Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Vizioner datė 01 Gusht 2011 - 09:23:

Edi Rama, nje Politikan frikacak

Opozita qė (nuk) duhet


-Pjese nga nje shkrim i soten:Arben Rrozhani-

Ndoshta duhet “sqaruar” pak opozita e “prekur” pėr kritikėn ndaj Edi Ramės nė gazetėn “Shekulli”. Fillimisht duke renditur ndonje prej reagimeve te “Shekulli Online”.

Njė komentues, duke rrėmuar arkivėn e gazetės “Shekulli” kujton se: “Edhe pėr 21 janarin ka patur njė qėndrim tė ashpėr ndaj Edi Rames. Dhe mė poshtė sjell linkun e njė editoriali tė shkruar nga kryeredaktori i Adrian Thano, botuar nė 28 janar 2011, njė javė pas masakrės sė qeverisė ndaj popullit protestues me titull: “Me lule dhe qirinj pėrballė tė akuzuarit pėr vrasje (?!)”, paragrafi i fundit i tė cilit ishte: “Por le tė kemi tė qartė, njė gjė. Tė gjithė.. Ne tė “medias” dhe gjithė “burrat e shtetit” qofshin tė shitur apo tė frikėsuar. Zemėrimi i popullit ėshtė sot mė i madh se kurrė. Atė nuk do ta shuajnė dot plumbat. Por atė nuk do ta shuajnė dot as lulet dhe qirinjtė. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke kėtė tė drejtė. Kjo ėshtė njė gjė shumė mė e madhe se ty. Lulet dhe qirinjtė i vendosėm qė nė 22 janar. Ti, sot ke dy rrugė: Ose tė pranosh tė jesh trupėzimi politik i kėtij zemėrimi, ose tė mos jesh mė lider. Zgjidh tė parėn. Ndryshe, ky zemėrim do tė marrė edhe ty pėrpara, bashkė me vrasėsit e 21 janarit”.

Pėr tė mos i dhėnė mė shtysė imagjinatės sė tė papunėve tė opozitės, komenteve denigruese ndaj medias qė ka qenė gjithnjė nė krah tė opozitarėve dhe popullit tė vuajtur, mesazherėve qė bėjnė politikė vetėm me sms-ra dhe debatit pa bukė pėr orientimin politik tė medias antiqeveritare, do tė themi nja dy fjalė pėr opozitėn qė ishte, luftoi dhe erdhi nė pushtet, edhe pse me mashtrime se tė tillė e ka genin, por ama erdhi, sepse kishte dėshirėn, motivin dhe energjinė pėr tė ardhur nė pushtet, pra pėr PD-nė, pėr tė thėnė se si (nuk) duhet tė jetė opozita, edhe pse edhe nė kėtė krahasim mund tė ketė njė problem “etik”, nga krahasimi mes PD-sė dhe PS-sė, siē ishte tingėlloi krahasimi mes Ramės dhe Metės, si politikbėrės.

PD-ja e Sali Berishės nuk e pranoi humbjen qė ditėn e katėrt tė daljes nė opozitė. Nė 3 korrik 1997 mori armėt, gjoja pėr tė mbrojtur nderin e cėnuar tė monarkistėve tė humbur nė referendum pėr ndryshimin e formės sė rregjimit dhe sulmuan selinė e KQZ-sė. Berisha ende president ishte nė krah tė tyre, se nuk mund tė pranonte humbjen edhe pse ishte ai dhe pushteti i tij, fajtori i djegies sė Shqipėrisė, vjedhjes sė shqiptarėve te firmat piramidale, mbi 4000 jetėve tė humbura dhe imazhit tė rrėnuar tė vendit nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk u dorėzua dhe shfrytėzoi 13-14 shtatorin 1998, kur me bomba, antitanke dhe molotovė sulmoi e pushtoi institucionet. Nė 17 shtator, siē ėshtė fiksuar nė fotot e kohės, si fajkua, ngrihej mbi supet e mbėshtetsve tė paktė dhe ngulmonte pėr rrėzim qeverie, edhe pse bota e braktisi, edhe pse njė ditė mė pas do tia hiqte imunitetin e deputetit shumica e majtė nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Pėr shumė muaj zvarriti mbėshtetėsit e paktė nė mitingje, sulmoi sėrish institucione si nė 28 nėntor 2000 dhe edhe pse u ndalua pėr disa orė si kriminel ordiner nė policinė e Tiranės, nuk e zbraps.

