Forumi Horizont Gjithsej 280 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga i_pafajshem datė 05 Nëntor 2003 - 01:11:

Pershendetje ENISS.

Vertete interesante tema.

Une personalisht mendoj se, te kerkosh nga nje popull tani ne kete kohe te percaktoje identitetin e tij fetar, eshte diēka qe e kalon absurditetin. Nuk ka te thote fare se ē'fare besimi kane njerezit sot ( flas per ne Shqiperi), shumica prej nesh nuk e kane ate besim tek zoti qe kerkohet nga nje besimtar i ēfaredolloj feje qofte ai. Vertete qe ndoshta disa nga figurat e njohura e kane hedhur ne diskutim kete gje, por mendoj se kete e kane bere me te vetmin qellim te perfitimit politik per Shqiperine , duke patur parasysh konservatorizmin e sotem te Europes.
Do te desha te pyesja zotin Kadare nepermjet faqes se forumit( dhe jo vetem ate); perse eshte nje pengese serioze kjo gje, kur ne Kushtetuten Europiane theksohet barazia e besimeve te ndryshme ? Kur Europa nuk na do sepse jemi myslimane, perse nuk na erdhi ne ndihme kur "myslimanet" na pushtuan. Vertete e beson ai se po te kthehet shqiptari ne " krishter te mire", do te na duan me teper? Mos valle nuk e dine europianet sesa besimtar eshte shqiptari? Pastaj kur ai e cileson si te tille islamizmin , perse nuk e jep shembullin e vet?

Nuk e di , ndoshta une jam gabim qe po shprehem keshtu, por me ato fakte qe tregon Kadare apo te tjeret , ma shpifin. Nuk e ka fajin feja tek ne, e ka fajin shoqeria qe nuk jemi aty ku duhet te jemi.

Historia fetare e popullit tone?
Une njoh persona qe jane 100% myslimane dhe mbiemrat i kane Gjoka, Krishti , Gjini etj. Me thote kush se ēfare jane? Patjeter e dime se kemi pasur nje te kaluar te krishtere, por dime gjithashtu sesi hyri islamizmi ne Shqiperi. Dihet se feja e pare ka qene krishterimi, por dihet gjithashtu se tani jemi te kthyer ne myslimane(jo te gjithe). Mos valle duhet te fillojme te kthehemi prape ne te krishtere , sepse keshtu do te na doje Europa?
Nese eshte keshtu do te thote se Europa eshte nje hipokrite dhe asgje me teper.( une jam i bindur per kete) .
Lidhja jone me Islamin? Nuk e di, sinqerisht nuk jap dot mendim per kete. Po me krishterimin ku qendron?
Edhe kete nuk e di. Dhe nuk besoj se do te dale ndonje ketu qe te me binde per kete ēeshtje.
Na kane akuzuar se nderruam fene, do te na akuzojne se nderruam fene, ku ishim dhe ku dalim? Ne te njejten qafe besoj.

Nje mendim i paqarte ky imi, por keshtu e mendoj, nuk di ē'fare te them me teper.


  Gjithsej 280 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.