Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17721)


Postuar nga Deb* datė 15 Mars 2010 - 16:46:

Unhappy Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta

Vendi, dhe roli i femres ne shoqeri, familje, ne vende e kultura te ndryshme .Si eshte pare femra dje dhe sot. Problemet , veshtiresite qe has ajo. Me nje fjale sic thote dhe titulli. Cdo te thote te jesh femer sot ne Shqiperi e kudo.
________________________________________________




Grate e harruara te Indise


Para nja dy ditesh ndoqa nje dokumentar vertet shume prekes, rreth ‘’grave te harruara te Indise’’. Pse quhen te tilla?
Sepse pervec faktit qe vdekja ua mori burrat dhe u dha emrin e frikshem ‘’Vejusha’’, ato do te perballen me injorimin nga shteti, perbuzjen nga shoqeria.
Nje grua pa burre nuk ka shume vlere ne shoqerine Indiane. Ajo vjen pas burrit, dhe kur burri vdes, kane vdek dhe ato. Vetem me nje ndryshim se ato ende marrin fryme.
Pas vdekjes se burrit ato humbasin privilegje qe I kishin gjate bashkejeteses me burrin. Mund te detyrohen me force te martohen pa deshiren e tyre me nje nga kuneterit. Brasktisen jo vetem nga familja e burrit, por dhe nga vet familja e tyre, dhe ngelen ne meshire te fatit.
Pa edukimin e duhur, pa pune, dhe me e keqja duke provuar perbuzjen e njerezve per vet faktin e hidhur se jane vejusha. Mallkim te lidesh femer ne kete vend.
Nje vajze e re u shpreh ,’’ Nese Zoti e beri femren per te vuajtur keshtu, do ishte mire te mos e kishte krijuar fare Njera nga vejushat , nje grua e re ne moshe u shpreh se burri I saj u vra ne lufte. Familja e burrit akuzon nusen si shkaktare per vrasjen e djalit. Me e keqja eshte se pensioni I burrit qe normalisht I takon kesaj, po mundohet ta marri familja e tij. Edhe pse familja e vajzes propozoi qe vajza te martohej me nje nga vellezerit e burrit, familja e burrit nuk pranoi duke thene,’’ Na e more nje djale, nuk te lejojme te na marresh te tjere. Kulmi I injorances!!! Ishte ajo fajtore qe ai vdiq ne lufte?!
Dhe kjo eshte vetem nje nga mijera vejushat qe diskriminohen ne Indi nga shteti, shoqeria, dhe vet familjaret.
Te kerkosh te drejtat e tua ligjore eshte nje lufte e ashper dhe e pasigurte per fitoren. Vejushat kane shume pak te drejta nga ana ligjore.

Ne Indi ekzistojne disa shtepi qe quhen, ‘’ Shtepite e Vdekjes’’. Atje vene vejushat te lena pas dore ne meshire te fatit. Shkojne atje dhe presin vdekjen ti marre. Shume e dhimbshme!

Diskriminim I vejushave nuk ndodh vetem ne Indi. Ndodhin dhe ne vende te tjera te botes, ne kultura te ndryshme, kryesisht ne vendet e varfera ku femrat jane te pafuqishme dhe ku nuk ekziston barazia gjinore.
Me poshte do te sjell video ku paraqesin pjese te ketij dokumentari qe flet per nje realitet te dhimbshem qe jetohet akoma ne Indi edhe pse ne shekullin e 21.


  Gjithsej 41 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.