Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Personazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=389)
-- Luftar Paja (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10643)


Postuar nga myzeqari datė 21 Janar 2006 - 12:41:

Luftar Paja

Luftetar Paja eshte nje aktor i rralle, me ze te kadifejte, me sy te gjalle, nje aktor qe porsi bletet e ka mbledhur nektarin lule me lule, vezhgim pas vezhgimi dhe ka prodhuar mjaltin me te mire ne ate kosheren e shquar te Estrades Profesioniste te qytetit te Fierit.

Lindi ne Gorishove te mallakastres me 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit te shkolles se mesme elektrike e pedagogjike ne vitin 1963 mbaron studion 1 vjecare per aktor ne teatrin popullor.

Qysh ne moshe te re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut te madhe ne formimin e tij si aktor ka dhene rregjisori Llazar Verria dhe vecanerisht aktori dhe regjisori i talentuar Pellumb Kulla. Luftetari eshte nderuar me medalje te cmimit te pare ne vitin 1969 per kontributin e dhene ne grupet amatore, eshte nderuar me medaljen e Naim Frasheri e klasit te pare.

Ne vitin 1968 u emerua aktor profesionist ne estraden e Fierit. Ne vitin 1971 eshte nder te paret ne krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan ne teater ne dramen "Hijet e nates", "Fejesa e Cehovit". Nder rolet me te spikatura te aktorit Luftar paja jane: "Cobo Rrapushi me shoke" ne rolin e Cobos.

Ne dramen "Vite te paharruara". "Fytyra e dyte". E ne qindra e qindra komedi me nje akt. Ne vitin 1979 merr titullin Artist i merituar. Luftar Paja ka marre pjese dhe ne shume filma artistik. Ku ka spikatur me role ne filma patriotik si "Keshilltaret", "Guna permbi tela", "Nentori i dyte", "Gjeneral Gramafoni". Filma me teme te asaj kohe si "Endrra per nje karrige", "Zevendesi i grave" etj.

Ai ka luajtur perkrah aktoreve te medhenj shqiptar si Rolan Trebicka, Sander Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi etj. Ne vitin 1990 merr titullin e larte Artist i popullit. Ne vitin 2001 eshte shpallur qytetar nderi i Fierit.

I pelqen muzika polifonike mallakstriote. Luftetari eshte sot me i kerkuari nga gjithe regjizoret. Ne 31 maj te vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier bashke me 11 figura te tjera te qarkut.


Marre nga Fieri .com


Postuar nga myzeqari datė 21 Janar 2006 - 17:58:

Luftar Paja: Si ika nė drejtim tė paditur
“Talentin tim e zbuloi njė shofer nga Patosi, i cili luante nė estradat diletante”


Mjeshtrin e humorit shqiptar, Artistin e Popullit, Luftar Paja, ka vite qė e kanė fiksuar dhe e ndjekin tė gjithė nė interpertimet skenike teatrore dhe filmike. Ka krijuar tipa e karaktere, ku ėshtė bėrė mjaft i besueshėm dhe i veēantė pėr artdashėsit tanė. Detajet artistike, humorin e hollė, si dhe satira e mprehtė pėrshkon personazhet e tij.
Artisti Paja ėshtė i vėrtetė, sepse luan me njė realizėm jo tė ngjizur, njė realizėm qė ai e bie nė skenė tė ngritur nė art. Portreti psikofizik dhe fjala e tij tė bėn pėr vete, jo vetėm nė skenė, por dhe nė mjedise shoqėrore. Shpesh herė dashamirėsit e artit e thėrrasin nė emrin e personazheve qė ka interpertuar, sepse ai ėshtė njėsuar me personazhet. Mjeshtri i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja lindi mė 1 dhjetor tė vitit 1941 nė Gorishov tė Fierit. Ka interpertuar mbi 300 role, ku personifikon mjaft tipa e karaktere. Ka marrė pjesė nė 15 filma. Humorin e gjen mes popullit e satirėn e ka nė majė tė gjuhės. Ka interpertuar mjaft pjesė, ku ka spikatur tek “Ēobo Rrapushi”, “Kėtu paska konita”, “Telefoni i prishur”’, “Lufta e ngatėrruar”, “Ēeēoja”, “Tetė persona plus”, etj. Ja ē’na tha ai dje, pėr lexuesit tanė.

