhe impulset e trurit qe injorojne dhimbjen apo vetem me receptoret periferike te vagines?


Postuar nga Lela_Dr datė 27 Shkurt 2007 - 22:59:

Hahahahha sa pyetje interesante kjo e Fajes.

Une them qe vagina eshte bere tamam per disa permasa te penisit dhe vetem 1 here shkakton dhimbje te forta, pastaj eshte vecse kenaqesi
Kurse tumori rritet vend e pa vend dhe shkakton dhimbje te forta.

Por gjithsesi do te preferoja te lexoja pergjigjen e NS.


Postuar nga NS-6 datė 01 Mars 2007 - 01:21:

pergjigjet e pyetjeve te prapambetura 90,91 dhe 93

Cod. C01032007

shof qe pyetjet qe po shtrohen po behen edhe me interesante ktu .
O Lela,po cfare pergjigje pret qe te jap une moj...:p...
ok,meqenese kemi te bejme me nje pyetje gjithsesi shkencore qe kerkon nje shpjegim,duhet trajtuar si e tille
ta them te drejten ajo pyetje duhet pare me me detaj (ceshtja e kancereve duhet pare sepse nuk eshte shume e vertete fakti qe nje mase e madhe kancerogjene jep dhimbje.jo me kot ka raste qe kanceret diagnostikohen atehere kur eshte formuar nje mase goxha e madhe,dhe diagnoza vjen jo per faktin se ndiejme dhimbje por nga simptoma te tjera.gjithsesi...) per faktin se dihet qe organi femeror eshte elastik...kete e verteton edhe fakti qe gjate lindjes se femijes mund te marre dimensione shume me te medha se ato normalet,edhe mbi 10 cm,e gjithe kjo fale stimulimit te oksitoksines...dua te them qe duhet pare nese hormonet nderhyjne ne ndonje moment ne ate faze...shto ketu edhe inervimin qe permendi Fajtori...
nderkohe,po mundohem ti jap pergjigje pyetjeve me te prapambetura qe pastaj ta "diskutojme" ate pyetje...

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

pyetja 90
ku ndryshon arteria polmonare nga arteria bronkiale?

pyetja 91
sa hormone prodhon hipofiza dhe si quhen ato...normalisht qe nese shtoni ndonje gje per to me teper mire do beni :p



pergjigja e pyetjes 90 eshte:
arteria polmonare eshte ajo qe trasporton gjak nga barkushja e djathte drejt mushkerive qe ta furnizoje ate gjak me oksigjen.me pak fjale kemi te bejme me gjak venoz,me nje sasi oksigjeni me te ulet.kurse arteria bronkiale eshte arterie qe ushqen mushkerite qe formohet nga ndarjet e aortes dhe keshtu ka gjak te oksigjenuar.pak a shume kjo eshte.

per pyetjen 91:
hormonet qe prodhohen ndahen sipas 2 pjeseve te hipofizes:

adenohipofiza prodhon:
TSH.Hormonin stimulues te tiroides qe do veproje ne gjendrren e tiroides.
LH dhe FSH.hormoni luteinizant dhe hormoni stimulues i folikujve qe do veprojne ne organet gjenitale te mashkullit dhe te femres.
PROLAKTINA.hormon qe eshte i nevojshem gjate fazes se dhenies se gjirit femijes.
GH.hormoni i rritjes,qe vepron pak a shume kudo ne trup.
ACTH.hormoni adrenokortikotripin qe vepron mbi vepron mbi gjendrrat mbiveshkore dhe ndikon ne perqendrimin e kortizolit.
neurohipofiza prodhon:
OKSITOKSINEN.hormon i rendesishem per fazat perfundimtare te shtatzanise qe lejon zmadhimin e dimensioneve te rrugeve gjenitale te femres qe femija te mund te dale.
VAZOPRESINA.hormon qe vepron ne thithjen e ujit ne veshke.

keto per pyetjen 90 dhe 91.

