Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Rinat Akhmetov, njeriu qė kontrollon Ukrainėn (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18104)


Postuar nga lule datė 12 Nëntor 2010 - 17:04:

Rinat Akhmetov, njeriu qė kontrollon Ukrainėn

Pėr disa ėshtė njė personazh negativ, tė tjerė e konsiderojnė si njė njeri qė bėn veē tė mira pėr vendin. Pavarėsisht kėsaj, Rinat Akhmetov ėshtė njė nga njerėzit mė tė fuqishėm tė Europės Lindore

Disa ukrainas e adhurojnė. Pėr tė tjerė ėshtė njė kriminel. Shumė nuk e dinė fare se kush ėshtė. Por sipas revistės “Forbes”, Rinat Akhmetov, 44 vjeē, ėshtė njeriu mė i pasur i Ukrainės dhe njė ndėr mė tė pasurit e botės, me njė pasuri qė vlerėsohet rreth 13 miliardė euro. Shumė e lidhin emrin e tij me Partinė e Presidentit Viktor Janukoviē, pjesė dhe mbėshtetės bujar i sė cilės ėshtė edhe Rinat-i. Ashtu si oligarkė tė tjerė nė Ukrainė, Akhmetov ėshtė njė parlamentar, pėrfaqėsues i qytetit tė Donetsk-ut nė pjesėn lindore tė vendit. Mbėshtetja e tij ndihmoi nė triumfin e Janukoviē-it, nė zgjedhjet presidenciale tė shkurtit. Mė 24 gusht, ndėrsa vendi festonte festėn e pavarėsisė, Akhmetov, djali i njė minatori, mori medaljen prestigjioze “Princi Jaroslav”, pėr kontributet e tij nė zhvillimin e Ukrainės. Edhe pse njihet si njė biznesmen mendjehollė, kontributet bujare tė Akhmetov-it pėr organizata tė ndryshme bamirėse i kanė dhėnė atij famėn e filantropit. Nė dy vitet e fundit, fondacioni i tij pėr zhvillimin Ukrainės ka dhuruar mė shumė se 30 milionė dollarė pėr ndėrtimin e spitaleve, pėr fushatat kundėr tuberkulozit, pėr ndihmesėn e tė sėmurėve me kancer, pėr shkolla, universitete, biblioteka, jetimore, muze, tė pastrehėt, veteranėt e luftės dhe projekte tė ndryshme kulturore. “Shoqatat bamirėse duhet tė kenė objektiva tė qarta. Ne i pėrballojmė problemet nė mėnyrė sistematike. Gjithmonė duhet ngritur zėri pėr problemet nė mėnyrė qė tė dėgjojė ata qė munden tė ndihmojnė”, thotė Akhmetov nė njė intervistė pėrmes e-mail-it. Njė tjetėr krijim i Akhmetov-it, donacioni pėr njė qeverisje efikase, i pėruruar nė vitin 2007, pėrdor kompetencat e ekspertėve tė huaj dhe atyre ukrainas pėr tė kuptuar se si mund tė stimulohet progresi i vendit. “Ky fondacion mund tė konsiderohet si kontributi im personal nė zhvillimin e Ukrainės”, thotė Akhmetov. “Procesi i reformave ėshtė i dhimbshėm. Pėr ta pėrfunduar duhet tė pėrdorim mendimet e ekspertėve, tė mėsojnė nga suksesi i vendeve tė tjera. Nuk mund tė presim qė problemet tė zhvishen vetė. Njerėzit tani kanė nevojė pėr ndihmė”. Mes temave qė i interesojnė bosit ukrainas ėshtė edhe gazetaria cilėsore. Nė vitin 2007, financoi njė program trevjeēar me titullin “Gazetaria dhe e ardhmja dixhitale”, i ndėrmarrė nga Universiteti shtetėror Ukma i Kievit. Nė tė njėjtin korpus universitar ka mbėshtetur njė program doktoraturash i menduar pėr t’u barazuar me standardet europiane tė mėsimdhėnies. Edhe pse i ndihmon vazhdimisht ukrainasit mė tė varfėr, ka caktuar njė fond prej 900 mijė dollarėsh pėr familjet e viktimave tė njė shpėrthimi i gazit nė Dnepropetrovsk nė 2007-n. Por pasioni i vėrtetė i Ahmetovit ėshtė skuadra e futbollit tė Shakhtar Donetsk. Nė 1996-n u bė presidenti, pastaj financieri, dhe nė fund kryetari i saj. Nė vitin 2009, Shakhtar fitoi Kupėn UEFA dhe u bė njė rival i denjė i Dinamos sė Kievit, skuadra mė rėndėsishme e vendit. Pėr Shakhtar, Akmehtov po ndėrton edhe stadiumin ri, qė do tė jetė gati pėr kampionatin europian tė vitit 2012, i cili do tė zhvillohet nė Poloni dhe Ukrainė.

