Forumi Horizont Gjithsej 115 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)


Postuar nga Fajtori datė 15 Dhjetor 2009 - 19:21:

Lajme nga jashte

Meqe shumica prej nesh jeton jashte mund te hapim nje teme lajmesh te huaja. Nuk po gjeja ku te hidhja lajmin e meposhtem ne fakt. Nuk kemi nje teme mbi lajme te pergjithshme.


-------------------------------------------------------


Italia trembet nga fjala e lire ne internet

Agresioni ndaj Berluskonit ka bere qe te jete gjithmone e me e mundshme zhdukja a fjales se lire ne internet. Mijera italiane jane bashkuar ne facebook per te pergezuar personin qe i theu dhembet Berluskonit. Per kete aresye ministri i brendshem ka hedhur idene se faqet e internetit mund te ndalohen. Kjo ne baze te nje ligji qe ndalon nxitjen e krimit (instigazione a delinquere), i cili sipas interpretimit te ministrit perkon me ate qe po ndodh ne internet. Por a mund te konsiderohet revolta politike kriminalitet i thjeshte? Italia i afrohet keshtu vendeve gjysem diktatoriale si Kina, Irani apo Turqia, te cilat kane praktike te zakonshme bllokimin e faqeve te internetit.

Interneti eshte sot per sot simboli i lirise absolute te fjales. Tentativat e shteteve te ndryshme per ti vene drynin tregon se kjo kaste politike ka frike nga organizimi popullor. Kastat politike kane frike te permbysen dhe krijojne ligje ad hoc per te shpetuar rendin qe kane krijuar vete.

Bllokimi i mediave televizive nga klane te caktuara politike ka arritur nivele aq te forta saqe komisioni i vigjilances ka aprovuar ne unanimitet nje memorandum per televizionet, te cilat "duhet te tregojne te gjithe variantet e vertetesise dhe jo vetem zerat e medhenj". Ky lajm u transmetua pak me pare ne lajme, zgjati 30 sekonda, dhe askush nuk spjegoi per ēfare po flet ai memorandum.


  Gjithsej 115 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.