Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipokrizi Apo Psikologji? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14992)


Postuar nga MeRzIII datė 04 Dhjetor 2007 - 08:15:

Hipokrizi Apo Psikologji?

Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni


Postuar nga kotka datė 04 Dhjetor 2007 - 13:31:

Urime per temen dhe per sa ke shkruar me lart.

Po vazhdoj une..........

Sa shume me duhet te luftoj dhe te genjej Unin tim, Unin qe eshte ndryshe nga ajo qe duket ne hapesire, qe perpiqet te qeshe kur do te qaje dhe qan kur do te qeshe....

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim, qe nuk do te jetoje ne lluksin e ndertuar nga mundi i viteve, por do te zhduket ne ishullin e vetem ne oqean atje ne natyren e gjalle dhe te vertete., mes tingujve te zerave te vertete....

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim, te gris cdo gje, para, credit cards, letra dokumenta pafund dhe te jetoj atje ku isha dikur, pa letra, pa zarfe, pa fatura atje ne qetesine qe i madherishmi me dhuroi dhe une nuk pata kohe ta shijoja...

Sa shume me duhet te luftoj me Unin tim dhe te te them te verteten se sa shume u lodha nga kjo jete dhe nje jete te re dua te nis, larg hipokrizise, larg genjeshtres, larg zbukurimit, larg asaj joreales.....


Postuar nga Enya datė 18 Janar 2008 - 15:26:

Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato qė tha MeRzIII
Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!



...,e serish nuk do ta them. Mos u mashtro prej fjaleve te mia qe dalin vetvetiu
prej nuk e di clloj strofkulle mendimi apo meditimi. Faktikisht i dashur lexues nuk jam duke medituar. Qendroji gjithmone thenies qe kam nenvizuar, duke u munduar te kapesh ndonje fije vertetesie te rreme prej maskes se fjales sime, prej cdo lloj maske te trurit njerezor. Te tille jemi. Brenda Unit tim ka kohe qe ka shperthyer shpresa e kafshimit te jetes. E une vetem kam fituar, askurre nuk kam humbur. Por dhe kur kam humbur, kam humbur me deshiren time, me plot vetedije, sepse Uni im eshte binjakja Ime. E prandaj edhe humbja per mua eshte vetem Fitore ne jete.
Vetem te dashuroj kurre skam ditur, sepse kam dashuruar me shpirt e me gjak, me trup dhe me tru! E cuditem pse Dashuria qendron ne mua si nje fortese mijera shekullore qe nuk do te shembet kurre. Une edhe paskam dashuruar. Nuk jam natyre e ftohte sic me shpalos imazhi juaj, kundrazi jam natyre e amel, e dashur dhe shum inicjative. Lum kush me deshi mua, pertej vetes sime.

Enya.
january 18, 2008.


Postuar nga dhoma666 datė 31 Janar 2008 - 10:43:

Re: Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato qė tha Enya


...,e serish nuk do ta them. Mos u mashtro prej fjaleve te mia qe dalin vetvetiu
prej nuk e di clloj strofkulle mendimi apo meditimi. Faktikisht i dashur lexues nuk jam duke medituar. Qendroji gjithmone thenies qe kam nenvizuar, duke u munduar te kapesh ndonje fije vertetesie te rreme prej maskes se fjales sime, prej cdo lloj maske te trurit njerezor. Te tille jemi. Brenda Unit tim ka kohe qe ka shperthyer shpresa e kafshimit te jetes. E une vetem kam fituar, askurre nuk kam humbur. Por dhe kur kam humbur, kam humbur me deshiren time, me plot vetedije, sepse Uni im eshte binjakja Ime. E prandaj edhe humbja per mua eshte vetem Fitore ne jete.
Vetem te dashuroj kurre skam ditur, sepse kam dashuruar me shpirt e me gjak, me trup dhe me tru! E cuditem pse Dashuria qendron ne mua si nje fortese mijera shekullore qe nuk do te shembet kurre. Une edhe paskam dashuruar. Nuk jam natyre e ftohte sic me shpalos imazhi juaj, kundrazi jam natyre e amel, e dashur dhe shum inicjative. Lum kush me deshi mua, pertej vetes sime.  \\

Enya.
january 18, 2008.



