Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga NS-6 datė 27 Prill 2007 - 00:20:

pergjigja e pyetjes 99

Cod. B27042007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6


pyetja 99
kjo pyetje ka pak lidhje me pyetjen 97 qe ka bere Hope. nese keni pare,heliumi,kur thithet shkakton nje hollim te zerit.si mund te shpjegohet kjo gje?



gjeta pergjigjen e kesaj pyetjeje
ka te beje me shpejtesine e zerit ne nje ambient ku kemi 2 gazra te ndryshme.kjo shpejtesi ndryshon sipas peshes molekulare te ajrit qe thithim.kjo peshe molekulare per ajrin e thate,ne temperaturen 0 grade eshte 28.964,ndersa e heliumit,ne te njejten temperature eshte 4.003.
shpejtesia e zerit ne ajrin e thate,gjithmone ne temperaturen 0 grade,eshte rreth 331.3 m/sek,ndersa ne helium kjo shpejtesi mberrin ne 891,2 m/sek (shpejtesia eshte e barabarte me rrenjen katrore te thyeses temperature/peshe molekulare).kjo gje mund te perkthehet qe frekuenca e zerit ne helium eshte rreth 2.7 here me e madhe se sa ne ajrin e thate. eshte pikerisht kjo gje qe shkakton ate zerin e holle karakteristik kur thithet helium zeri tipik i Donald Duck (Paperinos)

per me teper shihni postimin:
-The Helium Donald Duck Effect (Cod. A 27042007)

nderkohe,shtoj dicka per pyetjen 95 te Fajtorit. ndryshe nga si e mendoja me para,oksitoksina nuk vepron ne vagine.ne fakt,zgjerimi i vagines gjate lindjes se femres nuk vjen si pasoje e veprimit te oksitoksines por vjen si pasoje e nje procesi qe con ne zgjerimin e qafes se uterusit dhe ngjithjes se tij ne anet e brendshme te uterusit,gje qe ben qe te formohet qesja e ujrave te perparme. si pasoje e ketij procesi zgjerohej ne menyre indirekte edhe zona vaginale.personalisht kete pjese e mesova kohet e fundit .me para mendoja qe oksitoksina nuk vepronte vetem ne uterus por paskam qene gabim.kshu qe opsioni i oksitoksines hiqet nga pergjigjet e mundshme...


Postuar nga aint datė 11 Maj 2007 - 02:46:

Thone qe s'duhet te pish alkol para se te besh tatoo.
A eshte e vertete? Nese po, cfare shpjegimi ka?
Apo eshte thjeshte legjende urbane?
Flm.


Postuar nga NS-6 datė 12 Qershor 2007 - 22:58:

pse kur zgjohemi kemi zerin me te trashe?

Cod. A12062007

Citim:
Po citoj ato qė tha Hope
Besoj se te gjithe e kemi vene re qe kur zgjohemi ne mengjes zeri yne eshte pak ndryshe: o eshte pak me i trashe, por ndonjehere eshte pak me i holle sikur na gripi. Perse ndodh kjo gje?


pergjigja e pyetjes 97:
kjo ndodh per shkak se sekrecionet qe mblidhen gjate nates shkojne dhe vendosen ne pjesen e brendshme te kordave vokale dhe kjo ben qe ato te levizin me ngadale duke bere qe te modifikohet edhe zeri qe nxjerrim.ato sekrecione prodhohen nga gjendrat e ndryshme qe ndodhen ne rruget e frymemarrjes dhe qe nxirren nga levizja e ciliave.gjate dites ne kushtet normale kjo gje nuk ndodh sepse keto sekrecione ,pasi qe nxirren nga rruget e frymemarrjes nen levizjen e ciliave (qimeve qe ndodhen ne rruget e frymemarrjes) kalojne ne ezofag dhe gelltiten.kjo gje nuk ndodh gjate nates,gje qe con ne kete mbledhje dhe si pasoje ky fenomen.

p.s: pervec kesaj pastaj jane rastet patologjike qe gjithsesi shkojne dhe godasin kordat vokale ose shtojne sekrecionet e gjendrrave.edhe ne keto raste shkaktohet nje gje e ngjashme.


Postuar nga NS-6 datė 12 Qershor 2007 - 23:18:

pse jashtqitjet kane ngjyre kafe?

Cod. A13062007

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 90 nderrohet sepse eshte pyetje qe eshte bere me para (pyetja 30) dhe prandaj po riformuloj nje pyetje tjeter:

pyetja 90mod :
-nese keni parasysh,jashtqitjet e njeriut kane nje ngjyre kafe.nga se shkaktohet kjo ngjyre?




kjo gje vjen si pasoje e trasformimit qe i bejne bakteriet bilirubines ne zorre.bilirubina eshte nje perberje qe formohet nga shkaterrimi i hemoglobines dhe nje pjese e saj kalon ne zorre bashke me materialin biliar (sekrecione te temthit).keto bakterie e kthejne bilirubinen ne urobilinogjen dhe ky pastaj oksidohet dhe trasformohet ne urobiline qe ka edhe ate ngjyren kafe.urobilinogjeni mund te rithithet nga muret e zorres kurse urobilina nxirret me jashtqitjet.
faktin qe eshte bilirubina qe sekretohet me materialin biliar qe i jep ngjyren jashtqitjeve mund ta vertetoni me mire ne rastet kur ky veprim bllokohet. nuk e di nese ju ka qelluar te shihni ndonjehere pacient me kolik biliare (dhimbje te tmerrshme ne zonen nen mushkerine e djathte qe vjen si pasoje e kalimit te ndonje guri ne temth).nje nder shenjat qe mund te vertetoni tek ai person eshte jashtqitje te bardha...kjo sepse guri bllokon kalimin e materialit biliar ne zorre dhe ndalon te gjithe procesin e transformimit te bilirubines.

tek 100 pyetjet e para,ka mbetur pa nje pergjigje te plote pyetja e 95 e Fajtorit,per te cilen personalisht nuk po arrij te gjej nje pergjigje te plote. nuk po arrij te gjej ndonje gje qe te tregoje nese endorfinat kane te bejne gje me ate proces apo jo.elasticiteti do ishte nje pergjigje parciale por (le te themi) e pamjaftueshme!

tek pyetjet e parashtruara kane mbetur pa pergjigje edhe pyetjet 102 dhe 103 (ajo e bere nga aint)...

...count down...-898


Postuar nga Hope datė 21 Qershor 2007 - 18:44:

Smile pyetje 103

Pyetje 103 (ne mos gaboj)

Ne rradhe te pare falenderoj te gjithe ata qe impenjohen per tu pergjigjur pyetjeve dhe kurioziteteve tona.
Tani po vazhdoj me pyetjen qe me kuriozon: Mua kur semurem apo kur stresohem me dalin shpesh ( jo gjithmone) herpes ne buze. Ndoshta nuk eshte gjithmone herpes, por te pakten keshtu mendoja. Dyshimi me erdhi kur dikush me pyeti pasi pa buzet ne kushte te deshperuara nese ajo qe kisha ishte herpes. Atehere me erdhi pyetja nese gjithmone eshte herpes apo dicka tjeter?

Ndoshta pyetja e shte banale, por ja qe nuk di pergjigjen. Dhe pastaj ka te beje po me kete. Pse pasi disa puthen per here te pare apo pas shume kohesh kane kete problem, pra dalin "herpes?" ne buze?

Shpresoj mos ta kem komplikuar shume pyetjen


Postuar nga Mister_DXP datė 06 Korrik 2007 - 22:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha Cindi


Ambjenti acid ose bazik qe ekziston ne trupin e njeriut.

Ata me ambjent bazik jane shume imun ndaj te gjitha semundjeve, ata me ambjent acid jane te ndjeshem ndaj te gjitha semundjeve. Pikerisht keta jane njerezit qe semuren me teper me Kancer, hazem, alergji, ftohen shpejt, semundjet ngjitese, ulcera, melcia etj, etj.

Kjo nuk eshte e vertete. Njerezit nuk mund te ndahen ne menyre te tille dhe per pasoje edhe vazhdimi i arsyetimit eshte nonsens.

