Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
neglect-i
Cod. B11112006
Nuk eshte e vertete qe disa njerez shkruajne majtas e disa djathtas. Deri me sot nuk kam degjuar te shkruaje njeri djathtas. Arabishtja eshte tjeter pune pastaj.
Mund te kete njerez te vecante qe bejne eksperimente te tilla si puna e Da Vicnit, ose ata qe duan te mbajne shkrimet sekret, por kjo s'ka te beje me ndonje preference te pergjithshme.
Nuk njihet ndonje qender ne tru per orientimin djathtas-majtas. Ka vetem nje sindrome qe implikon kete ndarje dhe e kam spjeguar me pare: NEGLECT (hemispatial neglect). Kjo vjen nga demtimi i lobit parietal te djathte dhe krijon nje deficit karakteristik ne anen e majte te pacientit. E cuditshmja eshte se kjo nuk ndodh anasjelltas, psh nga demtimi i hemisferes se majte dhe duke injoruar hapesiren e djathte. Personat qe kane Neglect injorojne sistematikisht vetem anen e majte, nuk hane ne pjesen e majte te pjates, nuk rruhen ne pjesen e majte te fytyres dhe injorojne objektet ne pjesen e majte. Disa studime interesante kane kostatuar se injorimi i anes se majte behet edhe ne imagjinate. Nje personi ju kerkua te vizatoje sheshin e Duomos duke e imagjinuar sikur ishte perballe kishes dhe vizatoi si zakonisht anen e djathte (injoroi te majten). Pastaj ju kerkua te vizatoje sheshin duke e imagjinuar se kishen e kishte pas shpatullave. Dhe kesaj rradhe pacienti vizatoi pjesen qe mungonte ne vizatim, duke injoruar prape pjesen e majte qe imagjinonte. Ky eshte i vetmi spostim djathtas majtas qe me shkon ne mendje. Thuhet qe ka dhe Neglect te anasjellte, dmth qe injoron anen e djathte, por kjo nuk eshte e sigurte dhe nese ekziston eshte shume e rralle. Ka disa teori per interpretimin e Neglect, por jane vetem teori dhe nuk kane rendesi per temen e ketushme.
ke nje fare te drejte, nuk eshte se njerezit shkruajne ashtu,
gjithsesi behet fjale per aftesi gjenetike (s'ka lidhje preferenca) per te shkruajtur ne ate menyre, qe ne fakt eshte ajo qe ka rendesi nga ana gjenetike..
(per ata qe e kane kete aftesi, shkruajne ose jo eshte ceshtje rregullash ne shkolle, apo preference kur vjen puna tek shkrimet personale, ditar etj.)
Kjo menyre te shkruari quhet (ne anglisht) mirror writing dhe korrigjimi qe i duhet bere mesazhit tim me siper eshte kjo s'paska shume lidhje se me cilen dore shkruan personi.
http://www.abc.net.au/science/news/stories/s1119739.htm ky eshte nje artikull qe gjeta ne lidhje me kete
pergjigja e pyetjes 69,dhe pyetjet 78&79
Cod. A12112006
ok,po nderhyj sa me postu nje pergjigje te nje pyetjeje qe ka mbet nga 70 te parat dhe mund te vazhdojme pastaj
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 69
cili eshte nervi me i gjate i trupit te njeriut?
Cod. A13112006
Po u pergjigjem shpejt e shpejt pyetjeve te fundit, per mungese kohe.
78. Qarja e pare e femijes ka rendesi per hapjen e alveolave te mushkerive.
79. Ngjyra e verdhe e lekures tek te porsalindurit ne mjekesine shqiptare njihet me emrin ikter dhe shkaktohet nga grumbullimi i bilirubines ne gjak, dmth nje prishje e ekuilibrit mes prodhimit dhe eliminimit te saj per shkak se melcia e te porsalindurit eshte ende e papjekur per nje proces te tille.
P.S. Per nenat e shqetesuara. Mjafton ta nxjerrin femijen jashte sepse drita natyrore ndihmon ne shperbashkimin e bilirubines dhe shpejtimin e eliminimit te saj.
pergjigjet jane te sakta
pergjigje pyetjes 75
Cod. A19112006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 75
kujt i ka qelluar qe nena,baba ose motra e ku ta di une, ti thote te mos haje kos me peshk sepse mund te shkaktoje helmim (intoksikim alimentar)...kjo gje eshte legjende metropolitane (beh,po e quaj keshtu :p) apo ka ndonje baze ne mjeksi?
