Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga Fajtori datė 19 Janar 2015 - 17:24:

Tani, une politikan nuk jam, por 21 Janari me vjen ne mend thuajse cdo dite, sa here hap lajmet dhe shikoj kriminelet e PD-se te dalin para kamerave. Dhe pyes veten pse askush nga keta qe merren me politike, sidomos ne PS, nga Edi Rama tek Erion Brace, nuk i therret "kriminel" kriminelet. Me mendjen time sa here ti drejtohesha Bashes dhe opozites do i kujtoja krimin makaber te 21 Janarit, ku jo vetem u vrane 4 persona por hengren plumba gazetare qe ishin shume larg kryeministrise. Dhe nuk po flas thjesht ne teori, do dilja vertet para kamerave dhe sa here ti drejtohesha Bashes do thoja dicka si "i kujtoj ministrit te brendshem te 21 Janarit", ose "i kujtoj krimineleve te 21 janarit qe sot udheheqin PD-ne", ose "Lulezim Basha nuk mund te mbeshtese gazetaret e Charlie Hebdo sepse ishte minister i brendshem kur gazetaret qe raportonin ne terren hengren plumba pas koke ne 21 Janar".

Shqiptareve i duhet kujtuar cdo dite se PD udhehiqet nga kriminele si Basha dhe shkaterruesit e demokracise si Arben Ristani, qe i nderroi rezultatet zgjedhore per ti dhene Bashes bashkine e Tiranes para se te vraponte dhe vete te behej zevendes i Bashes ne PD. Ne cdo rast, krimi i 21 Janarit duhet kujtuar vazhdimisht, fjala "kriminel" duhet perdorur cdo dite ndaj njerezve qe urdheruan dhe mbeshteten hapjen e zjarrit. Te isha ne politike do i drejtohesha CDO DITE Bashes dhe Berishes me fjalen "kriminel i 21 Janarit" derisa njerezit e thjeshte te zgjohen nga indiferenca shekullore dhe te kerkojne venien para drejtesise se krimineleve qe sot udheqin PD-ne.


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.