Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 85 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7320)


Postuar nga Isra datė 25 Janar 2005 - 08:11:

Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale.

Nder problemet e tjera tė ruajtjes e normalizimit tė jetės seksuale, futet edhe lufta kunder alkolit, duhanit, droges etj, tė cilat e dėmtojnė deri nė shkatėrrim pasionin seksual normal, seksualitetin dhe jetėn seksuale.
Sipas disa studimeve del se alkoli ndikon negativisht mbi seskualitetin dhe jeten seksuale normale duke dėmtuar ereksionin dhe pasionin seksual deri nė impotence tė plotė, madje qė nė mosha e reja. Alkoolizmi kronik ēon dhe nė sterilitet. Sipas njė studiuesi tė huaj rreth 50% e rasteve tė sterilitetit janė pasojė e dėmtimit tė spermatozoidėve nga alkolizmi kronik. Alkoolizmi shkakton mbipeshė, dhjamosje, shėmtime fizike dhe zbehje tė dėshirave seksuale. Pasioni pėr alkol, pėrvec varfėrisė ekonomike e mossukseseve nė punė e profesion sjell edhe sėmundje. Njerėz tė aftė e me shumė talent shpesh humbasin nga ndikimi i tė pirit. Si rezultat i pėrdorimit kronik tė alkolit fillojnė nė organizėm crregullimet nervore e psikike. Dehja ndikon nė mėnyrė tė dėmshme mbi gjendrat seksuale dhe mbi qelizat e embrionit. Prandaj nga prindėr qė pinė mund tė lindin fėmijė me tė meta fizike ose mendore e qė mund tė vuajnė nga idiotizmi, epilepsia ose sėmundje tė tjera nervore e spikike.
Nė jetėn e pėrditshme ekziston akoma mendimi i gabuar mbi dobinė e birrės, prandaj shpesh atė e pinė edhe fėmijėt ose gratė qė ushqejnė foshnjat me gji. Mirėpo edhe birra ka alkool, ndonėse nė doza mė tė vogla dhe nqse pėrdoret shpesh, ajo mund tė bėhet zakon dhe ēon nė alkolizėm. Alkooli ndikon negativisht nė tė gjitha organet e organizmit.
Pėrdorimi i tepruar i alkolit kėto vitet e fundit nė shumė vende tė botės po shikohet si njė e keqe e madhe shoqėrore. Nėn ndikimin e alkolit lihen nė harrese parimet morale, etike, lindin konflikte nė familje e jashtė saj dhe vazhdimisht shtohen crregullimet neuropsikike etj. Humbja e vetkontrolit nėn ndikimin e alkolit con nė romantizėm euforik ose nė marrėdhėnie mendjelehta nė ēėshjet e seksit, me pasoja shpesh tė rėnda, sidomos pėr femrėn.
“..Nuk mbaj mend se ku e kalova natėn e parė tė “marteses” me burrin prej tė cilit kėrkoj ndarje, megjithėse kemi njė fėmijė, - shkruan nė kėrkesėn drejtuar gjykatės pėr divorc e reja Zh….. Atė njeri unė qysh nė fillim nuk e dashuroja, por u detyrova ta pranoj martesėn vetėm sepse kisha mbetur shtatzanė me tė. Kjo ndodhi pas njė mbrėmjeje tė gėzuar nė tė cilėn pimė shumė. Mbaj mend se pas mbrėmjes ai mė lutej me fjalė tė embla qė tė shkoja tek ai duke mu betuar se do mė donte shume pėr tėrė jetėn. Mua mu duk se po humbisja njė rast tė mirė dhe pranova. Nuk isha nė gjendje tė gjykoj pėr pasojat… tani ai mė tradhėton, pi dhe mė keqtrajton. Dhe une se duroj dot mė.!…”

Pijanecėt asnjėherė nuk e ndiejnė atė gjendje shpirtėrore tė lartė e frymėzuese qė i jep njeriut dashuria.

Tė dhėnat klinike mė tė fundit tė OMS-it tregojnė se nuk janė tė pakta rastet kur pėrdorimi i terpuar i alkolit shpie nė impotencė tė plotė seksuale. Mbi dėmin e alkoolit nė sferėn e seksit Imielinski dallon 4 faza.
(vazhdon)


Postuar nga Indrit datė 25 Janar 2005 - 13:44:

Pershendetje!

E ke degjuar ti ne shqiperi ate shprehjen:"E pi rakine si burre"
ne te vertete po ti thirresh mendjes rezulton e kunderta.

Ps. ne vend qe ti pergjigjesha kesaj tema kisha hapur nje teme te re qe nje Zot e di kur do fshihet tani.

Teme e qelluar.


Postuar nga Isra datė 26 Janar 2005 - 09:09:

Wink

Me sa kuptova, s'qenkeni te interesuar per shendetin tuaj he he, Pervec Indritit te cilin e pershendes!
Megjithate une prape po ju servir te tjera infromacione te domosdoshme per ata qe e duan veten.

(vazhdojme aty ku e lame)

Nė fazėn e parė;
Kur sapo alkolisti ka filluar “karrieren” si rezultat i veprimit narkotizues tė alkolit mbi koren e trurit tė madh vėrehet njė farė dobėsimi i pėrkohshėm i frenuesve psikikė dhe njeriu sikur e humbet aftėsinė pėr vetkontroll dhe pėr tė drejtuar reflekset e tij gjė qė mund tė shfaqet edhe nė forma tė ashpra ose tė paturpshme ndaj partneres seksuale.
Nė fazėn e dytė:
Shfaqen shenjat e helmimit kronik nga keqpėrdorimi i alkoolit. Kėshtu dobėsohet ndjeshmėria e qendrave nervore nė palcėn kurrizore qė drejtojnė ereksionin dhe ejakulacionin. Si rezultat ereksioni bėhet mė i rrallė dhe pėr arritjen e potencės seksuale kėrkohen ngacmues tė fortė seksualė. Pėrvec kėsaj pengohet edhe ejakulacioni i cili mund tė jetė i dobėt ose mund tė mungojė fare.
Nė fazėn e tretė
Veprimtaria e tė dy qendrave nervore dobėsohet ndjeshėm, gjė qė shfaqet para sė gjithash nė mungesė ereksioni. Pasioni seksual ende ruhet, por potenca dhe aftėsia pėr akt seksual janė fare tė dobėt ose mungojnė.Kjo do tė thotė se alkooli ka dėmtuar veprimtarinė e qednrave nervore tė ndjeshmėrisė se ereksionit deh ejakulacionin nė palcėn kurrizore.
Kurse nė fazėn e katėrt
Seksuale tė alkoolizmit kronik krahas dėmtimit tė plotė tė qendrave tė ereksionit dhe ejakulacionit, ndodhe edhe atrofia e dėshirave seksuale, gjendje e cila quhet impotencė e plotė seksuale, aftėsi e cila zakonisht nuk rikthehet mė.prandaj shqetėsimet seksuale qė lindin nė stadin e hershėm tė alkoolizmit, shėrbejnė si sinjal paralajmėrues qė alkolisti tė braktrisė pijen pėr tė mos pasur pasoja tė mėtejshme.

