Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Profeti i politikės (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18084)


Postuar nga lule datė 04 Nëntor 2010 - 18:05:

Profeti i politikės

Quhet Bruce Bueno de Mesquita dhe falė njė modeli matematikor tė nxjerrė nga teoria e lojėrave, nuk gabon kurrė ndonjė parashikim: nga paqja te lufta
Pėr tė nuk kishte dyshime. Analiza e tij jepte vetėm njė pėrfundim pas sulmit me bomba nė metronė e Madridit: nuk do tė kishte atentate nė Amerikė dhe pėr Al Zawahirin nuk do tė dėgjohej pėr muaj me radhė dhe se ai do shfaqej menjėherė pas zgjedhjeve presidenciale tė nėntorit tė vitit 2004, apo para Krishtlindjeve. Dhe kėshtu ndodhi. “The Predictioneer” ka njė emėr, njė mbiemėr dhe njė profesion fisnik: Bruce Bueno de Mesquita, 63 vjeē, profesor i shkencave politike nė “University of New York”, anėtar i “Hoover Institution” dhe “Stanford University”. Prej mė shumė se 30 vjetėsh, Bueno de Mesquita punon me parashikimet politike, duke pėrdorur njė model matematikor tė marrė nga teoria e lojėrave, njė formė pak konfidenciale pėr tė parashikuar sjelljet njerėzore, qė bazohet nė interesin personal tė individit pėr tė bėrė zgjedhjet qė i quan mė tė mirat pėr veten. Profesori, qė ka lindur nė Amerikė nga dy prindėr me origjinė belge dhe holandeze, ka marrė kėrkesa pėr parashikime politike nga Departamenti i Shtetit, nga Pentagoni, apo “Central Intelligence Agency”. CIA, nė njė dokument sekret tė kohėve tė fundit, ka pranuar se parashikimet e tij, tė bėra pėrmes metodės matematikore, janė tė sakta nė masėn 90 pėr qind. Profesori e ka publikuar historinė e tij nė “The Predictioneer Game”. Ja se ēfarė tregon ai...

Profesor, ju e konsideroni veten mė shumė njė shkencėtar tė politikės, apo njė matematicien?

Njė shkencėtar tė politikės.

Pėrse? Nė fund tė fundit, ju punoni me numrat dhe pa ata ju nuk mund tė bėni ndonjė parashikim...

Unė pėrdor matematikėn, sepse “gjuha” e saj funksionon mė mirė kur pėrpiqem tė parashikoj sjelljet njerėzore. Si njė shkencė ekzakte, mė ndihmon shumė.

Kur dhe pėrse keni nisur tė mendoni se teoria e lojėrave mund tė jetė njė mjet i mirė pėr tė parashikuar sjelljet politike?

Ishte vitit 1967 dhe unė sapo kisha nisur doktoraturėn nė Universitetin e Miēiganit. Fare rastėsisht lexova “The Theory of Political Coalitions”, njė nga librat e parė ku analiza politike bazohej nė teorinė e lojėrave. Po atėherė zbulova se tre rezultate ishin tė gabuara nga pikėpamja e logjikės matematikore. Arrita ta vėrtetoja dhe qė nga ai moment nisa tė punoja rreth ndėrtimit tė njė modeli matematikor qė mund tė jepte rezultate mė tė sakta. Aplikacioni i parė erdhi me tezėn e doktoraturės mbi strategjitė e partive politike opozitare nė Indi.


Ju tregoni nė libėr se njė parashikim i saktė mbi politikėn indiane rriti vėmendjen pėr punėn tuaj. Si ndodhi?

Ishte vitit 1972 kur mora njė telefonatė nga Departamenti i Shtetit. Mė kėrkuan tė formuloja njė opinion rreth krizės qeveritare qė kishte paralizuar ekzekutivin nė Indi. Ata mė shpjeguan se m’u drejtuan mua sepse kishin lexuar punėn time tė doktoraturės. Isha shumė i kėnaqur, sepse kjo detyrė mė jepte mundėsinė tė provoja disa modifikime qė kisha bėrė me programin qė pėrdorja. Futa nė model kandidatėt e mundshėm, forcat politike qė u pėrkisnin dhe gjithė tė dhėnat e tjera tė nevojshme. Emri qė mė doli si kandidati mė i mundshėm pėr t’u bėrė Kryeministėr nuk ishte ai qė unė mendoja duke arsyetuar nė mėnyrė “klasike”. Parashikimi im tregonte se edhe ajo qeveri do tė kishte zgjatur pak. Natyrisht, i vura mėnjanė parashikimet e mia personale dhe shkrova njė relacion me atė ēka mė ofronte modeli matematikor.

