Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Te jesh femer sot... ne vende te ndryshme a kultura te largeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17721)


Postuar nga Roi datė 16 Mars 2010 - 00:45:

Teme interesante dhe terheqese,do ish bukur sikur te zhvillohej e zgjerohej me tej duke sjelle deshmi mbi gra te popullsive nga me te ndryshmet.

Mbaj mend te kem degjuar ne nje Tv italian nje debat mbi gjendjen e femrave ne vende te ndryshme te botes e dicka te ngjashme persa u perket grave indiane ne rastet kur u humbnin (vdisnin) burrat....biles ishte dicka edhe me e rende e absurde ! Kur burri i nje gruaje indiane vdiste,gruaja humbiste te drejten per te jetuar... e vrisnin,e digjnin mbi nje turre drush !! Por kjo ndodhte pak a shume deri nga fundi i 1800-es e ndoshta jo ne tere Indine !! Mu duk dicka e pabesueshme,makabre ! Dhe thuhej qe ky zakon barbar,pefundoi vetem fale nderhyrjes se autoriteteve britanike te cilat ne ato kohe kishin pushtuar tere Indine (e jo vetem) !!
Normalisht autoritetet britanike nuk nderhyninin shume ne sferen qe kish te bente me traditat e zakonet e indianeve,e as nuk u munduan ti konvertonin ne fene e tyre anglikane,por vendosen te nderhynin vetem ne rastin e ketij rituali cnjerezor !! Mu duk e pabesueshme nje gje e tille ...por me sa po lexoj ketu,ka shume mundesi te kete qene e vertete (ose te pakten deri diku po..)!

Kisha lexuar gjera te ngjashme vetem tek libri "1000 e nje nete",e me saktesisht tek historite e Simbad Detarit ,ne nje nga udhetimet e tij te shumta neper vende ekzotike e te panjohura deri atehere,tregonte nje histori te ngjashme ! Por atje ndodhte e kunderta,nese vdiste gruaja,me vone duhet te vdiste edhe burri ....e Simbadi i shkrete desh e hengri per pak Por gjithsesi ishin thjesht perralla ! Por ketu (ne Indi !!) kalohet edhe imagjinata !

Dhe thone pastaj qe India eshte demokracia me e madhe ne bote !!!


Por raste ekstreme,per fat te keq, ka akoma sot edhe ne vende te tjera,si psh ne Afriken Sahariane,ose me sakte nje pjese te saj,Somali, ku femrave u aplikohet nje ritual pertej mizores...mutilimi i organeve gjenitale...me ane te nje operacioni ose me sakte qejpjeje,ne menyre qe mos te kene mundesi te kryejne marredhenie (!!!!) ritual qe njihet ndryshe me emrin Infibuacion !! Makabritet i vertet !!


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.