DXP

 


Postuar nga MARSMED datė 09 Korrik 2007 - 14:44:

Smile pergjigja e pyetjes 103

Cod. A09072007

Pershendetje te tereve!Ju uroj per kohen qe shpenzoni ketu duke komunikuar me njeri tjetrin,eshte dicka e vlefshme,shkembim informacioni per tu admiruar
Do doja ti pergjigjesha pyetjes se Hope,lidhur me herpesin.
Mendoj qe ai eshte realisht herpes,sepse karakteristik e ketij virusi eshte koha latente dhe rekurencat qe benPas marrjes se virusit qe mund te ndodhi ne pjesen me te madhe te njerezve qe ne moshen e femijerise ai qendron i fshehur per tere jeten ne ganglione(nyje)nervore sensitive,kryesisht ne ate trigeminal (1) ,dhe nga aty ai zbret nepermjet nervave perseri ne regjonin e gojes dhe jep ato vezikulat(qeskat e vogla)te mbushura me leng dhe shume te dhimbshme.Duhet thene qe shkak per te rikthyer infeksionin sherbejne faktore te ndryshem si fizik dhe psikologjik,nder keto jane:ethet,infeksionet bakteriale,menstruacionet,stresi,trauma afektive etj.
Duhet te shtoj ketu qe herpes virusi eshte dy tipe,eshte tipi 1 qe prek regjonin e gojes,dhe tipi 2 e prek regjonin gjenital.Por nuk ka ndarje te sakte sepse si rrjedhoje e mardh.orale mundet dhe te shkembehen tipet.Per sa i perket mjekimit,nuk ka nje mjekim parandalues per rekurencat,thjesht per te ulur simptomat dhe per te pershpejtuar sherimin eshte terapia antivirale psh aciklovir,lokal ose sistemik.Por kjo terapi eshte e rezervuar me shume per personat me imunitet te kompromentuar,psh tek personat me HIV-AIDS,ku dhe ky infeksion manifestohet me ashper saqe mund te behet dhe letal.
Uroj te kem dhene informacionin qe kerkoje.Une ne fakt kam nje vit qe kam mbaruar fakultetin e mjekesise,dhe vertet mrekullohem nga shpjegimet qe lexoj ketu nga NS-6 e te tjereDo mundohem te jem aktive ne kete seksion per te arritur 1001 pyetje-pergjigjet qe synon NS-6

(1)foto e nyjes trigjeminale mund ta gjeni ne postimin "ganglio trigeminale e gli altri nervi" (Cod. D 01122006)


Postuar nga MARSMED datė 09 Korrik 2007 - 15:00:

meqe ketu lejohen cfaredo lloj pyetjesh,kam nje pyetje per ns-6
jane pyetje qe beheshin shpesh nga pedagoget e mi per tna zgjuar ne mengjes,ne ciklin e semundjeve infektivie
atehere ka te beje me hepatitin b,per cfare rasti behet fjale nese kemi keto te dhena laboratorike:
HbsAg (+)
AntiHbe (-)
AntiHbc IgG(+)


Postuar nga NS-6 datė 09 Korrik 2007 - 18:38:

pergjigja e pyetjes 104

Cod. B09072007

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
meqe ketu lejohen cfaredo lloj pyetjesh,kam nje pyetje per ns-6
jane pyetje qe beheshin shpesh nga pedagoget e mi per tna zgjuar ne mengjes,ne ciklin e semundjeve infektivie
atehere ka te beje me hepatitin b,per cfare rasti behet fjale nese kemi keto te dhena laboratorike:
HbsAg (+)
AntiHbe (-)
AntiHbc IgG(+)



te uroj mirserardhjen MARSMED dhe shpresoj qe te na japesh kontributin tend ne pasurimin e kesaj zone

per sa i perket gjerave qe po pyet:
te dhenat laboratorike jane te ndara (dmth kerkon vetem kuptimin e tyre) apo te tre bashke(ne nje kuader)?gjithsesi...
prezenca e HbsAG (+) tregon qe personi eshte i infektuar nga hepatiti B por duhet te vertetohet nese kemi te bejme me nje infeksion qe vazhdon apo jo (pacienti mund te jete bere mbartes)(2). prandaj shihet nese kemi AntiHbe pozitive ose negative (mundesisht pasi qe shohim enzimat sepse jane ato qe tregojne nese kemi nje demtim ne vazhdim te qelizave te melcise)...nese antiHBe jane negative mund te mendoj qe akoma nuk ka arritur nje faze qe te prodhohen antitrupa kundrejt HBeAg (gjithsesi,kjo e dhene eshte per tu integruar me te dhenat e transaminazeve)...hmmmm...ose ose mund te kete nje infeksion nga hepatiti D qe mund te infektoje vetem atehere kur ka ndodhur nje infeksion me hepatitin B duke qene se ka nevoje per enzimen e atij virusi per te plotesuar ciklin e vet replikativ...(1)

ndersa prezenca e IgG kundra antigjenit te hepatitit C me ben te mendoj qe personi ka kaluar nje infeksion nga ky virus dhe mund te jete bere ose kronik (gjeja qe ndodh me shpesh) ose qe ajo eshte nje shenje e vetme qe mbetet nga ai (te ishin IgM do mendoja qe eshte infeksion ne fazen aktive)...

nese kam bere gabime ose ka gjera per te shtuar,je i mirpritur

(1)Hepatiti C eshte semundje pak me e rende (Cod. A 16042004)
(2)Hepatiti B (Cod. A 02112006)

MARSMED,ne zonen e mjeksise mund te perdoresh si baze informacionesh edhe shkrimet e hedhura me pare duke shenuar titullin dhe kodin (ndare shkronja nga numrat) keshtu qe te mund te zgjerohen informacionet nga ana e atij qe e lexon...per menyren se si perdoret sistemi i kodeve pastaj,shih ne faqen kryesore te zones se mjeksise


Postuar nga MARSMED datė 09 Korrik 2007 - 19:03:

korrigjim per pergjigjen e dhene

Cod. C09072007

ke nje llogjike fenomenale ns-6bravo,je ok ,por dua te te qartesoj dicka ,ishte gabim i imi, lidhur me antiHbc IgG, nuk kemi te bejme me hepatitin c,dmth HCV,por me nje antitrupat kundrejt antigjenit central te virusit te hepatitit B,qe shenohet HbcAg,qe nuk e kapim dot ne serum por vetem ne brendesi te hepatociteve mund ta gjejme,kjo eshte antiHbc IgG,dmth ne problemin e mesiperm keto antitrupa jane prezent.
Per te mos i rene me gjatei bie qe pacienti me keto te dhena laboratorike ,eshte bartes.


Postuar nga MARSMED datė 09 Korrik 2007 - 19:35:

Talking pyetja 105

nje pyetje tjeter Pse testet jane te vendosura jashte kavitetit abdominal?sepse sic e dime ato ne fillim tek fetusi jane brenda trupit te njeriut,pastaj ne javet e fundit para lindjes ose pas lindjes zbresin ne skrotum,pse ?


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2007 - 21:20:

pergjigja e pyetjes 105

Cod. D09072007

Qe te kene nje temperature 1-2 grade me te ulet, aq sa i mjafton per te prodhuar spermen ne kushte optimale.


Postuar nga NS-6 datė 09 Korrik 2007 - 21:40:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
...por dua te te qartesoj dicka lidhur me antiHbc IgG, nuk kemi te bejme me hepatitin c,dmth HCV,por me nje antitrupat kundrejt antigjenit central te virusit te hepatitit B,qe shenohet HbcAg,qe nuk e kapim dot ne serum por vetem ne brendesi te hepatociteve mund ta gjejme,kjo eshte antiHbc IgG,dmth ne problemin e mesiperm keto antitrupa jane prezent.
Per te mos i rene me gjatei bie qe pacienti me keto te dhena laboratorike ,eshte bartes.



e drejte!gabim i imi ...e mora per antigjen te hepatitit C...prandaj edhe te pyeta nese ato 3 parametra ishin per te njejtin rast apo thjesht kerkohej kuptimi i tyre vec e vec sepse per nje moment e kuptova ne ate menyre dhe e kisha ndare mendjen qe ishte ashtu


Postuar nga MARSMED datė 10 Korrik 2007 - 10:45:

pyetja 106
e kam kap me organet gjenitale ,me falni po keto pyetje me kujtohen
Pse testi i majte eshte me poshte se i djathti?


