Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Johan Shtraus (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11842)


Postuar nga volter datė 14 Qershor 2006 - 09:40:

Johan Shtraus

SHTRAUS, Johan



SHTRAUS Johan (biri) (1825 - 1899) muzikant i famshėm austriak qė u quajt "mbreti i valsit"


* Babain e Johan Shtrausit prindėrit donin ta bėnin libralidhės dhe jo muzikant, sikurse dėshironte ai. Vetė e mėsoi violinėn, mori pjesė nė njė orkestėr dhe u bė dirigjenti i saj. Mė vonė ai nuk donte ta dėrgonte djalin e vet qė tė studionte pėr muzikė, por kėrkoi ta ēonin nė gjimnaz. Johani i nxitur nga nėna e tij mėsoi violinėn nga violinisti i orkestrės sė babait. Kur e mori vesh i ati e dėboi violinistin nga orkestra dhe e ndaloi tė birin tė studionte muzikė.


* Njė herė Johani i vogėl u kthye nga shkolla nė shtėpi i mėrzitur shumė. Njė shoku i tij i kishte sjellė njė libėr muzike. Ai harroi se ishte nė shkollė dhe nisi tė kėndonte. Profesori si dėnim e dėboi nga shkolla.
Pėr fatin e Johanit tė vogėl babai u nda nga e shoqja e cila mbeti me tė birin. E ėma e dėrgoi tė birin tė studionte muzikė. Pak vjet mė vonė djali arriti tė drejtonte vetė njė orkestėr dhe tė bėnte kompozimet e para. Atėherė ishte tetėmbėdhjetė vjeē. Dalja nė publik ishte triumf i vėrtetė. Valsi i tij i parė u pėrsėrit katėr herė pėr tė kėnaqur kėrkesat e dėgjuesve tė entuziasmuar.
Kur i ati mori vesh suksesin e tė birit donte tė pajtohej me tė. Por Johani nuk pranoi asnjė ndihmė nga i ati.


* Kur u luajt pėr herė tė parė valsi i famshėm " Valėt e Danubit" nuk u pėlqye. Pasi u luajt disa herė me radhė nga orkestra e Shtrausit, suksesi ishte mesatar. Kur shkoi nė Paris pėr tė dhėnė koncert nė njė veprimtari ndėrkombėtare, Shtrausi luajti kėtė vals pėr tė provuar publikun parisian. Kėsaj radhe suksesi ishte i madh dhe valsi shumė shpejt u bė mjaft popullor. Suksesi i Parisit e ndihmoi nė Vjenė, ku mė sė fundi vepra e mjeshtrit u ēmua. Qysh atėherė i ra rreth e qark botės nė mėnyrė triumfale. Botuesi i pagoi Shtrausit pėr kėtė vals dy qind fiorina dhe pėr vete siguroi disa qindra mijė fiorina.


* Pėr Balabilen1' e Johan Shtrausit admirimi kishte arritur deri aty sa njė admiruese e la me testament qė nė funeralin e saj tė merrte pjesė orkestra e Shtrausit dhe e drejtuar prej tij. Orkestranėve iu dha shpėrblim i jashtėzakonshėm. Gjatė gjithė funeralit u luajtėn disa valse qė ishin caktuar nė testament.
Megjithėse njerėzit e kėsaj admirueseje ishin fetarė nuk mundėn tė kundėrshtonin vullnetin e shprehur prej saj. Funerali u zhvillua ashtu siē deshi admiruesja e Shtrausit.


* Johan Shtrausi shkoi nė Boston pėr tė dirigjuar nė njė festival ku merrnin pjesė 20.000 ekzekutues dhe 100.000 dėgjues. Disa admiruese entuziastė kėrkuan nga shėrbėtori i mjeshtrit, ndaj njė shpėrblimi tė madh, njė tufė nga flokėt e kompozitorit. Pėr t'i kėnaqur tė gjithė shėrbėtori preu qimet e zeza tė njė qeni kaēurel si tė kompozitorit dhe zonjat e Bostonit... paguan shpėrblimin.
Pas kėsaj pune tė lodhshme tha:
- E ndiej veten shumė tė tronditur, mė duhet tė pushoj pak, por nuk mundem, nuk mund tė bėj ndryshe, dua tė kėndoj si bilbili deri sa tė vdes.


Johan Shtrausin e pyetėn nėse gratė mund ta bėnin mirė punėn e dirigjentit.
- E pėrse jo, - u pėrgjigj kompozitori i shquar, - pėrderisa ato drejtojnė pothuaj gjithnjė burrat e tyre, shumė prej tyre janė pikėrisht drejtuese tė shkėlqyera orkestre.


Postuar nga Admirali datė 14 Qershor 2006 - 10:25:

...

Per t'ju kenaqur sadopak me Johan Shtraus, ju ofroj per shkarkim nje nga kryeveprat e tij, Marshi i Radeckit (nga koleksioni im personal i muzikes klasike), i cili luhet gjithmone ne mbyllje te koncertit te Vitit te Ri ne Vjene. Fajeli eshte mp3 keshtu qe nuk do keni problem ta degjoni. Mqs forumi nuk pranon fajela me mbi 2 mb, mu desh te ulja bitrate ne 64 kbps nga 192.


Degjim te Kendshem


 
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.