Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Media: A ėshtė tradhti njė detyrė qytetare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18186)


Postuar nga lule datė 22 Dhjetor 2010 - 15:36:

Media: A ėshtė tradhti njė detyrė qytetare?

Qė nga 11 shtatori i vitit 2001, kur Amerika pėsoi njė tragjedi tė madhe, liria e shtypit ėshtė vėnė nėn presion tė madh nga ana e qeverive tė ndryshme, qė e argumentojnė kėtė shtrėngim me rritjen e sigurisė, por nė kėtė rast, nė kurriz tė transparencės. Por, gjuetia qė po i bėhet aktualisht “Wikileaks” ėshtė njė rrezik shumė mė i madh ndaj demokracisė se ēdo informacion qė mund tė ketė publikuar sajti mediatik.

Pėrse na duhet liria e medias? Themeluesit e Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės besonin se garancia e njė lirie tė tillė do tė ishte e panevojshme, nė mos e rrezikshme. Ka liri tė cilat nuk i sigurojmė pėrmes premtimeve, por qė i marrim pėr veten tonė. Ato janė si ajri qė thithim nė njė demokraci, autoriteti i sė cilės ėshtė ngritur mbi opinionin publik. Demokracia qė u themelua nė bazėn e kėsaj brendie ėshtė demokracia amerikane. Ėshtė njė tregues i mosbesimit qė kishin revolucionarėt e shėndetshėm ndaj pushtetit tė kėsaj brendie dhe qė mė pas i bėri ata qė tė inkorporonin lirinė e shtypit nė Kushtetutėn amerikane.

Sot, 200 vjet mė pas, kjo ide e vjetėr u duket gjithnjė e mė naive njė pjese tė madhe njerėzish nė botėn perėndimore. Qeveria amerikane, qė kur nisi tė pėrfshihej nė luftėn kundėr terrorizmit, ėshtė vetėtransformuar nė njė aparat tė madh sigurie. “Washington Post” shkruante sė fundi se, 854 000 njerėz nė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kanė mundėsi hyrjeje nė dokumente ‘top-secret’, dhe kjo nė kohėn e njė Presidenti qė erdhi nė detyrė pėrmes premtimit pėr njė epokė tė re transparence nė njė qeverisje. Ēdo vit, rreth 16 milionė dokumente stampohen nė Uashington me vulėn “top-secret”, qė domethėnė se nuk janė pėr syrin e qytetarit tė thjeshtė. Nė krizė, vendet e Europės sė vjetėr janė gjithashtu duke ngritur barrikada. Kushtetuta gjermane, e njohur si Ligji Themeltar, ka garanci shumė tė mėdha pėr lirinė e shtypit dhe u krijua pas Luftės sė Dytė Botėrore nė emėr tė ēlirimtarėve amerikanė dhe nė dritėn e mėsimeve tė revolucioneve amerikane dhe franceze. Por, nė vitin e 10-tė pas sulmit tė 11 shtatorit, njė politikan gjerman konservator ka hedhur idenė se, mbase mund tė mos jetė njė ide aq e mirė ndalimi i raportimit nga ana e gazetarėve i detajeve nga lufta kundėr terrorizmit. Njerėz tė tillė nė epokėn e Revolucionit Francez do tė kishin pėrfunduar nė gijotinė nė Parisin revolucionar dhe ndoshta nė Filadelfia do tė kishin pėrfunduar pėr njė kohė tė gjatė nė burg. Kur qytetarėt ishin revolucionarė, akti i kėrkimit tė lirisė sė shtypit ishte njė akt revolucionar. Sot, nė njė kohė mė tė paqtė, do ta karakterizonim lirinė e shtypit si njė virtyt qytetar.

Tė luash me zjarrin
Por, befas shfaqet dikush qė luan ende rolin e njė revolucionari: Julian Assange, themeluesi i platformės “Wikileaks”, i cili ka vendosur qė tė luajė me zjarrin e anarkisė. Ai vazhdimisht kėrcėnon pėr publikime tė reja, tė rrezikshme, tė cilat duhet qė tė pėrbėjnė njė shqetėsim shumė tė madh pėr ata qė janė tė pėrfshirė nė kėto materiale. Nė vendet tė cilat e kanė pėrfshirė nė Kushtetutėn e tyre lirinė e shtypit, deri mė tani ėshtė nėnkuptuar se publikimi i materialeve konfidenciale duhet tė jetė nėn vėzhgimin e ligjit. Publikimi i sekreteve qeveritare ka qenė gjithmonė kundėr ligjit, pėrfshi Gjermaninė. Gazetari Rudolf Augstein, themeluesi i revistės shumė prestigjioze “Spiegel”, pagoi shtrenjtė me 103 ditė heqje lirie nė vitin 1962, kur u dyshua se kishte publikuar sekrete shteti nė faqet e revistės, nė njė artikull qė kishte tė bėnte me aftėsitė mbrojtėse tė ushtrisė gjermane. Por, pėr shkak tė gjykatės u vendos qė liria e shtypit ishte shumė mė e rėndėsishme se sekreti nė kėtė rast, dhe si pasojė nuk ishte shtypi, por qeveria ajo qė nė njė rast tė tillė u penalizua.