 

te degjojne ate qe nuk je duke thene,,,,,

 duket qe uni na qenka vecse nje sistem ku une arkovoj te gjitha ate qe dua te jem,,,,,,po une jam ai qe dua te jem ,,,,,,dhe po i njejti mbetem sa here qe marr nje maske te re,prap jam ai qe dua te jem........vecse per boten une ndryshoj,,,,,bota eshte hipokrite jo une,,,,,,,,,


Postuar nga romiiiin datė 05 Maj 2008 - 18:45:

Kohe te largeta, heh, ndjesia eshte e tille sepse keto kohe jane jo shume larg nesh. Qendrojne aq prane sa nuk na lene te harrojme asnje detaj te tyre. Dikur isha e lumtur per cfar me ofrohej nga surprizat e jetes por keto surpriza mbyteshin me njollat e zeza qe une u zhgarravitja siper. Do te doja shume qe ti shijoja keto surpriza pa ato zhgarravitje absurde por as vete nuk e dita dhe as e di pse e beja.
Kaluan shume dite dhe vite te jetes sime ato moren me vete pjesen me te bukur te saj por pa me dhene mua kenaqesine te ndihesha mire me kete pjese te jetes. Disa jane shume te zote te ecin dhe te mundim situatat qe dalin gjate jetes, disa perkunder nuk munden dhe ne kete rast kerkojne ndihme apo kapin nje fije si ai i mbyturi qe mendon se do te shpetoje prej fijes se kashtes.
Shoqeria nuk eshte e ndergjegjshme per kete, ajo nuk e kupton se ka njerez te cilet nuk duan asgje vec nje mbeshtetje, nje krah ku te ndihen te mbrojtur, ku te marrin nje kuraje. Masa e shoqerise eshte e madhe dhe per pasoje edhe mendjet dhe fjalet e tyre jane te shumta, gjykimet, keqardhjet, perbuzjet cdo gje eshte e shumte ne jete.
Keta persona, te humbur ne unin e tyre, te ndier te dobet perpara cdo situate nuk pretendojne te demtojne askend.
Nder surprizat qe mu serviren une mora dy surprizat me te medha por... pa dashur dhe pa e kuptuar si, u zhgarravita edhe ketyre vijat e zeza. Do te doja te ktheja gjithcka pas dhe te rifilloja gjithcka por zeri i kohes me tik-take nuk me lejoi, nuk munda ta ndal une ate qe te mundja te kthehem pas.
Nese ndokush punon me surprizat e jetes se tij si une e keshilloj te ndalet sepse nuk ka me hidhur se te prishesh jetet e tua kur ato te falin qetesi, pak rendersi ka nese e ben pa dashur apo me dashje. ATO NJESOJ JANE TE PRISHURA.


Postuar nga Katilesha datė 06 Maj 2008 - 01:53:

Arrow

Ndjena e hipokrizise qe e korrim tek te tjeret dhe e mbjellim ne maskat tona eshte vecse psikologjike.