Si u prit profecia juaj nė Departamentin e Shtetit?

Kur u dhashė rezultatin, mė pyetėn se si kisha arritur tek ai emėr. U shpjegova se kisha pėrdorur njė model tė nxjerrė nga teoria e lojėrave dhe nga kompjuteri. Nisėn tė qeshnin dhe mė thanė tė mos tregoja mė gjėra tė tilla pėr tė mirėn e karrierės sime. Pėr mė tepėr, thanė se parashikime tė tjera tė bėra veēmas ishin krejtėsisht tė ndryshme. Por, vetėm disa javė mė vonė politikani pėr tė cilin kisha folur ishte emėruar Kryeministėr dhe pas disa muajsh Indira Gandi rrėzoi qeverinė.

Ju kėshtu u bėtė profet. Na tregoni parashikimin mė tė gabuar qė keni bėrė dhe atė pėr tė cilin jeni krenar?

Le ta nisim me gabimin. Nė vitin 1993, nė kohėn kur ishte President Bill Klinton, bėra njė parashikim sipas tė cilit reforma shėndetėsore do tė aprovohej shumė shpejt. U gabova 100 pėr qind. Nuk ndodhi kėshtu. Reforma mbeti vetėm njė dėshirė e Presidentit.

Cili parashikim ju ka dhėnė mė shumė kėnaqėsi?

Ka lidhje me njė parashikim tė publikuar nė vitin 1980, sipas tė cilit do tė krijohej nė Palestinė njė autoritet qeverisės gjysmė-autonom. Ky studim doli shumė kohė pėrpara se kjo tė ndodhte, ndėrsa tė gjithė ishin kundėr.

Puna juaj ėshtė kritikuar shumė nga eksponentė tė komunitetit tė shkencės dhe politikės...

Ka dy lloj kritikash nė punėn time, ato inteligjente dhe ato ideologjike. Tė parat vijnė nga ata qė nuk kontestojnė pėrdorimin e teorisė sė lojėrave nė parashikimin e ngjarjeve politike dhe diskutojnė rezultatin apo mėnyrėn se si arrihet te parashikimet. Tė tjerėt e kanė si parim tė mendojnė se matematika dhe statistika mund tė jenė mjete tė shkencės politike. Kėtyre u pėrgjigjem me faktin qė tė shohin punėt e mia tė publikuara dhe t’i krahasojnė me ato qė kanė ndodhur.

Pika e kthesės nė punėn tuaj ishte parashikimi i saktė pėr krizėn nė Indi?

Pa dyshim. U thirra nė Pentagon dhe pastaj nisa tė merrja kėrkesa pėr parashikime.

Na tregoni mė interesantet..

Ka disa qė nuk janė botuar, por qė unė i kam bėrė pėr llogari tė SHBA-sė. Nė raste tė tjera kam parashikuar edhe mundėsinė pėr grushte shteti, qė mė pas kanė dėshtuar. Kam dhėnė edhe ndihma pėr arritjen e njė marrėveshjeje nė vitin 1991 mes Hun Sen, Pol Potit dhe Kombeve tė Bashkuara, qė i bėnė Kmerėt e Kuq tė ulin armėt. Pastaj ka edhe studime tė tjera pėr tė cilat nuk mund tė flas, janė sekrete.

Sa pėr qind e punės suaj kėrkohet nga CIA, Pentagoni apo Departamenti i Shtetit?

Pak, shumė pak. Puna ime ėshtė tė jap mėsim dhe mė pėlqen shumė ta bėj kėtė gjė.

Ju punoni akoma pėr CIA-n?

Nė dy vitet e fundit jo, sepse jam nė komitetin e “National Academy of Sciences”, qė ka si detyrė tė pėrcaktojė nė mėnyrė sa mė rigoroze raportin mes komunitetit shkencor dhe atij tė shėrbimit inteligjent. Dua tė evitoj ēdo lloj konflikti interesi derisa kjo punė tė ketė pėrfunduar.

Profesor Mesquita, modeli matematikor qė ju pėrdorni mund tė pėrdoret nga tė tjerė?

Patjetėr. Unė edhe falė kompjuterit nė tavolinėn time arrij nė pėrfundime tė rėndėsishme.

(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.