Nė mėnyrė tė tėrthortė alkoolizmi kronik dėmton edhe jetėn seksuale nė martesė.
(vazhdon)


Postuar nga wydra datė 26 Janar 2005 - 09:17:

o isra, nuk eshte puna se s'jemi te interesuar pe shendetin, por ma merr mendja qe s'ka te alkoolizuar ketu ne forum Sepse i alkoolizuar eshte ai qe eshte i varur nga alkooli, jo ai qe e pi per qejf. Ketu ku jam une e kane problem vallaj, edhe rruges shef te dehur dhe s'me beson njeri kur them qe ne shqiperi nuk ndodh te shofesh njerez te zakonshem shtrire ne mes te rruges sa gjate gjere, pikerisht sepse jane te dehur


Postuar nga Isra datė 26 Janar 2005 - 09:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha wydra
o isra, nuk eshte puna se s'jemi te interesuar pe shendetin, por ma merr mendja qe s'ka te alkoolizuar ketu ne forum Sepse i alkoolizuar eshte ai qe eshte i varur nga alkooli, jo ai qe e pi per qejf. Ketu ku jam une e kane problem vallaj, edhe rruges shef te dehur dhe s'me beson njeri kur them qe ne shqiperi nuk ndodh te shofesh njerez te zakonshem shtrire ne mes te rruges sa gjate gjere, pikerisht sepse jane te dehur


Po mi lal, po ku e dime ne qe ska dhe ketu ne forum, nag ata qe e gdhijne neper pube, behen tape dhe pastaj......
Po e rendesishme ne teme, eshte paralajmerimi se dhe ne doza te vogla alkoli behet problem, se gure-gure-behet kalaja....apo jo..
Tchys!!!


Postuar nga NYCgirl datė 26 Janar 2005 - 13:32:

Thjesht per kuriozitet........ pi alkool ti? Dmth jo ate ......... qysh themi ne nga jugu...........ballin e kazanit.......lol....... qe eshte 100%, dhe te dalin xixa nga syte.....lol. E kam fjalen per nje birre, apo nje gote vere?

Deri tani, nuk ka dale asnje kerkim shkencor qe te thoje se alkooli, ne perdorim te kontrolluar, te demton, perkundrazi, dihen shume mire anet pozitive te konsumimit te 1-2 gota vere ne dite.

Cdo gje ne menyre te tepruar te demton ...... konsumimi i mishit sjell kolesterol te larte.......etj.


Postuar nga Unstoppable datė 26 Janar 2005 - 23:31:

Duhanin e pi , edhe alkolin me raste ( hard liquors , no beer ) dhe them te drejten jam deshperimisht ne kerkim te ndonje pilule (pills in englisht..lol) qe te beje efektin e kundert te viagras
Isra , si thu ti zemra , a thu duhet ti le keto qe te kem nje jete seksuale me te shtruar ? lol :p


Postuar nga wydra datė 26 Janar 2005 - 23:34:

cfare problemesh kane ca...


Postuar nga Unstoppable datė 26 Janar 2005 - 23:47:

Thuj marshallah mer dreq se po me merr mesysh ..


Postuar nga wydra datė 27 Janar 2005 - 00:02:

pu pu, larg qofte, marshallah, ptu ptu syri keq


Postuar nga Isra datė 27 Janar 2005 - 08:28:

Citim:
Po citoj ato qė tha Unstoppable
Duhanin e pi , edhe alkolin me raste ( hard liquors , no beer ) dhe them te drejten jam deshperimisht ne kerkim te ndonje pilule (pills in englisht..lol) qe te beje efektin e kundert te viagras
Isra , si thu ti zemra , a thu duhet ti le keto qe te kem nje jete seksuale me te shtruar ? lol :p



Po mire o lal, te duket keshtu se je ne fillimet e tua, je akoma i ri , i fuqishem, por po te vazhdosh edhe disa vjet helmi (duhani dhe alkoli) do bejne te veten, eshte si puna e atij arsenikut ne doze te vogel qe ia dhane perdite Napoleonit ne vere, ai pinte perdite nga nje gote vere dhe pse ndiente dhimbje ne stomak prape i pelqente te pinte , derisa pas disa vjetesh vdiq i bindur se e kishin helmuar.Pra, gradualisht e ben dhe alkoli me cigaren punen e vet, dhe uroj te mos te ndodhe lol, si ajo reklama, (qe besoj se e ke pare) asaj "lules" qe megjithe perpjekjet se ngrinte dot koken lart.
Ti e di vete, por ndoshta nje dite do arrish te me kuptosh, dhe uroj te mos jete vone.
gjithe te mirat


Postuar nga Isra datė 31 Janar 2005 - 11:19:

......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja tė rėnda pėr seksin e megjithatė vėrehet se vitet e fundit ėshtė rritur shumė pirja e tij madje edhe nga gratė, gjė qė ka sjellė pasoja edhe mė tė rėnda pėr shėndetin. Sipas OMS-it nė periudhėn midis viteve 1950-1980 numri i grave tė sėmura nga kanceri i mushkėrive ėshtė rritur 20%. Rrezikohen dhe fėmijėt, sidomos nėnat qė vazhdojnė tė pinė cigare gjatė shtatzanisė. Duhani ul dhe pjellshmėrinė. Gratė qė nuk pinė cigare kanė 2 herė mė tepėr mundėsi tė bėjnė lindje tė rregullta se ato qė e pinė. Eshtė provuar shkencėrisht se duhani dėmton edhe ndjeshmėrinė dhe potencėn seksuale dhe paralizon veprimtarinė e kores sė trurit tė madh.

PO DROGA?