80?
pse bien dhembet e qumeshit?
Per ta vertetur kete, me lart, vete e frekuentoj shume si dashamirese e peshkut, nje kupe me kos dhe me mjalte gjysem ore mbasi kam ngrene peshk dhe asnjehere nuk me ka qelluar te helmohem.
Mendoj sic thote edhe NS-6, qe problemi qendron tek peshku (tek freskia e tij) dhe jo tek perzierja e peshkut me kosin.
Helmimi nga peshku jo i fresket ndodh ne menyre te rrufeshme ne organizem dhe eshte shume veshtire te kaloje, ne krahasim me helmimet prej ushqimeve te tjera.
Nje lavazh i shpejte me uje te vakur stomakut, ndihmon shume ne eliminimin e komplikacioneve te metejshme, qe jane fryrje buzesh, kruarje lekure, temperature e larte etj.
Lavazhi provokon te vjellen, gje qe ndihmon ne pastrimin e shpejte te stomakut nga lendet helmuese.
Njerezit qe shkruajne me doren e mengjer dhe punojne me doren e mengjer, nuk do te thote se jane me te zgjuar, se ata qe perdorin doren e djathte. Ka me shume te beje me funksionimin e trurit. Ne rastin e mengjerasheve, truri funksionon me shume ne te dy anet e tij, se sa tek ata qe perdorin doren e djathte, ku funksionon me teper njera ane e trurit..
pyetja 81
81--- pse diabeti tipo 1 ose paushqyeshmeria e zgjatur con ne ketoacidoze?
82--- a ka lidhje diabeti me retinopatine e nese po pse?
83--- nje vaskulit qe shoqerohet me mungesen e pulsit ne arte? dua thjesht emrin.
urime jeni te forte besa. )))))))))))))))))))))))
naten
Citim:
Po citoj ato qė tha zila
83--- nje vaskulit qe shoqerohet me mungesen e pulsit ne arte? dua thjesht emrin.
urime jeni te forte besa. )))))))))))))))))))))))
naten
pergjigja e pyetjes 81 dhe 82 (pak e pjesshme po prap...)
Citim:
Po citoj ato qė tha zila
pyetja 81
81--- pse diabeti tipo 1 ose paushqyeshmeria e zgjatur con ne ketoacidoze?
rregullim gabimi
doja te thoja qe kam bere nje gabim tek pyetja 81 ku kam shkruajtur ne fillim ketoacidet...ne fakt duhet te ishte trupat ketone...keto jepnin nje aciditet dhe situata qe formohet pastaj quhet ketoacidoze...
ishte nje gabim i imi
dhembet e qumeshtit
Cod. A03122006
Se me ngeli merak ajo pyetja per dhembet e qumeshtit... Shpresoja t'i pergjigjej dikush e te me kursente kohe
Dhembet e qumeshtit tek femijet jane te nevojshem per copetimin e ushqimit, zhvillimin e muskujve pertypes, si dhe per pergatitjen e vendit per dhembet e ardhshem.
Tashi, arsyeja pse Zoti e ka bere qe te bien, eshte se meqe aksidentet tek femijet jane te shpeshta, sidomos kur fillojne te ecin, dhembet e pesojne me shpesh.
shtime mbi dhembet e qumeshtit
Cod. B03122006
kete pyetje nuk e kisha hasur ndonjehere dhe me beri kurioz...nje pergjigje qe i gjeta ishte qe renia e dhembeve te qumeshtit vjen si pasoje e forces qe ushtrojne dhembet qe do jene permanent nga poshte dhe ne kete menyre bejne qe dhembet e qumeshtit te humbin ate mbeshtetjen e tyre tek kocka dhe behen te levizshem...renia totale vjen si pasoje e forcave te ndryshme qe veprojne pastaj si ushqimi,ndonje aksident etj...
nje arsye tjeter mund te jete edhe fakti qe nofulla rritet ne dimensione me kalimin e moshes dhe dhembet e qumeshtit mund te mos jene me ne gjendje ti pershtaten dhe bien...gjithsesi,duhet te kete nje force nga poshte qe ti beje te bien...kjo eshte edhe arsyeja pse,kur na binin dhembet,shume here shihnim qe nje dhemb tjeter ishte gati duke dale poshte tij...beh,ka pase raste qe dilnin sterdhomsa (per ato qe nuk e kane degju ndonjehere,sterdhomsa jane ato dhembet qe dilnin shtremet )...
