Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Ku jemi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18425)


Postuar nga dylan datė 11 Gusht 2011 - 15:50:

Re: Ku jemi?

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Katharsis
 
Psikologjia rekomandon qe njehere ne disa muaj njeriu te beje kathasis. Katharsisi eshte pastrim I shpirtit. Se mos e ka zbuluar shkenca. Feja e ka ditur edhe me pare. Nje rruge per haxhillek dhe ktheheshe i paster llagar. E haxhilleku kushedi se qe kur ka nisur. Muslimanet e bejne ne Meke, kristianet e bejne ne Jerusalem. Po ne Jerusalem shkojne edhe ebrejte katharosen pas murit te tempullit te tyre… Demokracia qe ne fakt edhe kur nis si e tille, prape kthehet ne degjenerim tribal, na zuri kembet. Partite politike kane dhe shtjellojne programe qe jane pothuaj te njejta, liderat kopjojne fjalet e spikerave te TV, te cilet, rrine tere naten syhapur per te gjetur nje fjale pak si pikante qe ta perdorin te nesermen.
Keshtu qe katharsisi nganjehere na katandis te shkojme te rrefehemi tek…prifteresha, domosdo kur prifti eshte ne kishe.
Por edhe kjo nuk te shpeton. I kthehemi debateve me miq e shoke. Keto debate lindin per hicmosgje dhe perfundojne ne hicgjekund. Dikush mban anan e lindjes, vetem pse ti more anen e perendimit.
 
Per ta shtjelluar ne nivelin teorik do te duheshin shume mund e kohe, por disa gjera jane te njohura nga te gjithe e sidomos shqiptaret. Them shqiptaret, se per te huajt ne jemi nje enigme dhe shpjegimet qe ata japin shpesh jane paradoksale.
 
-Shqiperia nuk ka zhvillimin e duhur social per te perballuar te tilla sfida, si demokracia, thote dikush.
Po pse ore kaq na paska prishur ai pesedhjet vjecar qe kaluam? Jo e ka fajin barabarlleku qe mesuam. Ne jemi nje popull i paevoluar nga ana sociale, aq sa te mund te ndjekim revanin e kohes. Te ardhur nga nje erresirre 500 vjecare feudo-skllavopronare, hyme ne komunizem-diktature. Kjo solli thyerje te medha psikologjike dhe aspak zhvillim civil. Pa mesuam te mbanim ne koke feste kineze dhe xhupa me lekure ariu rus. Benim edhe zbore. Sa na hapej goja per gjume cudi. Kam ndjekur njerin qe e cau gojen mbi pesedhjet here brenda nje ore. Se kur je ne zbor keto do besh. Sikur te kerkohet ndonje filozofi. Ja rri njeriu dhe e fle trurin. Po, e fle trurin. Duket si shprehje e gabuar gjuhesore, po eshte e vertete.
 ( U zgjata se me paskesh marre malli per ato zboret gjumendjellese, qe tani i qajme me lot, aq katharoseshim atje.)
Vec ketyre.
Importimi i kulturave eshte nje vrasje kulturash te tjera.
Imponimi i kulturave eshte akoma edhe me i keq. Ai sjell paradokse sociale, pjell bisha dhe zgjon monstra…
 
Thyerja e traditave renon strukturat, krijon efekte aberrante te paparashikuara dhe per pasoje nderlikime nga me te cuditshmet.
 
Reagimet humane jane nga me te ndryshmet. Psikosociologjia i studion dhe i klasifikon keto shume lehte, ndersa jeta reale, humani qe jeton te perditshmen i vuan.
 
Keto situata mund te pjellin revolucione ne paqe, apo bunace ne mes te luftes.
Keto situate mund ta bejne rrugacin kryetar partie dhe xherahun president.
Hajduti mund te predikoje ne fete e reja, qe hyjne e dalin lirshem dhe murgu i vuajtur te martohet me nje prostitute.
 
Baza ekonomike qe krijohet ne keto raste eshte me e ulta e mundeshme.
 
Baza sociale eshte nje mut, me te gjitha ngjyrat e ylberit.
 
Ka doktore shkencash qe i veshin corapet e palara per nje jave dhe topmodele qe nuk lajne bythen. Jo per gje, po me ata thonj te gjate qe mbajne edhe pot e duash…
 
Dhe ka fshatare te vuajtur e punetore te papune, qe kane guximin te thone:
"Po te isha une president pa te me shihnit".
 
Paradoksen nuk marrin fund me kaq.
 
Mesuesi perton te rruhet ne mengjes dhe ben sikur ndjek moden duke lene mjekerr.
Prifti e rruan mjekrren, se do te duket “perendimor". Hoxha dhe babai i teqese shtiren si Sokrate.
 
Shitsja e bizhuve te shikon duke bere poza te kopjuara nga filma roze dhe te duket se do ta lype nga casti ne cast.
 
Dhjetra perkthimie tendencioze historish te Ballkanit dhe:  Ajo shoqja e klases qe ti i jepje kopje kur profesori “bente detyre ne histori” te mban leksione per Bizantin, megjithse historine nuk e ka mesuar kurre.
 
Ne te kater anet sulmohesh nga reklama pseudoshkencore.
Blini qepe se te forcojne syte.
Hudhra eshte kunder osteoporoses.
Pini lulegjarpri per prostaten dhe:
Djaloshi  njezetvjecar kontrrollon forcen e shurres ne mengjes pa e ditur fare se cfare eshte prostate.
 
Nje popull i tere qe po percudnohet nga “Big brothers” e telenovela te cilat gjeja me e paket qe te mesojne eshte si te therresh burrin apo te pjellesh kopile.
 
Kengetare kokepalare dhe te veshur mos me keq qe kendojne kenge te Arabistanit…dhe po t’ju afrohesh qelben ere djerse sqetullash te palara prej nje jave, ere djerse e kombinuar me “Axe” falco qe vjen era bar mole.
Dhe ti me flet per katharsis. Shkenca ka gabuar edhe kete here
 
C






hahhahahahahha sa me pelqen ky mendim o zzot

fundi i fundit per te arllur ne nje perfundim pas gjithe ksaj bote e shpifur shume larg nga asaj qe mund ta quanim te paster e reale


po te filloje te emdnoje njeriu tamam si duhet ose tamam sikur shume her e mendon ,do iushte krjet e pamundur qe ne dite te bukur ne mengjes ta kishe deshiren ti thoje dikuj dhe mirmengjesi

po i njeiru i han krejta mesohet me boten sikur ehste dhe i kalon me buk

ndaj e shtoj dhe si perfundim bote e shpifur me ngjyra te ndryshme po krjetesisht te fallsifikuara


  Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.