Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)

Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 18:18:

Wink Pse kur zgjohemi e kemi pak fytyren te enjtur???

Pse kur zgjohemi e kemi pak fytyren te enjtur???
Kjo ndodh nga koha e gjate e qendrimit ne pozicionin horizontal gje qe sjell nje riorganizim te shperndarjes se gjakut....sasi me e madhe gjaku ne pjesen e siperme te trupit gje qe nuk ndodh ne pozicionin vertikal,kjo do sjelli nje presion hidrostatik me te madh ne enet e gjakut ne keto pjese,gje qe do coje ne nje ekstravazim(dalje jashte enes se gjakut)te nje sasie te vogel likidi ne indin intersticial,gje qe eshte me e dukshme ne fytyre,kryesisht ne palpebren inferiore.Gjithcka kthehet mbrapsht pasi kalojme pak kohe ne kembe.......

Se pari te falemnderoj per pergjigjen.Nuk kam pritur nje pergjigje te ketille sepse une e di se:
Kur zgjohemi e kemi fytyren te enjtur per shkak te qarkullimit te dobet te limfes.........kjo eshte.......ateher........ju dhate pergjigje me gjakun OK, mirepo a eshte edhe per shkak te limfes dhe cfare ndikimi ka limfa ne kete rast dhe a mund t'i zberthesh keto terme:.......likidi......indin intersticial....... dhe.........palpebren inferiore

Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 20:22:

Pse?????

Pse moderatori nuk i rregullon numrat e pyetjeve dhe pegjigjeve.....do te ngaterrohemi me pas............sidoqofte une po vazhdoj me pyetje tjera........

Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 20:24:

Pyetje nr. 156

Cjane neper ter trupin disa pika te zeza(te ne i themi nafaka, sinonim i fjales fat), ka: te vogla, te patheksuara, te theksuara, te medha, mund te jete grup i dendur.Nuk jane pucrra apo ku e di akne. Paraqiten kudo ne trup dhe nuk humbin gjate tere jetes. Mendoj se e dini se per cka behet fjale????
Une e di se jane tumor por pasive le ta quaj pasi nuk sjellin dem. Nese ngacmohen natyrisht se po.Nje profesor i imi kishte pasur nje te tille te rritur dhe e ka ngacmuar, pastaj eshte shrire ne spital..........sa keq.madej eshte sheruar......sa mire

Postuar nga Straniero datė 14 Janar 2008 - 20:27:

Pyetje nr. 157

Per cilin muskul(emri) vlen ligji ,,cdo gje apo asgje"????? Cka eshte domethenia e ketij ligji????

Postuar nga NS-6 datė 14 Janar 2008 - 23:16:

pergjigja e pyetjes 125

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
---->Pyetja numer 125 - lexova se ka burim te dyte te grupeve fosfat pos AMP ne org. tone. Cili eshte ai ( dic lidhur me te edhe pse po flas per te kaluaren). Per NS-6

per pergjigjen e kesaj pyetjeje po citoj copeza nga shkrimi te cilit referohet ajo qe mund te kesh lexuar ti [1] :
"...Me sa duket ATP nuk qenka e vetmja strukture qe leshoka grupe fosfat qe mund te sherbejne si sinjale ne gjendje qe te ndryshojne konformacione proteinash ose te fosforilojne proteina ne pergjithsi. Qenka edhe nje strukture tjeter e quajtur IP7(inoksitol pirofosfat) qe leshoka grupe fosfat dhe me e forta eshte qe i leshon duke u lidhur direkt me proteinat pa pasur nevoje per enzima te tjera dhe largohet duke lene pas nje grup fosfat..."
"...Pra pergjithsisht jane te perqendruera me shume ne tru megjithse gjenden edhe ne qeliza te tjera..."

[1] burimi i dyte i grupeve fosfat (Cod. A 27042005)

duke qene se jam duke kontrolluar pyetjet e bera me pare,tek 130 pyetjet e para ka ngelur pa pergjigje pyetja 128! nderkohe jane bere gjithsej 157 pyetje
count down...-844 pyetje

Postuar nga NS-6 datė 14 Janar 2008 - 23:43:

pergjigja e pyetjes 128 : Hipoksantina

Cod. A15012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari
pyetja 128
----->>>>>dicka per hipoksantinen se une e kam mesuar, ne lenden e kimise, se hyn si baze purine ne acidet nukleike 100% i sigurte(se di se per ADN apo per ARN) formula dhe dicka me detalisht lidhur me kete te mallkuar ( ne gjuhen shqipe)HIPOKSANTIN??????????

