Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kėrkimet dhe Punimet Gjeologjike tė kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datė 11 Prill 2003 - 04:15:

5. Kryerja e kerkimeve gjeologjike plotesisht nga specialistet shqiptare.

Me acarimin e marredhenieve gjate vitit 1960 midis Qeverise Sovjetike e asaj Shqiptare, Qeveria Sovjetike me 13 shkurt 1961, tėrhoqi specialistėt qė punonin nė industrinė e naftės, ndėrsa nga 8 prilli deri nė 15 maj 1961, terhoqi edhe te gjithe specialistet (rreth 150 vete) qe punonin ne gjeologji, si ne kerkimet e naftes ashtu dhe ne kerkimet e mineraleve tė ngurtė. Ne te njejten kohe terhoqen specialistet qe punonin ne gjeologji edhe shtetet e tjera te ish Demokracive Popullore.
Me largimin e nje numri kaq te madh gjeologesh jo vetem qe mbeten pa u perfunduar dhe mbrojtur raportet gjeologjike te shume punimeve, qe me vone u sistemuan dhe u depozituan ne Arkivin Qendror te Gjeologjise nga specialistet shqiptare, por nga ana tjeter ne gjeologji u krijua nje situate e rende, pasi numri i gjeologeve shqiptare ishte i vogel ne krahasim me detyrat e medha qe ishin caktuar ne planin pesevjeēar 1961-1965. Per kete qellim u bene ndryshime ne kryerjen e punimeve dhe u moren disa masa per te kapercyer veshtiresite e krijuara. Ne radhe te pare vemendja iu kushtua masave qe punimet e kerkimit dhe te zbulimit ne vendburimet dhe objektet e ndryshme te vazhdonin me te njejtin ritem, qe te mos pengohej zhvillimi i industrise se naftes, asaj minerale dhe te material ndertimit, nga ana tjeter u kufizuan ne minumum rilevimet gjeologjike ne shkallen 1:25 000 dhe 1: 50 000 objektet e rendesishem ku punonin gjeologe te rinj, u moren nen patronazh nga specialistet me te vjeter, dhe nga ata qe punonin ne Ministri. Gjithashtu iu propozua Qeverise, e cila mori vendimin perkates, qe studentet e vitit te fundit te gjeologjise, sapo te mbaronin provimet te dergoheshin te punonin ne ekspeditat gjeologjike, qe njekohesisht do t’i sherbente edhe si periudhe e praktikes se prodhimit dhe po ne ekspedita do te shkruanin edhe projekt diplomat, te cilat do t’i mbronin ne mbarim te vitit. Me ndryshimet qe u bene dhe masat qe u moren, u krijuan kushtet qe detyrat ne zbulimin e rezervave te mineraleve te dobishme te realizoheshin, gje qe forcoi besimin dhe rriti pergjegjesine e te gjithe gjeologeve ne realizimin e detyrave te ngarkuara. Pra qe nga viti 1961 te gjitha punimet gjeologjike filluan te kryhen plotesisht nga specialiste shqiptare.
• Gjate vitit 1961 u kthyen ne Shqiperi pa perfunduar studimet, te gjithe studentet shqiptare qe studionin ne ish Bashkimin Sovjetik dhe ne ish vendet e Demokracive Popullore. Per keta studente ne Fakultetin e Gjeologjise e te Minierave te Universitetit te Tiranes, u hapėn profile tė rinj dhe u organizuan mesimi i rregullt per pergatitjen e inxhiniereve gjeofizike, te inxhinierve hidrogjeologji dhe gjeologji nafte, pėr disa tė tjerė u bėnė programe individuale (gjeokimi, petrografi) meqenese se numri i tyre ishte i vogėl.
• Nė vitin shkollor 1961-1962 dega minerare nga Politeknikumi i Tiranės u transferua nė Prrenjas, ku u hap Teknikumi i Gjeologjisė e minierave, i cili do tė pėrgatitė teknikė gjeologė e teknikė minerarė.
• Ne dhjetor 1961 u thirr Konferenca e katert Kombetare e Gjeologjise ne te cilen moren pjese vetem specialiste shqiptare, drejtuesit e ndermarrjeve gjeologjike si dhe te ftuar nga dikasteret dhe institucionet e ndryshme te vendit. Konferenca degjoi raportin e mbajtur nga Ministri i Minierave dhe Gjeologjise Adil Ēarēani, nenreferatet “Bilanc i pasur ne kerkimin dhe zbulimin e mineraleve te dobishme” te mbajtur nga T. Biēoku (kryegjeolog i Drejtorise se Pergjithshme te Gjeologjise), “Mbi rezultatet e shpim kerkimeve te thella te naftes” mbajtur nga P. Bozdo Drejtor i Pergjithshem i Kerkimeve te Naftes ne Kuēove), “Mbi rezultatet e sherbimit gjeologo-markshederik ne miniera, mbajtur nga Xh. Lesha (kryegjeolog ne Drejtorine e Minierave), si dhe diskutimet e E. Pumo, S. Pasho, R. Shehu, H. Topēiu, P. Murataj, V. Buda, R. Bulaj, P. Xhaēka, H. Caslli, S. Qorlaze, F. Arkaxhiu, Q. Ēaku, H. Gonxhja, E. Leka, J. Kola, etj.