“-Kur ishim nė pėrfundim tė kėtij punimi, -thotė seksologu J.Demiri,- orėt e para tė vitit 1991 bahskė me gjėrat e zakonshme tė cdo dite erdhi dhe njė lajm i pazakontė, por qė prishi aq shumė optimizmin dhe shpresėn qė sjell fillimin e njė viti tė ri. D.V, 21 vjeē bėhet viktima e parė e drogės pėr vitin 1991.”
Nė botė ėshtė dhėnė alarmi pėr tė parandaluar kėtė fenomen shkatėrrues jo vetėm tė pasionit tė vėrtetė seksual, por edhe tė personalitetit tė njeriut me rreziqe mjaft serioze pėr jetėn. Sipas disa studimeve tė OMS fenomeni i drogės ėshtė mė pak i pėrhapur te ata tė rinj tė cilėt kanė marrė informacionin e nevojshėm nė kohė nė aspektin e edukatės seksuale...
(vazhdon)


Postuar nga Unstoppable datė 31 Janar 2005 - 18:48:

Citim:
Po citoj ato qė tha isra


Po mire o lal, te duket keshtu se je ne fillimet e tua, je akoma i ri , i fuqishem, por po te vazhdosh edhe disa vjet helmi (duhani dhe alkoli) do bejne te veten, eshte si puna e atij arsenikut ne doze te vogel qe ia dhane perdite Napoleonit ne vere, ai pinte perdite nga nje gote vere dhe pse ndiente dhimbje ne stomak prape i pelqente te pinte , derisa pas disa vjetesh vdiq i bindur se e kishin helmuar.Pra, gradualisht e ben dhe alkoli me cigaren punen e vet, dhe uroj te mos te ndodhe lol, si ajo reklama, (qe besoj se e ke pare) asaj "lules" qe megjithe perpjekjet se ngrinte dot koken lart.
Ti e di vete, por ndoshta nje dite do arrish te me kuptosh, dhe uroj te mos jete vone.
gjithe te mirat


lol isra
Nuk po flas per njerez te alkolizuar por per doza normale alkoli , ndersa per duhan , i vetmi shqetesim ne fushen seksuale eshte se te vjen era e gojes duhan por edhe kesaj i gjet ilaci se perdor pasta dhembesh aromatizuese plus ndonje erez apo cimcakez qe ta ben gojen si trendafil
Droga eshte tjeter gje pasi te aktivizon qelizat e trupit me shume sa mund te mbajne qe me pase te lodhen dhe te bien ne gjendje plogeshtie !
Ato qe thua ti mund te ndodhin kur te shkoj nga vitet 60 (lol) por hajt mo varja , edhe ne si te tjeret..do fillojme me pilula blu for the sake of the old times
Kam nja 10 vjet qe pi duhan dhe me thane te drejten , kam problem se i need more then i got..lol:p
Maybe i should find a girlfriend on the side


Postuar nga agata datė 01 Shkurt 2005 - 21:41:

Pershendetje Isra

Jam shume dakort me ato qe keni shkruajtur.
por doja te theksoja, jo vetem e jetes seksuale..se ndoshta ka njerez qe nuk duan tia dine per te..

Alkoli e duhani jane nga faktoret kryesor te shume semundjeve, si pershembull semundjet kardiako-vaskulare, e te tjera, dhe alkoli eshte i ndaluar ne shume semundje..psh ne rastin e diabetit ose hypertension, apo probleme te melēise..alkoli eshte shkaterues per melēine, e mos harroni qe melēija eshte laboratori i organizmit tone, cdo ushqim qe marim kalon nga melēija, aty kontrolohet, pastrohet, e nese kemi nevoje edhe ruhet per tu perdorur kur organismi ka nevoje..
Disa thone qe ne sasi te vogel, nuk ka problem..nje ose dy gota ne dite nuk te bejne gje..eshte e sakte qe organizmi jone ka nevoje per nje sasie alkoli, por kete sasi mund ta marim shume mire nga ushqimet e ndryshme qe ushqehemi.

Ajo gota e alkolit, qe ne disa raste te shoqeron ne nje mbremje te kendshme, mund te kthehet shume mire, ne nje shishe, e te konsumohet ne menyre kronike..mos thoni jo, sepse kjo gje ndodh shume shpesh...
Disa persona nuk i njohin siē duhet veprimet e alkolit ne trup..psh disa e perdorin kur kane ftohne, ne vende malore, duke mos ditur qe alkoli eshte nje vazodilatater, qe do te thote zmadhon venat e gjakut dhe ka nje avullim ose me sakte nje lirim te nxehtesise se trupit,
pra ne vend te ngrohemi, ftohemi me shume..

nejse nejse.. ato qe e pine uroj te mos i rrisin dozat, ato qe nuk e pine uroj te mos e fillojne kurre..
un personalisht nje gote vere here pas here ja lejoj vetes, por gjithmone kur kam nje dreke ose nje darke te mire ..

po mire.. mua c'me gjeti keshtu qe t'ju bej moral? pini o njerez pini, se fundja semudjet per ne jane...

me respekt nga sabina


Postuar nga Unstoppable datė 01 Shkurt 2005 - 22:11:

Re: Pershendetje Isra

Citim:
Po citoj ato qė tha sabina

po mire.. mua c'me gjeti keshtu qe t'ju bej moral? pini o njerez pini, se fundja semudjet per ne jane...

me respekt nga sabina


lol
Sapo isha ba gati te zbrazja armet replikuese ndaj teje ...kur ma nderrove mendjen me kete qe shkruajte ne fund
Me sa duket ajo analiza jote me siper ishte copy & paste nga ndonje artikull shkencoro - intimidues lol :p
...anyway se ma kujtove nje barcolete..
Shkon njeri tek doktori dhe i thote , doktor me duket se jam i semure me zemer dhe kam frike se do vdes...
I thote doktori...e pi duhanin ti ? Jo i thote ky cuni !
Po alkolin e pi , pyet prape doktori..? Jo i thote prape ky cuni..!
Po mbas femrave shkon hidhet perseri doktori...? Jo i thote ky cuni as mbas femrave nuk shkoj !
Atehere , i thote doktori , me mire vdis se ja harxhoke kot oksigjenin kesaj toke..


Postuar nga agata datė 02 Shkurt 2005 - 07:12:

Pershendetje unstoppable

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Unstoppable
[B]
lol
Sapo isha ba gati te zbrazja armet replikuese ndaj teje ...kur ma nderrove mendjen me kete qe shkruajte ne fund
Me sa duket ajo analiza jote me siper ishte copy & paste nga ndonje artikull shkencoro - intimidues lol

Me vjen keq, por sinqerisht, nuk kam nevoje per te bere copy paste per ato qe kam thene.. sepse jane gjera shume te thjeshta, qe dihen nga shume persona..
aq me teper dje ne darke, qe nje sy e kisha te mbyllur per gjymesh..
nuk kam shkruajtur asgje shkencore, thjesht ato pak gjera qe jane te kuptueshme per te gjithe lexuesit, mundohem gjithmone te jem e qarte e te mos bej shkence, nuk eshte ne natyren time, sepse nese do me duhej te shkruaja leksionet e librave te mija, ti nuk do kuptoje asgje, vetem nese ke mbaruar per ndonje dege mjeksie...
Ma prishe pak qefi, se me sa kuptova ky eshte mesazhi im i pare qe ti lexonke...megjithate nuk ka gje
bye bye.


Postuar nga Isra datė 02 Shkurt 2005 - 07:47:

Pershendetje Sabin!