per pyetjen 93,se pse tek femijet nuk kemi delir gjate semundjes psikike (gje qe me cuditi ne fakt kur e degjova gjate nje leksioni te psikiatrise infantile) pergjigja eshte qe nje femije nuk i ben dot dallimin akoma realitetit nga fantazia keshtu qe nuk mund te thote se kur nje mendim eshte dicka reale dhe kur jo.ne definicionin e delirit kemi nje ide qe nuk eshte real,qe permban ne strukture gjera abstrakte,qe nuk perputhem me realitetin, por qe personi nuk e njeh per te tille (e cileson te vertete) dhe nuk ben asnje sforcim qe te thote qe ajo gje nuk eshte reale,dhe mundohet te mbroje mendimin e tij edhe atehere kur dikush i thote qe nuk eshte i tille.tek femija duke qene se ai nuk mund ti beje dallimin mes asaj qe eshte reale dhe asaj qe nuk eshte,nuk mund te themi qe kemi delir.

tani ka mbetur pyetja e Hope (qe juve i ka dhene nje pergjigje dhe dua ta kontrolloj me me detaj per faktin se nuk ja di pergjigjen e asaj pyetjeje) si dhe pyetja e Fajtorit

-906...


Postuar nga flaka datė 03 Mars 2007 - 19:12:

Tuberkulozi

pyetja 96

A je me tuberkuloz kur PPD test eshte pozitiv?

Ju lutem me duhet informacion rreth tuberkulozit.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 03 Mars 2007 - 19:32:

A e ke bere vaksinen e TB-se?
Nqs po testi tregon antitrupat dhe kur diametri i rrethit qe formohet eshte i vogel, (nuk e mbaj mend sa) atehere nuk ka problem.


Postuar nga NS-6 datė 03 Mars 2007 - 22:55:

bashkohem me mendimin e juves.nese ke bere vaksinen atehere testi del pozitiv dhe thjesht tregon qe ke nje imunitet per ate semundje.per te pare nese e ke apo jo,atehere duhen analiza te meteperta si psh nje radiografi e kafazit te kraharorit.ketu ku jam une,kur vjen puna per te na bere analiza per TB,nuk na e keshillojne testin e lekures sepse na thone qe ju shqiptaret dilni te gjithe pozitiv per shkak se kemi bere vaksinen kunder tij.

ne kete zone,me teper rreth tuberkulozit mund te gjesh ne shkrimet:
-bakteri i tuberkulozit (Cod. A 26112005)
-tuberkulozi (shkrim nga agata) (Cod. A 23072004)
-tuberkulozi (shkrim nga shen lleshi) (Cod. B 11062006)


Postuar nga flaka datė 04 Mars 2007 - 04:06:

Flm per pergjigjen. Nuk e di se si do me dalin rezultatet e CXR. Po sic thate dhe ju NS-6 qe ne shqipetareve keshtu na del gjithome skin test sepse e kemi bere me perpara kete vaksine.

Sa per zvendosjen e temes nuk e kam problem aty ku eshte me mire le te rrije.


Postuar nga Hope datė 06 Mars 2007 - 13:36:

pyetje 97

Besoj se te gjithe e kemi vene re qe kur zgjohemi ne mengjes zeri yne eshte pak ndryshe: o eshte pak me i trashe, por ndonjehere eshte pak me i holle sikur na gripi. Perse ndodh kjo gje?


Postuar nga NS-6 datė 06 Mars 2007 - 23:02:

mbi pyetjen 94

Cod. B07032007

Citim:
Po citoj ato qė tha Hope
Nuk e di a me lejohet te shtoj nje pyetje pa iu pergjigjur te tjerave? Megjithate po e vendos se jam shume kurioze.

pyetje 94. Pse ndonjehere thonjte kane pigmente te bardha qe here ikin e here dalin prape?

