Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Vizioner datė 21 Gusht 2011 - 15:11:

Thumbs up

Ankthi i panevojshėm i gushtit


Kėto ditėt e fundit ka qenė e pamundur tė mos ndjesh ankthin nė rritje tė njerėzve ndaj letrės sė hapur tė Edi Ramės, ku pėrcaktonte kursin e ri tė vetin e tė Partisė sė vet.

Ėshtė pak e vėshtirė tė ndash me vijė se sa ndikon letra e sa ndikojnė efektet e vapės sė gushtit. I keni parė ata njerėzit qė edhe pse janė nė makina me kondicioner, i japin makinės ēuditshėm nė rrugė, me veprime tė pamenduara e tė papritura, duke rrezikuar veten e ty? E keni vėnė re sa keq i bėn vapa shoferėve?

Imagjinoni tani njė person qė e kanė vėnė tė ngasė njė autobus me njerėz nė njė rrugė qė nuk i shihet kreu, nėn vapėn e presionit popullor. Ky autobusi, mirė qė ėshtė i mbushur plot me njerėz qė kanė midera tė ēuditshme e nuk u dihen orekset, por ka fatin e keq tė jetė i vetmi qė e bėn atė rrugė e plot njerėz tė jenė kapur pas tij si kalamajtė te spondet e skodave dikur. Dhe tani, njerėzve u thuhet me njė letėr, zbrisni nga autobusi, se nuk shkon pėr “atje”
.





Mbi letrėn

Ta shohim pak kėtė letrėn. Nuk dua as ta analizoj, e as tė shpjegoj. Mė intereson mė tepėr reagimi ndaj letrės sesa “letra”. Thelbi i gjėsė ėshtė pak a shumė e kundėrta e asaj qė tė gjithė prisnin prej Edi Ramės. Kjo letėr, vjen pas mijėra “letrave” virtuale tė hedhura nėpėr blogje nga njerėz tė frustruar nga realiteti politik e ekonomik i kėtij vendi, nė intervista aleatėsh e nga pretendime militantėsh.

Ėshtė fare i dukshėm presioni i ngritur mbi Edi Ramėn pėr ta ēuar luftėn deri nė fund, me mjetet e deri tanishme, revolta, greva urie e etjeje, bojkotime parlamenti, denoncime zgjedhjesh, etj. Ishte ajo ēfarė prisnin njerėzit prej tij, kur, tani marrin vesh se “iku vapa me gushtin”. Prandaj kursi i ri, ai i bashkėpunimit institucional pėr kodin, i ka lėnė tė gjithė tė trashur, tė pezmatuar e irrituar.

I reduktuar, mesazhi i letrės erdhi nė veshin e shumė vetėve, i tillė: “protestat bėjini vetė po deshėt, se unė nuk kam ndėr mend ti udhėheq. Pushtetin do e marr kur tė mė vijė rradha”. Nuk do shumė mend pėr ėt kuptuar pse shumė njerėz gjykojnė se ky nuk ėshtė frymėzimi i duhur pėr njė “Shqipėri tjetėr”.

Nė sytė e shumė vetėve ajo letėr ėshtė njė tradhėti, tradhėti ndaj fėmijėve tė Ziver Veizit, tradhėti ndaj atyre qė u gjakosėn me 21 janar, tradhėti ndaj atyre qė dolėn pėr zi mė 28 janar, tradhėti ndaj atyre qė ia dhanė me pahir votėn sė fundmi, tė bindur se Rama ėshtė e keqja mė e vogėl.

Ka nga ata qė besojnė se njė marrėveshje nėn tavolinė duhet tė jetė bėrė, dhe se diēka i ėshtė premtuar. Ka tė tjerė qė besojnė se mė shumė kanė ndikim tek ai fjalėt e ambasadorėve sesa interesat e elektoratit tė majtė.

Shkurt, tė tėrė ata qė njoh e plot qė nuk njoh, janė pezmatuar keq. Ata ndjehen tė tradhėtuar.

Por jo unė.




Mbi tradhėtinė

Arsyeja pse nuk jam aspak i zhgėnjyer, e aq mė pak i pezmatuar, ėshtė se nuk kam pritur kurrė asgjė nga Edi Rama.

Ajo qė po u ndodh njerėzve ėshtė zhgėnjimi nga njė ėndėrr qė nuk ka ekzistuar nė tė vėrtetė. Ata kishin vėnė pritshmėritė e gabuara tek njeriu i gabuar. Me kėtė nuk dua tė them qė Edi Rama ėshtė burrė i keq e as frikacak. Nuk kam informacionin e mjaftueshėm pėr ta gjykuar. Thjesht, ai nuk ishte personi ku duhej shpresuar.