Por, pėr ata qė e kanė me Assange, ėshtė mė shumė njė ēėshtje parimi se sa zbatimi ligji. Djali nga Australia jep njė mundėsi tė mirėpritur pėr tė flakur tej idenė e vjetėr tė lirisė sė shtypit, si njė e drejtė qė ia lejojmė vetes nė vend tė sė drejtės qė tė tjerėt na e lejojnė. A nuk jemi tė gjithė nė luftė? A nuk ėshtė rasti qė qytetarėt duhet, nė fakt, tė mbrojnė shtetin nė vend qė ta spiunojnė atė?

Koalicioni trans-atlantik i mbrojtėsve tė shtetit pėrfshin pjesėmarrės nga mė tė ndryshmit, tė tillė si kreu i Komitetit tė Senatit Amerikan pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe tė sigurisė, Joe Lieberman, i cili akuzon tė gjithė ata qė publikojnė sekrete diplomatike amerikane si dhe kreun e Partisė sė Gjelbėr Gjermane, Cem Ozdeir, sipas tė cilit “Wikileaks”, “ka kaluar linjėn qė i shėrben tė mirės sė demokracisė sonė”. Nevoja pėr ta portretizuar veten si “qytetarė tė mirė”, ėshtė veēanėrisht e dukshme tek disa gazetarė. Edhe gazeta qė kanė qenė prej kohėsh nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut e kanė cilėsuar ‘Wikileaks’ si “rrezik qė shkatėrron politikėn dhe rrezikon njerėzit”. Gazetari amerikan, Steve Coll, i cili ka marrė njė ēmim “Pulitzer” pėr shkrime demaskuese, i quan krerėt e “Wikileaks”, “vandalė”. Ndėrsa, “Washington Post”, qė ka ekspozuar dikur ēėshtjen e ‘Watergate’, e quan ‘Wikileaks’, “organizatė kriminale”.


Kohė e errėt pėr lirinė
Pėr kritikėt, aspekti mė kėrcėnues i “Wikileaks”, ai i “aktivitetit kriminal”, duhet tė jetė fakti qė deri mė tani, askush nuk ia ka dalė qė tė artikulojė se cili ėshtė ligji qė Assange paska thyer. Tentativa e Departamentit tė Drejtėsisė pėr tė risjellė nė skenė ligjin e spiunazhit tė vitit 1917, tregon se sa e pashpresė ėshtė pėrpjekja e protektorėve pėr tė gjetur “ligjin” akuzues, ndėrsa kėrkojnė gjatė gjithė ditės nėpėr vandakėt e ligjeve pėr tė gjetur hapėsirėn e mė pas pėr tė bėrė akuzėn. Periudha e Luftės sė Parė Botėrore ishte njė periudhė e errėt pėr liritė kushtetuese nė Shtetet e Bashkuara. Nė frikėn histerike ndaj komunizmit dhe kritikėve tė tjerė, sistemi juridik arriti deri aty sa tė persekutonte njerėzit qė shpėrndanin materiale, nė tė cilat bėhej propagandė kundėr shėrbimit ushtarak dhe duke e bėrė njė gjė tė tillė, ata injoruan tė gjitha garancitė e Kushtetutės. Edhe periudha pas 11 shtatorit, ishte gjithashtu shumė e keqe. Nė vitin 2005, kur “New York Times” planifikoi qė tė publikonte njė artikull pėr njė program global tė pėrgjimeve qė ishte krijuar dhe drejtohen nga NSA (Agjencia Kombėtare e Sigurimit) drejtuesit kryesorė tė gazetės u thirrėn nė Shtėpinė e Bardhė nė njė takim urgjent me Kondoleca Rajs. Atyre sigurisht qė iu bė presion pėr tė mos publikuar kėtė shkrim. Ndėrkohė askush nuk kishte asnjė justifikim ligjor pėr ta bėrė njė ndalim tė tillė. Gazeta e publikoi materialin dhe Amerika, megjithatė mbijetoi.