Te falenderoj per informacionin dobiprures qe na percolle,...ne fakt ke te drejte kur thua qe jo te gjitheve u intereson jeta seksuale dhe se kjo lufte eshte e rendesishme te cdo individ ben ose jo jete seksuale;
Une e kapa nga ky prizem, per faktin se shumica e forumisteve jane te rinj dhe natyrisht deshira per te provuar cdo gje eshte me e prirur..apo jo!:p
Persa i perket atyre pak gotave, pra, sasise se vogel se alkolit (vere, birre etj) qe ty dhe shume te tjereve u duket normale, vertet qe nuk perben ndonje te keqe te madhe, po ta kapim ne menyre konvencionale, por konsumimi i perditshem edhe pse ne doza teper te vogla per syrin tone, neser behet me e madhe dhe me e veshtire per tu kuruar.
Megjithate te kuptoj, dhe meqe kam lexuar te gjitha temat dhe sugjerimet e tua ne FH, e kam parasysh tipin e karakterit tend dhe jo per te te bere qejfin (ta them sinqerisht), je e vetmja ne FH qe me terheq nga menyra sesi shkruan dhe argumenton mendimin tend

-Unstoppable,-o .... por kur do zesh men ti mo djale...? ............ok, e qepa, e respektoj mendimin tend, pi lal, e di qe te pelqen shume pija me gjithe demet e saj....:p
ju pershendes:p


Postuar nga Unstoppable datė 02 Shkurt 2005 - 15:25:

Re: Pershendetje unstoppable

Citim:
Po citoj ato qė tha sabina

Ma prishe pak qefi, se me sa kuptova ky eshte mesazhi im i pare qe ti lexonke...megjithate nuk ka gje
bye bye.


Sabina , ky ishte mesazhi jot pare qe nuk me pelqeu pasi ashtu ma donte leverdia , prandaj e mora si te mireqene faktin "copy & paste " pasi s'doja te besoja qe jam ne kundershtim me mendimet tuaja

p.s Isra , jemi qe jemi tek kjo teme , do e dredhim nga nji cigare bashke ?
Me shijon me shume kur me shoqeron nje femer ne duhan-pirje


Postuar nga Isra datė 10 Shkurt 2005 - 08:47:

Re: Re: Pershendetje unstoppable

Citim:
Po citoj ato qė tha Unstoppable

p.s Isra , jemi qe jemi tek kjo teme , do e dredhim nga nji cigare bashke ?
Me shijon me shume kur me shoqeron nje femer ne duhan-pirje



....eh, sa keq qe nuk e pi cigaren........pale tymin.....


Postuar nga volter datė 03 Mars 2005 - 16:41:

Cool

Duhani dhe alkooli jane rrezique per shendetin, dhe per jeten sekuseale... Kete e mesuam ...


Postuar nga durrsake_topolake datė 18 Prill 2005 - 17:52:

une qe e pi edhe te paren edhe te 2ten qenkam mut fare persa i perket jetes seksuale :p:p


Postuar nga Isra datė 19 Prill 2005 - 06:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha durrsake_topolake
une qe e pi edhe te paren edhe te 2ten qenkam mut fare persa i perket jetes seksuale :p:p


ha ha ha topolake rrumbullake, pi ti lal, se ty ste bo gjo jo..e kam me shume per meshkujt mi, se ata harxhojne me shume energji.....
(sorry per ekzagjerimin)


Postuar nga déją-vu datė 20 Prill 2005 - 22:01:

Na thate cigarja na ben dem...e lame!
Na thate droga ben dem...ju larguam me lezet!
Na thoni tashti qe edhe alkoli beka dem edhe ulkerka aftesite seksuale...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!

Mos ndiqni fije e per pe ēfare thuhet se ju kalon ne fobi kollaj fare edhe rrugeve do filloni te dilni te mbeshtjelle si sallame Tirane me plastmas ne koke dhe reston e trupit...te prezervuar ne maksimum.

P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).


Postuar nga durrsak datė 21 Prill 2005 - 05:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha insOmnia
Na thate cigarja na ben dem...e lame!
Na thate droga ben dem...ju larguam me lezet!
Na thoni tashti qe edhe alkoli beka dem edhe ulkerka aftesite seksuale...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!

Mos ndiqni fije e per pe ēfare thuhet se ju kalon ne fobi kollaj fare edhe rrugeve do filloni te dilni te mbeshtjelle si sallame Tirane me plastmas ne koke dhe reston e trupit...te prezervuar ne maksimum.

P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).



Me shkrive me ate Pusin tend dhe mir qe e ke fut ne kllapa. Por mas te qeshures si i marr po bie dakort 100% me ato qe thua.
Por edhe njeher po te them se kisha koh pa qesh kshu hahahahahahaha. E fort fare kjo.


Postuar nga Isra datė 21 Prill 2005 - 07:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha insOmnia
...
Tashti ngelet qe te beni listen fije e per pe te atyre 40.000 mikrobeve qe na trasmetoni sa here na fusni gjuhen ne fund te pusit (gojes) dhe puthni se edhe kjo na mungon!!

P.s Njoh njerez qe me nje gote me shume se masa e lejuar, trasformohen ne ate qe duan te jene pergjithe harkun e dites ( jo nates!!:p).



hahaha, e bukur kjo, po mos harro se dhe per futjen e gjuhes ne pus ka shpjegime...
sa per dijeni,:njeriu me kete lloj puthjeje rrit me shume hormonet e trurit te cilat i bejne shume mire njeriut, dhe marrja e numrit te mikrobeve eshte shume mė e ulet se dobia, pra ne kete rast dobia eshte me e ulet se dėmi, keshtu qe sugjerohet te puthet sa me shume ne kete menyre...asgje ste gjen....:p

ndersa per ata qe pine nje gote dhe kthehen ne cakerrqejf, transformimi (ne pamje i mire) ehste i perkohshem lool, ....e thote mjekesia dhe jo une...


Postuar nga Lunax datė 22 Prill 2005 - 11:21:

Nese per alkool quhet nje shishe birre ose nje gote vere, them qe e pi me gjithe kenaqesi e nuk me intereson se cfare thone gazetat apo ministri i shendetesise.
Duhan e di eshte ves i keq por mbas kafes apo me nje birre shkon ... c'te te them. Dua ta lej vetem per faktin e portofolit e me e rendesishme qe nuk me pelqen shija ne goje kur cohem ne mengjes.
Drogen nga me e lehta tek me e renda une nuk e toleroj.
Dy te parat mendoj se jane me te rendesishme per jeten seksuale te meshkujve


Postuar nga durrsak datė 22 Prill 2005 - 23:53:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lunax
Nese per alkool quhet nje shishe birre ose nje gote vere, them qe e pi me gjithe kenaqesi e nuk me intereson se cfare thone gazetat apo ministri i shendetesise.
Duhan e di eshte ves i keq por mbas kafes apo me nje birre shkon ... c'te te them. Dua ta lej vetem per faktin e portofolit e me e rendesishme qe nuk me pelqen shija ne goje kur cohem ne mengjes.
Drogen nga me e lehta tek me e renda une nuk e toleroj.
Dy te parat mendoj se jane me te rendesishme per jeten seksuale te meshkujve



Ore qenke bo dreq ti... Por jo keq meqe nuk ke mbaruar edhe per psikologji. Do besh mire qe te fillosh me terapi intensive se do te na bejn mir te gjitheve dmth jo vetem meshkujve.
Per mua alkoli edhe duhani jane teper te demshem dhe po i le pas Sa per gjuhen ne (pus) njeriut i duhet te shuaj etjen biles edhe shume here gjat dites. Une nuk i ve shum rendesi mikrobeve.