sinqerisht per hipoksantinen kam degjuar shume pak,keshtu qe mund te them qe per pergjigjen e kesaj pyetjeje i jam referuar shkrimeve ne internet:
hipoksantika ka nje ngjashmeri te madhe me bazat purine dhe ndryshon prej tyre vetem per faktin se ne njerin prej atomeve te karbonit nuk ka grup -NH2 por nje lidhje dyfishe e nje atomi oksigjen. kete mund ta veresh ne figuren qe po te paraqis me poshte

por edhe pse ngjajne ne strukture, si ksantina edhe hipoksantina nuk futen ne strukturen e acideve berthamore ne momentet qe keto formohen por paraqesin struktura te ndermjetme te prodhimit dhe shkaterrimit te purinave! si adenina edhe guanina ne rrugen e shkaterrimit te tyre bashkohen ne nje pike qe eshte ksantina! ksantina,ne rastin e adenines, formohet pikerisht nga oksidimi qe i behet hipoksantines (qe eshte rezultati i transformimit te adenines ne inoksine dhe me pas mbi kete te fundit vepron nje enzime tjeter qe quhet fosforilazi i nukleosideve dhe e transformon ne hipoksantine ) nga enzima oksiduese e ksantines,ndersa ne rastin e guanines,kjo deaminohet dhe largohet nje grup amoniak dhe formohet ksantina.me poshte po te paraqes edhe skemen e transformimeve te ketyre 2 nukleosideve

pra,sic mund ta shohesh ne skeme,hipoksantina paraqet nje metabolit te rruges se shkaterrimit te adenozines!

shpresoj qe te jete i mjaftueshem si pergjigje

Burimi i Informacioneve:
Purine and Pyrimidine Metabolism , Carol N. Angstadt Ph.D (Department of Biomedical Sciences Allegheny University of the Health Sciences) [Link]

Postuar nga Straniero datė 17 Janar 2008 - 16:45:

Falemderim

Felemderim per NS-6 dhe MARSMED qe cdo here jane gati per te dhene pergjigje..............ju lumte...........

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 18:57:

fig.1

MUNGOJNE KOMENTET

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:00:

fig.2

MUNGOJNE KOMENTET

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:05:

FIG.3

MUNGOJNE KOMENTET

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:07:

FIG.4

MUNGOJNE KOMENTET

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:09:

FIG.5

MUNGOJNE KOMENTET

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:11:

FIG.6

Shikoje kėtė fotografi, nuk ėshtė animacion. Syve tu ju duket se po sheh rrathė qe sillen._ Dėshironi tė testoni kėtė, pėrqendrohu nė njė ,pikė tė zezė pėr pak sekonda dhe tė gjitha do tė ndalen._ Ose shiko nė secilėn pikė tė zezė tė secilit rreth, cilin do ta shikosh do tė ndalet .

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:12:

FIG.7

A po e shihni pjesėn e hirtė mbas dhe nė mes tė katroreve tė zi. Nga po vijėn ajo ngjyrė???

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:17:

FIG.8

A ėshtė e mundur kjo !?!

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:19:

FIG.9

Nese fokusoheni nė plusin e mesit,do tė vėreni se rrethi me ngjyrė vjollcė do tė zhduket plotėsisht por e tėra qė do tė shihni ėshtė pika e gjelbėr qė do tė sillet ( e cila nė tė vėrtetė ėshtė e vjollce ).

Postuar nga Straniero datė 19 Janar 2008 - 19:23:

pyetja 158

A KA MUNDESI QE NDOKUSH TE JAP KOMENTE PER KETO ME LART. MDOSHTA NDOKUSH MUND TI KET PARE NDOKUND, MUA ME ,,PUSHUAN SYTE'' KUR I SHIQOJA DHE KJO NUK BEN PJESE NE SUPERSFIDE????OK

Postuar nga NS-6 datė 19 Janar 2008 - 23:06:

pergjigja e pyetjes 158 : dicka mbi iluzionet

Cod. A20012008

iluzionet qe ke paraqitur me siper mund te interpretohen ne menyre te gabuar nga truri per shkak se rruga nga ardhja e drites deri tek kodifikimi nga truri ndjek disa rregulla fikse dhe nese luhet me keto rregulla eshte e mundur qe te formosh imazhe me karakteristika qe truri i kodifikon ne menyre te ndryshme pikerisht sepse i jep perparesi disa detajeve ne krahasim me te tjerat!

pra kemi driten qe perfundon ne retine dhe formon imazhe qe do jene permbys atje. po ashtu mund te tuhet qe detajet qe vijne ne secilin sy jane bidimensionale dhe vetem pasi kodifikohen nga truri marrin edhe dimensionin e trete (mund te besh proven duke mbyllur njerin sy dhe te tentosh te shohesh nje objekt ne 3D...te kuptosh dimensionin e trete paraqitet shume i veshtire )

pra,kur informacionet shkojne te gjitha ne tru,atehere ky eshte i afte te formoje imazhin dhe ti jape nje kuptim atij. detajet qe shkojne mblidhen njeri me tjetrin dhe forme bashkesish dhe prandaj nese 2 pika jane afer njera tjetres kuptohen ndryshe nga 2 pika qe ndodhen ne largesi mes tyre! po ashtu eshte me e lehte qe te kodifikohen 2 shenja qe ngjajne mes tyre sesa 2 shenja qe jane te ndryshme! po ashtu ka karakteristika te tjera si simetria, vazhdimesia mes pikave si dhe logjika qe kerkon nje imazh!