Postuar nga NS-6 datė 10 Korrik 2007 - 23:43:

konsiderohet si gje fiziologjike dhe vjen si pasoje e nje asimetrie merr testikujve...ai i majti eshte pak me i madh dhe si pasoje me i rende...gjithsesi,ne rastet kur ben ftohte,kjo asimetri ne pergjithsi zhduket si pasoje e tkurrjes se skrotos (lekures se jashtme qe mban testikujt)

ne rregull si pergjigje?

nderkohe shtoj nje pyetje tjeter...

pyetja 107
nese keni pare,ka njerez me reumatizem ose qe kane pesuar demtime te kockave ose legamenteve,qe arrijne ta ndjejne qe se shpejti do prishet koha (mund ta fus veten ne kete grup per nje demtim ne kembe :p). cfare shpjegimi mund ti jepet kesaj gjeje nga ana shkencore?

count down...-894


Postuar nga zila datė 12 Korrik 2007 - 17:14:

pershendetje

Pyetje 108


Nga ndyshon Bulimia nga Anoreksia?


urime per punen e shkelqyer.


Postuar nga NS-6 datė 13 Korrik 2007 - 16:31:

bulimia dhe anoreksia

Cod. A13072007

te dyja kane te bejne me probleme qe njerezit kane kundrejt ushqimit (1) megjithse berthama psikologjike e ketyre 2 llojeve eshte e ndryshme. tek anoreksiku kemi nje forme depersonalizimi,dmth personi e sheh veten e vet ndryshe nga si eshte,e sheh me te shendoshe se normalja dhe kjo e con qe te leje ushqimin.tek bulimiku ushqimi paraqitet si nje menyre me shfry stresin dhe jo thjesht nje nevoje fiziologjike.kete e shpjegon edhe fakti qe bulimiku pasi qe ha shume,kerkon qe ta vjelle ate qe hengri duke shkaktuar vjelljen.
tek anoreksiku kemi ate friken qe personi mund te shtoje ne peshe dhe kjo kthehet ne nje tip fobie kundrejt ushqimit. behet nje person qe nje e dy qendron para pasqyres duke u pare,peshohet shpesh,kerkon ne cdo menyre te heqe ate qe konsideron peshe te tepert etj...kjo per sa i perket profilit psikologjik (per anoreksine mund te shihni edhe me teper detaje tek postimi me kod A 07122006)

per sa i perket profilit klinik,edhe ketu ka ndryshime. anoreksiku fillon si nje person i gjallerishem qe le ushqimin dhe ne fazat e para ndihet shume mire.kryen edhe ushtrime fizike duke u munduar qe te heqe edhe me teper peshen.me kalimin e kohes,mungesa e ushqimit fillon te ndihet dhe shfaqet ajo qe quhet asteni (lodhje) dhe pastaj shfaqen edhe probleme te tjera ku nder shenjat fillestare (dhe qe sherbejne edhe per diagnoze) eshte amenorrea (mungese e mestruacioneve) e cila vjen si pasoje e destabilizimit te aksit hipotalamus-hipofize. GnRH nuk prodhohet me ne menyre pulsore dhe si pasoje destabizilohet edhe vazhdimi i aksit.
po ashtu shfaqen edhe probleme te mungeses se dhjamrave ose proteinave si psh probleme me lekuren si pasoje e nje marrje proteinash me te vogla,astenia e shoqeron gjithmone etj etj...me kalimin e kohes gjendja mund te perkeqsohet edhe me teper sepse mund te futet edhe nje semundje e dyte psiqike si depresioni...
tek bulimiku nuk kemi edhe kaq shume probleme per faktin se ky person ha. problemet qe mund ti vijne ketij jane si pasoje e vjelljes dhe qe do me thene nje humbje lengjesh,sasi te medha elektrolitesh...mund te themi qe kur vjell,do sjelle siper edhe material gastrik kshu qe acidi do jape esofagit me shume mundesi etj etj...pak a shume keto mund te jene ndryshimet me te medha qe mund te paraqesin keto 2 semundje

(1) anoreksia nervose (Cod. A 07122006)

gjithashtu do te permendja si shkrime qe mund te plotesojne kete pyetje :
-Enigma; Per Te Kuruar Anoreksine (Cod. A 06122006)
-aksi hipotalamus-hipofize-gonade (Cod. B 09062007)

nese dikush ka per te shtuar,eshte i lutur ta beje


Postuar nga MARSMED datė 14 Korrik 2007 - 14:45:

Smile pse testi i majte eshte me poshte se ai i djathti

Cod. A14072007

Pergjigja e pyetjes 106

duke qene se pozicioni testit do varet nga ligamenti qe e mban ate,ose me mire nga gjatesia e ketij te fundit dhe duke pasur parasysh qe si ligament ketij i sherben vet arteria qe e furnizon me gjak atehere pozicioni i tij do te percaktohet pikerisht nga gjatesia e arteries.po pse testi i majte eshte me poshte?kjo do te thote qe arteriet qe furnizojne te dy testet dmth a.testikulare e djathte dhe e majte nuk pasken gjatesi te njejte ?!
ne fakt relativisht keshtu eshte,dhe kjo ndodh per nje arsye te thjesht anatomike te vendosjes se aortes abdominale(ena e madhe qe sjell gjak per pjesen e poshtme te trupit),nga ku marrin origjinen te dy a.testikulare,pak me majtas aksit vertikal te trupit.keshtu si rrjedhoje e kesaj zhvendosje majtas a.testikulare e majte behet pak me e gjate,dmth relativisht me e gjate se e djathta dhe si rrjedhoje testi i majte ulet pak me poshte,dmth duket me poshte se i djathit


Postuar nga MARSMED datė 16 Korrik 2007 - 13:43:

pyetja 107

Pse ndodh qe me kalimin e moshes e kryesisht tek femrat gjate menopauzes kemi ne disa raste nje leukopeni(ulje e rruazave te bardha te gjakut) te lehte,shkon deri ne 3000/mm3 ?


Postuar nga MARSMED datė 16 Korrik 2007 - 14:02:

pyetja 108

Ne cilen semundje nje rash eritematoz makular i shperthyer nga dhenia e ampicilines na ndihmon ne diagnoze dhe qe ne asnje menyre sduhet interpretuar si nje reaksion alergjik nga medikamenti ?


Postuar nga kotka datė 16 Korrik 2007 - 16:42:

kancer ne sy

pyetja 109

Pacientet e diagnozuar me kancer ne sy kane rrezik vdekjeje apo humbje drite.


Postuar nga NS-6 datė 17 Korrik 2007 - 01:10:

pergjigja e nje pyetjes 110

gjeta nje pyetje te bere nga aint rreth 2-3 faqe me para por qe nuk kishte nje numer keshtu qe po e vendos si pyetja 110

Citim:
Po citoj ato qė tha aint
Thone qe s'duhet te pish alkol para se te besh tatoo.
A eshte e vertete? Nese po, cfare shpjegimi ka?
Apo eshte thjeshte legjende urbane?
Flm.



nje pergjigje per kete e pyetje qe gjeta ne internet dhe thonte te mos pini alkol ose te merrni aspirine para se te beni tatuazhe sepse te dy mund te hollojne gjakun dhe te shkaktojne hemorragji te rende gjate procesit te tatuazhit.me shume mundesi efekti i alkolit eshte tek trombocitet qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut!


Postuar nga zila datė 17 Korrik 2007 - 15:41:

shtim mbi bulimine

Cod. A17072007

CITIM:

 bulimia dhe anoreksia
Cod. A 13072007

tek bulimiku ushqimi paraqitet si nje menyre me shfry stresin dhe jo thjesht nje nevoje fiziologjike.kete e shpjegon edhe fakti qe bulimiku pasi qe ha shume,kerkon qe ta vjelle ate qe hengri duke shkaktuar vjelljen.