Mori pjesė nėpėr fushata zgjedhore, ku mė shumė humbi se fitoi. Krahas luftės guerile brenda vendit, dėrgoi ata tė paktė njerėz me njohje pėr tė denoncuar nė kancelaritė e huaja, mashtrimet zgjedhore, “Dushkun e vogėl” apo “Dushkun e madh”. Njė vandak dosjes tė trasha blu udhėtuan sa nga Brukseli nė Uashington. Deri nė 2004 kur ulej kėmbėkryq para selisė sė qeverisė sė drejtuar nga Fatos Nano, Sali Berisha nuk iu nda rrugės, mitingjeve dhe ambicies pėr tė rimarrė pushtetin. Edhe pse vendi kishte ecur pėrpara, duke rimėkėmbur atė Shqipėri tė shkatėrruar qė kishte lėnė nė pranverėn 1997.

Dhe kėto tė gjitha, duke mbledhur ēika-ēika njerėz e kontribute modeste, sepse askush nuk shkonte mė te ajo seli e bastisur deri nė qindarkėn e fundit nė 1997 nga demokratėt e ikur nga pushteti. Dhe nuk u ep derisa nė njė vit i veshi PD-sė sė vjetėr lėkurėn e paqtė tė KOP-it me imazhin e ri tė shpresėdhėnėsve, pėr tė rimarrė pushtetin e lėnė nė 3 korrik 2005 nga socialistėt e zhytur nė llumin e korrupsionit, kleptokracisė dhe vetėkėnaqjes. Pėr tė marrė pastaj qeverinė e me radhė tė gjitha pushtetet.

Ky paralelizėm aspak “etik” mes njė opozite, si PD, qė kur vjen nė pushtet i sjell vetėm fatkeqėsi popullit dhe njė opozite, si PS, qė kur ka pushtetin, e ka pėr tė keqen e vet, bėhet pėr tė thėnė shtruar njė pyetje: Mos kjo opozita e sotme e ka tė keqen se edhe pse opozitė me pushtetin qendror, ėshtė e kėnaqur, sepse tek e fundit, ka pushtetin te copa e majme e pushtetit vendor? Dhe nuk i leverdis tė luftojė edhe kur ia vrasin njerėzit qė mbledh nė protestė, edhe kur ia vjedhin ditėn pėr diell votat qė pėrkrahėsit hedhin pėr tė?

------------------------------------------------------------





-nga Vizioner-

Sic shkruhet dhe lihet te kuptohet ne Artikullin me lart, por, njekohesisht shpreh dhe une mendimin tim se;
Opozita shqiptare dhe me sakte drejtuesi i saj Edi Rama, me (mos)veprimet e tije tregon se s'eshte gje tjeter vetem nje Dogamxhi dhe Frikacak Politikan!

Ai, iku me bishtin nder shale nga bashkia kur, Krimineli Sali dhe zagari i tije Basha e VODHEN ne "mes te dites" dhe ne sy te te gjithe Shqiptarve dhe Botes.
Ai, nuk di-ti te mbroje Karriken e vet nga hajdutet, dhe jo me te mbroje Voten e popullit, te mbroje Demokracine e nje vendi!!!
Pa pike Burrerie, pa pike Karakteri, pa pike Morali e la popullin-elektoratin e tije qe e mbeshteti dhe e besoji gati verberisht ne Dogamt e tije rreth Demokracise dhe ruajtjes se Votes se Lire, ne dore te Krimineleve!

Ne Intervisten e tije te fundit, para pak ditesh th se "Nuk i veje flaken Shqiperise se vodhi Saliu votat"!!!???

Per cfare flake e ke fjalen Z. Rama!?
Kur ti, nuk shikoke akoma dot tymin qe po i del Shqiperise nga flaka qe i ka vene Krimineli Sali Berisha atehere, je nje Politikan QORR qe vetem per karriken tende ke menduar gjithe keto kohe!

Ne, perkrahesit e tu, duke besuar ne idete e tua te mbeshtetem edhe kur ti beje nje hap prapa ne rrugen per rrezimin e Diktatorit. Te mbeshtetem sepse besonim se pastaj do te beje tre hapa perpra, por ti, jo vetem qe nuk ndejte ne po ate vend, por ike me bishtin nder shale!

Ti zgjosh-japesh shpresa njerzimit nuk eshte gjithmone e lehte, duhet kohe, por ti perdhunosh ato, duhen vetem pak minuta.