Postuar nga UKU_23 datė 25 Prill 2005 - 09:19:

proverb

Nje shoku im thote:ALKOLI ESHTE NENA E GJITHE TE KEQIAVE,POR SI NENE QE ESHTE DUHET RESPEKTUAR.
E them kete duke mos pretenduar te beheni vartes te alkolit por qe me raste,si puna ime te tregoni respekt karshi kesaj "nene"
Persa i perket drograve pertej slloganit "Duhani demton rende shendetin,ata qe ju rrethojne dhe shtatzanine"une personalisht preferoj duhanin


Postuar nga Isra datė 25 Prill 2005 - 14:02:

pershendetje UKU!
po ku ishe moj/mo, deri tani?

Kjo foto i mungonte kesaj teme


Postuar nga Isra datė 16 Qershor 2005 - 13:27:

femjet qe ne kete moshe e mesojne cigaren.....


Postuar nga diabolic datė 20 Qershor 2005 - 16:02:

E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)


Postuar nga lezhjani-82 datė 20 Qershor 2005 - 16:58:

Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.

une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.

Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.

Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.

Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.

pershendetje


Postuar nga Isra datė 21 Qershor 2005 - 13:41:

Citim:
Po citoj ato qė tha diabolic
E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)


ore djali, po sjemi ne kafene ketu, spo shoj ndonje kamarier ketu, ketu diskutohet per demin e jo per dobine, sepse dobia eshte minus, sa te sjell ne cakerrqejf edhe......... kaq..


Postuar nga Isra datė 21 Qershor 2005 - 13:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha lezhjani-82
Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.

une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.

Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.

Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.

Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.

pershendetje



Po te them vetem dicka:

Parandalimi eshte me i mire sesa kurimi
te tjera jane justifikim.....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 22 Qershor 2005 - 04:58:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha isra
......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja tė rėnda pėr seksin e megjithatė vėrehet se vitet e fundit ėshtė rritur shumė pirja e tij madje edhe nga gratė, gjė qė ka sjellė pasoja edhe mė tė rėnda pėr shėndetin.

Ka pak kohe qe kam filluar te ndez cigare.Ne fillim si loje,-kot per sport,
pastaj me hyri ne qef.Me duket sikur me qeteson ne momente te vecanta,
dhe pasojat sigurisht i di!
Pra kam filluar ta pi tashme me vetedije te plote.
Te gjithe konsumojne cigare,te gjithe pine cafe apo nje gote birre.
Pasojat?!-Eh, shume pasoja!
E kam tmer eren e cigares,me duhet te nderrohem 5 her ne dite,se te mbyt era qe mban!Sado parfum te hedhesh dallohet ai apo ajo qe pi duhanin.
Rendesi ka te mos e pish ne ambjentet shtepiake, por jashte ne oborr
mundesisht, ulur ne karige, kembe mbi kembe si princeshe!
Bej shakka Isra!Keshtu veproj une!
Shpresoj ta le, akoma pa e filluar mire!

Mire u shkruafshim dhe ju falenderojme per materialet e sjellura ne forum!
Cdo gje qe keni shkruar eshte me se e sakte!


Postuar nga agata datė 23 Qershor 2005 - 10:38:

Pershendetje Sykaltra_Gangos.
Qe te jem e sinqerte me pak se 4 cigare ne dite nuk jane te demshme, por me thoni, kush eshte ai ose ajo qe e provon e qe pi gjithjmone nje numer kaq te vogel cigaresh? asnje... sepse si cdo droge e lehte edhe cigarja te jep depondonce fizike e psikologjike.

I dashuri i im e piu cigaren per 5 vjet me rralle, sa do qe u mundova ta ndaloja, ato 5 vjet iken si pa u kuptuar por tani as vete se di si ju mbush mendja ta le dhe sinqerish nga vetvendosja qe kishte e pati shume te lehte lerjen e cigares

Keshtu qe te uroj edhe ty Sykaltra te vendosesh vete sa me shpejt per ta lene, aq me teper qe je nje femre e ne te ardhmen do behesh nene..

Cigarja e alkoli, jane dy faktoret kryesore te deshtimeve tek grate, lidjeve te parakoshme e te peshes se vogel tek bebet..ndaj kurajo.


Postuar nga Isra datė 18 Gusht 2005 - 09:18:

para disa ditesh lexova ne nje gazete per disa sondazhe qe ishin bere ne lidhje me cigaren.
per cudi aty shkruhej, se nga statistikat e fundit rezultonte se femrat joduhanpirese rrezikoheshin me shume nga kanceri i mushkerive.., sepse ato thithin tymin e nxjerre....

Mua sme duket bindes ky 'thashethem', ose e bejne qe te mos perhapin panik te meshkujt, ose tu shiten cigaret duke e pire dhe femrat, si mendoni ju??


Postuar nga halfgang datė 18 Gusht 2005 - 12:18:

po ju them nje rast...
nje goce qe njoh une i rekomandoi doktori te pinte te pakten 5 duhane ne dite dhe mos te kalonte 10 duhan ne dite... vertet ishte semundja e saj qe detyroi doktorin ti rekomandonte te pinte duhan por me mase te caktuar...
asgje nuk eshte e rrezikshme per trupin e njeriut kur eshte e kontrolluar, dhe nuk eshte e tepruar... dhjete duhan ne dite nuk te bejne dem, po ashtu dhe nje dopio rrakie, perkundrazi kjo e fundit te ben mire per djegien e mikrobeve qe krijohen ne stomak, dhe mushkri...
ndersa per drogen nuk mund te flas se nuk kam hasur ta njoh...
pershendetje...


Postuar nga amoxil datė 21 Gusht 2005 - 14:57:

DROGA DHE PARANDALIMI I SAJ.