Do te doja te shtoja faktin qe tek bulimia kemi nje raport patologjik me ushqimin ne sensin qe individi nuk arrin ti permbaje impulset e tij ndaj ushqimit. kjo perkthehet ne te ashtuquajturat "abbuffate" (d.m.th. te hash pa kriter dhe duke e humbur sensin e shijes e te ngopjes.)
Mund te krahasohet me shqettesimet osesivo-compulsiv ku nje ide ose impuls i te ngrenit patologjik nuk arrihet te kontrollohet ose neutralizohet dhe kthehet ne nje sjellje.
stresi mund te ndikoje ne shtimine ketyre impulseve ndersa baza psikopatologjike qendron ne nje persistence te impulseve per te ngrene qe nuk arrihen te eliminohen nga individi.
Ndersa te vjelljat, perdorimi i lasativeve,diuretikeve ka te beje me rituale te eliminimit te rregullt mbas cdo abbuffate. kjo (ashtu si te shqetesimi osesiv -kompulsiv) ka te beje me nje ndjenje faji qe e shoqeron mbas cdo ngrenie dhe qe e con ne eliminimin e ushqimit. kjo shoqerohet me nje vetekenaqesi po qe shpjet do bjere pre e nje impulsi patologjik.
eshte pak a shume si nje rreth vicioz.
impuls patologjik--- pamundesi eliminimi---------abbuffate---------ndjenje faji------------eliminim vetjak(te vjella etj)-------vetekenaqesi-------impuls patologjik.
nuk e di nese jam shpjeguar plotesisht?
tng


Postuar nga aint datė 21 Korrik 2007 - 23:02:

111

A ka benzen metiliko-amonocid ne kompozimet neurospaciale te transpozuara?? haha lol, ja futa kot.

Nje pyetje per ju qe perserisni mesimet e shkolles: Pse i zverdhen gishtat duhanxhijve?


Postuar nga NS-6 datė 21 Korrik 2007 - 23:30:

retinoblastoma dhe melanoma uveale

Cod. A22072007

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka
pyetja 109

Pacientet e diagnozuar me kancer ne sy kane rrezik vdekjeje apo humbje drite.



nderkohe po i pergjigjem pyetjes se bere nga kotka.
gjithcka varet nga kanceri me te cilen diagnostikohen dhe nga grada qe ka mberritur ai kancer sepse kemi kancer beninj dhe kancer malinj te syrit.nese kanceri eshte ne nje faze te avancuar (ndoshta edhe me metastaza) atehere kjo gje do te ndikoje ne jetgjatesine e personit te diagnostikuar.ndersa per sa i perket faktit nese ka rrezik humbje shikimi kjo varet nga zona e kancerit dhe ku shtrihet.mund te kete kancere qe nuk japin nje humbje shikimi totale por nje astigmatizem (thene me fjale me te varfra qe nuk kemi nje perthyerje te njejte te imazhit pergjate rruges se vet deri tek retina dhe keshtu imazhi del i shtremberuar).

une mund te te permend 2 kancere qe paraqesin ato 2 gjera qe permend ti.njeri eshte nje kancer qe eshte i parhapur tek femijet dhe quhet retinoblastome kurse tjetri eshte kancer i shtreses qe ndodhet nen retine.
tek i pari kemi nje mutacion te gjenit Rb (1) qe ndodhet ne kromozomin 13. nje mutacion i tij con ne nje demtim te qelizave qe marrin pjese ne percimin e drites dhe keshtu ky kancer jep qerrim.zakonisht tek syri i femijes duket nje mase e bardhe ne brendesi te syrit (kjo eshte forma kur kanceri zhvillohet si mase dmth) qe merr emrin leukokori dhe qe ne shume raste nje sy i tille (qe i ngjan syrit te maces) eshte nje sy qorr.gjithsesi eshte nje kancer qe i pergjigjet mire radioterapise dhe ka mbijetesa deri ne rreth 90% ne distance 5 vjecare.

kanceri i dyte qe permenda eshte melanoma uveale.eshte nje kancer qe rritet ne shtresen nen retine dhe kur arrin nje pike zhvillimi e shqit retinen nga pjesa poshte saj dhe kjo con ne qerrim (shqitje dytesore e retines).ky kancer cilesohet si i vetmi qe mund te jete vdekjeprures nga kanceret e syrit per aftesine qe ka per tu perhap dhe per te dhene metastaza...nese jep metastaze,jetgjatesia ulet jashtzakonisht...flasim per pune muajsh!

pra sic e sheh,nje kancer syri mund te jape si qerrim por edhe vdekje por gjithsesi varet nga kanceri dhe nga karakteristikat e tij ne momentin e diagnozes!

shpresoj ti jem pergjigj pyetjes tende!

(1) gjeni RB (Cod. A 30062005)


Postuar nga MARSMED datė 08 Shtator 2007 - 14:25:

Pergjigja e pyetjes 107

Cod. G08092007

Kur ne bejme nje analize te thjeshte te gjakut nr i elementeve te gjakut qe afersisht masim jane ata elemente qe ndodhen ne rrymen e gjaku.Por disa prej tyre jane te atashuar ne paretet e eneve te gjakut.Keshtu ne rastin tone leukocitet ndodh qe te ''ngjiten'' ne muret e venave dhe ky proces behet i ndjeshem aq sa te bej nje ulje te konsiderueshme te nr te rruazave te bardha ne analizen e gjakut ne disa raste dhe nje nga keto eshte dhe menopauza.Pra nuk kemi te bejme me nje leukopeni absolute por relative sepse ato leukocitet (rruazat e bardha)ndodhen ne gjak por nuk jane ne ''pune'' perkohesisht....dhe kemi ate qe quhet ''leukocite pertace''ose leukoapatiAtehere nese kemi nje rast te tille dhe na duhet te provojme nese kjo ulje eshte e vertet apo jo mjafton ti themi pacientes te bej nje efort fizik.. psh te ngjisi ca shkalle dhe kjo do te hedhi ne pune ato leukocite qe ishin bere dembeledhe ne nje analize te dyte nese shohim qe nr tani eshte rritur atehere mund te themi qe kemi te bejme me nje leukoapati dhe jo nje leukopi te vertet


Postuar nga MARSMED datė 08 Shtator 2007 - 19:13:

pergjigja e pyetjes 108

Cod. H08092007

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED
pyetja 108

Ne cilen semundje nje rash eritematoz makular i shperthyer nga dhenia e ampicilines na ndihmon ne diagnoze dhe qe ne asnje menyre sduhet interpretuar si nje reaksion alergjik nga medikamenti ?



Semundja per te cilen behet fjale eshte mononukleoza infektive


Postuar nga lindjedielli datė 10 Shtator 2007 - 21:10:

pyetja 112

tek cilet paciente eshte i perdorshme nje bypassopersation ne zemren qe akoma reh pa mare ne ndihme makinen qe zevendeson zemren dhe mushkrine?

a- tek pacientet me difuzen semundje te 3 eneve te gjakut te zemres(koronarer DreigefƤƟerkrankung)
b-tek pacientet e rinj dhe tek funksion normal i ventrikelve
c-tek paciente me demtim te izoluar te zirkumflexarterie ose te arteries se djathte koronare


Postuar nga MARSMED datė 15 Shtator 2007 - 00:39:

Red face

Lidhur me pyetjen 112 mendoj qe eshte alternativa e fundit (C) pergjigja e sakte....mendim fare spontan ky edhe aspak i thelluareshte shume vone per te shfletuar ndonje gje,ora 1 e nates dhe po pertoj ne fakt dhe spo rezistoja dot deri neser te pergjigjesha.Po mundohem te jap nje shpjegim se pse e treta.... tani meqe eshte pyetje me alternativa pergjigja behet me e thjeshte me metoden e perjashtimitkeshtu e para mendoj qe nuk eshte pasi behet fjale per nje pacient trevazal .. dmth me nje demtim te gjere te coronareve gje qe tregon qe dhe nderhyrja kirurgjikale do jet me e komplikuar  dhe me e gjate keshtu qe zor se do duronte dot dora e kardiokirurgut te mos fillonte te dridhej per nje kohe aq te gjate Alternativa e dyte nuk eshte shume selektive..... thjesht se jane te rinj apo se jemi perpara nje pacienti me veshka qe funksionojne mire sjane kritere per te bere nje nderhyrje me heart-beating keshtu qe ngelet e treta.....


Postuar nga MARSMED datė 17 Shtator 2007 - 12:11:

PER DEMBELAT :)

e shoh qe qenkeni bere shume dembela nga pushimet :p prandaj po bej nje pyetje te thjeshte.....

Cili eshte muskuli me i gjate i trupit te njeriut?


Postuar nga KRISTAL.DOC datė 17 Shtator 2007 - 13:26:

Red face EJ O MARSIMED PO KUSH THA QE JEMI BA DEMBELE MI....