pas kesaj i vjen rradha vendosjes se objekteve...pra behet ndarja nga ajo qe do jete sfondi dhe ajo qe ndodhet para sfondit! ketu truri mund te hasi probleme kur i duhet me vendos se cili eshte sfondi dhe cili eshte objekti para sfondit...imagjinoni nje figure bardhe e zi qe nese sheh pjesen e bardhe ka nje imazh dhe nese sheh pjesen e zeze ka nje imazh tjeter...imazhi qe truri do tregoje do jete ne ndryshem nisur nga pikat e referimit qe merr truri!

pastaj eshte konceptimi i thellesise qe sic thashe vjen atehere kur informacionet nga te dy syte mberrijne ne tru sepse cdo sy sheh ne menyre bidimensionale. ne perceptimin e thellesise merren informacione qe mund te ndahen si info qe vijne nga nje sy (monookular) dhe ato qe jane biokular! tek ato monookular futen psh detaje si mbivendosja (nese shohim me nje sy,objektet do te na duken sikur jane njeri mbi tjetrin) ,lartesia,hija,vijat etj! por keto nuk jane te mjaftueshme. tek informacionet biokular futen konvergjenca okulare,dmth qe sa me afer te jete objekti aq me teper duhet te afrohen syte per ta pare si dhe forma e objektit ne retine qe eshte disi i ndryshem ne te dy syte!kur kto bashkohen pastaj japin edhe ate qe quhet stereoskopi (stereogramet e famshem bazohen mbi kete princip ).

perceptimi i objekteve qe shohim nuk ndryshon pamvaresisht modifikimeve qe mund te pesojne ato ne retine sipas pikes se vrojtimit (nese shohim dike nga larg nuk do te thote qe eshte xhuxh). kjo per shkak se jane disa karakteristika qe e lejojne kete gje si mosndryshimi i dimensioneve te objektit,mosndryshimi i formes (nga cilido kend ta shohim forma mbetet e njejte), i ngjyrave,mosndryshimi i pozicionit (ne levizim brenda nje dhome por dhoma nuk leviz).

duke luajtur me keto detaje mund te formohen iluzionet

psh,nese marrim figuren 4 qe ke vendosur. ajo qe ndodh aty vjen si pasoje e faktit qe syri ne shikim nuk i kap te gjitha detajet ne nje fushe vizive por vetem ato qe kane lidhje me nje hapesire te ngushte qe ne kete rast eshte hapesira rreth pikes se zeze qe ne perqendrohemi!
levizjet e vazhdueshme te syrit qe ne nuk i ndjejme,i lejojne syve te spostojne piken e vezhgimit dhe i japin mundesine trurit te formoje nje imazh me te madh dhe me te detajuar.

figura 7 ku ne shohim pika te zeza tek hapesirat ndodh sepse truri tenton ta beje figuren dinamike duke mbushur hapesirat e bardha me ngjyren e zeze...e nese do ishte nje ngjyre tjeter,do ta mbushte me ate ngjyre

dmth po ta shohesh jane ato levizjen e vazhdueshme te syrit qe ne nuk i ndiejme qe ndryshojne pikat e referimit dhe kthjene imazhe si ajo e shume rrotave ne imazhe dinamike dhe na japin iluzionin e levizjes se saj

Postuar nga lindjedielli datė 20 Janar 2008 - 10:41:

hi sundimtari

te njejtat figura i kam pare une mbrem tek nje shoqe,ne u munduam te gjenim te fshehten kuptohet duke u bazuar me shume ne aftesite tona por ishte shume interesante.

pershendetje!

Postuar nga Straniero datė 21 Janar 2008 - 13:26:

Re: dicka mbi iluzionet

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6

falemnderit per spjegimet e vyeshme..........
dhe sa per figuren e 2 qe te vertetosh se a jane vijat horizontale shiqoje nga tehu i ekrani nga cila ane dush do te shohesh se vijat jane horizontale dhe paralele.....keshtu mendoj.....

Postuar nga NS-6 datė 23 Janar 2008 - 00:10:

pergjigje e pyetjes 138...mpirja e gjymtyreve

Citim:
Po citoj ato qė tha Sundimtari

pyetja 138
Pse ndonjeher ne ndoje pjese te trupit kur nuk e levizim per nje kohe te gjate si psh: 3 apo 4 min. krhu apo kush do qofte ne mpihet....
Besoj se e dini se per cka behet fjale.... eshte nje momet kur nga mbrendesia e trupit ndaj atij organi behet prsion me qeliza si percelluese.... kjo ndodh me shpesh kur zgjohemi.... ne Kumanove themi me eshte pi krahu.......
Nuk e di se te pershkruaj kete moment me mire besoj se edi per cka behet fjale......

mund te te them se cfare ndodh kur qendron per nje kohe i mbeshtetur mbi nje kembe ose mbi njerin krah,ose kur fle permbys dhe ze krahun ne gjoks, dhe ndjen ate percellim qe thua ti (qe nga ana jone i thone "me te bo krahu miza)...kjo gje vjen si pasoje e shtypjes ose terheqjes se nervave ne ate zone. per pak kohe ajo zone mbetet ne anoksi (pa oksigjen) dhe iskemi (pa ushqim) dhe njekohesisht kemi edhe nje bllokim te pompes se natriumit/kalium ATPazes. gjithsesi eshte nje situate e perkoheshme e cila zhduket sapo personi ndryshon pozicion nga ai qe e shkakton kete gje!

