Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178]
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Vizioner datė 11 Tetor 2010 - 09:22:

Greqia nė krizė ekonomike, shqiptarėt sėrish nė mėrgim

Duke kėrkuar pėr njė fat mė tė mirė, ata ose detyrohen tė kthehen nė atdheun e tyre, ose provojnė njė hap tė ri nė tė panjohurėn, duke udhėtuar nė vende tė tjera perėndimore.
Kriza ekonomike nė Greqi ka prekur edhe emigrantėt, tė cilėt po shohin se ditėt e punės po pakėsohen dita-ditės. Rėnia e lirė e ndėrtimit dhe mbylljet e njėpasnjėshme tė fabrikave dhe bizneseve tė ēdo lloji, si edhe pakėsimi i kėrkesės pėr duar punėtore nė bujqėsi, detyrojnė shumė tė huaj - ndėrmjet tyre edhe familje- tė marrin pėr herė tė dytė rrugėn e emigracionit.
Akoma edhe gratė qė kujdeseshin pėr tė moshuar dhe fėmijė, tashmė kanė mbetur pa punė, pasi shumė familje greke nuk ia dalin pėr tė paguar koston qė t'i mbajnė. Shumica e emigrantėve qė braktisin Greqinė, bėjnė pjesė nė valėt e para emigruese. Janė njerėz qė jetonin prej shumė vitesh nė Greqi dhe tė integruar nė shoqėrinė greke, disa me fėmijė nė shkollat greke, tė tjerė me bizneset e tyre. Ata kanė ndėrtuar njė nyje tė vogėl qė u jep mundėsinė tė kthehen nė atdhe, ose tė jetojnė nė njė vend tjetėr evropian, ku kanė tė afėrm apo shokė.


Parashikim i OSBE-sė: Ulje e hyrjes sė tė huajve nė Greqi
Rritje tė madhe tė papunėsisė dhe pakėsim tė punės sė qėndrueshme pėr emigrantėt parashikon raporti i veēantė i sivjetshėm i OSBE-sė "Migration Outlook 2010", pasi kriza ekonomike po prek veēanėrisht emigrantėt.
Organizimi ndėrkombėtar parashikon pėr Greqinė pakėsimin e hyrjes sė emigrantėve nė vend, pakėsimin e numrit tė emigrantėve, por edhe ngushtim tė zhvillimit. Madje mund tė kalohet edhe nė pakėsimin e numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė vendit, pasi sipas tė dhėnave tė OSBE, emigrantėt ishin ata qė shtuan rreth 90% popullsinė ndėrmjet viteve 2002-2006.
Parashikimet e organizmit ndėrkombėtar tashmė i shohin nė praktikė emigrantėt nė qendėr tė Athinės. "Pėrveē dyqaneve tė grekėve, po mbyllen edhe dyqanet e emigrantėve. Nuk ka punė, ka problem me krizėn. Edhe unė dua tė iki, po ku tė shkoj? Nėse do tė kisha ndonjė tė afėrm apo shok nė ndonjė vend evropian, do tė ikja", - thotė njė pronar dyqani nė Aharnon.

Mė pak ditė pune pėr tė huajt, grekėt u kthyen nė fushė
Po pakėsohen gjithnjė e mė shumė ditėt e punės pėr emigrantėt nėpėr punėt bujqėsore, pasi kriza ekonomike u shtrėngon rripat dhe i detyron bujqit qė tashmė tė punojnė sa tė munden vetė ose me familjen e tyre nėpėr fusha.

"Mendėsia ka ndryshuar. Tashmė nuk marrim mė punėtorė qė tė ēlodhemi, por ēfarė tė mundemi e bėjmė ne me familjet tona", - thotė presidenti i Shoqatės Agrare tė Timbaqisit, duke theksuar se ditėt e punės sė emigrantėve janė kufizuar nė punėt qė nuk arrijnė t'i bėjnė vetė bujqit. Kėshtu, shumė emigrantė kanė ikur nga Tibaqi. "Kanė mbetur bullgarė dhe disa pak shqiptarė, sepse ėshtė ulur edhe kostoja e ditės sė punės", - plotėson ai.

Tė njėjtėn gjė thekson edhe, nėnprefekti i Kardhicės dhe anėtar i Bashkimit tė Bujqve tė Rinj. "Emigrantėt janė pakėsuar shumė nė fushėn e Thesalisė. Dikur kultivimet ishin mė intensive dhe nuk e mendoje shumė qė tė merrje disa punėtorė. Tani janė pakėsuar tė ardhurat dhe detyrohesh tė punosh mė shumė vetė. Unė ēdo verė punėsoja 2-3 persona, ndėrsa sivjet nuk kam marrė asnjė", - thotė ai.

Por edhe nė Greqinė e Veriut gjėrat janė gati tė njėjta. "Shqiptarėt e zonės ikin nė atdheun e tyre. Unė pėr 8-9 muaj punėsoja katėr punėtorė dhe tani kam vetėm njė person", - thotė nje bujk nga Kilkis. Pakėsimin drastik tė ditėve tė punės e shton edhe ndėrrimi i kulturave. Dikur nė fushat e duhanit punonin qindra emigrantė. Tani ullishtat dhe mbledhja e ullinjve nuk kėrkojnė shumė duar punėtore. "Dy vitet e fundit nė Kilkis u mbyllėn 110 njėsi blegtorale dhe mbi 200 familje emigrantėsh shqiptarė dhe bullgarė dolėn nė rrugė", - plotėson bujku.

-11.10.2010: nga Shekulli-


  Gjithsej 178 faqe: « E parė ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178]
Trego 178 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.