Cod. A17092007

Pergjigja e pyetjes 113

MUSKULI ME I GJAT THU TI,EEEEEEE
AI SARTORIO SI I THUHET NE SHQIP NUK E DI,DI QE VENDOSET NE ANEN ANTERO-LATERALE TE KOFSHES KA FORMEN E NJE SHIRITI,ORIGJINA SPINA ILIACHE ANTERIORE SUPERIORE E MBARON NE TUBEROZITETIN MEDIALTE TIBIAS.
KUR KONTRAKTOHET AI NE MUND TE KRYQEZOJME KEMBET ME NJERA-TJETREN,



ATEHERE SI JU DUKET PERGJIGJIA


Postuar nga MARSMED datė 17 Shtator 2007 - 18:23:

e papame :)

keshtu i thuhet edhe ne shqip .. m.sartorius...... qe dmth????? hajt ene nje pergjigje tjeter ...... cfare dmth sartorius??? moderator mos e quaje pyetje tjeter po le te themi qe eshte plotesim


Postuar nga KRISTAL.DOC datė 17 Shtator 2007 - 18:55:

Wink

sartorius=rrobashqepes hahahahha
apo jo?
hmmm
nejse hajt na bej nai pytje tjeter se kjo ishte e thjeshte


Postuar nga MARSMED datė 17 Shtator 2007 - 20:23:

sakte... pyetja 114

Cod. C17092007

po i cik ma serioze ne pergjigje ...se e kemi strikt moderatorin ene po te jep ndonje thyerje note ne sjellje :p

ja te keto te thjeshtat me vrap pergjigjeni..... hajde nje te veshtire....

Ne cfare pozicioni dekompozohet me shpejt nje kufome,ne ate dorsal (ne kurriz)apo ne ate pektoral(barkaz)?ene shpjegim eeee


Postuar nga NS-6 datė 17 Shtator 2007 - 23:30:

pergjigja e pyetjes 114

dekompozimi eshte nje proces qe zhvillohet nga bakteriet qe ndodhen kryesisht ne zorre dhe ne stomak.ne rastin e kufomes keto do zhvillohen shume,te ndihmuar edhe nga situata qe nuk ka me oksigjen. shenjat e para te dekompozimit fillojne te shfaqen ne nje forme si jeshile si pasoje e degradimit qe bejne keto bakterie (keto shkaterrojne materiale te ndryshme.perfshi ketu edhe qelizat e gjakut) dhe shfaqen ne zonen e perparme,kryesisht ne pjesen e djathte ne afersi te ijes!


Postuar nga KRISTAL.DOC datė 18 Shtator 2007 - 00:20:

Re: sakte... pyetja 114

Cod. A18092007

Citim:
Po citoj ato qė tha MARSMED


po i cik ma serioze ne pergjigje ...se e kemi strikt moderatorin ene po te jep ndonje thyerje note ne sjellje :p

ja te keto te thjeshtat me vrap pergjigjeni..... hajde nje te veshtire....

Ne cfare pozicioni dekompozohet me shpejt nje kufome,ne ate dorsal (ne kurriz)apo ne ate pektoral(barkaz)?ene shpjegim eeee



nuk e di a e ke degju ate shprehjen qe i thoshte gjithmone stalini nje kolegu te vet qe sme vjen ndermend emri:nuk kam kohe te shkruaj shkurt prandaj po te shkruaj gjate..... kshu edhe puna ime......
ime....dekompozimi fillon afersisht rreth minutes se 4 pas vdekjes,ne fillim eshte i dominuar nga nje proces qe euhet autolize ose auto digjestion,d.mth sapo qelizat e trupit te privohen nga oksigjeni, CO2 rritet, pH ulet, dhe skorjet akumulohen e helmojne keto qeliza.njekohesisht enzimat qe nuk jane me nen kontroll fillojn te shperbejn qelizen nga brenda jashte duke shkaktuar carjen e daljen e substancave nutritive.ky proces fillon me shpejt ne inde e organe qe kane me shume enzimasi melcia ose me shume uje si truri,zakonisht mund te kape te gjitha qelizat e trupit,por nuk eshte shume evident ky proces ne ditet e para pas vdekjes.fillon e behet i dukshem kur dalin pustola me uje mbi lekure e kur kemi distako te lekures shume evidente.
nderkohe trupi i pershtatet temperatures,se ambientit, gjaku mpikset e cngjyros lekuren, citoplasma eshte care e pas kesaj nje nr i konsiderueshem qelizash kan fillu me u demtuar.ketu fillon dhe procesi i dyte ai i qelbezimit,qe eshte shkaterrimi i indeve te trupit me ane te mekanizmit te mikroorganizmave, e katabolizmi i indeve ne leng gaz e molekula te thjeshta.
procesi vashdon me tendosjen e indeve nga formimi i gazrave te ndryshem si metan dioksid karboni,dioksid squfuri e hidrogjen,kjo ndosh me shume ne organepor mund te kape edhe fytyren e buzet e inguine.akumulimi i gazrave zakonisht eliminohet nga rektumi por ky eliminim mund te jete shume i forte deri sa te caje lekuren e te ekemi demtime te tjera post-mortum.
me vone muskujt qe perbehen nga prot leshojn e clirohen ac.ndyrore,nepermjet nderhyrjes se baktereve.me pas keto proteina e yndyrna prodhojne putrescina, kadaverina qe jane perberje te rendesishme te dekompozimit,
vashdon me ane te clirimit te shume perberjeve te tjera deri na sapunifikim, ose formazioni i adipocere qe jane depozitim yndyrnash me ngjyre te verdhe ne te bardhe,formohet si pasoje e ifrolizes se ac.yndyrore.formimi i saj acelerohet edhe nga invasionet e baktereve si klostridium
stadi final idekompozimit te indeve eshte mumifikimi,qe mund te jete pjese lekure e mbijetuar nga dekompozimi aktiv,
dhe kockat kane procesin e tyre te dekompozimit qe quhet digenesi.
pra dekompozimi ndahet ne faza te ndryshme por koha e dekompozimit varet nga temperatura dhe nga sasia e lageshtires.
nga studimet e fundit kane nxjerre dhe nje formule per pershkrimin e dekompozimit te nje personi te varrosur,qe eshte y=1285/x ku y,eshte nr i diteve qe duhen per skeletrizimin ose mumifikimin e x,eshte media e temp gjate procesit te dekompozimit.por keto llogaritje jane me shume perafersi.
ne klima te ndryshme si ne artike ose shkretetire tharja eshte me e shpejte e keshtu eshte e veshtire te behet nje analize e sakt,gjithashtu edhe prania e insekteve ose mishngrenesve ka rendesine e tyre.
persa i perket pozicionit te kufomes nuk di te jap ndonje shpjegim te sakte po mendoj kur eshte ????supin?????
ndoshta pergjigjen mund ta kem dhene si ne mjergull diku lart.......


Postuar nga MARSMED datė 18 Shtator 2007 - 00:41:

hemmm...

Mire shoh qe pyetja paska karikuar shume ca edhe pasken bere nje goxha shkrim 

:p sidoqofte nga analiza e pergjigjeve te marr vihen re ide te mira,mendime te mira,por perfundime te gabuara.... tek i pari per shkak te moskuptimit te pyetjes..... kurse tek i dyti ..... se di mbase osht lodh nga gjithe ai shkrim ene i thone ene ora 2 e nates ..... KRISTAL.DOC ke bere tere ate shtjellim qe duhet te te conte vet tek pergjigja por ske arrit...... NS-6 ska kuptu qe kam dash te dija pozicionin e kufomes jo te zones se trupit se ku behej me shpejt dekompozimi.....dhe nga nje rishqyrtim koke me koke me NS-6 ... pasi u sqarua me pyetjen .... dha pergjigjen ''pozicioni barkas''

DHE PERGJIGJA E SAKTE ESHTE ''POZICIONI BARKAS'')

shpjegimin ska nevoje ta jap se e keni dhene te dy.


Postuar nga biologjia2 datė 23 Shtator 2007 - 16:57:

ndihme...pyetja 115

ne njerin nga zinxhiret e adn jane keto baza te azotuara: A-T-G-C-C-A-A-A. sa eshte nr i lidhjeve hidrogjenore qe formohen ndermjet ketyre bazave dhe atyre plotesuese te zinxhirit tjerer?
ju lutem pergjigjuni para te merkures.