Kur ti, nuk ndjen ne shpirtin tend vuajtjen e popullit tend, mjerimin dhe pasigurine e jetes, diktaturen e instaluar qe po venit jeten e atije populli, nuk ndjen dhimbjen e familjeve te te vrareve me 21 Janar te cilet te ndoqen, te cilet dolen ne rruge per Demokracine dhe zhdukjen e Diktatures nuk meriton te jeshe as Udheheqesi i JONE!

Ti, nje frikacak, je "strukur" tani ne jeten tende Luxoze dhe fatet e vendit i le ne dore te Krimineleve!

Ti, me (mos) veprimet e tua, do te ngelesh ne histori si DESHTAKU me i Madh politikan i gjithe kohrave shqiptare.

Ti, je nje HIC!


Postuar nga Vizioner datė 10 Gusht 2011 - 08:12:

Populli tė do, bash pėr kėtė ditė!

Vargje nga Arben Duka


U bėnė ca kohė,

Qė gjėkund s’je dukur,

Kryetar i dashur,

Vallė ku je strukur?!



Dil dhe ngrije zėrin,

Na le me Saliun,

PS ka fituar,

Jugun dhe Veriun!



Ka fituar thellė,

Edhe pse vota rrodhėn,

Edhe pse barbarėt,

Tiranėn na vodhėn!



Dhe pse tė luftuan,

Maskarenj nga tanėt,

Dhe pse s’tė votuan,

Kastriot Islamwt!



Saliu vazhdon,

Me inagurime,

Ndėrsa opozita,

Vazhdon me pushime!



Po ti dil o Edi,

Dil dhe prishja festėn,

Dhe mbaje tė gjallė,

Nė popull protestėn!



Nė vapėn e gushtit,

Hekuri po ftohet,

Kur ti tė kujtohesh,

Asnjėri s’do ēohet!



Kur je vrarė e vjedhur,

Nuk duhet shumė mend,

Ta kuptosh se vendin,

S’e ke nė Kuvend!



Po e ke nė shesh,

Nė ballw tė revoltės,

Jo nė funerale,

Nė kujtim tė votės!



Ti ngrihu nga gjumi,

Gjėmo opozitė,

Populli tė do,

Bash pėr kėtė ditė!

----------------------------------------------------


Kujt i thua, nje FRIKACAKU!?

Nuk e mendoja te ishte i tille,
i dhurova shpresen,
por Edi, ia vuri fshesen!
Ai i ndigjon shume “nderkombetaret”,
por harron se nder to (mund) fshihen dhe tradhetaret!

Hm… nuk jam Poet, por disa fjale rimojne e dalin nga shpirti vetvetiu.
Te shikosh tani, nje Edi Rame te strukur diku, me friken ne shpirt se mos e vret Krimineli Sali, duke lene Popullin ne duart e Diktatorit Mafioz!!!
Po te pakten te kete guximin te dali ne popull e te thote hapur “Kam frike. Terhiqem . Gjejeni vete rrugen e Lirise nga Diktatori”!
Por, Ai, as kete s’po ben, as per kete s’paska guxim!!!

Edi Rama, zgjohu, zgjohu sa se kemi humbur shpresen tek ty.


Postuar nga lule datė 10 Gusht 2011 - 12:27:

Po me vjen e qaj, jo nga vargjet qe i kushtohen ktij merdes , po nga mendimet qe shprehen per te.

ēa thu o vizio me qafsh??? ai as Burre nuk eshte e jo me politikan.

Frikacak ka qen e do mbetet, nese ka nje baze ku ka qen mbeshtetur saher eshte Droga e pislliku qe e karakterizon,,
ndaj mos derdh lot e vargje deshperimi per te, se sja vlen.

Ja se shum shpejt do ja heqin dhe te vetmen gje qe e lidh me Politiken e te rri si legen,, s'ka fytyr ai per te qen kryetar partie ..


Postuar nga Vizioner datė 21 Gusht 2011 - 15:11:

Thumbs up

Ankthi i panevojshėm i gushtit


Kėto ditėt e fundit ka qenė e pamundur tė mos ndjesh ankthin nė rritje tė njerėzve ndaj letrės sė hapur tė Edi Ramės, ku pėrcaktonte kursin e ri tė vetin e tė Partisė sė vet.

Ėshtė pak e vėshtirė tė ndash me vijė se sa ndikon letra e sa ndikojnė efektet e vapės sė gushtit. I keni parė ata njerėzit qė edhe pse janė nė makina me kondicioner, i japin makinės ēuditshėm nė rrugė, me veprime tė pamenduara e tė papritura, duke rrezikuar veten e ty? E keni vėnė re sa keq i bėn vapa shoferėve?

