Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga Fajtori datė 13 Maj 2009 - 18:53:

Hehhhh. Gishti dhe Hena.

Ok, po kthej pergjigje ne planin personal njehere, meqe disa nuk dalin dot nga ai plan. Keta disa qe thone se une jam diktator nuk i kam degjuar ndonjehere. Nuk fus duart neper tema ne pergjithesi dhe nuk vendos kush do behet moderator. Keto jane faktet evidente. Pastaj per teori dhe amulli mund te hidhen shume idera, por edhe keto mund te perceptohen me kohen.
Vazhdojme ne planin personal qe te sqaroheni. Shqiptaret jane mesuar ti sillesh me te qeshur dhe ti marresh me te mire. Ndoshta harbutlleku im ne shprehje ngaterrohet me ndonje forme diktatoriale per ata qe jane mesuar keshtu. Kjo s'me intereson, eshte problem per ata qe duan fushe me lule te lodrojne. Personalisht nuk shtrij doren dhe nuk qesh per ti bere qejfin turmes popullore.
Kthehemi tek forumi per ta mbaruar. Ky forum ku po shkruani ka qe ne Dhjetor 2002 qe paguhet muaj per muaj nga nje person i vetem. Po te beni vetem llogarine ekonomike i bie 12*100*6 = 7200 euro (pa 4 muajt e 2009-es dhe kohen e harxhuar). Po te shikoni strukturen kryesore ne faqe ne pare do lexoni andej nga fundi nje sektor "Nenforume te lira". Ky sektor ishte lene per pallavrat dhe chit-chatet qe nuk do influenconin diskutimet serioze ne forum. Tani, jo vetem qe atij sektori i ka humbur sensi (se behet chit-chat gjithandej), por ka anetare qe nuk arrine te bejne dallimin mes zgjedhjeve popullore dhe nje forumi qe paguhet nga xhepat e tjeterkujt. Keshtu qe, edhe pse behen sakrifica per te mbajtur nje ambjent shqiptaresh online, nuk ka ngjashmeri me zgjedhjet politike. Kjo eshte faqe private, jo e zgjedhur. Dhe megjithese eshte private lejon shumicen e njerezve te flasin kodra pas bregut, shpesh duke ofenduar moderatoret, ne emer te nje tolerance.
Toleranca gjithashtu nuk duhet keqkuptuar. Nese poltika e forumit eshte te krijoje diskutime serioze mund te behet pjesa me e madhe e nenforumeve te moderuar, pra te dalin shkrimet online vetem kur i kontrollon moderatori (ide qe u la pezull kur hapem forumin).


Kthehemi tek argumenti i temes pas sqarimeve shqiptaro-personale (them "shqiptaro" sepse ralle me ka rastisur ne perendim te kthej diskutimet ne nivele konkrete "une, ti ai, ajo" kur thelbi eshte abstrakt).
As qe e kam idene fare si mund te zgjidhen dilemat e kesaj teme, madje nuk besoj se mund te gjehen ekuacione dhe ēelesa sa hap e mbyll syte. Punet e mira behen avash avash, por sidomos behen duke punuar. Dikur organizata "Mjaft" filloi te merrej me edukimin qytetar, me sensibilizimin e popullit dhe me servirjen e parimeve morale. Kete e beri p.sh. kur Fatos Nano harroi te kthehej nga buzuku pas renies se autobusit ne Kukes. Me kohen edhe ajo organizate la punen prodhuese dhe u mor me pune politike. Ishte humbje e madhe, sepse populli vertet filloi te besonte ne disa qellime. Nga ana tjeter kthimi i "Mjaftit" ne parti tregon destabilitet te theksuar. Jo te shoqates ne vetvete, por te shoqerise shqiptare qe nuk arrin te formoje pika referimi te besueshme me kohen, te cilat te stabilizojne luhatjet politike. Per shembull, nese "Mjafti" do kthehej ne autoritet qytetar, politikanet do e kishin me te veshtire te luanin me qeverite. Ne nje fare menyre, fakti qe Berisha sot abuzon varet edhe nga kthimi i "Mjaftit" ne parti, e cila i hoqi njerezve nje mjet shprehje.


Zgjidhjen, pra, nuk e di! Ndryshe nuk do kisha hapur teme. Dua vetem te kuptoj mentalitetin e njerezve, mbi cilat baza do votojne dhe nese ai popull po ecen drejt sherimit apo drejt servilizmit shekullor. Duke llogjikuar me vete arrij ne perfundime matematike qe nacionalizmit te semure nuk i pelqejne. Efektivisht, nese nje popull nuk ka as morale dhe as principe ne ndertimin e nje shteti, ai mund te quhet nje tribu (sic u shpreh arturm). Dhe nese nje popull eshte tribu, nuk mund te meritoje te kete shtetin dhe qeverine e vet. Keshtu llogjikisht, shume shqiptare mund te jetojne me mire nese thjesht heqin qeverine dhe behen nje "tribu" europjane ne vend qe te luftojne me njeri tjetrin ne forma klanore se kush do hipi ne pushtet per tu pasuruar vete.

Sa me shume kalon koha aq me shume mendoj. A meritojne shqiptaret te kene shtet?
A jane te afte dhe te zote te zbatojne rregullat e perbashketa?

Ne tema te tjera del qarte qe Shqiperia nuk i ka lare hesapet me drejtesine. Ka me dhjetra raste njerezish te humbur apo keqtrajtuar. Ka trafikante dhe te korruptuar. Madje keta te fundit perbejne thuajse gjithe stafin mjekesor. Keto fakte me bejne te kuptoj se populli shqiptar nuk po tregon kapacitetin e duhur ne ndertimin e shtetit. Dhe kete nuk e them qe te fitoje Berisha apo Rama, por ne emer te atyre principeve qe fillojne ne jeten e perditshme dhe mbarojne ne zgjedhjen e dikujt per te qeverisur.

Si ju duket kjo llogjike? Ka njeri dakort apo jam une gabim ne ndonje pjese?


  Gjithsej 101 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.