Postuar nga NS-6 datė 24 Shtator 2007 - 11:49:

biologjia2,ne zonen e mjeksise eshte tema e gjenetikes qe i shtjellon keto gjera,keshtu qe mund ti hedhesh nje sy asaj teme per sa i perket ceshtjeve qe kane te bejne me ADN.
sa per pyetjen tende:
duke qene se Adenina lidhet me Timinen me 2 lidhje hidrogjenore dhe Guanina me Citozinen me 3 lidhje hidrogjenore,atehere mund te themi qe kemi 2+2+3+3+3+2+2+2= 19 lidhje hidrogjenore gjithsej

per nje ide edhe me te qarte shif postimin:
-zinxhiret e ADN-s (Cod. F 26012005)


Postuar nga biologjia2 datė 25 Shtator 2007 - 15:13:

flm shum per ndihmen.


Postuar nga NS-6 datė 30 Shtator 2007 - 11:44:

pyetja 116

pyetja 111 e bere nga aint eshte akoma pa pergjigje.

Citim:
Po citoj ato qė tha aint
A ka benzen metiliko-amonocid ne kompozimet neurospaciale te transpozuara?? haha lol, ja futa kot.

Nje pyetje per ju qe perserisni mesimet e shkolles: Pse i zverdhen gishtat duhanxhijve?



po ashtu po shtoj edhe nje pyetje tjeter.
pyetja 116
pse ne situata shqetesimi kur personi eshte ne siklet dhe shton shpejtesine e frymemarrjes i jepet nje qese ose dicka tjeter e mbyllur qe te marre fryme brenda.dmth te thithe serish ajrin e vet?


Postuar nga MARSMED datė 30 Shtator 2007 - 20:07:

:)me pelqen kjo pyetje

Cod. C30092007

Per pyetjen 116...... mendoj qe ne kete rast kemi te bejme me ate qe ne mjekesi quhet acidoz respiratore. Kjo ndodh per shkaqe te ndryshme ,ne kete rast si e parashtroi NS-6 kemi nje rast paniku ose shqetesimi qe ka sjelle kete takipne (frymemarrje te shpejte)dhe mushkerite nga kjo rritje e frymeshkembimit normalisht do rrisin sasine e oksigjenit te futur ne organizem dhe do ulin ate te CO2 (dioksidit te karbonit) gje qe ne aparenc duket dicka e mire sepse ne na duhet oksigjeni por dhe CO2 na duhet sepse kjo do sillte nje prishje te balances se acideve dhe bazave ne organizem pra te pH te gjakut.... e thene keshtu shkurt kjo gje ... sepse nuk mjafton vetem kaq pak qe te prishet balanca dhe te kemi demtime sepse organizmi eshte aq i afte sa te kompesoje... ne kete rast psh hyjne ne pune veshkat edhe pse pak me vonese dhe bejne qe te eliminohet HCO3-.. (joni i bikarbonatit) dhe te mbahet H+ duke tentuar acidifikimin ne menyre qe te kompesoje alkalinizimin qe solli mushkeria ..nejse pak rendesi kane keto gjera po ..per tiu pergjigjur tani pyetjes se NS-6 pse duhet mbajtur ajo qesja ... e thjeshte sepse keshtu ne bejme nje mjekim te thjeshte dhe praktik duke i ridhene prap mbrapsht ate CO2+ qe e nxorri aq shume dhe shpejt gjate atyre fazave te frymemarrjes se shpejt.Keshtu ketij person qe si rrjedhoje e kesaj frymemarrje te shpejtur beri nje ulje te madhe te CO2+  shkak i cili mund ti sjelli marrje mendsh,zhurme ne vesh,flutura te verdha para syve dmth gjendje te fikti   dhe e gjithe kjo si rrjedhoje e uljes se CO2+ ne lengun cerebrospinal(lengun e trurit)qe sjell vazokonstriksion (ngushtim i eneve te gjakut)... me nje qese te thjeshte mund ti eliminojme te tera keto shenja dhe ta qetesojmePastaj pervec kesaj mendoj qe nese eshte nje krize paniku dhe shpesh pacienteve te tille u duket sikur u mungon ajri sikur jane ne boshllek.. atehere kjo qese mund tu sherbeje edhe si  placebo me efekt psikologjik... sepse aty brenda e ndjejne qe ka ajer sa te duan


Postuar nga MARSMED datė 14 Nëntor 2007 - 13:16:

pyetja 117

Pse grate obeze vuajne me pak nga simptomat e menopauzes sesa ato qe jane te dobta?


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 10:41:

Unhappy Pyetja 118

Pse femija qe eshte fry i dy kusherinjeve sa me te afert eshte me te meta?????


Postuar nga MARSMED datė 18 Dhjetor 2007 - 13:19:

shkaku i difekteve tek femijet ne martesat mes te afermeve

Cod. E18122007

Hem.... pyetje shume popullore kjo.... eshte e thjeshte pergjigja per mjekesine por nuk e di sa do kapet nga dikush jashte kesaj fushe sepse ka te beje me gjenetiken.Gjithesesi po mundohem te jap nje pergjigje sa me te thjeshte.

Sic e dime femija kur krijohet merr tipare nga nena dhe nga babai,dhe kjo realizohet nepermjet atyre ''struktura'' le ti quajme qe quhen gjene.Gjenet ne menyre te thjeshtesuar ti imagjinojme qe jane ''struktura'' te vogla qe sherbejne per te krijuar dhe percuar nje tipar te caktuar tek njeriu.Psh .marrim gjenin qe krijon kanalet nga ku sekretohen lengje te ndryshme te trupit,psh djersa ,sekrecionet e mushkerive etj.Ky gjen ashtu si dhe te gjithe te tjeret eshte ne dy kopje tek cdo njeri.Tani gjysmat e ketyre gjeneve transmetohen tek femija,dmth gjysmat e gjeneve te babait dhe gjysmat e gjeneve te nenes.Gjenet ashtu si cdo gje tjeter ne natyre nuk jane perfekt asnjeher... tek cdo njeri nga ne ka difekte te vogla ,te medha,te dukshme ,te padukshme...por e sigurte eshte qe kaTani ca dua te them me te padukshme....eee sic e thame secili nga ne cdo gjen e mbart ne dy kopje dhe mundet qe te jet me difekt njeri nga gjenet ose te dy kopjet.Tani teorikisht i bie qe nese eshte me difekt njeri nga gjenet nuk duhet te kemi semundje sepse kemi gjenin tjeter por ka raste qe semundja shfaqet dhe pse eshte prekur vetem njeri gjen,per te shpjeguar pyetjen tuaj nuk po marrim kete rast sepse ketu ska rendesi ne jane kushurinj apo jo.Marrim rastin tjeter kur semundja nuk shfaqet nese eshte prekur vetem nje gjen,atehere kemi nje njeri te shendoshe ..top fare qe as qe e di se mbart nje difekt.Pra ai punon mjaft mire me kopjen tjeter te gjenit.Tani nese ky njeri do lindte nje femije ca do ndodhte?Gjithcka do varej nga partneri i tij.Thame qe cdo njeri jepte gjysmat e gjeneve te tij femijes... nese per fat te keq ky njeriu me kete difekt do rastiste qe ti jepte femijes gjenin me difekt atehere ca do ndodhte???Femija ishte e sigurte qe do kishte nje gjen me difekt... po gjeni tjeter???? Qe ky femije mos kishte semundje pra mos semurej duhej patjeter qe gjenin tjeter mos ta kishte me difekt.....dhe kjo do ndodhte nese partneri do ishte i paprekur nga ai difekt dmth mos kishte asnje gjen me difekt,keshtu do ishte e sigurte qe gjeni tjeter qe do merrte femija te ishte ne rregull.Po nese dhe partneri tjeter te kishte nje gjen te tille te fshehur... dmth dhe ai te kishte nje gjen me difekt dhe mos e dinte???? atehere ai femije duhej te ishte vertet me fat qe ti binte shorti me marr pikerisht gjenin e mire nga prindi tjeter gje qe ndodh rralle dhe nese ndodh nuk eshte mrekulli qe mund te perseritet tek te gjithe femijet qe do kene ata prinder... njeri do e ket fatin e keq te semuret dmth.Dhe keshtu nese ai femije do merrte dhe nga prindi tjeter gjenin me difekt atehere per shembullin qe moren me lart per gjenin e kanaleve sekretore ...do te kishim nje femije qe kanalet sekretore nuk do punonin dhe aq mire,do bllokoheshin etj... dhe do lindte ajo semundje qe quhet fibroza cistike.Dhe kjo semundje nuk eshte dhe aq e rralle ,afersisht 1 ne 25 veta e mbart kete gjenin me difekt.Imagjino qe nuk eshte dhe aq e rralle qe te takosh nje partner tjeter qe te kete po kete difekt.