Rėndėsia e etikės
Etika e gazetarisė ėshtė ajo qė e bėn produktin, pra shtypin, tė besueshėm nė sytė e lexuesve. Etika duhet tė aplikohet veēanėrisht tek ato organe qė marrin pėrsipėr pėrcjelljen e informacioneve dhe tė dhėnave tė rėndėsishme. Janė lexuesit dhe vetėm ata qė vendosin standardet pėr njė organ nė media. Dėnimi mė i rreptė qė ata mund tė japin ėshtė qė ta braktisin produktin e saj.

A u lejohet qytetarėve qė tė publikojnė sekretet e shtetit?
“Wikileaks” ėshtė po aq ndėrmjetėse mes publikut dhe informacionit sa ēdo gazetė, apo sajt tjetėr. Pėr njė ekspert gjerman tė Kushtetutės ėshtė e qartė se sajti i Assange gėzon “tė drejtėn e mbrojtjes pėr shtypin sipas Kushtetutės gjermane”. Ky ekspert, i cili ėshtė edhe anėtar i Gjykatės Kushtetuese, ka luajtur rol shumė tė rėndėsishėm nė dhėnien formė tė interpretimit tė lirisė sė shtypit dhe tė fjalės nė Gjermani. Gjykata Kushtetuese ka nėnvizuar nė mėnyrė tė vazhdueshme se detyra e dhėnies sė informacionit nė mėnyrė tė papenguar ėshtė “thelbėsore” pėr funksionimin e njė demokracie. Sipas Gjykatės Kushtetuese gjermane ėshtė e drejta e plotė e tė gjithė qytetarėve qė tė kenė akses nė informacion, qė e bėn tė mundur formėzimin e opinionit publik. Dhe ėshtė informimi i pashtrembėruar i opinionit publik qė e bėn tė drejtė edhe rezultatin e zgjedhjeve, si shprehje e vullnetit tė popullit.

A i lejohet shtetit qė tė mbajė sekrete nga populli? A u lejohet qytetarėve qė tė kenė tė drejtė tė dinė dhe tė publikojnė sekretet?

Shteti nuk ka njė sferė private
Sigurisht qė qeverisė i lejohet qė tė ketė sekrete. Ėshtė pjesė e sjelljes sė kujdesshme tė ēdo punonjėsi shtetėror qė t’i pėrgatisė punėt nė mėnyrė konfidenciale, pėr tė penguar individėt e paautorizuar qė tė ndėrhyjnė pėr tė prishur punė. Ėshtė edhe pjesė e pėrgjegjėsisė sė politikanėve, punonjėsve tė shtetit dhe gjykatėsve qė tė ruajnė informacionet sekrete. Kjo ėshtė gjithashtu shumė e rėndėsishme pėr shkak se qeveria nuk mund tė varet nė tė funksionuarit nė njė errėsirė “tė ligjshme”. Privatėsia e shtetit, si e tillė, nuk ėshtė e mbrojtur ligjėrisht dhe shteti, ndryshe nga qytetarėt, nuk ka njė sferė private. Tė drejtat e qytetarėve kanė nevojė pėr mbrojtje, por jo ēėshtjet e brendshme tė qeverisė. Pėr shtypin ėshtė e ligjshme qė tė publikojė informacione qė kanė tė bėjnė me shtetin.

Cilėsia e demokracisė
Kjo ėshtė e vėshtirė qė tė kuptohet, edhe pėr ministrat e Brendshėm dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse Gjermania, kishte nevojė edhe njė herė, qė tė merrte njė vendim nga Gjykata Kushtetuese e cila, nė kėtė vendim, shpjegonte dallimin mes prishjes sė sekretit dhe zbulimit. Kur zyrat e revistės “Cicero” u kontrolluan nė vitin 2005, me miratimin e ministrit tė Brendshėm tė kohės, pėr shkak tė njė lajmi tė botuar nė lidhje me njė dosje konfidenciale kriminale, hetuesit pėrdorėn njė argument tė ndėrlikuar pėr tė justifikuar veprimin e tyre, edhe pse ai nuk ishte i bazuar nė asnjė ligj specifik qė ndalonte publikimin e materialeve. Ēėshtja shkoi nė Gjykatėn Kushtetuese dhe ajo vendosi qė “liria e shtypit ėshtė thelbėsisht e rėndėsishme pėr demokracinė”. Shtypit i lejohet qė tė publikojė atė material qė ka, pra edhe nė rastin e sekreteve shtetėrore, me njė pėrjashtim shumė tė vogėl qė mund tė futet nė atė qė konsiderohet si “tradhti”.

Shqip.


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.