Dr. Musli FERATI

Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA



Nė kuptimin gjithpėrfshirės droga paraqet njė varg materiesh psiko-aktive, tė cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanė aftėsi qė tė ndryshojnė dhe dėmtojnė seriozisht integritetin psiko-fizik tė subjektit i cili i pėrdorė, gjegjėsisht i keqpėrdorė ato. Thuhet me tė drejtė se abuzimi me kėto substanca psikotrope ėshtė njė problem i madh shoqėror dhe shėndetėsor mbarėbotėror, ngase pasojat qė dalin nga efektet e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janė shumėfish tė dėmshme pėr vetė individin qė ėshtė bėrė rob i marrjes pa masė i materieve dehėse, si dhe pėr rrethin mė tė gjerė social ku jeton dhe vepron ky ose njė grup mė i madh abuzuesish tė drogave.

Qė tė kemi njė ide mė tė qartė mbi kėtė fenomen tė rrezikshėm mediko-social, dhe jo vetėm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmėrinė nga droga qė kohėve tė fundit e ka dhėnė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), nė tė cilin tekstualisht thuhet: Vartėsia nga droga paraqet njė gjendje tė intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmėsintetike, dhe e cila karakterizohet me njė dėshirė dhe apasion tė prafrenueshėm qė tė merret me ēdo kusht, prirje pėr tė rritur dozėn (toleranca), varshmėri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se ėshtė edhe mė i mprehtė kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne mė sė shumti prek rininė, ardhmėrinė e ēdo komuniteti, nė tėrė globin, duke mos kursyer asnjė shtreė sociale dhe pėrkatėsi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme qė shoqėron ēdo abuzim me kėto lėndė shkundulitėse ėshtė shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndėrprerjes sė konsumimit tė drogės, shpeshherė edhe me simptome dhe komplikime mė tė rėnda se substanca qė ka shkaktuar kėtė varshmėri kėmbėngulėse.

Nė kėtė grup materiesh nootropike, para sė gjithash, sipas klasifikimit mė tė ri tė ērregulliomeve mentale, qė vijnė si rezultat i pėrdorimit kompulsiv, bėjnė pjesė kėto nėngrupe substancash distimike:

- alkooli

- opiatet

- kanabinoidet

- sedativet dhe hipnotikė

- kokaina

- kofeina dhe stimulues tė tjerė tė sistemit qendror nervor

- halucinogjenėt

- duhani

- tretėsit qė avullohen

- adikcioni me mė shumė lloje drogash njėkohėsisht.

Duke patur parasysh objektivin e kėtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik tė kėsaj materie kaq voluminoze, do tė shqyrtojmė pėrciptazi shkaqet dhe faktorėt qė sjellin deri tek paraqitja dhe pėrhapja me pėrmasa kėrcėnuese tė kėtij vesi kompleks qė me njė shpejtėsi marramendėse dėmton dukshėm mirėqenien e mbarė njerėzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonė vulnerabil. Pėrkundėr ligjeve dhe konventave antidrogė qė ka miratuar ēdo shtet, dukuria e narkomanisė sa vjen e po bėhet mė aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve tė rinj, bile edhe ndėr nxėnėsit e shkollave fillore.

Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.

Meqė momentet etiologjike janė tė shumta, faktorėt dhe rrethanat qė shpien deri nė pėrhapjen e narkomanisė do t’i klasifikojmė nė tre grupe, edhe atė: faktorėt qė pėrcaktojnė personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetė substanca psikoaktive si faktor provokues.

1. Pėr sa i takon veēorive qė karakterizojnė tiparet e personit qė konsumon drogė, mund tė thuhet se nė rastet tipike kėto subjekte janė adoleshentė psiko-labil tė cilėt pėrveē tjerash janė intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakė me teke tė ēuditshme, psikopatė latentė qė janė personalisht tė papjekur, neurotikė dhe individė qė i pėrkasin grupit “border line”, si dhe njė dyzinė delikuentėsh qė i ka inaktivizuar pėr punė kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

2. Mė tė akuzuar dhe njėherit mė tė prevenueshėm janė konditat socio-ekonomike, nė tė cilin rolin dominant e ka funksionimi i shėndoshė i mjedisit familjar me tė gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe nė shumė raste negativisht nė paraqitjen e kėsaj dukurie tė mbrapshtė. Raportet e kėqija ndėrnjerėzore qė ekzistojnė dhe nė mėnyrė perfide maskohen nga udhėheqėsit lokalė irritojnė tė rinjtė, tė cilėt janė mė tė ndjeshėm ndaj padrejtėsive, edhe ashtu zhgėnjyese, papunėsia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj tė rinjve kontribuon nė shtimin e numrit tė narkomanėve.

3. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilėsitė e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, pėrbėjnė njė moment tjetėr inicues dhe favorizues qė tė rritet pa ndalė aradha e atyre qė shpėtimin idilik e kėrkojnė dhe gjenė tek droga, ose siē shprehet njė psikiatėr i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

Pėr sa u pėrket tė dhėnave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e pėrgjithshėm tė narkomanėve nėpėr vendet e ndryshme tė botės, duhet tė jetė i rezervuar mbi saktėsinė dhe prezentimin real tė gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se pėr ēdo tė regjistruar si viktimė e lėndėve tė ndryshme qė e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtėrore vinė sė paku edhe 10 individė qė fshehtas e pėrdorin drogėn, d.m.th. as edhe mė tė afėrmit nuk e dinė se i pikasuri ėshtė narkoman.

Megjithėkėtė, sot llogaritet se nė pėrmasa botėrore ka mė se 200 milionė narkomanė aktiv, nga tė cilėt dy tė tretat e pėrbėjnė grupmoshėn deri nė 28 vjeē, kurse nga numri i mėsipėrm rritet pėrqindja e atyre 12-13 vjeē, qė sigurisht duhet tė na brengosė tė gjithėve. Ajo qė duhet tė theksohet kėtu ėshtė se, nė dy dekadat e fundit ėshtė dyfishuar numri absolut dhe relativ i pėrdoruesve tė drogės si rezultat i rėnies sė bllokut socialist. Vlen tė pėrmendim se toksikomania i pėrngjet njė sėmundje infektive, ngase ēdo konsumues droge patjetėr nė kėtė lojė tė rrezikshme e fut herėt a vonė shokun e vet mė tė ngushtė. Ajo qė i shtyn tė rinjtė tanė, sidomos, qė tė provojnė njėherė drogė dhe mė pas tė mos ndahen kurrė nga ajo, qėndron nė tė dhėnėn qė ēdokush mė e din, se pėrfitimet nga kontrabanda me drogė janė astronomike dhe brenda natės.