Imagjinoni tani njė person qė e kanė vėnė tė ngasė njė autobus me njerėz nė njė rrugė qė nuk i shihet kreu, nėn vapėn e presionit popullor. Ky autobusi, mirė qė ėshtė i mbushur plot me njerėz qė kanė midera tė ēuditshme e nuk u dihen orekset, por ka fatin e keq tė jetė i vetmi qė e bėn atė rrugė e plot njerėz tė jenė kapur pas tij si kalamajtė te spondet e skodave dikur. Dhe tani, njerėzve u thuhet me njė letėr, zbrisni nga autobusi, se nuk shkon pėr “atje”
.





Mbi letrėn

Ta shohim pak kėtė letrėn. Nuk dua as ta analizoj, e as tė shpjegoj. Mė intereson mė tepėr reagimi ndaj letrės sesa “letra”. Thelbi i gjėsė ėshtė pak a shumė e kundėrta e asaj qė tė gjithė prisnin prej Edi Ramės. Kjo letėr, vjen pas mijėra “letrave” virtuale tė hedhura nėpėr blogje nga njerėz tė frustruar nga realiteti politik e ekonomik i kėtij vendi, nė intervista aleatėsh e nga pretendime militantėsh.

Ėshtė fare i dukshėm presioni i ngritur mbi Edi Ramėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund, me mjetet e deri tanishme, revolta, greva urie e etjeje, bojkotime parlamenti, denoncime zgjedhjesh, etj. Ishte ajo ēfarė prisnin njerėzit prej tij, kur, tani marrin vesh se “iku vapa me gushtin”. Prandaj kursi i ri, ai i bashkėpunimit institucional pėr kodin, i ka lėnė tė gjithė tė trashur, tė pezmatuar e irrituar.

I reduktuar, mesazhi i letrės erdhi nė veshin e shumė vetėve, i tillė: “protestat bėjini vetė po deshėt, se unė nuk kam ndėr mend ti udhėheq. Pushtetin do e marr kur tė mė vijė rradha”. Nuk do shumė mend pėr ėt kuptuar pse shumė njerėz gjykojnė se ky nuk ėshtė frymėzimi i duhur pėr njė “Shqipėri tjetėr”.

Nė sytė e shumė vetėve ajo letėr ėshtė njė tradhėti, tradhėti ndaj fėmijėve tė Ziver Veizit, tradhėti ndaj atyre qė u gjakosėn me 21 janar, tradhėti ndaj atyre qė dolėn pėr zi mė 28 janar, tradhėti ndaj atyre qė ia dhanė me pahir votėn sė fundmi, tė bindur se Rama ėshtė e keqja mė e vogėl.

Ka nga ata qė besojnė se njė marrėveshje nėn tavolinė duhet tė jetė bėrė, dhe se diēka i ėshtė premtuar. Ka tė tjerė qė besojnė se mė shumė kanė ndikim tek ai fjalėt e ambasadorėve sesa interesat e elektoratit tė majtė.

Shkurt, tė tėrė ata qė njoh e plot qė nuk njoh, janė pezmatuar keq. Ata ndjehen tė tradhėtuar.

Por jo unė.




Mbi tradhėtinė

Arsyeja pse nuk jam aspak i zhgėnjyer, e aq mė pak i pezmatuar, ėshtė se nuk kam pritur kurrė asgjė nga Edi Rama.

Ajo qė po u ndodh njerėzve ėshtė zhgėnjimi nga njė ėndėrr qė nuk ka ekzistuar nė tė vėrtetė. Ata kishin vėnė pritshmėritė e gabuara tek njeriu i gabuar. Me kėtė nuk dua tė them qė Edi Rama ėshtė burrė i keq e as frikacak. Nuk kam informacionin e mjaftueshėm pėr ta gjykuar. Thjesht, ai nuk ishte personi ku duhej shpresuar.

Duke i kėrkuar qė tė bėhet luftėtar, tė marrė pėrkrenaren e tė zhveshė pallėn (atė prej metali) pėr tė udhėhequr protestat (edhe tė dhunshme) njerėzit i kanė kėrkuar atij diēka qė ai nuk mundej atėherė e nuk mundet tani ta bėjė. I gjendur nėn presion, ka shumė kohė qė ai ėshtė pėrpjekur ta luajė atė rol. Por, nuk ėshtė roli i tij dhe pėr kėtė ai nuk ka asnjė faj.