Po mendoja me vete nqs tani kam te vume ndonje maske pas se ciles  fshihem , srtukem , e behem grusht!? Por te ve maske para kujt? T'i fshihem , strukem e ti bahem grusht kujt? Vetes!? Per cfare? Per t'ia thyre me grusht turninjve  pamundesine  per te qene vetvetja, por qe te fshihet ne koleksione maskash dhe kalvare hipokrizish reale, pseudoreale, apo qofte edhe te vetinskenuara nga deshira per te pare hispokrizi tek tjetri/vetja. Une nuk e kuptoj deshiren e madhe tonen per te pare tjetrin "hipokrit" dhe veten jo, ne nje kohe qe per aq kohe sa ti je perballe tij , ti praktikisht nuk je vetem perballe tij , por edhe vetes tende, ose me sakte maskes tende (te sajuar posacerisht per ate person). Pra ketu nuk shohim asgje tjeter, vecse nje hipokrizi ( tonen) qe na kthehet mbrapsht,por me tone me  te hiperbolizuara, normalisht  perderisa ajo arrin te te preke ne shpirt dhe te te lendoje edhe pertej maskes..Dhe si cdo gje qe eshte ndertuar me dyantesi , dyftyresi , edhe maska e ka dyftyresine e saj.Dhe kjo dyftyresi nuk shikohet kund tjeter pervecse tek vetja jone, tek mendimi i genjeshtert se mund te jemi me  te zgjuar se maska jone, se mund te jemi me te zgjuar se "erresira" jone, Uni... Gjithkca sillet perreth boshtit te kompromisit midis ketyre dy "fuqive" ,unit dhe maskes. Dhe si ne cdo kompromis , nje pale "del"  e demtuar, e humbur dhe ne kete rast jemi Ne, imazhi jone para te tjereve/vetes.  Sepse vjen nje cast qe maska te behet fytyre. Sepse vjen nje cast qe "tjetri" e kupton masken tende, ngjyren  e saj, buzeqeshjen e zgerdhire dhe sarkazmike te saj, zerin e "embel" stronature  te saj, gjestet spontanisht te genjeshterta deri ne vertetesi , dhe mbi te gjitha syte jane ato qe pavaresisht se mendon se je padron i vetes dhe i maskes tende, ato te punojne ndonje rreng atehere kur nuk e pret. Dhe nuk ka gje me te keqe se kur maska te behet fytyre, sepse atehere Po qe je futur me te dyja kembet ne nje varr qe e ke hap me duart  tuja dhe ti je verbu kaq shume ,saqe edhe duart te duken te pasterta nga perbaltosja...Nuk ka vrasje dhe shkatrrim me te madh ,se sa te shohesh veten ne pasqyre dhe te ironizosh me masken (demek) duke bere (demek) se nuk e kupton se ajo eshte vetja jote. Nuk ka naivitet me te madhse sa  te mendosh se te duhet patjeter nje MASKE, per t'i pelqyer dikujt tjeter, per t'u socializuar, per t'u pershtatur, per te pefituar /marre-dhene  dicka nga jeta dhe njerezit. Nuk ka shkaterrim me te madh se sa ta ndertojme(gjoja) vetbesimin , vetvleresimin dhe imazhin tone personal mbi themele maskash hipokrizie. Maska nuk eshte  nje mekanizem mbrojtes ,sic mund te pretendoje ndokush , por eshte nje mekanizem shkaterrues sistemesh vetdrejtimi , vetkontrrolli, vetbesimi dhe vetvleresimi ......

Kujdesuni  qe maska te mos  ju  behet fytyre!  


Postuar nga Katilesha datė 12 Maj 2008 - 12:57:

Arrow

Po pyesja veten se sa te vertete me tjetrin ( dhe veten ) jemi kur shprehemi:  " Te kuptoj shume mire ..... e di se si ndihesh ....e di se sa vuan....se sa te ka lenduar kjo situate " etc etc...Por a eshte e vertete kjo? Apo mos ndoshta eshte nje tjeter velloje altruiteti dhe empatie hipokrite , e shtirur dhe  krejtesisht fallso ? Te kuptosh tjetrin , te dish se si ai ndihet , se sa ai vuan dhe se sa ai eshte i prekur nga nje njeri apo situate , do te thote qe ti te (pranosh) heqesh plotesisht dore nga vetja jote dhe ta brendesosh ate njeri me gjithe problemin e tij brenda vetes, qe te ndjesh shpejtesine e rrahjve te zemres se tij , te ndjesh lotet e shpirtit te tij , te ndjesh lendimin  dhe zhgenjimin qe i vlon perbrenda duke i shembur keshtu mure vetbesimi dhe vetvleresimi , mure ndjenjash te drejta dhe te sinqerta.... Por sa gati jemi ne ta bejme kete ? Sa altruiste jemi ne brenda vetes per ta ndihmuar ate ? Sa te lenduar jemi edhe ne per fatkeqesine e tij ,sa ta pranojme brendesimin e atij personi brenda vetes?