Duhet tė na shqetėsojė fakti se, edhe pėrdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, qė arsyetohet fare lehtė nga mjekėt me anė tė recetave, indirekt shton kuotėn e narkomanėve. Duke analizuar tė dhėnat komparative statistikore mbi pėrmasat e narkomanisė nėpėr vendet e ndryshme tė botės, mund tė thuhet se nė trevat tona narkomania nuk ėshtė edhe aq e pėrhapur dhe pikėrisht gjendet nė stadiumet fillestare, qė nuk pėrjashton mundėsinė e njė vale tė madhe qė mund tė pllakos nė njė tė ardhme tė afėrt. Kjo para sė gjithash kur dihet mentaliteti ynė patologjik pėr tė fituar para me batakēillėqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorėve stimulues dhe inhibues tė kėsaj dukurie me pasoja tė rėnda shėndetėsore dhe implikime tė parenovueshme socio-ekonomike, ėshtė e udhės tė pranojmė si tepėr inkurajuese studimet e shumta nėpėr SHBA, tė kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogė (NIDA), nė tė cilat ėshtė konstatuar se masat e ndryshme preventive deri nė 50% kanė ulur numrin e narkomanėve ndėr adoleshentė pėr njė periudhė kohore 10 vjeēare. Mė tutje nė kėtė raport vihet nė dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve pėr 4 herė nė mjekimin dhe shėrimin definitiv tė njė narkomani. Cilat janė, pra, kėto masa profilaktike qė mundėsojnė njė efikasitet tė tillė kundėr kėsaj sėmundje sociale? Para sė gjithash, duhet punuar mė tepėr me prindėrit dhe arsimtarėt tė cilėt rrisin dhe edukojnė brezin e ri, gjė tė cilėn nė rend tė parė duhet ta bėjė personeli mjekėsor nė krye me mjekėt familjar, psikiatrėt, psikologėt, sociologėt dhe pedagogėt.

Vuajtjet e shumta jetėsore na kanė mėsuar se njė e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dėfrim” rrėnues pėrcillet me rritjen e numrit tė tė sėmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit nė formė vjedhjesh, dhunės, prostitucionit dhe vrasjeve. Njė gabim tjetėr ndėr ne bėhet kur i stigmatizojmė narkomanėt, tė cilėt edhe mė tepėr mbyllen nė botėn e tyre tė pashpresė, duke i ēuar tė njėjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet tė dijmė se edhe ata janė njerėz tė cilėve u duhet ndihmė jo vetėm mjekėsore, por edhe mbėshtetje morale e materiale pėr njė risocializim sa mė human, qėndrim ky i cili shumė do tė rriste numrin e atyre qė do tė heqin dorė nga ky aktivitet keqbėrės.


Postuar nga Isra datė 22 Gusht 2005 - 07:38:

Rrofsh amoxil per materialin qe solle
uroj te lexohet nga anetaret!


Postuar nga amoxil datė 22 Gusht 2005 - 22:24:

Pėr atė qėllim e postova...


Postuar nga Isra datė 24 Gusht 2005 - 12:30:

Shqiptaret rekord ne duhanpirje

Shqiptaret shpenzojne 212 milion euro per duhan dhe Shqiperia ka perqindjen me te madhe te konsumatorve te duhanit ne Evrope.

Konsumimi i duhanit eshte ne rritje, sidomos per seksin femer, nga mosha 13-15 vjece. Ndersa ne vitet '90, niveli i perdorimit te duhanit ka qene vetem 20%, momentalisht Shqiperia eshte e renditur si vendi i dyte ne Evrope, ne lidhje me nivelin e duhanpirjes. Edhe pse nuk ka statistika qe tregojne ndikimet e nikotines mbi shendetit e popullates sidomos te rinjeve, pjesa me e madhe e te cileve konfirmojne se e konsumojne kete produkt ne mjediset shoqerore.

moret vesh o njerez....?


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 03:41:

Perdoruesit e droges ne RSH

Kėrkon tė qėndrojė nė burg qė tė mbetet gjallė
ALMA ĒUKA


8 Mars Shqipėria, 40 mijė pėrdorues droge

Pėr pėrdoruesit e drogės nuk ka ndonjė pavion tė posaēėm ku tė trajtohen, por njė pjesė e pavionit tė intoksikimit nė Spitalin Ushtarak pėrdoret dhe pėr ata qė shkojnė pėr t’u intoksikuar, ose qė mbėrrijnė nė urgjencė me gjendje overdoze. Njė pjesė e pėrdoruesve trajtohen nga Qendra Emanues, ndėrkohė ka dhe disa qendra tė tjera qė japin kėshilla dhe shiringa, nė mėnyrė qė tė mos pėrdorin tė njėjtėn shiringė. Sė fundi, prej disa muajsh ka nisur dhe trajtimi me metadon pėr 100 pėrdoruesit e parė, qė kanė shprehur vullnetin pėr t’u ēliruar nga droga. Nga njė studim i bėrė nga INSTAT, rezulton se vendi ka 40.000 pėrdorues droge, prej tė cilėve 30.000 janė pėrdorues tė rregullt. Nė Tiranė mbi 15.000 pėrdorues, prej tė cilėve rreth 7.000, janė intravenozė. Ndėrkohė qė te ne tani sapo ka nisur trajtimi me metadon, nė Evropė trajtohen rreth 300.000 persona.

I ka kėrkuar nėnės ta ndihmojė pėr tė shpėtuar. Nuk ka duruar mė tė injektonte pa pushim me shiringė drogėn e „pėrditshme“. Trupi i ėshtė bėrė plagė dhe gjilpėra s’gjente vend... Veten e ka parė disa herė nė buzė tė varrit. Ėshtė pėrpjekur tė largohet nga vdekja e bardhė, por nuk ka mundur tė rezistojė gjatė. Ka qėndruar edhe pesė muaj pa e provuar, i mbyllur nė burg. Por ėshtė rikthyer. Kur ka dalė nga qelia, shoqėria e ka tėrhequr nė rrugėn e zakonshme. Ėshtė dėnuar tre herė mė parė pėr shpėrndarje droge. Quhet Bledjan Idrizi dhe ėshtė vetėm 20 vjeē. Drogėn e ka filluar qysh nė moshėn 15-vjeēare. Ishte nė shkollė kur e ka provuar pėr herė tė parė. E ka nisur si lojė, si kuriozitet, mbase dhe si dėshirė pėr tė provuar diēka tė panjohur. Por kur ėshtė futur nė botėn e saj, ėshtė bėrė tjetėr njeri. Viktima tregon nė gjykatė se ka shumė dėshirė tė largohet nga sėmundja e tmerrshme qė po e vret dita-ditės, por, tashmė ai nuk e kontrollon dot veten. Komandėn e ka droga, ajo ēfarė ai fut nė trup. I ndodhur pėrballė fatkeqėsisė qė i kanosej, pranon tė jetė mė mirė nė burg. Tri ditė mė parė, ai ka rėnė nė duart e policisė. Nė momentin e arrestimit policia i ka gjetur 3 gramė drogė e tipit kokainė. Kaq mjafton pėr ta akuzuar Bledjanin si shpėrndarės.