Ne fakt une e kisha kuptuar ndryshe pyetjen. Mendova se kishte te bente me arsyen e jo me menyren se si bien dhembet e qumeshtit. Gjithsesi informacioni qe dhe ishte shume interesant dhe i nevojshem.
beh,arsyet jane pikerisht presioni nga dhembet qe po formohen poshte tyre dhe qe do behen permanente si dhe (me shume mundesi) ndryshimet ne dimensione te nofulles
pyetja 84
kur plaket njeriu shkurtohet pak ne gjatesi.ka ndonjeri ndonje shpjegim per kete gje?
pyetja 85
si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte jep shenja ne pjesen e djathte te trupit?
pyetja 86
...ok,do mendohem se spo me vjen ne mend nenji tani
count down...-916...
pergjigja e pyetjes 85
Cod. A14122006
Citim:
pyetja 85
si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte jep shenja ne pjesen e djathte te trupit?
pergjigja e pyetjes 86
Cod. B14122006
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Demtimi i nje hemisfere te caktuar ka efekte te vecanta ne humor. Ne pergjithesi pacientet e demtuar ne hemisferen e majte jane shume te merzitur dhe e ndjejne shume semundjen. Nderkohe ata qe demtohen tek e djathta nuk merziten dhe aq, madje e injorojne semundjen. Ka teori lidhur mbi kete por nuk ka pse ti hyjme gjerave kaq thelle.
Cod. C14122006
Pyetja 86
Si shpjegohet qe demtimi i hemisferave kane efekte te vecanta ne gjendjen shpirterore te njeriut?
Nuk i di te gjitha teorite. Njera qe me vjen ne mend eshte kjo. Hemisfera e djathte eshte e lidhur me humorin negativ, ndersa hemisfera e majte me humorin pozitiv. Kur demtohet njera prej tyre humori cbalancohet, prandaj mbizoteron humori i hemisferes tjeter qe ka mbetur pa demtuar. Kjo do te thote qe demtimi i hemisferes se majte "liron" emocionet negative qe lindin nga e djathta prandaj personi merzitet me shume.
Megjithate duhet studiuar me mire kjo pune, sepse disa pika nuk me bindin. Psh mesa di une hemisfera e majte ka nje rol racional (perllogaritje etj) ndersa hemisfera e djathte ka rol irracional. Duhet te lexoj dicka me shume ne kete drejtim sepse nuk i mbaj mend sa duhet.
nje shtim te pergjigjes qe ka dhene Enigma
Cod. D14122006
per pyetjen 84 qe ju pergjigj Enigma...
pergjigja qe me kane dhene mua perfshin gjerat ne menyre me te pergjithshme...
dihet qe tek kockat kemi formim materiali te kockes dhe shkaterrim materiali nga qeliza qe quhen osteoklaste dhe ky proces qendon ne balance ...dmth ndodh ne te njejten kohe si shkaterrimi edhe formimi...tani,gjate rinise formimi mbizoteron mbi shkaterrimin dhe prandaj kemi nje rritje te dimensioneve...gjate pleqerise,shkaterrimi mbizoteron mbi formimin dhe keshtu qe personi shkurtohet pak ne gjatesi
bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91
riftoj serish nenat me pyetje te reja (sec kom i parandjenje qe do jete serish Izolda qe do tu pergjigjet :p):
pyetja 87
ku ndryshon qarkullimi i gjakut i fetusit nga ai i njeriut te rritur?
pyetja 88
kur femija thith gjirin,cfare efektesh ka ajo tek leshimi i qumeshtit nga gjiri i nenes?
pyetja 89
si quhet hormoni pergjegjes per kontraksionet e uterusit ne momentin e lindjes se femijes?
shtoj edhe disa pyetje te tjera:
pyetja 90
ku ndryshon arteria polmonare nga arteria bronkiale?
pyetja 91
sa hormone prodhon hipofiza dhe si quhen ato...normalisht qe nese shtoni ndonje gje per to me teper mire do beni :p
pyetja 92
............................