Postuar nga Alkatos datė 26 Janar 2008 - 15:24:

Re: Pyetje nr. 157

Cod. A26012008

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
Per cilin muskul(emri) vlen ligji ,,cdo gje apo asgje"????? Cka eshte domethenia e ketij ligji????

atehere..............kete pyetje ja kam bere profit tim meqe une nuk kam degjuar per kete........dhe ja pergjigja.......

per zemren vlen ligjij,,cdo gje apo asgje" dhe domethenia e ketij ligji eshte se sado per zemren te jete ngacmimi(i vogelm ose i madhe) ajo e ben kontraksionin e njejte........ndersa te muskujt tjere psh: terthorovijore nese kemi ngacmin te dobet edhe kon. do te jete i voge.......

beso se jam i qarte

Postuar nga Tulipani datė 29 Mars 2008 - 14:56:

pyetja 159

Eshte e vertete qe ne e perceptojme zerin tone ndryshe nga si e perceptojne te tjeret tonin?

Postuar nga Straniero datė 01 Prill 2008 - 17:40:

Re: pyetja 159

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Eshte e vertete qe ne e perceptojme zerin tone ndryshe nga si e perceptojne te tjeret tonin?

pas 2 muaj e me teper kjo zone u ngjall prape te lumte Tulipani i dhe fryme artificiale edhe pse kemi doktore ketu........................hahaha nuk e di ndokush e mori mesysh kete teme qe nuk po ecet do aspak ......:p :p ...............duke e ditur se ne muajt e fundit te 2007 ishte tema me e nxehte............... kesaj here i uroj fat temes............... :p

Postuar nga Straniero datė 08 Prill 2008 - 16:49:

Re: pyetja 159

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani
Eshte e vertete qe ne e perceptojme zerin tone ndryshe nga si e perceptojne te tjeret tonin?

une per vete jam habitur shume kur e kam degjuar per here te pare zerin tim i inxhizuar ne radio isha i vogel dhe thashe se jo ky nuk eshte zeri im me vete ................dmth eshte e veretete sipas meje

Postuar nga NS-6 datė 15 Prill 2008 - 00:13:

pergjigje e pyetjes 131

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
pyetja 131
Pershendetje, nga Sundimtari dhe po pyes:
----->> A mundeni te beni sa me shume dallime mes meshkujve dhe femrave ne aspektin anatomik dhe fiziologjik si p.sh: nga sasia normale e hemoglobines ne gjak 8.69-9.93 mol/L
ose 14-16g per 100 ml gjak femrat kane me pak hemoglobine u be nje dallim dhe ketu lind pyetja se pse kane me pak hemoglobine???
----->> vazhojeni ju..............dallimin tjeter ose se pse kane me pak hemoglobine

atehere i kthehemi serish serise se pyetjeve per te plotesuar keto qe nuk kane marre pergjigje!
mes meshkujve dhe femrave ka shume ndryshime kur flasim nga ana anatomike duke arritur deri ne dimensionet e eneve te gjakut qe jane te ndryshem (dimensionet e mureve te aortes jane me te medha tek meshkujt), permasat e zemres etj! ndersa persa i perket parametrave si hemoglobina qe u permend me siper mund te permend shpejtesine e eritrosedimentit qe ndryshon mes meshkujve dhe femrave, ferritina (nje nga proteinat qe ruan hekurin), hematokriti (parameter qe tregon % e qelizave te kuqe per njesi gjak),mioglobina (nje proteine qe gjendet ne muskuj) etj...edhe per antigjenin e prostates (PSA) kemi vlera te ndryshme mes meshkujve dhe femrave :p
tek zona e mjeksise eshte nje artikull (fatkeqesisht ne anglisht) i ndare ne 10 pjese qe flet per ndryshimet qe kane te bejne me trurin [1] qe tregon ndryshimet mes trurit te femres dhe atij te mashkullit dhe tregon fare mire se deri ne ca pike mund te arrijne ndryshimet!
shembujt normalisht qe jane te shumte dhe do shkonin pertej limiteve te nje pergjigjeje per kete pyetje!

sa per arsyen se pse meshkujt kane me teper hemoglobine,mund te jete per shkak se mashkullit i duhet nje sasi me e madhe oksigjeni per punet qe kryen dhe nje sasi me e madhe muskujsh ne krahasim me femren dhe si pasojeka nevoje per me teper oksigjen qe mund te perkthehet si nje sasi hemoglobine me e madhe!

prox pergjigje...133

[1] his brain VS her brain ( Cod. B 03102005)

Postuar nga Fajtori datė 29 Prill 2008 - 20:22:

Ca numri ka arrit se di...