Atehere te kthehemi tek pyetja juaj... pse kushurinjte???    Po ja mendojeni ju ....kur eshte me e mundur qe dy partnere te kene difekte pak a shume te ngjashme.. psh ate qe thame me lart ,te fibrozes cistike...kur as nuk njihen fare dhe me mire akoma jane nga krahina ,zona te largta nga njeri tjetri.... apo kur jane kushurinj?????Pra kur jane kushurinj aq me keq te afert mundesia per te pas difekte te ngjashme ,pra mundesia qe te kene gjene te njejte me difekt eshte me e madhe dhe keshtu mundesia qe femija te marri te dy gjenet me difekt eshte me e madhe dhe mundesia qe femija te dali me probleme eshte me e madhe....Pra mund te themi qe martesat nga kushurinj te afert nxjerrin ne pah tere difektet e fshehura te nje fisiPor kjo nuk eshte e prere eeee... panvaresisht se ne popull ka ngelur si frike kjo lloj lidhje.. jo gjithmone ndodh keshtu.. se varet dhe nga shkaqe te tjera.. por nje shpjegim i thjeshtezur do ishte ky qe sapo thashe.Uroj te kem qene e qarte.Nese jo,mos nguro ...pyet prap.


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:29:

Edhe diku rreth 20 pyetje nga Sundimtari

Fillimisht e faleminderoj MARSMED per pergjigjen.


AI QE E HAPI KETE TEME LUM SISEN QE KA PIRE............
I THERRAS TE GJITHE ANETARET E FORUMIT TE BASHKANGJITEN NE KETE KARAVAN.......
EDHE UNE KAM DISA PYETJE, RESPEKTIVISHT 7 PYETJE DHE NE CILEN DO TE MUNDENI TE PERGJGJENI MOS PRITONI PRA PERGJIGJUNI

Pershendetje, Sundimtari i parashtroN NS-6 dhe anetareve te tjere disa pyetje(7) lidhur me:
==================================================
=========================================
---->Pyetja numer 119 -Pak pe teper informacione lidhur me cAMP, si eshte formula dhe dallohet nga AMP. Per cAMP lexova edhe te tema e enzimeve nga NS-6(flm NS-6)

---->Pyetja numer 120-Eshte per biologji molekulare dhe gjenetike, fillimisht do te shkoje me sqarime:
aneuploidia paraqet zvogelim ose zmadhim te numrit te kromozomeve te vecanta ne kariotip.(mos u perqendrohuni ne kete perkufizim sepse ndryshoj varesisht nga autori).
Si trisomi te kromozomeve autozome(trupore- varesisht nga teksti) dihet se kemi sindromin e Daunit(2n=47,21), Eduardit, Pataut(2n=47,13-15)( kur kemi kete forme Pataut(2n=47,13-15) dihet se eshte sindrom i komozomeve trupore si dhe ndryshimet paraqiten ne kromozomin e 21 per sindromin e Dauni dhe ne te 13 ose ne te 15 per sindromin e Pataut), si trisomi te kromozomeve te seksit kemi sinromin e klinefelterit(47,xxy)(kjo paraqet formen per kromozomet e seksit) ndersa si monosomi si te kromozomet autozome ashtu eshe te seksit kemi sindromin e e Turnerit( 45,xo, kuptohet kjo forme e eshte per kromozomet e seksit) ndersa pyetja ime eshte kjo: ne cilin kromozom paraqiten ato ndryshime kromozomike ne sindromi i Turnerit per kromozomet trupore kuptohet sepse dihet se per kete sindrom kemi mungesen e 1 kromozomi si ne rasitn e sindromit te Dauni ku ndryshimet kromozomike ndodhin ne kromozomin e 21-te. Besoj se jam i qarte ne kete pyetje

---->Pyetja numer 121 - si merr pjese vitamina C ne aktivizimie fermenteve proteolitike(kujdes ky term), profesori im i kimise me eshte pergjigjur dicka lidhur me levizjen e protone por nuk e besoj kete. mendoj se kam gjetur nje perqindje te zgjidhje sne kete formum, respektivisht te enzime te postuara nag NS-6 po shkepus dicka nga ai postim:,,Disa enzima pėr te ushtruar funksionin e tyre kanė nevojė pėr njė molekule shtese. Kėto molekula shtese nuk janė proteina sikurse enzimat por ndikojne ne shpejtesine e reaksionit. Pikėrisht kėto molekula quhen Koenzima. Tė tilla janė p.sh. vitaminat." dhe une jam i mendimit se pikerisht viamina c merr pjese ne aktivizim e ketyre fermenteve duke u nisur nga ky informacion. Sa ju me perkrahi apo e kam te teren gabim si dhe a keni ndonje zgjidhje lidhur me ate se si vitamina C merr pjese ne aktivizmin e fermenteve proteolitike.

---->Pyetja numer 122- si merr pjese vitamina C ne ndertimin normal te kolagjenit. Une e kam mesuar si proteine kolagjenin( si substance ndertuese te indit lidhore tek njeriu dhe kafshet) edhe ate proteine pa tretshme ne uje.

---->Pyetja numer 123 - dicka per ndarajet qelizore mejozen dhe mitozen duke perfshire gametogjenezem dhe oogjenezen.

---->Pyetja numer 124- a ka mundesi ndokush te me bej dallimin e keture dy termave retrovirus dhe rotavirusit. per keto dy terme lexoni me poshte disa te reja mjekesor apo arritje mjekesore( sdi si ti quaj):
-Per rotavirusin
Vaksinė kundėr rotavirusit
Rezultatet e njė studim botuar nė revistėn Lancet lėnė tė kuptohet se njė vaksinė e thjeshtė pakėson dukshėm mundėsinė e prekjes sė fonjeve nga njė virus qė shkakton sėmundje tė stomakut dhe zorrėve.
Rotavirusi ėshtė njė problem tepėr i shpeshtė tek fėmijėt, qė shkakton sėmundje nė stomak e nė zorrė. Nga sėmundje tė tilla nė botė vdesin ēdo vit rreth 600 mijė foshnje. Shumica e vdekjeve ndodh nė vendet nė zhvillim.
Por ky virus prek ēdo vit mė shumė se njė milionė fėmijė nė Shtetet e Bashkuarat dhe mijėra prej tyre duhet tė shtrohen nė spital pėr t’u kuruar. Por vaksina e re kundėr rotavirusit pakėson rastet e sėmundjeve tė stomakut e zorrėve mes foshnjeve.
Kėto ditė, shkencėtarėt njoftuan rezultatet e njė studimi mes afro 4 mijė foshnjeve, disa prej tė cilėve iu dha vaksina e quajtur Rotarix, ndėrsa tė tjerėt morrėn vaksinė placebo. Rezultatet tregojnė se tek foshnjet qė morrėn Rotarix, rreziku i sėmundjes u pakėsua 87 pėrqind. Gjasat pėr t’u prekur rėndė nga sėmundjet u pakėsuan mė shumė se 90 pėrqind, ndėrsa nevoja e tyre pėr t’u shtruar nė spital ra 96 pėrqind.
Rotarix ende nuk ėshtė miratuar pėr pėrdorim nga agjencia federale amerikane e ushqimeve dhe barnave, por njė vaksinė e ngjashme e quajtur Rotateg, ėshtė miratuar pėr pėrdorim qė prej vitit tė kaluar. Qeveria amerikane tani rekomandon qė tė gjithė foshnjet e porsalindura tė vaksinohen kundėr rotavirusit.
(informacion i marre nga www.zeriamerikes.com, ju keshilloj qe ta vizitoni)
-Per retrovirusin
Historia e virusit qe mund te na mbronte nga HIV
Rreth 4 milion vjet me pare, shimpanzete dhe primatet e tjere ishin te infektuar nga nje retrovirus te cilit stergjysherit tane ishin ne gjendje t’i benin balle. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar kete te fundit dhe duke u bere pjese e tij. Kerkuesit kane arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e ketij virusi, te quajtur PtERV1, dhe kane verejtur se ai eshte ne gjendje tu beje balle disa retroviruseve te diteve te sotme, si ai i HIV-it, qe jane ne gjendje te infektojne trupin e njeriut.
Retroviruset jane te pajisur me ARN, qe i lejon te futin kopje te zinxhirit te tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Keto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evolimin e species. Mendohet se rreth 8% e gjithe zinxhirit tone gjenetik eshte i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerezore gjate evolucionit.
(informacion i marre ne ky forum).