Arsyeja pse njerėzit i kishin vėnė tė tėra shpresat te Edi Rama, mund tė jenė disa. Madje, disa kishin vėnė dhe mė shumė se shpresat, kishin vėnė NJĖ shpresė, tė vetmen! Si njeriu qė luan fishėn e vet tė fundit nė kazino me tė cilėn i merr tė tėra ose humbet gjithēka.

Disa e kanė bėrė sepse nė mėnyrė tė pandėrgjegjėshme e shohin zgjidhjen pėr hallet e Shqipėrisė nė mėnyrė institucionale. Presin qė zgjidhja tė vijė brenda establishmentit politik. Dhe nė kėtė varfėri politike, mundėsitė e zgjedhjes janė tė mjera.

Disa, i kishin hedhur shpresat aty, sepse, mendojnė bardh e zi. Ka njerėz qė e shohin politikėn si fushė shahu, ku luajnė vetėm gurė tė bardhė e tė zinj. Meqė ka ca vjet qė po fiton i ziu, i vunė shpresat tek i bardhi. Nuk e di se ēfarė i bėn tė besojnė edhe pas 20 vjetėsh drama politike se, establishmenti politik i majtė ėshtė mė i aftė ta ndėrtojė kėtė vend se i djathti.

Kėtu politika nuk luhet me gurė tė bardhė e tė zinj, por luhet nė fushė me dritė e fushė pa dritė, prej nga vijnė iluzionet e tė bardhės e tė zezės. Fituesi, luan nė fushė tė errėt. Kundrėshtari, pret ti zėrė fushėn. Prandaj ngjajnė pėrherė tė zinj kur janė nė pushtet. Luajnė nė tė errėt.

Disa, i vunė shpresat tek Edi Rama duke qenė pragmatistė. Ėshtė e vetmja figurė nė opozitė, dhe sigurisht nuk ka kohė as pėr tė shpresuar e as pėr tė punuar pėr tė sjellė kalorės tė rinj. Duhet ndėrruar pushteti tani, e le tė shpresojmė qė nė qeveri do jetė ndryshe sesa nė bashki.

Ka dhe tė tjerė qė pėr fat tė keq, nuk shohin dot mė larg se hunda e tyre.

Tė tėrė kėta, ca me gjysmė zemre e ca me shpresė tė plotė i ngritėn pritshmėritė nga Edi Rama shumė lart. Dhe tani ndjehen tė zhgėnjyer. Pėr mua, i vetmi zhgėnjim ėshtė qė Edi Rama ka humbur sensin e humorit e tė batutės, ka humbur tė qenit “interesant”. Kjo po qė ėshtė njė humbje reale, njė zhgėnjim real. Por jo se humbi kalin dhe shpatėn!

Ai, nuk ka pasur asgjė prej luftėtari me shpatė. Sigurisht, do kish qenė mė e udhės tė mos i bėnte njerėzit tė ėndėrronin, por, me zermėgjerėsi edhe mund ti falet. Fundja, deshi tė ishte nė lartėsinė e njė heroi postmodern. Nuk ishte rradha e tij.

Letra e tij ėshtė akti i sinqeritetit tė parė, pas shumė kohėsh. Ai, nuk mundet dhe e di qė nuk e luan dot atė rol. Mendja ma do qė pėr shumė kohė ka besuar se edhe mund ta luajė. Piktorėt, nuk mund tė luajnė “doktorash”.

Edi Rama ka lėnė pas njė shėtitore para ish-pallatit tė pionierėve – gjėja e vetme e bukur nė kėtė qytet mostruoz – dhe ca vizatime mbi ftesat e seminareve ku ka marrė pjesė. Boll kėrkuat prej tij mė shumė. Lėreni tė qetė.

Si tek filmi Matrix, ai nuk ishte “the One” dhe nuk ka pse mban ankth pėr kėtė.




Mbi njeriun

Unė nuk kam votuar kėtė radhė. Mė saktė, kam votuar kundėr tė 2 kandidatėve. Tė dy kishin kaluar vite nė pushtet dhe na kishin dhėnė mundėsi tė shihnim sesi dinė tė qeverisin. Sigurisht, plot njerėz votuan pėr interesat personale, po unė s’kam punė me ta. Kam punė me ėndėrrimtarėt. Me ata qė, me gjysmė-zemre, por prapėseprapė me shpresė, e hodhėn votėn kėtė radhė. Unė nuk kam votuar. Sepse, nuk kisha e nuk kam pritshmėri pėr asnjėrin nga kandidatėt.