Ne jeten e perditshme fusim vazhdimisht mikrobe ne goje. Prekim butona ashensoresh, autobuza etj etj.

Pyetja ime eshte kjo:
Sa probabilitet ka nje bakter normal (nga keto qe prekim cdo dite) qe te rezistoje brenda trupit te njeriut?

Ose thene ndryshe:
Sa perqindje e baktereve qe fusim ne goje kur hame me duar te piseta arrijne te mbijetojne dhe sa gjate?

Postuar nga Piktor datė 29 Prill 2008 - 21:43:

Re: Ca numri ka arrit se di...

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ne jeten e perditshme fusim vazhdimisht mikrobe ne goje. Prekim butona ashensoresh, autobuza etj etj.

Pyetja ime eshte kjo:
Sa probabilitet ka nje bakter normal (nga keto qe prekim cdo dite) qe te rezistoje brenda trupit te njeriut?

Ose thene ndryshe:
Sa perqindje e baktereve qe fusim ne goje kur hame me duar te piseta arrijne te mbijetojne dhe sa gjate?

Jo te gjitha bakteret jane te demeshme. Mesa kam lexuar diku ne nje reviste bakteret edhe ato "te demeshme" nganjehere jane te dobishme per organizmin tone, varet me shume nga organizmi dhe imuniteti qe kemi.

Postuar nga NS-6 datė 04 Maj 2008 - 00:46:

te thuash se sa mund te jetoje nje bakter brenda trupit te njeriut eshte pak e veshtire...nese marrim 1 bakter te vetem dhe nuk llogarisim ndarjet e tija,atehere jetgjatesia e tij do te varet nga aftesia qe ai ka ti shpetoje sistemit imuniter dhe nga ana tjeter aftesia e sistemit imunitar qe ta shkaterroje ate. tek e para permendim rastet kur bakteriet formojne mbrojtje perreth tyre qe ndalin proceset e ndryshme si fagocitoza dhe ne kete menyre mund te mbijetojne ne brendesi te qelizave te sistemit imunitar deri ne momentin qe gjejne kushtet per tu shtuar.tjeter mekanizem qe kane zhvilluar disa eshte ajo e prodhimit te toksinave qe jane ne gjendje te shkaterrojne qelizat para se te shkaterrojne bakterin...etj etj. nga ana tjeter eshte sistemi imunitar qe ka mekanizmat e vet qe tenton ti limitoje jetesen nje bakteri dhe ketu permendim mekanizmat si opsonizimi dhe fagocitoza,prodhimi i pjeseve te sistemit te komplementit,imunoglobulinat,proteazet etj...nje problem me sistemin imunitar qe mund te jete gjenetik (semundja granulomatoze kronike si pasoje e nje problemi me citokromet) por edhe infektiv (HIV-i qe godet kryesisht qelizat T CD4)...kjo gje u jep mundesine bakterit te jetoje me gjate ne brendesi te trupit.mekanizem tjeter eshte ajo e ndryshimit te temperatures...gjithsesi,kjo vlen kryesisht per viruset te cilet kane nje temperature te posacme per tu rritur (virusi HIV mund te rritet vetem ne temperaturen e trupit...tek mushkonja nuk arrin te mbijetoje)...etj etj!
dhe per ti vendosur kapakun,eshte nje nderhyrje e jashtme sic mund te jete terapia me antibiotike qe mund te ndryshoje jetegjatesine e nje bakteri!
nese marrim parasysh ndarjet atehere mund te themi qe bakteri i pare qe eshte futur ne trupin e njeriut eshte akoma gjalle dhe se funksionon pak a shume si nje qelize staminale
per sa i perket perqindjes,edhe kjo eshte e veshtire te percaktohet per shkak se shume bakterie ne trup jetojne ne ekuiliber njeri me tjetrin (vetem ne goje jane disa dhjetra mijera lloje) dhe mbi 1000 familje bakteriesh mund ti gjesh ne zorre...

per te pergjithsuar,jetgjatesia e nje bakteri eshte efekt i shume faktoreve dhe eshte mjaft e veshtire qe te percaktohet se sa eshte jetegjatesia e tij.

nese ndokush ka me shtuar,bujrum

Postuar nga AndreaPirelli datė 04 Maj 2008 - 00:59:

O doktor,
Me dhembin muskujt e kembes anash pulpes (shin spline?) Pasi mbaroj nxemjen dhe filloj vrapime te shpejta, ma bllokojne fare kemben poshte, me duket sikur me dhemb kocka (tibia???). Cfare me i bo se kam ndeshje te rendesishme keto tre jave ?????

Postuar nga NS-6 datė 04 Maj 2008 - 01:09:

turllo,nuk jom doktor mer daj!
per sa i perket asaj qe thua,eshte dicka qe ndodh ne raste sforcimi te tepert te muskujve dhe gjymtyreve ne pergjithsi me ate dhimbje tipike ku duket sikur jane kockat qe dhembin. personalisht me kane qelluar dhimbje te tilla pas ndonje ndeshje te kryer pasi qe kisha kohe pa luajtur dhe tenton te zhduket ne ushtrimin e vazhdueshem.ne keto raste,vetem pushimi dhe kryerja e masazheve per muskujt eshte zgjidhja!