Duke i kėrkuar qė tė bėhet luftėtar, tė marrė pėrkrenaren e tė zhveshė pallėn (atė prej metali) pėr tė udhėhequr protestat (edhe tė dhunshme) njerėzit i kanė kėrkuar atij diēka qė ai nuk mundej atėherė e nuk mundet tani ta bėjė. I gjendur nėn presion, ka shumė kohė qė ai ėshtė pėrpjekur ta luajė atė rol. Por, nuk ėshtė roli i tij dhe pėr kėtė ai nuk ka asnjė faj.

Arsyeja pse njerėzit i kishin vėnė tė tėra shpresat te Edi Rama, mund tė jenė disa. Madje, disa kishin vėnė dhe mė shumė se shpresat, kishin vėnė NJĖ shpresė, tė vetmen! Si njeriu qė luan fishėn e vet tė fundit nė kazino me tė cilėn i merr tė tėra ose humbet gjithēka.

Disa e kanė bėrė sepse nė mėnyrė tė pandėrgjegjėshme e shohin zgjidhjen pėr hallet e Shqipėrisė nė mėnyrė institucionale. Presin qė zgjidhja tė vijė brenda establishmentit politik. Dhe nė kėtė varfėri politike, mundėsitė e zgjedhjes janė tė mjera.

Disa, i kishin hedhur shpresat aty, sepse, mendojnė bardh e zi. Ka njerėz qė e shohin politikėn si fushė shahu, ku luajnė vetėm gurė tė bardhė e tė zinj. Meqė ka ca vjet qė po fiton i ziu, i vunė shpresat tek i bardhi. Nuk e di se ēfarė i bėn tė besojnė edhe pas 20 vjetėsh drama politike se, establishmenti politik i majtė ėshtė mė i aftė ta ndėrtojė kėtė vend se i djathti.

Kėtu politika nuk luhet me gurė tė bardhė e tė zinj, por luhet nė fushė me dritė e fushė pa dritė, prej nga vijnė iluzionet e tė bardhės e tė zezės. Fituesi, luan nė fushė tė errėt. Kundrėshtari, pret ti zėrė fushėn. Prandaj ngjajnė pėrherė tė zinj kur janė nė pushtet. Luajnė nė tė errėt.

Disa, i vunė shpresat tek Edi Rama duke qenė pragmatistė. Ėshtė e vetmja figurė nė opozitė, dhe sigurisht nuk ka kohė as pėr tė shpresuar e as pėr tė punuar pėr tė sjellė kalorės tė rinj. Duhet ndėrruar pushteti tani, e le tė shpresojmė qė nė qeveri do jetė ndryshe sesa nė bashki.

Ka dhe tė tjerė qė pėr fat tė keq, nuk shohin dot mė larg se hunda e tyre.

Tė tėrė kėta, ca me gjysmė zemre e ca me shpresė tė plotė i ngritėn pritshmėritė nga Edi Rama shumė lart. Dhe tani ndjehen tė zhgėnjyer. Pėr mua, i vetmi zhgėnjim ėshtė qė Edi Rama ka humbur sensin e humorit e tė batutės, ka humbur tė qenit “interesant”. Kjo po qė ėshtė njė humbje reale, njė zhgėnjim real. Por jo se humbi kalin dhe shpatėn!

Ai, nuk ka pasur asgjė prej luftėtari me shpatė. Sigurisht, do kish qenė mė e udhės tė mos i bėnte njerėzit tė ėndėrronin, por, me zermėgjerėsi edhe mund ti falet. Fundja, deshi tė ishte nė lartėsinė e njė heroi postmodern. Nuk ishte rradha e tij.

Letra e tij ėshtė akti i sinqeritetit tė parė, pas shumė kohėsh. Ai, nuk mundet dhe e di qė nuk e luan dot atė rol. Mendja ma do qė pėr shumė kohė ka besuar se edhe mund ta luajė. Piktorėt, nuk mund tė luajnė “doktorash”.

Edi Rama ka lėnė pas njė shėtitore para ish-pallatit tė pionierėve – gjėja e vetme e bukur nė kėtė qytet mostruoz – dhe ca vizatime mbi ftesat e seminareve ku ka marrė pjesė. Boll kėrkuat prej tij mė shumė. Lėreni tė qetė.

Si tek filmi Matrix, ai nuk ishte “the One” dhe nuk ka pse mban ankth pėr kėtė.