Dikush me ka thene qe kjo vjen nga mungesa e vitaminave ne trup gjate asaj periudhe kohore. Ne kete periudhe me kane dale disa, por dieta ime eshte ajo e zakonshme. Di ndonje te me pergjigjet?
Faleminderit.
Hope



sic tha edhe juve (si gjithmone i sakte ne komentet e veta ),njolla te thonjve mund te vijne si pasoje e nje mungese te vitaminave (si vitamina C psh,dmth skorbuti) por duhet me pase parasysh qe kur kemi nje interesim te tille,si edhe nga raste te tjera (si psh sklerodermia) thonjte paraqesin nje interesim me te madh dhe jo vetem pika te bardha sic po thote Hope.pra mund te arrihet deri aty qe i gjithe thoi te jete i interesuar.
ato pikat e bardha,qe formohen kryesisht ne menyre sporadike,me sa konstatova formohen nga prezenca e flluckave te vogla te ajrit qe mund te kete mes shtresave te qelizave dhe qe mund te bejne qe ato shtresa te ndahen ne pika te ndryshme dhe formojne pikerisht ato pikat e bardha
informacionin e fundit e bazoj ne librin "Dermatologjia & Venerologjia" (Pippione) fq.277

e forte kjo pyetje ne fakt.nuk me kishte shkuar kurre ne mendje te pyesja per kete gje

kjo teme deri tani ka dale e forte fare sepse me te vertete qe ka sjelle pyetje dhe pergjigje nga cdo lloj...dhe te mendosh qe jemi akoma ne 100 pyetjet e para :p


Postuar nga Fajtori datė 07 Mars 2007 - 00:27:

Jemi qe jemi tek thonjte, a di gje pse ndahen si me viza? Pra, thoi formon ca si kanalizime per se gjati, ne vend qe te jete i lemuar komplet.


Postuar nga cremaster datė 08 Mars 2007 - 06:34:

Gje normale. Pergjigjja eshte pak si filozofike, po ne trupin e njeriut nuk ka asgje qe eshte 100% e lemuar.

Shihni dhe faqen e meposhtme nga Mayo Clinic.

http://www.mayoclinic.com/popupnowr...od=display_full


Postuar nga NS-6 datė 21 Mars 2007 - 01:21:

pyetja 90 nderrohet sepse eshte pyetje qe eshte bere me para (pyetja 30) dhe prandaj po riformuloj nje pyetje tjeter:

pyetja 90mod :
-nese keni parasysh,jashtqitjet e njeriut kane nje ngjyre kafe.nga se shkaktohet kjo ngjyre?

vazhdojme me serine e pyetjeve nderkohe qe priten pergjigje per pyetjet qe nuk kane marre nje te tille

pyetja 99
kjo pyetje ka pak lidhje me pyetjen 97 qe ka bere Hope. nese keni pare,heliumi,kur thithet shkakton nje hollim te zerit.si mund te shpjegohet kjo gje?

pyetja 100
duke qene se eshte pyetja e 100 e kesaj teme po e bej jasht teme :
mendoni qe kjo teme do arrije 1001 pyetjet dhe pergjigjet? :p

count down...-901...


Postuar nga Fajtori datė 23 Mars 2007 - 10:24:

Pergjigjia 100 eshte e thjeshte: Do e arrijme se s'ben me kalimin e kohes.

Pyetja 101: Shumices se njerezve i vjen ere goja ne mengjes. Nese kjo vjen vetem nga bakteret, atehere si ka mundesi qe nuk ekziston nje ilac (ose "collutorio") qe ti zhduke gjithe bakteret me nje te shplare goje dhe era te mos formohet ose te zhduket?

Meqe jemi ne teme:

Pyetja 102: Pse ilacet e dhembeve dikur beheshin te gjithe me mente?