....ok,ok po ndalem ketu iher se qekan bo shume ...pa harruar qe kane mbetur pa pergjigje pyetjet 73,74...hajd e gjeji sa faqe mbrapa jane seeeee...ah,po,edhe pyetjes se Enigmes (pyetjes 85) ndoshta mund ti shtohet ndonje gje me kalimin e kohes...pra kemi nje pergjigje te pjesshme....per pyetjen e ziles per lidhjen qe ka diabeti me retinopatine...do ti jap nje pergjigje ma te plote kur te boj organi si senso
count down...-910...thu do ta arrijme dot 100 pyetjet para vitit te ri?
pergjigja e pyetjes 74
Cod. B12012007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 74
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )...po cfare e ben hithren te jete direkt ne gjendje te shkaktoje ate skuqje te zones si dhe ate ndjenjen e kruajtjes?
Pyetja 92
Pse kur bejme plagen me alkol na djeg?
Re: Pyetja 92
Cod. A17012007
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Pse kur bejme plagen me alkol na djeg?
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
situate me acaruese se sa te digjesh me hislla (disa i thone hithra,qe te me kuptojne se cfare dua te them)nuk ka...nuk osh halli kur te djeg doren ose ne krah...halli eshte kur digjesh me nei vend te keq (ato qe kane pare "Grey's Anatomy" 2nd season me kuptojne se cfare dua te them )D
Re: bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91
Cod. A25012007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 87
ku ndryshon qarkullimi i gjakut i fetusit nga ai i njeriut te rritur?
Re: bresheri pyetjesh...pyetjet 87-91
Cod. B25012007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 88
kur femija thith gjirin,cfare efektesh ka ajo tek leshimi i qumeshtit nga gjiri i nenes?
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 89
si quhet hormoni pergjegjes per kontraksionet e uterusit ne momentin e lindjes se femijes?
hmmm,kete te fundit per oksitoksinen nuk e dija!
Oxytocin increases trust in humans : Nature 2005
Ky artikull mund te jete interesant.
pergjigja e pyetjes 73
Cod. C01022007
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 73
populli jone eshte mesuar te thote qe kur te ze lemza, eshte dikush qe te mendon (ta thom te drejten kam degju nje rast te nje personi qe ka pase lemze per gati 60 vite me rradhe pa ndalim nese nuk gabohem...se kush e paska mendu aq gjate se morr vesh )...pyetja qe doja te beja nuk eshte nese kjo thenie eshte e vertete apo jo por ne menyren se si shkaktohet lemza.pra,cfare eshte lemza (anglisht i thone hiccups nese nuk gabohem ne shkrim) dhe si formohet ajo?
[/B]
pyetje 94
Nuk e di a me lejohet te shtoj nje pyetje pa iu pergjigjur te tjerave? Megjithate po e vendos se jam shume kurioze.
pyetje 94. Pse ndonjehere thonjte kane pigmente te bardha qe here ikin e here dalin prape?
Dikush me ka thene qe kjo vjen nga mungesa e vitaminave ne trup gjate asaj periudhe kohore. Ne kete periudhe me kane dale disa, por dieta ime eshte ajo e zakonshme. Di ndonje te me pergjigjet?
Faleminderit.
Hope
me sa di une ndodh nga mungesa e vitaminave. Ashtu si edhe rritja e shpejte e thonjve.
Pyetja 95
Kjo do ju beje vertet per te qeshur, por ka te beje vetem me shkencen.
Kur kemi nje tumor ose cfaredo trupi te huaj brenda organizmit tone ndjejme dhimbje. Pothuajse ne gjithe trupin ka receptore qe ndjejne qofte dhe ndryshime shume te vogla. Atehere si ka mundesi qe femra merr brenda trupit organin seksual te mashkullit dhe nuk ndjen dhimbje? Mos mungojne receptoret e dhimbjes ne vagine?
Jo per gje por organi i mashkullit eshte shume me i madh se tumori me i madh qe mund te imagjinojme (perjashtime te rralla). Atehere si ka mundesi qe nje trup i huaj me permasat e nje penisi ne pankreas do shkaktonte dhimbje te tmerrshme, ose guret ne veshka shkaktojne therje, ndersa gjithe ai penis ne vagine nuk shkakton dhimbje? Mos ka te beje dhe me endorfinat dhe impulset e trurit qe injorojne dhimbjen apo vetem me receptoret periferike te vagines?
Hahahahha sa pyetje interesante kjo e Fajes.
Une them qe vagina eshte bere tamam per disa permasa te penisit dhe vetem 1 here shkakton dhimbje te forta, pastaj eshte vecse kenaqesi
Kurse tumori rritet vend e pa vend dhe shkakton dhimbje te forta.