Milioni i parė
Shumė ukrainas nuk hezitojnė tė njohin meritat e Akhmetov-it, ndėrsa tė tjerė e vėnė nė diskutim rrugėn se nga i vijnė atij paratė. Ka nga ata qė thonė se nė fillimet e tij ka luajtur shumė kumar. Sipas tė tjerėve ka qenė pjesė e organizatave kriminele tė pėrfshira nė riciklimin parave tė pista. Shumė artikuj nė gazeta dhe nė internet afirmojnė se ndryshimi ndodhi kur Akhmetov trashėgoi njė pasuri tė vogėl nga njė koleg dhe nisi tė investojė nė fushėn e telekomunikacionit, ēelikut, minierave, energjisė dhe nė pėrpunimin e produkteve ushqimore. Akhmetov e ka thėnė shumė herė se nuk ka pranuar asnjėherė para apo ndere nga askush. “I kam fituar milionat e parė duke investuar nė fusha tė ndryshme e duke marrė pėrsipėr rrezikun e falimentimit. Megjithatė ia vlejti mundimi”, tregon ai.

Engjėlli mbrojtės
Siē ndodh nė Rusi, qėllimet e Akhmetov-it dhe filantropėve tė tjerė vihen shpesh nė diskutim. “Nuk e bėn pėr tė mirėn e vendit, por pėr veten”, thotė analisti politik Volodia Khodakivskij. “Pa Ukrainėn, Rinat Akhmetov nuk do tė ekzistonte. Ėshtė e vėrtetė qė shpesh bamirėsia lidhet me idenė pėr tė krijuar njė imazh pozitiv nė sytė e publikut. Edhe nė kėtė rast, kėtė gjė mund tė themi”. Veprimtaritė e tij bamirėse dhe roli nė Parlament e kanė ēuar Akhmetov-in nė qendėr tė vėmendjes, por nė Kiev figura e tij ėshtė sekondare nė krahasim me atė tė Viktor Pinshuk-ut, dhėndrit tė ish-presidentit Leonid Kuchma. Dy vjet mė parė, Pinshuk organizoi njė koncert tė madh me Pol MeKkartnin nė sheshin e pavarėsisė. Ai financon edhe “Pinshuk Art Center” ku janė vendosur njė numėr i madh veprash moderne. Megjithatė, shumė tė tjerė kanė arsye tė forta pėr tė mbrojtur Akhmetov-in. Njė shitės tregon se si mandati ukrainas i ka ndihmuar tė afėrmit e tij. “Nuk mė intereson se ēfarė thonė. As se me ēfarė i nxjerr paratė. E rėndėsishme ėshtė qė Rinat Akhmetov i bėn mirė popullit tonė”. Gjurmėt e pranisė sė tij nė qendėr tė Donetsk-ut janė kudo: nė ndėrtesat e shumta qė ka ndėrtuar, nė kinemanė qė ka restauruar, nė qendrėn kulturore apo nė bibliotekėn qė ka financuar. Bujaria e tij shkon pėrtej vendit tė origjinės. Nė qytetin Uzhgorodit nė perėndim tė vendit, Vira Hotra i ėshtė mirėnjohėse mandatit ukrainas qė i ka dhėnė njė shtėpi familjes sė saj me 11 fėmijė. “Me 11 fėmijė jetonim nė njė apartament me dy dhoma. Unė dhe bashkėshorti im nuk do tė kishim kurrė aq para sa tė transferoheshim nė njė shtėpi mė tė madhe. Akhmetov ndryshoi jetėn tonė. Do t’i jem borxhlie pėr tė gjithė jetėn”. Nė Lleopoli, onkologu Jurij Milian i ėshtė mirėnjohės fondacionit tė Akhmetov-it qė i dha spitalit tė tij njė aparat pėr tomografinė e kompjuterizuar. Liudmilla Vasilega, drejtoreshė e burimeve njerėzore nė Dnepospetsstal, njė kompani qė merret me prodhimin e ēelikut nė qytetin jugor tė Zaporizhias, teksa flet pėr Akhmetov-in tregon se gjėja qė tė prek mė shumė ėshtė evolucioni i tij personal: “Ėshtė rritur nė varfėri dhe ajo qė ka rėndėsi ėshtė fakti se si vendosi tė ndryshojė mėnyrėn pėr tė pėrdorur paratė e tij. I ka ofruar punė 160 mijė personave nė rajonin e Donbassit. Dhe falė Shakhtarit, mban lart flamurin e vendit”, pėrfundon ajo.

(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.