Nga e ka burimin humori i Luftar Pajės?
Nė pėrgjithėsi pjesėtarėt e familjes time njihen si njerėz me humor. Qė nga gjyshi, por dhe babai kishte njė humor tė pėlqyeshėm nė fshat. Edhe nėna kishte humor. E pyesin njė herė nėnėn se si e ka nisur Luftari kėtė estradėn…. E, ajo u thotė: “Oi, o u keqen nėna… si e nisi, ashtu e bitisi, rrėnga dėnga… me ca kėmborė e ca zile…”. Humorin nė drejtim tė punės time e gjej nė popull. Qė tė bėsh humor, ėshtė e vėshtirė, sepse halli im ėshtė komedia jote. Nėqoftėse nuk do tė gėrmosh pėr personazhin qė do tė luash nė skenė, do tė mbetesh i thatė. Unė kam vrojtuar shumė tipa e peronazhe qė kanė ekzistuar dhe kam marrė atė qė mė ka interesuar. Kėshtu tek “Konitat” mora mėnyrėn se si lėvizė kėmbėt, tek njė tjetėr mėnyrėn se si dredh duhanin, tek njė tjetėr se si lėviz kokėn. E kėshtu, ca e nga ca, i bėj kostumin vetes sime
Njė gamė tė gjėrė rolesh nė filma dhe nė teatėr, kush nga kėta ju ka lodhur mė shumė?
Me ka lodhur mė shumė Ēobo Rrapushi, sepse pėr atė rol mora rrugėn pėr nė Smokthinė, qė ėshtė nė zėmėr tė Labėrisė tė Vlorės. Qėndrova gati njė muaj tek miqtė e mi, mes fshatarėve tė kėsaj krahine, ku ishin shumė mikpritės. Po dhe role tė tilla tek “Kėtu paska konita”, “Luftė e ngatėrruar”. Ndėrsa nė filmin “Gunat pėr mbi tela”, “Ėndėrr pėr njė karrike”, “Gurėt e shtėpisė time”, “Kėshilltarėt”, “Gjeneral gramafoni”, etj.
Para pak kohėsh ishe nė qytetin e Korēės, ku ke interpertuar nė komedinė e autorit grek, Dhimitėr Psaha, tek “Hajdutėt ikėn nė drejtim tė paditur”, pak fjalė pėr komedinė dhe rolin tuaj?
Komedia “Hajdutėt ikėn nė drejtim tė paditur” shtjellon problemet qė ka pasur Greqia nė vitet 1975, ku ne kėto probleme i kemi dhe sot. Nė qendėr tė kėsaj komedie ėshtė korrupsioni, qė shkon deri nė institucionet mė tė larta. Unė isha nė rolin e njė gjenerali nė ushtri, qė mė vonė bėhet ministėr dhe ka tė zhvilluar shumė nepotizmin nė Ministri. Nė fund tė komedisė, gjenerali thotė: “Kėta vjedhin dhe parat i shpėrdorojnė me dashnoret e tyre, ndėrsa unė i shpėrdoroj me gruan time”. Njėlloj shoqėrie e pakontrolluar, vidh tė vjedhim, derisa ju del boja. Komedia u prit mirė nė takimin e teatrove nė Fier, ku u rendit pas Teatrit Kombėtar.
More titullin e lartė “Artist i Popullit”, si e prite kėtė vlerėsim?
Ēdo njeri ndjen njė diēka tė veēantė, kur i vlerėsohet puna. E quaj njė eveniment tė rrallė nė punėn time. Ishte viti 1990, kur mora kėtė titull.
Dhe vjen njė ditė, kur artisti ecėn drejt majave tė suksesit, por pėrsėri kujton fillesėn drejt rrugės sė artit?
Qė tė arrish majat, duhet ta zėsh nga rrėnjėt, sepse nuk i hipėn nga majat, por hipėn nga poshtė e ngjitesh lart. Pėr tė arritur tek maja, duhet tė grisėsh pantallonat. Artisti bėn njė rrugė tė mundimshme, nėqoftėse pretendon tė arrijė diēka. Kjo nuk ka qėnė e lehtė, por ka qėnė dashuria e atyre njerėzve qė mė kanė pėrkrahur. Kam lėvizur nė shumė qytete, sepse babanė e kam pasur oficer. Por, nė Patos mė 1949 njoha njė shofer. Ndreka e quanin, burrė zotni, i cili luante nė estradė e bėnte njė humor tė kėndshėm. Ai mė aktivizoi. Mbarova shkollėn teknike e mė vonė njė kurs tė aktrimit pranė Teatrit Popullor, ku kam pasur pedagog Andrea Malon e Pjetėr Gjokėn. Mė 1968 fillova punėn nė estradėn e qytetit tė Fierit. Kam punuar me aktorė tė mirė si Nestor Pogaēen, por dhe me regjisorin e mirėnjohur Pėllumb Kulla. Estrada e Fierit u cilėsua “Estrada shkollė” nė Republikė. Nė Tiranė erdha mė 1993, ku fillova nė Teatrin Kombėtar, ku kam luajtur nė katėr premiera, si “Tetė persona plus”, “Inspektori”, por dhe tek “Oportunesku”, “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit” etj.
Nė cilin rol e ke ndier veten tė lumtur?
Nė rolin e Ēobo Rrapushit
Cili nga regjisorėt, po dhe nga aktorėt shqiptarė ėshtė i preferuari yt?
Piro Mani, Kujtim Spahivogli, ku kam pasur respekt pėr tė. Nga aktorėt, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, aktor i dramės dhe i komedisė, por dhe pėr mė tė rinjtė si Robert Ndrenika, Ndriēim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, etj
Po nga regjisorėt apo aktorėt botėrorė?
Kam respekt pėr regjisorin italian Felinin, mė pėlqen loja e Marlon Brandos dhe aktori italian Totoja, i cili ishte mjeshtėr i komedisė, por dhe Gregory Peck si dhe Anthony Quinn tek “Plaku dhe deti”.
Sikur ta filloje dhe njė herė jetėn nga fillimi, ēdo tė ndryshoje?
Tė bėhesha dhe njė herė nuse, pa do tė dija si tė nusėroja…
Si e kalon kohėn e lirė?
Kohėn s’e kam shumė tė organizuar, por me miq e me shokė, me shoqėri produktive.
Fėmijėt a e kanė pasion artin?
Djali i madh kishte tė dhėna, por erdhi koha e trazicionit dhe iku nė Greqi. Ndėrsa djali tjetėr, Gazmendi, vazhdon shkollėn e aktrimit, po ėshtė aktivizuar qysh pesė vjeē.
Tani e mė pas, cilat janė pikėsynimet tuja?
Mendoj tė aktivizohem nė njė komedi nė Fier, por dhe nė njė film. Edhe nė Greqi mė kanė ftuar pėr njė komedi, ku do tė japin shfaqje pėr emigrantėt. Kurdo qė tė mė thėrrasin regjisorėt, jam i gatshėm. Jeta ime ėshtė arti e pranė tij ndihem pėrherė i ri.


 
Trego 2 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.