Ligji

Nė bazė tė ligjit, njė pėrdorues nuk duhet tė ketė me vete mė shumė se 0.5 gramė drogė. Gjykata e ka lėnė nė burg, jo sepse i pandehuri nuk kishte kundėrshtim, por nė bazė tė ligjit. Mė e tronditur nga kjo histori ėshtė nėna e Bledjanit. Ajo e ka ēuar vetė drejt policisė. Pėr ta mbrojtur nė gjykatė nuk ka kėrkuar as avokat. Thotė se nuk ka nevojė pėr avokat, pasi e ka ēuar vetė nė polici dhe nuk ka para pėr ta paguar.

Rrėfimi i nėnės

"Mė mirė ta kem nė burg e ta shoh gjallė se sa ndonjė ditė ta gjej tė vdekur nė rrugėt e Tiranės". Nėna e pėrdoruesit Bledjan Idrizi, ka ardhur nė gjykatė pėr tė parė djalin, tė cilin tri ditė mė parė e ka ēuar me duart e saj nė prangat e policisė. E pranon se ėshtė fatkeqe dhe se sheh ēdo ditė tė birin tė pėrballet me vdekjen. Tregon se ėshtė e pafuqishme ta largojė nga rruga e keqe, edhe pse disa herė ėshtė munduar ta bėjė njė gjė tė tillė. "E kam djalė tė vetėm. Njė dritė syri, siē thonė. Mua mė dhemb shpirti kur e shoh me pranga nė duar. Por kur mendoj se trupi i tij nuk mund tė mbajė mė shiringa, them mė mirė tė qėndrojė aty". Kėto fjalė dalin nga goja e nėnės sė Bledjanit, e cila dje, nė gjykatėn e Tiranės, kishte ardhur vetėm pėr ta parė se si ndihej djali, pas gjithė torturave qė i ka shkaktuar trupit tė tij.

Frika

Ajo thotė se djalin e ka qarė pėr sė gjalli. "Ai qė e ka nė shtėpi mund tė mė besojė. Unė e kam qarė pėr sė gjalli djalin tim. E kam gjetur nė banjė tė shtrirė dhe kur e kam marrė nė krahė, kofshėt e tij kullonin gjak. Edhe pse e di qė djali mund tė mė dėnohet shumė, nuk jam pishman, po qe se ai do tė largohet nga rruga e drogės". Nėna e Bledjanit shprehej me dhimbje se, kėtė rrugė po ta filloje duhej tė vazhdoje. Ajo ka pėrjetuar edhe shumė skena rrėnqethėse. "Ai kishte raste qė kėrkonte edhe 60 mijė lekė tė vjetra nė ditė. Por, ne nuk kishim ku t'i gjenim. Ai arrinte deri atje sa mė kėrkonte para hapur, duke mė thėnė se ishte shumė keq. Sė fundmi kisha frikė se mė kalonte pėrsėri nė mbidozė. Pata frikė se mos e humbisja".

Shoqėria

E pikėlluar pėr fatin e djalit tė vetėm, nėna e Bledjanit u shpreh se nuk i vinte turp nėse do t'i thoshin se djalin e kishte nė burg. Pranon se nė kėtė rrugė tė birin ia ka futur shoqėria. "Unė e kam ndjekur vetė djalin. Ai e linte disa muaj dhe kur dukej qė ishte mirė e thėrriste shoqėria, duke i thėnė se kishin gjetur mall tė mirė". Nėna e Bledjanit u shpreh dje se, nuk ėshtė bėrė pishman pėr atė qė bėri. Tregon se ndihet mė e qetė kur djali ėshtė nė burg dhe nuk ka mundėsi tė marrė drogėn. Ėshtė e vetėdijshme se mund t'i dėnohet, por, gjithsesi pranon se nuk do tė bėjė as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr ta liruar nga burgu. Megjithatė, ajo kėrkon ta shohė dhe ta pėrshėndesė, ta shohė se ėshtė gjallė dhe burgu pėr fat tė keq mbetet njė shpresė e madhe nė kėtė gjendje ku ai ėshtė katandisur. Nėna tregon se trupi i tij ishte bėrė plagė nga tė shpuarat. Po kėshtu me dhimbje thotė se e ka parė nė buzė tė varrit Bledjanin, teksa kofshėt i kullonin gjak. Pranon gjithashtu se nga pėrdorimi i shpeshtė, i biri ka kaluar disa herė nė overdozė dhe i ka shpėtuar vdekjes pėr mrekulli.


Postuar nga belgium datė 05 Shtator 2005 - 08:20:

re

isra alkoli ka nji veti ēudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne ēunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha


Postuar nga Isra datė 07 Shtator 2005 - 14:18:

Re: re

Citim:
Po citoj ato qė tha belgium
isra alkoli ka nji veti ēudiberese .
psh nji nga vetit qe un ja vleresoj esht heqja e brekve me shpejtesi kozmike (vajzave) kur ju jep te pin .
a nuk esht kjo veti magjike ne ēunat rim e vrasim mendjen si me i fut ne dor lol
jepi i dopjo edhe bin si kokra molle nga pema hahahahahahahahahahahaahahahaha



sme duket teme qesharake....

megjithate, po te jete ashtu sic thua ti, mjere ato te shkreta se ne c'dore renkan... dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo


Postuar nga prrenjsaku datė 07 Shtator 2005 - 16:38:

Talking e vertete

eshte e vertete qe alkoli te ul
potencen seksuale ,po edhe duhani
ben te njejten dem ,po si i thone muhabetit
po nuk pime ngapak flejme tere jeten
single me krevat


Postuar nga belgium datė 07 Shtator 2005 - 18:52:

Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato qė tha isra


sme duket teme qesharake....

megjithate, po te jete ashtu sic thua ti, mjere ato te shkreta se ne c'dore renkan... dhe KY eshte faj i alkoolit, apo jo



isra un thash ju jap femrave alkol se vet jam sportist :-)))


Postuar nga diellza26 datė 08 Shtator 2005 - 13:36:

Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato qė tha belgium


isra un thash ju jap femrave alkol se vet jam sportist :-)))




a, dmth, beni si them une e mos beni sic bej une


Postuar nga belgium datė 08 Shtator 2005 - 19:20:

Re: Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato qė tha diellza26



a, dmth, beni si them une e mos beni sic bej une


kuptohet qe po kjo taktik ka shum efikasitet me femrat ....


Postuar nga Isra datė 14 Shtator 2005 - 11:51:

Re: Re: Re: Re: Re: re

Citim:
Po citoj ato qė tha belgium

kuptohet qe po kjo taktik ka shum efikasitet me femrat ....



varet nga femra djali, pastaj kush pretendon se e bind nje femer per ne shtrat nepermjet alkolit, atehere ai dhe ajo jane rob te alkoolit....


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 85 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.