Atėherė, ku duhet shpresuar? Nėse ky jo, ai tjetri jo, atėherė kush do tė vijė me shpatė nė dorė ta ēajė kėtė lėmsh tė pistė nė mes e ta bėjė kėtė vend mė tė njerėzishėm?

Nuk e di. E vetmja gjė qė mund tė them me siguri ėshtė se kush nuk mundet ta bėjė. Asnjė nga kėta qė keni nė listat e votimit. Sa mė tė qartė tė jeni pėr kėtė, aq mė tė ulėta pritshmėritė, aq mė i vogėl zhgėnjimi, dhe aq mė shumė do rrini duke parė nė horizont pėr njė shpresė tjetėr. Njė shpresė, jashtė kėtyre emrave e kėtyre partive.

Ajo qė na duhet tani nuk ėshtė thjesht njė hero. Ėshtė ca mė shumė. Ėshtė njė mbinjeri nė kuptimin niēean tė fjalės. Rrjeta e pistė ėshtė bėrė e frikshme, gradualisht po ndyhet ēdo funksion shtetėror e qytetar. Thuajse ēdo qelizė e funksionimit tė shtetit ėshtė e korruptuar. Prandaj druaj se thjesht njė hero nuk mjafton.

Pėr tė mos i hyrė edhe mė thellė pėrrallės sė mbinjeriut, e vetmja gjė qė mund tė them ėshtė qė unė besoj se njė njeri do tė vijė herėt a vonė.

Ky vend nuk ka ardhur deri kėtu mes shekujve, kot. Diēka, njė ekuilibėr i ēuditshėm mes tė mirės e tė keqes nė disa pika tė historisė sonė ka bėrė qė e keqja mos e fundosė dot kėtė vend. Historia ka treguar qė ne kemi qenė nė kėtė pikė mė shumė se njė herė. Ata njerėz me flamuj e si tė dehur nėpėr rrugė janė parė edhe para 90 vitesh. Atėherė bėrtisnin “Dum Babėn”.

Koha pėr njė njeri ka ardhur. Nuk e di sesi, por, do ta njohim.




Mbi pyetjen

Shumė njerėz do donin ti bėnin shumė pyetje Edi Ramės. Disa me tė ngecur, disa tė drejtpėrdrejta, disa njerėzore, disa pa pėrgjigje. Dis mbi tė ashtuquajturėn “tradhėti” e disa naivė “sa para ke?”.

Unė nuk e kam pasur e as e kam kėrkuar fatin qė ti bėj ndonjėherė ndonjė pyetje. Nuk kam se ēfarė ti pyes. Siē ju thashė nuk kam pritur kurrė qė ai tė ishte heroi dhe nuk ndjehem i zhgėnjyer nga ai.

Pyes veten se ēfarė i mban kėta njerėz kėtu? E kam fjalėn pėr kėta qė kanė vjedhur dhe janė bėrė tė pasur brenda muajsh pasi morėn njė post. I dimė tė gjithė me emra, shumė i njohim dhe personalisht. Pasi kanė fituar aq para (“sa pėr 3 breza” thuhet), mė lind pyetja, “pse rrinė akoma kėtu”.

Pse rrinė tė durojnė baltėn nė fytyrė, pėrfoljet nė media e nė tavolina pėr korrupsion, si mundet tė jetojnė ata e fėmijėt e tyre mes njė energjie negative urrejtjeje qė i rrethon? E vetmja pėrgjigje e pakėnaqėshme dhe e paplotė qė mė vjen, ėshtė, “se nuk dinė tė bėjnė gjė tjetėr”. Pėrveēse tė vjedhin e tė kenė pushtet tė pamerituar, nuk do dinin ē’tė bėnin. Qoftė dhe me disa milionė euro nė bankė.

Ndryshe nga kėta qė si profesion tė vetėm nė jetė kanė “pushtetarin”, Edi Rama ėshtė piktor. Mbase, po tė ikte diku tjetėr, ka njė profesion qė mund tė rifillojė. Ka diēka me tė cilėn mund tė merret, ta zemė, nė Francė.

Tani qė e mendoj, mund ti kisha bėrė njė pyetje. Vetėm njė, qė kam frikė se as ai vetė nuk e ka pėrgjigjen.

“Pse, do qė tė bėhesh kryeministėr



-Nga Koloreto Cukali-


Postuar nga ColdFire datė 22 Gusht 2011 - 04:29:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

“Pse, do qė tė bėhesh kryeministėr
-


Mbase pyetja me e sakte eshte: "Pse JO Kryeminister?"