Postuar nga Katilesha datė 04 Maj 2008 - 01:12:

.............

Po kur nuk je dokotor pse pergjigjesh.:p:p

Ndoshta ky ka ken tu thirr na kend tjeter...

Postuar nga AndreaPirelli datė 04 Maj 2008 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
turllo,nuk jom doktor mer daj!
per sa i perket asaj qe thua,eshte dicka qe ndodh ne raste sforcimi te tepert te muskujve dhe gjymtyreve ne pergjithsi me ate dhimbje tipike ku duket sikur jane kockat qe dhembin. personalisht me kane qelluar dhimbje te tilla pas ndonje ndeshje te kryer pasi qe kisha kohe pa luajtur dhe tenton te zhduket ne ushtrimin e vazhdueshem.ne keto raste,vetem pushimi dhe kryerja e masazheve per muskujt eshte zgjidhja!

He mo ti mo .... femer jo, doktor jo .........
Ndoshta vjen nga siperfaqja e forte e barit artificial. Po ku dreqin me qelloi tani, neser kam gjysemfinalen, po fituam te djelen tjeter finalen, te henen ndeshjen e pare outdoor ...... shit.
Megjithate masage therapisten e kam shume te mire. Do shkoj tek ajo se i ka duret e arta, si maestro Miagi (karate kid)

Postuar nga Lela_Dr datė 04 Maj 2008 - 01:21:

E ca don me thone me kete....qe Totti ska Doktore te mire

Kur bie ngushte, sikur dhe kupen e botes te fitosh ske per te lujt se kembet ste funksionojne.

Ns na fal se dolem nga tema....po 2 sahati s'punon mo truni i shkrete per mjekesi

Postuar nga Straniero datė 09 Qershor 2008 - 10:56:

Re: Re: Ca numri ka arrit se di...

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Jo te gjitha bakteret jane te demeshme. Mesa kam lexuar diku ne nje reviste bakteret edhe ato "te demeshme" nganjehere jane te dobishme per organizmin tone, varet me shume nga organizmi dhe imuniteti qe kemi.
atehere me lejoni te zgjerohem te kjo pyetje ndoshta nuk lidhet me pyetjen por i zgjeron njohurite tua bakterjet

para se te them edhe une dy fjale per kete pyetje, desha te tregoj nje virtyt timin.......cdo lajm nga mjekesia e mblesh si ato ne net nga ndonje sit apo forum si dhe ato nga shtypi.......aty nuk hyjne vetm lajmet nga mjekesia por edhe lifestyle, keshilla.......etc, etc.......pra te gjitha une keto i mbledh dhe pastaj i lexoj......fatkeqesiht kam filluar te mbledh keto informacione nga shedetesia pas 2008 sidomos ato nga shtypi por cka eshte ketu pozitive une jam tani i varur nga ato........cdo here kur une klikoj www.forumihorizont.com, www.zeriamerikes.com, www.blogshkenca.worldpress.com etc,etc ( kisha dashur ndokush te me gje ndonje sit tjeter shqip ose angl. )dhe boj copy nese gjej madej e kerkoj neper shtypin e dites ndonje lajm dhe mund te them lirisht se cdo dite lexojn nga nje lajm nga mjekesia( lifestyle, keshilla etc, etc)........por rralle here i hedh ne forum. ( ato nga neti i hedh pa pritim ndersa ato nga shtypi apo cka i kam lexuar hezitoj ti hedh ne forum. po ashtu i mbaj mend titujt e lajmeve ose 2-3 fjali nga secili shkrim, keshtu kur e lexova pyetjen me shkoi mendja te nje shkrim nga shtypi. I titulluar,, A kultivojme bakterje"? esenca e te cilit eshte kjo:
Mikrobiologet nga U. ne arizona kane kryer disa hulumtime mbi disa zyra ne disa qytete amerikane dhe sipas tyre 5 vendet me te pista nga bakterjet jane (me rradhe):
1. telefonat
2.tavolibat e punes
3.dorezat e rubineti
4.dorezat ne dyert e mikrovaleve
5. tastierat e kompjuterave

ne raport thuhet se ne tavolinen e punes gjenden 100 her me shume bakterje se sa ne tavolinen e kuzhines dhe 400 here me shume se sa ne guacen e tualetit.hulumtimet te cialt me pare jane bere ne SHBA kane treguar se pothuajse te gjitha bankenotat te cilat jane akutalisht ne qarkullim kane streptokok, enterobakter, pseudomonas dhe mikrobe tjera te rrezikshme mer personat me imunitet te dobet sic jane te moshuari dhe te semurit dhe personat te cialt vuajne nga hiv/aids-i ne disa bankenona jane gjetur edhe disa baktere me te rrezikshme.....

pra kjo ishin disa fjali nga shkrimi tash mendoni vet rreth bakterjeve..............ato jane aleatet tona me ato duhet te jetojme ne paqe.......