dhe a mundeni ti beni dallime e termeve apo jane te njejte dhe se kane gabuar te shkruarti(lapsus galami).
---->Pyetja numer 125 - lexova se ka burim te dyte te grupeve fosfat pos AMP ne org. tone. Cili eshte ai ( dic lidhur me te edhe pse po flas per te kaluaren). Per NS-6

=========================
SHKROVA SHUME SI THUANI E TEPROVA PAK PO SI DHE NDOSHTA KA DICKA QE NUK E KA VENDIN NE KETE TEME ,NEJSE JEMI PER 1001 PYETJE &PERGJIGJE APO JO............
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

BESOJ SE NDOKUSH DO TE M'I SQAROJE KETO PUNE DHE NDOKUSH DO TE MESOJE DICKA.
NUK E DI SE KETO PUNE VALLE ME PARE I KENI SHTJELLUAR NE FORUM
POR DIJENI SE PARA NJE JAVE JAM REGJISRUAR DHE THJESHT JAM MBRAPA JUSH

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
" Thuaje te verteten."," Gjithmone thuaje te verteten." James D. Watson.


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:32:

Sundimtar po pyet( 4 pyetje) vashdim.....

pyetja 126
----->>>>>pse gjinia e foshjes nuk varet nga kromozomet e nenes por nga kromozomet e babait???


PERGJIGJEN E DI PO THJESH NDOKUSH E MESON!!!!!!!!!! DI 5 A 6 FJALI POR SHPRESOJ SE NDOKUSH DO TE SHTOJE DICKA

pyetja 127
----->>>>>pse kur martohen dy kusherinj,respektivisht te njerez(femer&mashkull) te nje trungu familjar femijet dalim me te meta???



PERGJIGJEN E DI PO THJESH NDOKUSH E MESON!!!!!!!!!! I DI 5 A 6 FJALI POR SHPRESOJ SE NDOKUSH DO TE SHTOJE DICKA

pyetja 128
----->>>>>dicka per hipoksantinen se une e kam mesuar, ne lenden e kimise, se hyn si baze purine ne acidet nukleike 100% i sigurte(se di se per ADN apo per ARN) formula dhe dicka me detalisht lidhur me kete te mallkuar ( ne gjuhen shqipe)HIPOKSANTIN??????????


PERGJIGJEN E S'DI PO THJESH NDOKUSH DO TE PERGJIGJET!!!!!!!!!! S' DI ASNJE FJLAE, RESPEKTIVISHT
DI VETEM ME TE GENJYER PER KETE!!!!!!!!!!
JU PELQEN HUMORI!!!!!!!!!!!!!!!

pyetja 129
----->>>>>sa aminoacid e jane, u e di se jane 20 dhe neper tekset shkollore ne Maqedoni po flas shkruan qarte se jane 20 me formula me ndarje me emra me mbiemra(sa per humor), me emra te vjeter me simbole!!!Mirepo ne ate grup nuk ben pjese hiroksid prolina dhe jam i sigurte 100% se eshte aminoacid edhe ate nga konkludimet nga keto 2 fjali nga libri:1.........tek kolagjenet(proteina te pa trethsme ne uje) si aminoacide marrin pjese: glicina, prolina, hidroksid prolina....
2...pos prolinit dhe hidroklid prolinit te gjitha aminoacidet reagojne dihidrine, qe jep ngjyren e kalter te erret dhe ku reaksion sherben per indetifikimin e aminoacideve....

A KUNKLUDUAT EDHE JU SE HIDROKSID PROLINA ESHTE AMINOACID!!!!POR DIJENI SE NUK ESHTE PERMENDUR NE LISTEN E 20 AMINOACIDEVE GJYKONI TASH??????????

PERGJIGJEN E S'DI PO THJESH NDOKUSH DO TE PERGJIGJET!!!!!!!!!! S' DI ASNJE FJLAE, RESPEKTIVISHT
DI VETEM ME TE GENJYER PER KETE!!!!!!!!!!


KJO PARAQET HAKMARRJE PER NS-6 SEPSE NUK ME KA PRANUR QYSH NE DITEN E PARE APO TE DYTE TE REGJISTRIMIT............... TANI MBAJU NS-6........ HHHHHEEEEEEE.........PO TALLEM........ FALEMINDERIT PER INFORMACIONET DHE PYETJET QE PARASHTRONI DHE PERGJIGJET QE PO I JEPNI


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:36:

Pershendetje, nga Sundimtari dhe 1 pyetje(ka dhe te thera)

pyetja 130
----->>>Me trego sa kg ke te tregoj sa gjak ke?

----->>>Pyetja si e llogaris une ?????Kuptohet une e di si e llogaris...eshte qesharake.............ju pyes juve se si ju do ta llogarisni??????????


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:38:

Pershendetje, nga Sundimtari dhe po pyes(1 pyetje)

pyetja 131
Pershendetje, nga Sundimtari dhe po pyes:
----->> A mundeni te beni sa me shume dallime mes meshkujve dhe femrave ne aspektin anatomik dhe fiziologjik si p.sh: nga sasia normale e hemoglobines ne gjak 8.69-9.93 mol/L
ose 14-16g per 100 ml gjak femrat kane me pak hemoglobine u be nje dallim dhe ketu lind pyetja se pse kane me pak hemoglobine???
----->> vazhojeni ju..............dallimin tjeter ose se pse kane me pak hemoglobine


Postuar nga Straniero datė 18 Dhjetor 2007 - 19:40:

Pershendetje prap nga Sundimtari, kesaj rradhe kam 5 pyetje(te fundit jane):

Pershendetje prap nga Sundimtari, kesaj rradhe kam 5 pyetje:

-------->>>> pyetje numer 132 .Vellau im je dite ka ngrene peshk(nuk e di te ferguar apo te konzervuar (ato ne kanaqe)) + ka ngrene edhe kos, por me vone ka pasur vjellje apo ka pasur siptome tjera. Ne kete rast pse vjen deri te keto siptome(vjellje) dhe kush i shkakton???????????????????????e kam pare kete pyetje edhe me pare po dua jne sqrim me te thjeshte!!!!!!!!!!

-------->>>> pyetje numer 133.Nje prof. i imi i kimise nje dite tha se elemente fisnike te sis. periodik me elemente tjera nuk formojne komponime pos kriptonit dhe ksenonit(me duket se keto ishin). Por mendoj se kete ai e ka mesuar ne fakulet dhe tani ka 40 vite qe ligjeron dhe shkenca ka perparur shume. A e perkrahni mendimin e profit apo ka elemente fisnike te sis. periodik qe formojne komponime me elementet tjera, sepse informacioni eshte i vjeter dhe se kimia e sis. periodik ka perparur shume? Pra a egziston ndoje elemnet tjeter fisnik qe formon komponime me elemente tjera d. m.th. duke u bazuar ne kimine me te re shkencore.....

-------->>>> pyetje numer134 .Sa lloje te hemoglobines i bermban njeriu deri ne vdekje?????

-------->>>> pyetje numer 135 . Dallimi mes fijeve nervore te mileinizuara(mileinike) dhe te mileinizuara(amileinike)????Detalisht!!!!

-------->>>> pyetje numer 136 . Cili eshte i vetmi protine i cili renatyrohet(denatyrimi eshte e kunderta e renatyrimin dhe se denatyrimi paraqet prishjen e vargut anesor te proteines kur nxehet p.sh: veza kur zihet), ndoshta gaboj ne termin te ndoje shkronje sepse termi eshte marre nga nje gjuhe tjeter..........


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.