Ec dy hapa mbrapa (vetem dy) dhe shiko nivelin e politikes shqiptare.
Kur arrin dhe qendron kryeminister nje gabim i natyres si Saliu per vite me rradhe, pse JO kryeminister Rama? Sa i paafte duhet te jesh te udheheqesh shqiptaret? Pakez me shume i paafte sesa Saliu dhe pak me shume karakter te ulet. E pra kjo pikerisht eshte e pamundur!

Zevendesi i tij? Ilir Meta (nen hijen e nje femre si Monika). Ne c'fare llumi duhet te zhytesh tja kalosh Metes?... Veshtire, shume veshtire!

Fituesi i turpit? Basha C'fare te komentosh per Bashen e shkrete? Ta merr shpirtin sa here qe gazetaret e kapin ne befasi dhe i bejne pyetje. Zoti mori shume kohe per ti rregulluar floket....s'perfundoi dot qellimin qe kishte per te!


Lista eshte e gjate, mund te vazhdoj dhe me Ramen por do duhej te permendja me pare shume emra te tjere, nqs do respektoja rradhen "starting from bottom-up". Pyetja ime eshte vetem per ty Vizioner. Kur shikon "PANORAMEN" e politikaneve shqiptare, nuk te lind pyetja:
"Pse s'dua te behem kryeminister?"


Postuar nga Vizioner datė 23 Gusht 2011 - 04:11:

ColdFire pershendetje!

Nuk te ktheva pergjigje-komentova, jo per mungese respekti por se shume i zene kete jave me pune dhe nuk funksionon truri per Politike

E vazhdojme ne fundjave komentimin


Postuar nga AngelDevil datė 23 Gusht 2011 - 17:32:

hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin


Postuar nga lule datė 26 Gusht 2011 - 20:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin


Shqiperia po ndryshon, pse mos ndryshoi dhe ai


Postuar nga Vizioner datė 30 Gusht 2011 - 15:45:

Thumbs up

Njė krahasim, shumė krahasime


-Nga Gjergj Thanasi-



Nuk mund ta harroj personelin e njė hoteli nė Sejshell (njė grup ishujsh nė Oqeanin Indian), nė shtator tė vitit 1997: Kur u thashė qė jam shqiptar, mu pėrgjigjėn: “Aha Shqipėria, kallashnikovė, Berisha, shumė kallashikovė…”.

Sot, kryeministri shqiptar i ngjan mė tepėr se kurrė ledi Makbethit nė pėrpjekje pėr tė larė njollat e gjakut nga duart. Ai po kėrkon me ngulm te shkulė nga mendjet e shqiptarėve ngjashmėrinė e tij me Gedaf-ėt e botės arabe, njė synim ky shumė i vėshtirė pėr t’u realizuar. I vėshtirė sepse ngjashmėria e tij me diktatorėt arabė tė rrėzuar apo nė rrėzim e sipėr ėshtė kaq e dukshme sa edhe mė skeptikut do ti mjaftonin pak minuta lundrim nė internet qė ti shkonte menjėherė mendja tek krahasimi.

Qė nė ’90-n Berisha, njėlloj si Gedafi uzurpoi njė revolucion tė filluar nga tė tjerėt dhe e moli atė si mjelėsja lopėn. Njėlloj si Gedafi e bėri Shqipėrinė tė famshme pėr tė keq nė tė katėr anėt e botės vetėm pak vite mė vonė. Njėlloj si Gedafi por me shkallė zvogėlimi pėrdor mercenarė tė huaj – ai mijėra nga vendet e Afrikės, ky gjysėm dyzine serbėsh me pasaportė tė Malit tė Zi. Gedafi pėrpiqej ta blinte pėrkrahjen perėndimore me naftėn e Libisė, ky pėrpiqet t’i blejė lobistėt me paratė e shqiptarėve tė varfėr. Ai pėrkrahte terroristėt nga IRA te Abu Lidali, ky nga al Aramaini te raketat e supit pėr Hizbullahun. Ai vrau protestuesit para zyrės sė tij, dhe ky bėri tė njėjtėn gjė.