Por gjithsesi do te preferoja te lexoja pergjigjen e NS.
pergjigjet e pyetjeve te prapambetura 90,91 dhe 93
Cod. C01032007
shof qe pyetjet qe po shtrohen po behen edhe me interesante ktu .
O Lela,po cfare pergjigje pret qe te jap une moj...:p...
ok,meqenese kemi te bejme me nje pyetje gjithsesi shkencore qe kerkon nje shpjegim,duhet trajtuar si e tille
ta them te drejten ajo pyetje duhet pare me me detaj (ceshtja e kancereve duhet pare sepse nuk eshte shume e vertete fakti qe nje mase e madhe kancerogjene jep dhimbje.jo me kot ka raste qe kanceret diagnostikohen atehere kur eshte formuar nje mase goxha e madhe,dhe diagnoza vjen jo per faktin se ndiejme dhimbje por nga simptoma te tjera.gjithsesi...) per faktin se dihet qe organi femeror eshte elastik...kete e verteton edhe fakti qe gjate lindjes se femijes mund te marre dimensione shume me te medha se ato normalet,edhe mbi 10 cm,e gjithe kjo fale stimulimit te oksitoksines...dua te them qe duhet pare nese hormonet nderhyjne ne ndonje moment ne ate faze...shto ketu edhe inervimin qe permendi Fajtori...
nderkohe,po mundohem ti jap pergjigje pyetjeve me te prapambetura qe pastaj ta "diskutojme" ate pyetje...
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
pyetja 90
ku ndryshon arteria polmonare nga arteria bronkiale?
pyetja 91
sa hormone prodhon hipofiza dhe si quhen ato...normalisht qe nese shtoni ndonje gje per to me teper mire do beni :p
Tuberkulozi
pyetja 96
A je me tuberkuloz kur PPD test eshte pozitiv?
Ju lutem me duhet informacion rreth tuberkulozit.
A e ke bere vaksinen e TB-se?
Nqs po testi tregon antitrupat dhe kur diametri i rrethit qe formohet eshte i vogel, (nuk e mbaj mend sa) atehere nuk ka problem.
bashkohem me mendimin e juves.nese ke bere vaksinen atehere testi del pozitiv dhe thjesht tregon qe ke nje imunitet per ate semundje.per te pare nese e ke apo jo,atehere duhen analiza te meteperta si psh nje radiografi e kafazit te kraharorit.ketu ku jam une,kur vjen puna per te na bere analiza per TB,nuk na e keshillojne testin e lekures sepse na thone qe ju shqiptaret dilni te gjithe pozitiv per shkak se kemi bere vaksinen kunder tij.
ne kete zone,me teper rreth tuberkulozit mund te gjesh ne shkrimet:
-bakteri i tuberkulozit (Cod. A 26112005)
-tuberkulozi (shkrim nga agata) (Cod. A 23072004)
-tuberkulozi (shkrim nga shen lleshi) (Cod. B 11062006)
Flm per pergjigjen. Nuk e di se si do me dalin rezultatet e CXR. Po sic thate dhe ju NS-6 qe ne shqipetareve keshtu na del gjithome skin test sepse e kemi bere me perpara kete vaksine.
Sa per zvendosjen e temes nuk e kam problem aty ku eshte me mire le te rrije.
pyetje 97
Besoj se te gjithe e kemi vene re qe kur zgjohemi ne mengjes zeri yne eshte pak ndryshe: o eshte pak me i trashe, por ndonjehere eshte pak me i holle sikur na gripi. Perse ndodh kjo gje?
mbi pyetjen 94
Cod. B07032007
Citim:
Po citoj ato qė tha Hope
Nuk e di a me lejohet te shtoj nje pyetje pa iu pergjigjur te tjerave? Megjithate po e vendos se jam shume kurioze.
pyetje 94. Pse ndonjehere thonjte kane pigmente te bardha qe here ikin e here dalin prape?
Dikush me ka thene qe kjo vjen nga mungesa e vitaminave ne trup gjate asaj periudhe kohore. Ne kete periudhe me kane dale disa, por dieta ime eshte ajo e zakonshme. Di ndonje te me pergjigjet?
Faleminderit.