Heshtje ........ akoma pa pergjigje!


Postuar nga Katilesha datė 15 Maj 2008 - 23:49:

Angry

...........

Eshte e cuditshme te shohesh se si njerezit nuk jane cliruar akoma nga komplekse te nderlikuara brenda tyre , qe rrine e bejne kryengritje te here pas hershme dhe te bejne ta tradhetosh veten qofte ne nje shikim , nje tik trupor apo dhe nje ironi e shperlare fytyres dhe cepave te buzes disi te ngrehur. Ajo qe ma neveriti sot  oren e nje seance keshillimi profesional "kolektiv" , ishte pikerisht ajo hipokrizi e kamufluar pas fjaleve , komenteve dhe analizave te disave qe nuk rreshtin te vetgenjehen nen petkun e Psikologut...Krahasime banale, komente bajate , perseritje dhe riprodhim copezash teorike,gjeste prej "psikologu", buzeqeshje prej "intelektuali",qendrim prej fasade te lyer e te zhgrryer. Shkurt njerez hipokrit!


Postuar nga Katilesha datė 17 Maj 2008 - 18:45:

Exclamation

Shume njerez i japin nje rendesi te vecante marredhenies se tyre me vetveten. Krijojne keshtu nje lloj marredhenie nderveterore ku cdo gje fillojne ta shohin me syrin Une dhe "Ajo qe shoh ne pasqyre." Mua me pelqejne ata persona qe dine te krijojne nje marredhenie te drejte dhe te sinqerte me Ate qe shohin ne pasqyre.Ata qe shohin ate qe eshte dhe jo ata qe shohin ate qe do te donin te ishte,por qe nuk jane  sepse nuk munden, sepse vetprivohen ose i "privojne". Pasqyra nuk duhet te na sherbeje si nje "objekt" i rendomte me te cilin perballemi kur lajme faqet apo kur bejme tualet. Pasqyra merr nje fryme shpirterore dhe sentimentale kur ti merr guximin qe te perballesh Veten me Ate qe sheh ne pasqyre. A ka hipokrizi ne kete marredhenie te vetes nepermjet pasqyres? Po ka, sepse njeriu eshte i prirur te mendoje me filozofine " jam ajo qe do te doja......" dhe jo " jam ajo qe jam......." Hipokrizia me vetveten eshte nje lloj fataliteti qe kur shtrin tentakulat ne marredheniet me te tjeret kthehet ne nje shtirje aq e sofistikuar sa edhe vete ti e beson hipokrizine tende si nje gjest miresie dhe humaniteti qe te karakterizon. Dhe kjo eshte kripa e qenies njerezore:  ta kthejne hipokrizine ne virtyt aq te pelqyeshem dhe te konsideruar nga te tjeret sa te te marrin si shembull dhe model perngjasimi.....

   


Postuar nga walker datė 21 Maj 2008 - 14:14:

Re: Hipokrizi Apo Psikologji?

Citim:
Po citoj ato qė tha MeRzIII
Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni

                 Kjo fjalia e fundit me duket e pa peshtatshme per qeniet njerezore.Megjithate cdo lloj cilesie qe permende me lart mund ti takojne nje specieje me intiligjente por me te dobet se njeriu,dhe ky eshte vetem djalli.Djalli eshte ai qe ka maske pas maske,intrige pas intrige,mashtrim pas mashtrimi etj etj por ne fund te fundit eshte i dobet prane nje njeriu besimtar.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.