Forumi Horizont Gjithsej 115 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)


Postuar nga Roi datė 25 Dhjetor 2009 - 23:21:

Nuk e di nese eshte tema me e duhur apo jo kjo,por sdq lajm nga jashte eshte sado qe sflet tamam per ndonje ngjarje aktuale !
Historia e vrasjes se Cauceskut,eshte vertet interesante...qofte per faktin se eshte i vetmi diktator komunist evropian qe perfundoi me se keqi... i pushkatuar (nga populli i vet), qofte edhe per daten simbolike 25 dhjetor,dita e Krishlindjeve !!
Me poshte nje nga ekzekutoret rrefen momentet e ekzekutimit te ndoshur plot 20 vjet me pare !



Si e vrava Causheskun nė Krishtlindjet 1989


BUKURESHT -Kujtimet e Krishtlindjes zakonisht kanė lidhje me shkėmbimin e dhuratave, gjelin e detit, familja e mbledhur bashkė, paqe nė tokė dhe shumė mirėsi pėr njerėzit. Por, kujtimet e Krishtlindjes sė Dorin-Marian Cirlanit janė vrasja e njė diktatori. "E di se ēfarė do tė kisha qenė duke bėrė, nėse nuk do tė isha pjesė e skuadrės sė pushkatimit", - thotė Cirlan, i cili bashkė me dy ushtarė tė tjerė pushkatuan Nikolai Causheskun dhe bashkėshorten e tij, Elena mė 25 dhjetor 1989. "Njė i krishterė, them se ishte njė gjė e tmerrshme vrasja e njė njeriu nė ditėn e Krishtlindjes, nė kėtė ditė tė shenjtė". Cirlan ishte pjesė e regjimentit Boteni tė parashutistėve nė kohėn kur nė Rumani shpėrtheu revolucioni i vitit 1989. Ndryshe nga revoltat nė Poloni, Gjermaninė Lindore dhe Ēekosllovaki, kėtu pati gjakderdhje. "Duhet tė keni parasysh se ē'kohė ishte ajo", - thotė Cirlan. "Mbizotėronte frika gjithandej, nė radio, nė televizion, madje edhe nė frekuencat e radios sė ushtrisė". Paraushtarakėt ishin nė anėn e revolucionarėve, disa prej trupave tė tyre luftonin kundėr njėsive tė sigurimit tė shtetit nė kullėn e televizionit nė Bukuresht.

Historia
Cirlan, qė nė atė kohė ishte njė oficer 27-vjeēar, gjendej nė regjimentin Boteni, 50 kilometra larg kryeqytetit. Shumė liderė tė ushtrisė po e lėshonin veten pas njė presioni tė jashtėzakonshėm. Ishte njė revolucion, apo njė grusht shteti i mbėshtetur nga Rusia? Edhe sot nuk jemi shumė tė qartė pėr kėtė. Por, pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjes erdhėn dy helikopterė. "Komanda kėrkonte tetė vullnetarė. Nuk e dinim ku po shkonim, kjo ėshtė kundėr kodit tė ushtrisė, pasi ēdo ushtari i duhet thėnė misioni", thotė ai. Cirlan ka shtuar nė peshė tani, me kostumin e tij gri dhe mustaqet prej rreshteri, i ngjan pak djaloshit tė dikurshėm. Ėshtė avokat dhe nėnshkruan kontratat pėr pronarėt e huaj tė pasurive tė paluajtshme. Ndėrsa flasim pėr rreth tri orė nė kafene tė ndodhur pranė ish-pallatit presidencial tė Causheskut, unė ndjek me vėmendje dorėn e tij tė djathtė qė duket sikur dridhet.
"Atė ditė, kur mbėrritėm nė vendin ku duhej tė ishim, gjenerali Stanculescu na tha: Paraushtarakėt tė vijnė kėtu, Caushesk-ėt po gjykohen nga populli. Nėse verdikti do tė jetė me vdekje, na duhen ushtarė pėr ta zbatuar. Kush ėshtė gati?". Tė tetė bėmė njė hap pėrpara. "Kush ėshtė gati tė qėllojė?". Tė tetė i ngritėm duart. I paduruar, gjenerali zgjodhi tre, kapiten Iomel Boeru, majori Geo-rghin Octavian dhe unė. Kapiteli do tė qėndronte nė sallė pėr tė qėlluar Nikolain apo Elenėn nėse ata pėrpiqeshin tė iknin. Unė dhe Octavian do tė qėndronim jashtė. Nga dera dėgjohej gjithēka. Elena po ankohej dhe refuzonte tė njihte gjykatėn. Avokatėt mbrojtės po silleshin si prokurorė. Por, unė isha njė ushtar qė u bindesha urdhrave. Vetėm mė vonė do tė kuptoja ēfarė marrėzie ishte. Verdikti u lexua pas disa orėsh, Caushesk-ėt do tė ekzekutoheshin. Kishin tetė ditė kohė pėr apelim, por dėnimi do tė zbatohej menjėherė. Mbretėronte heshtja. Vdekje… tani

Ekzekutimi
Diktatori dhe bashkėshortja e tij u lidhėn, por nuk ua mbyllėn sytė. Ndėrsa Cirlan po i ndihmonte tė dilnin pėrballė njė turme tė zemėruar, ai dėgjoi njė britmė: "Shpejt, vritini, Flota amerikane ka dėrguar njė helikopter pėr t'i shpėtuar. Vritini! Shpejt!". Gjeneral Stanculesku tha: 'Ēojini tė muri, nė fillim Nikolain, pastaj Elenėn'. Por, Causheskėt nuk e dinin ē'po ndodhte derisa dėgjuan zhurmėn e helikopterėve. "Ai mė pa nė sy, e kuptoi se do ta vrisja nė atė moment, e jo mė vonė dhe i rrodhėn lotėt. Ai moment ishte shumė i rėndėsishėm. Unė ende kam makthe qė lidhen me atė pamje", - thotė Cirlan. Diktatorin dhe bashkėshorten i lidhėn bashkė, ajo kėmbėnguli tė vdisnin ashtu. Na thanė, qėlloni me 30 plumba secilin. Qėllova shtatė ndaj diktatorit dhe arma u bllokua. Mė pas, 30 ndaj Elenės. Gishti i tij tregues nė mėnyrė tė pavetėdijshme imiton gjestin e atij momenti tė 20 viteve mė parė. Vetėm pas ekzekutimit u kuptua se nuk ishte njė gjyq, por njė vrasje politike nė mes tė njė revolucioni. Cirlan e la ushtrinė e studioi pėr drejtėsi. Kapiteni doli nė pension, ndėrsa Octavian u bė shofer taksie. "Nuk takohemi mė… pėrfundojmė gjithnjė duke folur pėr tė njėjtėn gjė", - thotė Cirlan. "Nuk mund tė jem mė i gėzuar nė ditėn e Krishtlindjes. Njerėzit nė tė gjithė botėn festojnė, por jo unė. Jo unė!"


  Gjithsej 115 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.