Burimi eshte nga gazeta ,,Koha" (2008)

Postuar nga isko datė 09 Dhjetor 2008 - 12:34:

Kur mund te themi se jemi me tension te lart te gjakut...sa me sa duhet te jet tensioni i gjakut qe te themi se ėshtė normal???

Postuar nga ColdFire datė 04 Janar 2009 - 15:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha isko
Kur mund te themi se jemi me tension te lart te gjakut...sa me sa duhet te jet tensioni i gjakut qe te themi se ėshtė normal???

Pyetja eshte pak ne pergjithesi keshtu dhe pergjigja do jete e pergjithshme
tensioni (sistolik) i larti duhet te jete 120
tensioni (diastolik) i ulti duhet te jete 80

Tensioni ka vlera te tjera normale/abnormale dhe ato jane te ndryshme sipas moshes. Per moshat e reja tensioni i ulet konsiderohet normal, per moshat e thyera vlerat e larta mund te konsiderohen normale. Gjithashtu gjendja fizike e cdo njeriu ndryshon, pesha e madhe/e vogel ndikon shume dhe sigurisht cdo problem qe mund te kemi me qarkullimin e gjakut/zemres ndikon direkt ne crregullimin e tensionit. Nje person i gjate dhe mbi peshe normale ka nje tension te larte (140/85), megjithate kjo eshte mese normale per ate person. Dikush tjeter qe eshte i shkurter dhe i dobet eshte mese normal te kete nje tension te ulet (100/70). Disa nga ne, mar veten si shembull kane gjithemone si normal nje tension te ulet 90/50. Ky eshte tensioni im normal dhe nqs shkon me lart nuk do ndihem mire dhe sigurisht dhe po te bjere nga 90/50 nuk do ndihem mire gjithashtu.
Nqs vuani nga tensioni, duhet ti vini me shume rendesi crregullimit te tensionit diastolik dhe ilacet e tensionit duhet ti merrni rregullisht dhe pse ndiheni me mire pas nje fare kohe. Njerzit me tension te larte zakonisht kane gjendje kronike, dhe pse mund te kene nje permisim te menjehershem si rrjedhoje e ilaceve, mrekulli nuk ka ndodhur dhe gjendja vazhdon te jete shqetesuese. Nderprerja e ilaceve pa konsultimin e mjekut mund te jete fatale per pacientin.
Shpresoj te jem pergjigjur sa me qarte, shume terminologji mjekesore nuk i di ne shqip, sepse shkollen e vazhdoj ketu. Gjithashtu vlerat/numrat mund te ndryshojne nga ato me lart...dmth 120/80 mund te praktikohen si 12/8 ne shqiperi apo evrope.

shendet

Postuar nga IQVLORA datė 10 Janar 2009 - 14:52:

Kam eksperience per problemet e tensionit arterial nga prindrit e te aferm te tjere.Donika te falenderoj per spiegimet teper te sakta e koncize qe keni dhene per kete semundje, e cila me pak kujdes nga ata qe e vuajne,mund te mbahet nen kontroll.
Ne gjithe boten ka njerez qe vuajne nga kjo semundje,por ne Shqiperi ka me shumice te till.
Perdorimi i perditshem simbas rekomandimeve te mjekut i zgjat jeten te semurve me tension te larte apo te ulet.
Respekte Dona

Postuar nga Straniero datė 06 Nëntor 2009 - 12:05:

pyetja nr.......

nuk e di se cila pyetje eshte.....
por sidoqofte do te bej pyetjen..........Pse kur futemi ne uje dhe i hapim syte te shohim......SHOHIM TRUBULLT.....besoj se e keni pare edhe vete ju....

Postuar nga Straniero datė 06 Nëntor 2009 - 12:07:

pyetja nr.......

nuk e di se cila pyetje eshte.....
por sidoqofte do te bej pyetjen..........Pse kur futemi ne uje dhe i hapim syte te shohim......SHOHIM TRUBULLT.....besoj se e keni pare edhe vete ju....

Postuar nga lindjedielli datė 07 Nëntor 2009 - 20:59:

indexi i thyerjes se drites

per shkak te thyerjes se drites ne uje me shume se ne ajer nuk mund ta perceptojme mjedisin nen uje qarte .uji ka nje dendesi me te madhe se ajri dhe kjo ben qe drita te thyhet kur kalon shtresat ujore.nese vendosim syze uji ateher mund te shohim me qarte pasi na ndihmon shtresa ajrore ndremjet xhamit dhe ujit .shpresoj te kem qene e qarte.

Postuar nga lindjedielli datė 07 Nëntor 2009 - 21:11:

pyetje

perse duhet abstinenz e kontraceptivave gjate nje qendrimi stacioner( qofte kjo per shkak operacioni ose per shkak rehabilitimi), pra perse nuk keshillohet marja e zakonshme e kontarceptivave gjate sherbimit stacioner?