Hope
Jemi qe jemi tek thonjte, a di gje pse ndahen si me viza? Pra, thoi formon ca si kanalizime per se gjati, ne vend qe te jete i lemuar komplet.
Gje normale. Pergjigjja eshte pak si filozofike, po ne trupin e njeriut nuk ka asgje qe eshte 100% e lemuar.
Shihni dhe faqen e meposhtme nga Mayo Clinic.
http://www.mayoclinic.com/popupnowr...od=display_full
pyetja 90 nderrohet sepse eshte pyetje qe eshte bere me para (pyetja 30) dhe prandaj po riformuloj nje pyetje tjeter:
pyetja 90mod :
-nese keni parasysh,jashtqitjet e njeriut kane nje ngjyre kafe.nga se shkaktohet kjo ngjyre?
vazhdojme me serine e pyetjeve nderkohe qe priten pergjigje per pyetjet qe nuk kane marre nje te tille
pyetja 99
kjo pyetje ka pak lidhje me pyetjen 97 qe ka bere Hope. nese keni pare,heliumi,kur thithet shkakton nje hollim te zerit.si mund te shpjegohet kjo gje?
pyetja 100
duke qene se eshte pyetja e 100 e kesaj teme po e bej jasht teme :
mendoni qe kjo teme do arrije 1001 pyetjet dhe pergjigjet? :p
count down...-901...
Pergjigjia 100 eshte e thjeshte: Do e arrijme se s'ben me kalimin e kohes.
Pyetja 101: Shumices se njerezve i vjen ere goja ne mengjes. Nese kjo vjen vetem nga bakteret, atehere si ka mundesi qe nuk ekziston nje ilac (ose "collutorio") qe ti zhduke gjithe bakteret me nje te shplare goje dhe era te mos formohet ose te zhduket?
Meqe jemi ne teme:
Pyetja 102: Pse ilacet e dhembeve dikur beheshin te gjithe me mente?
era e keqe e gojes
Cod. A23032007
Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
[B]Pyetja 101: Shumices se njerezve i vjen ere goja ne mengjes. Nese kjo vjen vetem nga bakteret, atehere si ka mundesi qe nuk ekziston nje ilac (ose "collutorio") qe ti zhduke gjithe bakteret me nje te shplare goje dhe era te mos formohet ose te zhduket?
shtim per pyetjen 101
Cod. B23032007
Pergjigje per pyetjen 101.
Egziston nje produi ALIPURO° qe pastron eren e keqe te gojes ne mengjes por edhe heren e keqe te cigares ose ushqimeve te ndryshme. Ky produkt nuk fsheh ererat e keqija sikurse bejne ēumēakizat (se di si shkruhet) ose karamelete mente por trajton ato ne radhen e stomakut.
Pyesni farmacistin e qytetin ku jetoni, sepse shitet ne farmaci. Megjithate se besoj se keto lloj produktesh kan arritur ne Shqiperi.
(Perberja eshte me vajrat esensiele te disa bimeve. dmth eshte diēka natyrale.)
Gjithashtu per heqjen e eres se keqe egziton dhe nje lloj trajtime me lazer. psh ne gjuhe dhe pjese te tjera te gojes bejne disa seanca lazeri per te zhdukur e shkatruar disa bakteri qe gjenden ne keto pjese e qe jane faktoret e nje ere te keqe matinale ose gjate dites. Por ky trajtim eshte pak i kushtueshem.
Nuk e kisha per ilace farmacish dhe trjatime me lazer. Ju referova jetes se perditshme qe, megjithese perdorim paste dhembesh ne darke ose ne mengjes, era njesoj vjen. Nese do kishte nje produkt te hajrit mund te shplajme gojen kalimthi ne darke dhe ne mengjes te ishim gati per te puth, pa kokerr mikrobi ne goje. Por kjo nuk ekziston. Atehere pse eshte kaq e veshtire?
Faje,saliva merr me vete gjithe keto "collutori"gjate nates,pra bakteriet mund te zhvillohen serish.Solucioni tjeter jane gel-et qe te ngjiten ne goje,te cilat s'duhet te jene aq te rehatshem per t'u duruar naten.
Une perdor perhere Listerine,mengjes-darke mgjth une s'vuaj nga halitosis( e perdori per te luftuar formimin e plakes),e me aq sa kam degjuar nga ato qe vuajne e heq ne forme te konsiderueshme.Plus qe une s'e thyej me uje keshtu qe s'ka shije te kendeshme.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.