Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datė 14 Dhjetor 2009 - 20:36:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
E vetmja e keqe eshte se ketu ne Itali tani ne qeveri eshte nje parti ksenofobe dhe ka bere nje propozim qe nuk kaloi fatmiresisht qe nje emigranti pas nje periudhe 6 mujore papunesie te rikthehet ne vendin e vet qe te mos beje vjedhje etj etj.


Ky eshte problemi. Kur duam te zgjidhim problemet e gjejme menjehere zgjidhjen, por kur e japin te tjeret dhe problemi jemi ne, atehere i quajme ksenofobe.

Atehere, Lega Nord ka lindur per nje aresye, dhe po rritet pikerisht per ate aresye. Nuk eshte e rastit qe lindi tamam ne vitet 1990, kur filloi emigracioni, dhe u vu kunder politikes parazitare te Romes. Pikerisht ajo politike qe ēoi borxhin publik ne 100%. Nuk eshte e rastit edhe qe popullariteti erdhi ne rritje dhe sot eshte ne qeveri duke aplikuar reformat e veta (federalizem, etj). Cfare te keqe ka federalizmi qe e shane aq shume ne fillim? A nuk eshte Gjermania ne federalizem te plote? Cfare te keqe ka kontrolli i emigracionit me rregulla strikte? Gjermania te mat rrogen mujore dhe nuk te jep leje qendrimi kur rroga nuk mjafton per te jetuar dhe nuk ke kursime ne banke? Kjo behet pikerisht qe te evitohet perfitimi ne rruge te paligjshme, puna ne te zeze, kriminaliteti, etj. Perkundrazi, i papuni ne Itali punon ne te zeze, evitohet pagesa e taksave dhe demtohet sistemi social. Pse duhet te lejoje shteti te rrish rrugeve apo te punosh fshehtaz? Ne baze te kujt llogjike garantiste lejohesh te rrish ne vend te huaj per vite te tera ne kurriz te shtetit, ose me keq akoma, duke e demtuar ate. Mendoni sikur Shqiperia te mbushej me kineze qe punojne pa paguar taksa ose nxjerrin leke me rruge kriminale. Sepse ne nje forme apo tjetren njeriu do i nxjerre leket apo jo? Dhe kur nuk i nxjerr duke punuar si do i nxjerresh? Duke marre ndihma nga shteti per vite me rradhe?

Nuk e njoh ne detaj propozimin e Bossit, por duket krejt e llogjikshme qe nje i huaj te mos marre ndihma pafundesisht nga shteti. Ashtu siē eshte e natyrshme qe nje i papune te debohet kur nuk arrin te gjeje pune pas disa muajsh. Ne Amerike meksikanet rrine nga 20 vjet pa dokumenta, pa te drejta dhe pa asistence. Kjo per faktin e thjeshte se nuk ka sanatoria, nuk ka quota, nuk ka lojra. Kush del jashte rrjedhes normale te aplikimeve, nuk e merr kurre te drejten. Dhe po u grrice me abuzime dhe krime te kthen ne vendin tend pa te drejte aplikimesh nja 10 vjet te mira.

Shtetet perendimore nuk duhen pare si pasuri per tu bastisur. Ndoshta kjo psikologji ka mbetur nga kohet e izolimit shqiptar, kur kujtonim se bota na ka borxhe historike. Sigurisht, edhe Italia ben budalleqet e veta duke i lene njerezit ne pritje me vite per nje leje qendrimi. Por kjo nuk perben aresye per te pretenduar ndihma nga shteti.


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.