Postuar nga amor alucius datė 08 Nëntor 2009 - 14:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha lindjedielli
perse duhet abstinenz e kontraceptivave gjate nje qendrimi stacioner( qofte kjo per shkak operacioni ose per shkak rehabilitimi), pra perse nuk keshillohet marja e zakonshme e kontarceptivave gjate sherbimit stacioner?

Tromboze(infarkt, aksident cerebrovaskular, tromboze venuze e thelle). Qendrimi i gjate ne krevat nga semundjet kronike ndalon levizjen dhe favorizon trombozen. Biles dhe per udhetimet e gjata ne avion, per disa kategori njerezish pilula perben nje rrezik.

Postuar nga lindjedielli datė 11 Nëntor 2009 - 13:35:

pyetje..

si mund te shpjegohet qe ne rast akut te nje plage te thelle behet njekohesisht vaksinim aktiv dhe pasiv i tetanozit?

Postuar nga Straniero datė 12 Nëntor 2009 - 10:02:

pyetje

shpesh ne laboratorin e fiziologjise dhe biokimise na bie te punojme me gjak, respektivisht te marrim gjak per ushtrimin ne laborator......ndonjeher jemi te pakujdeshem dhe nuk marrim doreza dhe i ndyejme duart me gjak... psh ne ushtrimin e fundit ishte percaktimi i grupit te gjakut dhe papritmas me pikoi pak gjak i fresket nga qelqi ne duar......ka mundesi infektimi nga ky gjak.....

Postuar nga Vizioner datė 12 Nëntor 2009 - 10:18:

Re: pyetje

Citim:
Po citoj ato qė tha Straniero
shpesh ne laboratorin e fiziologjise dhe biokimise na bie te punojme me gjak, respektivisht te marrim gjak per ushtrimin ne laborator......ndonjeher jemi te pakujdeshem dhe nuk marrim doreza dhe i ndyejme duart me gjak... psh ne ushtrimin e fundit ishte percaktimi i grupit te gjakut dhe papritmas me pikoi pak gjak i fresket nga qelqi ne duar......ka mundesi infektimi nga ky gjak.....

pershendetje,

..Nuk jam mjek dhe skam lidhje me Mjekesine por, mendoj, me aq sa kam lexuar qe: Nqse gjaku i rene ne dore...apo pjese tjeter te trupit...nuk bie mbi nje Plage te hapur, nuk merr infeksin! Vetem nepermjet lekures, ai-infeksioni, nuk mund te kaloje e te kete kontakt me gjakun tend!

Postuar nga Straniero datė 12 Nëntor 2009 - 11:36:

Re: Re: pyetje

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

pershendetje,

..Nuk jam mjek dhe skam lidhje me Mjekesine por, mendoj, me aq sa kam lexuar qe: Nqse gjaku i rene ne dore...apo pjese tjeter te trupit...nuk bie mbi nje Plage te hapur, nuk merr infeksin! Vetem nepermjet lekures, ai-infeksioni, nuk mund te kaloje e te kete kontakt me gjakun tend!

flm per pergjigjen edhe une ashtu mendoja...mirepo do te pres pergjigje edhe nga mjeket-studente e mjekesise te forumit sidoqofte ti dhe nje pergjigje te dobishme

Postuar nga lindjedielli datė 12 Nëntor 2009 - 22:52:

hi

pershendetje straniero.persa i perket merakut tend do te thosha se gjaku mbi lekure mund te depertonte shtresen e lekures dhe te arrinte ne shtresen me ene gjaku(dermis ) vetem ne qofte se do te kishe ndonje carje ne lekure.kur lekura , qe eshte nje barriere e shkelqyer , nuk eshte e demtuar eshte teper e veshtire te infundojne demtues ne brendesi.por une do te keshilloja te mbash gjithmone doreza pasi mund te kete edhe carje te vogla ne lekure te cilat nuk mund te vleresohen me sy ose mund te biesh ne kontakt me chemikalie qe e prishin aftesine barriere te lekures dhe depertojne ne gjak.ne rast shpimi ose lezioni me mjete te kontaminuara keshillohet menjeher te shperlahet plaga e fresket dhe te behet me nje here nje analize gjaku ku te vertetohet nese ne gjak egziston lende e huaj(antigen)..shpresoje te jesh me i qarte edhe pse jam e sigurte qe pergjigjen e dije pak a shume.
mund te me tregosh se cfare procedure ndjek per te vertetuar grupet e gjakut ?

Postuar nga Straniero datė 15 Nëntor 2009 - 21:08:

pyetje

per anatomet e forumit........te gjithe muskujt e trupit jane Ēift pervec dy prej tyre dhe ato jane:
1. m.longitudinalis superior( muskul i jashtem i gjuhes)
2.???????
pra kush eshte i dyti????

Postuar nga Fajtori datė 15 Nëntor 2009 - 23:02:

Do jete ndonje muskul i gjerave qe kemi tek. Anus, vagine, penis, etj.

  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.