Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 149 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Njohja me anėtarėt e forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=131)
-- Urime babait me te fresket te forumit,Myzeqarit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11955)


Postuar nga amor alucius datė 11 Korrik 2006 - 12:59:

Smile Urime babait me te fresket te forumit,Myzeqarit

Myzo,urime per princeshen e vogel.Paste nje jete te mbushur vetem me buzeqeshje,lumturi dhe dashuri.Do na thuash tani se kujt i ngjan?Dhe sapo te mesoje te lexoje dhe shkruaje tregoi rrugen e forumit


Postuar nga Lela_Dr datė 11 Korrik 2006 - 15:22:

Myzo Urime Urime per bebin me te bukur te forumit.


Postuar nga myzeqari datė 11 Korrik 2006 - 15:28:

Te faleminderit amor , gjithashtu dhe kujt tjeter qe me ka uruar i deshiroj vetem te miren !
Femija erdhi 4 jave me perpara nga c'pritej , por shyqyr zotin edhe ajo edhe e jema jane nishan fare , ti fale zoti
Ketu ku jam une e kane zakon qe baballaret te jene prezent ne lindje , edhe mua ajo me duhej , le qe nuk e humbja lindjen e femijes tim te pare me asgje , por do me grinte kjo e imja po te merja mungese !
Nejse cdo gje ishte normale dhe kur e mora princeshen time ne krahe per here te pare , jo vetem qe nuk qante por mi kishte ngulur syte e vrenjtur dhe te inatosur (se mos shef akoma ajo ) sikur donte te me thoshte , po ti mor legen , pse nuk me late ne barke te nenes dhe ca jave !! Po tani vete donte te dilte , kush ja ka fajin !
Nuk paska femije me te bukur e te mire se femija jot , ky eshte fakt :p
Me merzit vetem fakti se femija dhe e jema dhe pse ndodhen ne gjendje te mire shendetsore , duhet te qendrojne ne special care unit dhe mua nuk me lejohet tere diten te jem aty !
Ju falenderoj nga zemra
Lela
p.s Forumin haroje


Postuar nga cupka datė 11 Korrik 2006 - 15:37:

Urime o Myzo urime e me jete cupka.
Uroj te rritet me nene e baba, ta gezoni e t'ju gezoje.
Po nuk na the, emrin si ja vute?


Postuar nga Cindi datė 11 Korrik 2006 - 15:44:

Urime dhe t'ju rroje balerina e vogel. ME JETE TE GJETE DHE SA ME TE LUMTUR.

Tani ate fjalen "e dashura ime" mos na e zevendeso kaq shpejt me fjalen "e jema", apo perfiton nga rasti qe disa nuk dine shqip mire. :p

Tjeter here me djale, qe te kesh nje partner per te pare ndeshjet e kampionatit.


Postuar nga Eria datė 11 Korrik 2006 - 16:20:

URIME,MYZO!!!TE TE RROJE GOCA!TE JETE E SHENDETSHME,E BUKUR DHE E ZGJUAR!!!TE KETE GJITHE TE MIRAT NE JETE!!!


Postuar nga oliinter datė 11 Korrik 2006 - 19:06:

Te te rroje goca lale dhe fat e mbaresi

tung oli-inter


Postuar nga Stanley datė 11 Korrik 2006 - 19:20:

Nuk e dija qe ishe kaq i madh ne moshe.

Gjithsesi, vajzes sate i uroj nje jete te gjate. Qe Perendia ta stolise me te gjitha virtytet dhe t'i jape shendet dhe mireqenie, dituri dhe urtesi, bukuri dhe drite ne shpirt.

Uroj qe mos i ngjase te atit, por Atit te eshte ne qiell.


Postuar nga Klodel datė 11 Korrik 2006 - 19:23:

oooooooo Ky ishte Lajm Kryeveper MYZOOOOO te te rroje goca ta kesh me jete te gjate plot shendet e te lumtur. Kujt i ngjan? duam prova .


Postuar nga lorie datė 11 Korrik 2006 - 20:12:

Urime Myzo

Te te behet cupa e bukur,inteligjente, e shkathet,e shendetshme, ti kete te gjitha te mirat,te jete e lumtur dhe ta bekoje Zoti.


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 149 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.