Ai vrau ministrin e luftės sė qeverisė opozitare tė Bengazit, kėtij ia vrau njė dorė e panjohur deputetin opozitar nė prag tė shtėpisė. Ai pėrdor djemtė si qehallarė tė pushtetit, ky pėrdor djalin, gocėn e kollovarin. Ai nxjerr on line spikere televizioni me kobure nė dorė, qė betohen pėr kokėn e Gedafit, ky nxjerr gra-burra e burra-gra qė trembin fėmijėt nga ekranet qeveritare, duke sharė puēistėt e duke lavdėruar Doktorin. Atė zemėrimi popullor e dėboi nga Tripoli pėr nė vendlindje, pėr nė Sirte. Ky ende banon nė mes tė Tiranės dhe zullumet qė ka kryer nė kurriz tė vendlindjes e ndalojnė tė kthehet e tė banojė nė Tropojė.


Po Edi Rama a ngjan me kundėrshtarėt e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janė nė shumicėn e rasteve heronj. Ky i yni ėshtė thjesht shef opozite. Ata nga dashuria pėr lirinė mėsuan me ēmim gjaku “zanatin” e ushtarit profesionist. Kėtu te ne shefi i opozitės shkruan pamflete publicistike. Opozita libiane angazhonte informaticienėt mė tė mirė nė rradhėt e saj madje edhe indianė e jug-koreanė pėr tė bėrė propagandė e luftė elektronike kundėr Gedafit; qehallarėt e kėtij tonit refuzonin ofertat pėr propagandė elektronike gjatė fushatės me sebepin se nuk ja vlente sepse Edi Rama e paskėsh tė fituar garėn me kėtė kollovarin e Doktorit. Sot kėta qehallarė i gėzohen fondeve qė vodhėn gjatė fushatės, kurse socat e mjerė po dėbohen nga bashkia me dyzina. E kėshtu me rradhė…

Ky i yni mendon se ėshtė krishti Panteokrator, por ėshtė larg, shumė larg tė qenit vigan liberator. Sot shqiptarėt kanė nevojė pėr njeriun e shpresės, ky u premton arrnime partie me rrobaqepės Cacin. Ky i yni beson, se po qe poshtė fikut, njė ditė fiku do kalbet e do t’I bjerė kokrra nė gojė. Kryengritėsit libianė ditėn tė bėhen aleatė me Amerikėn, Italinė, Gjermaninė, Anglinė apo Katarin, ky i yni edhe kur media ia ngre topin (duke zbuluar allishverishet e pafundme tė Gedafit tė Tiranės) nuk e bėn dot pikė. I madh, shumė i madh ėshtė ndryshimi i bash-opozitarit tė kėtushėm nga heronjėtė e Tarabullusit…


Postuar nga Vizioner datė 05 Shtator 2011 - 17:34:

Rama: Kuvendi, vendi ku do tė bėhemi avokati i tė drejtave tė qytetarėve

Deputetėt e Partisė Socialiste do tė hyjnė nė Kuvend njėherė e mirė. Nė mbledhjen e grupit parlamentar para nisjes sė sesionit tė ri parlamentar, kreu i PS-sė Edi Rama ėshtė shprehur se opozita do tė punoi fort pėr integrimin e Shqipėrisė. Nė kėtė mėnyrė Rama tha se ēėshtje emergjente pėr deputetėt e PS-sė do tė jenė 12 prioritet e raportit tė Komisionit Evropian tė vitit 2010 pėr Shqipėrinė.

“Duhet tė bėjnė ēmos qė ky refuzim tė mos pėrsėritet nė tetor edhe pse shanset janė minimale pėr shkak tė plagėve qė KE ka diagnostikuar, duke vėnė 12 rekomandimet. Puna e grupit tonė do tė fokusohet me ngulm te 12 prioritetet, do jemi mė shumė se asnjėherė partia e madhe e shqiptarėve pėr Shqipėrinė evropiane”, ka theksuar kreu i PS-sė nė mbledhjen e grupit parlamentar.

Rama nga ana tjetėr theksoi se “lufta opozitare” nė parlament do tė rifokusohet tek tė ashtuquajturat aferat e mėdha korruptive tė qeverisė si Gėrdeci, rruga Durrės-Kukės dhe Vrasje e 21 janarit. Ky hap vjen pas daljes sė informacioneve tė reja nga kabllogramet e WikiLeaks. Kreu i PS i bėri apel Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė tė hetojė nisur edhe nga faktet e reja.

---------------------------------------------------

Turp te keshe mor Frikacak!

Do hyke (jo to jo, se ske mandat. I bane llogarite gabim) ne Parlament e do na luftoke atje Korrupsionin e Vrasjet!!!???

Kush do te "luftoje"!? Gramoz Banditi-Ruci !?

Banditi do luftoje Banditet-Kriminelet!?



Turp te te vije, sepse pshurre mbi besimin qe te dha(ne)me!


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.