Mbi njeriun

Unė nuk kam votuar kėtė radhė. Mė saktė, kam votuar kundėr tė 2 kandidatėve. Tė dy kishin kaluar vite nė pushtet dhe na kishin dhėnė mundėsi tė shihnim sesi dinė tė qeverisin. Sigurisht, plot njerėz votuan pėr interesat personale, po unė s’kam punė me ta. Kam punė me ėndėrrimtarėt. Me ata qė, me gjysmė-zemre, por prapėseprapė me shpresė, e hodhėn votėn kėtė radhė. Unė nuk kam votuar. Sepse, nuk kisha e nuk kam pritshmėri pėr asnjėrin nga kandidatėt.

Atėherė, ku duhet shpresuar? Nėse ky jo, ai tjetri jo, atėherė kush do tė vijė me shpatė nė dorė ta ēajė kėtė lėmsh tė pistė nė mes e ta bėjė kėtė vend mė tė njerėzishėm?

Nuk e di. E vetmja gjė qė mund tė them me siguri ėshtė se kush nuk mundet ta bėjė. Asnjė nga kėta qė keni nė listat e votimit. Sa mė tė qartė tė jeni pėr kėtė, aq mė tė ulėta pritshmėritė, aq mė i vogėl zhgėnjimi, dhe aq mė shumė do rrini duke parė nė horizont pėr njė shpresė tjetėr. Njė shpresė, jashtė kėtyre emrave e kėtyre partive.

Ajo qė na duhet tani nuk ėshtė thjesht njė hero. Ėshtė ca mė shumė. Ėshtė njė mbinjeri nė kuptimin niēean tė fjalės. Rrjeta e pistė ėshtė bėrė e frikshme, gradualisht po ndyhet ēdo funksion shtetėror e qytetar. Thuajse ēdo qelizė e funksionimit tė shtetit ėshtė e korruptuar. Prandaj druaj se thjesht njė hero nuk mjafton.

Pėr tė mos i hyrė edhe mė thellė pėrrallės sė mbinjeriut, e vetmja gjė qė mund tė them ėshtė qė unė besoj se njė njeri do tė vijė herėt a vonė.

Ky vend nuk ka ardhur deri kėtu mes shekujve, kot. Diēka, njė ekuilibėr i ēuditshėm mes tė mirės e tė keqes nė disa pika tė historisė sonė ka bėrė qė e keqja mos e fundosė dot kėtė vend. Historia ka treguar qė ne kemi qenė nė kėtė pikė mė shumė se njė herė. Ata njerėz me flamuj e si tė dehur nėpėr rrugė janė parė edhe para 90 vitesh. Atėherė bėrtisnin “Dum Babėn”.

Koha pėr njė njeri ka ardhur. Nuk e di sesi, por, do ta njohim.




Mbi pyetjen

Shumė njerėz do donin ti bėnin shumė pyetje Edi Ramės. Disa me tė ngecur, disa tė drejtpėrdrejta, disa njerėzore, disa pa pėrgjigje. Dis mbi tė ashtuquajturėn “tradhėti” e disa naivė “sa para ke?”.

Unė nuk e kam pasur e as e kam kėrkuar fatin qė ti bėj ndonjėherė ndonjė pyetje. Nuk kam se ēfarė ti pyes. Siē ju thashė nuk kam pritur kurrė qė ai tė ishte heroi dhe nuk ndjehem i zhgėnjyer nga ai.

Pyes veten se ēfarė i mban kėta njerėz kėtu? E kam fjalėn pėr kėta qė kanė vjedhur dhe janė bėrė tė pasur brenda muajsh pasi morėn njė post. I dimė tė gjithė me emra, shumė i njohim dhe personalisht. Pasi kanė fituar aq para (“sa pėr 3 breza” thuhet), mė lind pyetja, “pse rrinė akoma kėtu”.

Pse rrinė tė durojnė baltėn nė fytyrė, pėrfoljet nė media e nė tavolina pėr korrupsion, si mundet tė jetojnė ata e fėmijėt e tyre mes njė energjie negative urrejtjeje qė i rrethon? E vetmja pėrgjigje e pakėnaqėshme dhe e paplotė qė mė vjen, ėshtė, “se nuk dinė tė bėjnė gjė tjetėr”. Pėrveēse tė vjedhin e tė kenė pushtet tė pamerituar, nuk do dinin ē’tė bėnin. Qoftė dhe me disa milionė euro nė bankė.

Ndryshe nga kėta qė si profesion tė vetėm nė jetė kanė “pushtetarin”, Edi Rama ėshtė piktor. Mbase, po tė ikte diku tjetėr, ka njė profesion qė mund tė rifillojė. Ka diēka me tė cilėn mund tė merret, ta zemė, nė Francė.

Tani qė e mendoj, mund ti kisha bėrė njė pyetje. Vetėm njė, qė kam frikė se as ai vetė nuk e ka pėrgjigjen.

“Pse, do qė tė bėhesh kryeministėr



-Nga Koloreto Cukali-


  Gjithsej 145 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.