Postuar nga amor alucius datė 23 Mars 2007 - 10:54:

era e keqe e gojes

Cod. A23032007

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori


[B]Pyetja 101
: Shumices se njerezve i vjen ere goja ne mengjes. Nese kjo vjen vetem nga bakteret, atehere si ka mundesi qe nuk ekziston nje ilac (ose "collutorio") qe ti zhduke gjithe bakteret me nje te shplare goje dhe era te mos formohet ose te zhduket?


Era e keqe eshte e shkaktuar nga akumulimi i ca komponenteve te Sulfurit Volatil,i prodhuar nga bakterie anarobike gjate kohes te gjumit.

Pershtyma ecen ngadale gjate gjumit por ka dhe raste ne te cilat ndalon totalisht.E kjo do te thote qe ka me pak mbrojtje ndaj baktereve,me pak oksigjen,me pak levizje gjuhe.E keto jane sinjalet e rritjes te bakterieve anarobike.Gjate nje nate gjumi njeriu mund te prodhoje dy gjenerata bakteriesh te reja e poashtu dhe produktet e tyre te teperta,pra Komponentet e Sulfurit Volatil.

Mukoza e zones nazale trashet
(ky ngjitet ne muret nazale e eshte ushqim per bakteriet)

Gjuha bjen ne anen e mbrapme te fytit:
Pra atehere kur ke ere te keqe,por dhe shije te keqe e nje si lloj mbulese ne gjuhe(e verdhe,shkaktuar nga Sulfuri Volatil).

Pak e veshtire te ndalohen proceset biologjike.Mgjth ka gel-e orale qe mbulojne keto siperfaqe e qe ndalojne eren e keqe ne nje mase te konsiderueshme.


Postuar nga agata datė 23 Mars 2007 - 11:03:

shtim per pyetjen 101

Cod. B23032007

Pergjigje per pyetjen 101.

Egziston nje produi ALIPURO° qe pastron eren e keqe te gojes ne mengjes por edhe heren e keqe te cigares ose ushqimeve te ndryshme. Ky produkt nuk fsheh ererat e keqija sikurse bejne ēumēakizat (se di si shkruhet) ose karamelete mente por trajton ato ne radhen e stomakut.
Pyesni farmacistin e qytetin ku jetoni, sepse shitet ne farmaci. Megjithate se besoj se keto lloj produktesh kan arritur ne Shqiperi.
(Perberja eshte me vajrat esensiele te disa bimeve. dmth eshte diēka natyrale.)

Gjithashtu per heqjen e eres se keqe egziton dhe nje lloj trajtime me lazer. psh ne gjuhe dhe pjese te tjera te gojes bejne disa seanca lazeri per te zhdukur e shkatruar disa bakteri qe gjenden ne keto pjese e qe jane faktoret e nje ere te keqe matinale ose gjate dites. Por ky trajtim eshte pak i kushtueshem.


Postuar nga Fajtori datė 23 Mars 2007 - 14:18:

Nuk e kisha per ilace farmacish dhe trjatime me lazer. Ju referova jetes se perditshme qe, megjithese perdorim paste dhembesh ne darke ose ne mengjes, era njesoj vjen. Nese do kishte nje produkt te hajrit mund te shplajme gojen kalimthi ne darke dhe ne mengjes te ishim gati per te puth, pa kokerr mikrobi ne goje. Por kjo nuk ekziston. Atehere pse eshte kaq e veshtire?


Postuar nga amor alucius datė 23 Mars 2007 - 19:46:

Faje,saliva merr me vete gjithe keto "collutori"gjate nates,pra bakteriet mund te zhvillohen serish.Solucioni tjeter jane gel-et qe te ngjiten ne goje,te cilat s'duhet te jene aq te rehatshem per t'u duruar naten.

Une perdor perhere Listerine,mengjes-darke mgjth une s'vuaj nga halitosis( e perdori per te luftuar formimin e plakes),e me aq sa kam degjuar nga ato qe vuajne e heq ne forme te konsiderueshme.Plus qe une s'e thyej me uje keshtu qe s'ka shije te kendeshme.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.