Si ne raport, ashtu dhe ne nenreferatet dhe diskutimet analizohej puna e bere dhe rezultatet e arritura qe nga konferenca e trete gjeologjike e mbajtur ne prill 1959, gjendja e krijuar me largimin e te gjithe specialisteve te huaj, masat e marra per te perballuar situaten, rezultatet pozitive qe ishin arritur gjate vitit 1961 ne zbulimin e mineralit te bakrit, kromit, hekur-nikelit, qymyrit etj., premisat e favorshme qe ishin krijuar per plotesimin e tejkalimin e detyrave ne zbulimin e rezervave te mineraleve te dobishme. Ne rezolucionin e miratuar nga Konferenca Kombetare e Gjeologjise, u caktuan objektivat qe detyrat e planit pesevjeēar (1961-1965) ne zbulimin e rezervave te mineraleve te dobishme te plotesoheshin ne 4 vjet; gje qe ne fakt u realizua dhe u tejkalua.
Ne te njejten kohe ne ndermarrjet gjeologjike te Rubikut, te Bulqizes dhe te Pogradecit gjate vitit 1961 u organizuan mbledhje me pjesemarrjen e specialisteve edhe te ndermarrjeve te tjera mbi rezultatet e kerkim-zbulimit dhe orientimi i metejshem i tyre.
Nga fundi i vitit 1961 Kombinati i Naftes ne Kuēove u shkri dhe u krijuan dy drejtori; Drejtoria e Pergjithshme e prodhimit te naftes dhe Drejtoria e Pergjithshme e kerkimeve te naftes, te dyja me qender ne Kuēove. Me krijimin e kesaj te fundit u shkri Ndermarrja gjeologjike e kerkimeve te nafte-gaz-bitumit me qendėr nė Vlorė, duke i kaluar detyrat e funksionet e saj Drejtorise se Pergjithshme te Kerkimeve te Naftes dhe byrose gjeologjike te ngritur prane saj. Keshtu u be perqendrimi i punimeve, qe nga kerkim-rilevimet gjeologjike dhe deri ne perfundimin e shpim kerkimeve te thella per nafte. Drejtor i Pergjithshem i kerkimeve te naftes u emerua Piro Bozdo dhe kryegjeolog Petraq Xhaēka. Megjithe ndryshimet qe u bene, kerkimet e naftes vareshin nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjeologjise ne Ministri.
Perpunimi dhe pergjithesimi i materialeve gjeologo-gjeofizike dhe i shpim kerkimeve te thella, si dhe orientimi i metejshem e dhenia e pikave te shpim kerkimeve te thella per nafte e gaz, behej nga byroja gjeologjike prane Drejtorise se Pergjithshme te Kerkimeve te Naftes, me kryetar Protoko Muratin dhe me vone Milto Gjikopulin.
Shpim kerkimet e thella, si dhe ato strukturoro per nafte e gaz beheshin nga dy ndermarrjet e shpim kerkimit, njera me qender ne Kuēove (Q.Stalin) me drejtor Simon Stefani dhe kryegjeolog Myftar Sinemati dhe me vone Protoko Murati; dhe tjetra me qender ne Patos me drejtor Polikron Cane dhe kryegjeolog Sabaudin Starova dhe me vone Vlashi Janopulli.
Studimet gjeofizike pėr kėrkimet e naftės e gazit janė bėrė nga ekspedita gjeofizike, e cila nė janar 1961 u riorganizua nga Ndėrmarrja gjeofizike, nė fillim me qendėr nė Vlorė, nga viti 1962 me qendėr nė Patos e mė vonė nė Fier. Janė pėrdorur kryesisht metodat sizmike dhe gjeofizika kantierale (karotazhi i puseve), dhe mė pak gravimetria dhe elektrometria. Drejtora kanė qenė Thoma Bufi (janar 1961-dhjetor 1964), Hasan Topēiu (janar 1965-dhjetor 1970). (Nė janar 1971 deri nė mars 1974 ndėrmarrja gjeofizke u bashkua me Institutin e Naftės e Gazit, dhe nė 1 prill 1974 doli pėrsėri ndėrmarrja mė vehte). Nevruz Kodheli (prill 1974-korrik 1975), Niko Xheka (gusht 1975-1982), Filip Strakosha (1983-1985), Nopolon Mertiri (1986-1991), Nevruz Kodheli (janar 1992-1994), Vaskė Ndreci (1994-). Kryeinxhinier kanė qenė: Hasan Topēiu (janar 1961-dhjetor 1964), Nevruz Kodheli (janar 1965-dhjetor 1970), Drini Mezini (prill 1974-1976), Filip Strakosha (1976-1982), Spartak Vasto (1982-1991), Kastriot Bejtja (janar 1992-1994).
Pėrveē ndėrmarrjes gjeofizike Fier, nė Durrės u krijua ndėrmarrja gjeofizike pėr studimet nė det, e cila ka ekzistuar gjatė viteve 1982-1984. drejtor i saj ka qenė Salo Arapi dhe kryeinxhinier Petrit Sadushi.


  Gjithsej 70 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.