Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:55:

ME NJE KITARE, MES ROMES DHE SHKODRES

Bretkosa e shnderruar ne princ

Ose artisti shqiptar ne Itali

Rudina Llazari

Shkoder- Vite me pare Ferdinand Bjanku, djaloshi 25 vjear qe kishte uditur qytetin e lindjes, Shkodren e kengeve te mrekullueshme me zerin e tij, por edhe me tingujt melodioze te kitares qe eshte sinonime me te, do te ndermerrte ikjen qe do t'i sillte mbaresine vetem disa vite me vone. 19 minuta purgator me nje peshkarexhe dhe nje reflektim pa deshire per te kthyer koken prapa. "Kam ikur ne perpjekje per te rifituar nje dashuri te humbur vetem pak muaj para se te nisesha" thote Ferdinand Bjanku, sot vite e vite me pas asaj ikjeje te frikshme. Kengetari, kantautori, dhe profesionisti kitarist qe sot ka arritur nje sukses te padiskutueshem ne Rome dhe ne te gjitha qytetet italiane vjen ne qytetin e tij te lindjes te prezantoje para Shkodres te ciles i eshte borxhli albumin e tij te ri te cilin e ka titulluar "Qytetit tim". Kengetari qe ben te kumboje teper natyrshem kenga shkodrane ne skenat e shtetit te pertej Adriatikut, qe ben italianet te kendojne kengen e qytetit te tij ndihet mire me ate qe ka arritur, ndersa ka dhe shume ambicje dhe synime te tjera per te arritur. Ne nje rrefim te sinqerte per AKS ai ka treguar te gjitha detajet e formimit te tij artistik. Me nje ze te avashte, duke te shikuar drejt e ne sy, me fjale te plota me nje theks tipik shkodrani te vjeter ai nuk ngurron te tregoje gjithka. Teper i lidhur me muziken, familjen dhe me dashurite e tij, Ferdinand Bjanku eshte aktualisht nder zerat e preferuar ne Rome.

Shkodrani kengetar

Nese dikush, vite me pare, kur ai ishte nxenes ne shkollen e mesme artistike te Shkodres "Prenke Jakova", do te rrekej ti parathoshte tee ardhmen, nuk do te kish munduar te parashikoj asnje pjese, sado te vogel, te suksesit qe deri tani ka arritur Bjanku i Ri. "Kenga dhe kitara ishin pasionet e para te mia. Vij nga nje familje ku te dyja keta ishin maja e Olimpit. Im ate qe kitarist dhe prej tij mora pasionin jo vetem per muziken, por edhe per folklorin, per kenget tradicionale te Shkodres. Ishte shume i veante ne pasionin e tij. Ishte pikerisht ai deshi qe une dhe im vella, te ishim mjeshtra ne instrumentet muzikore", thote Ferdinandi duke kujtuar jo pa nje nostalgji te madhe te atin e vdekur pikerisht ne vitin kur ai diplomohej ne art, ne kanto kitare bas eletrik, fizarmonike dhe ne klarinete.

Bjanku kujton nje moment te veante te femijerise te hershme: Vetem 3 vje i vune ne dore nje kitare te madhe dhe kjo mbase ka qene edhe pikenisja me instrumentin qe do te shnderrohet ne dashurine e pare. Vetem shtate vje do te dilte para publikut te madh te Shkodres ne skenen e Teatrit Migjeni. Ndersa me pas skenes nuk do ti ndahej kurre. Fillimisht ne Shkoder, me shtepine Pionierit, me Klubin e Rinise dhe me pas, ne Tiran-_-_tivitete te ndryshme. Shume shpejt do te behet nje nga zbulimet e muzikes shkodrane qe, asokohe, nuk vuante per talente. Ne nje terren dhe ne nje qytet ku kengetaret dhe muzika jane Perendia para te ciles qytetaret falen perdite, te jesh muzikant me emer duhet te jesh dhe te dish te krijosh patjeter nje emer te perveem. Perndryshe koha te le prapa dhe nuk te merr me perdore. Ferdinand Bjanku duket se e kuptoi mire kete.

Shpirti i kenges dhe pika e referimit ne thuajse te gjithe aktivitetet e muzikes qe zhvilloheshin ne Shkoder ne vitet '80 deri ne 1990. Njeriu qe kudo shkonte, merrte me vete edhe kitaren e tij dhe bente te shnderrohej ne feste te vertete edhe takimi me i rendomte. Ndersa vazhdon nje tjeter aktivitet qe, gjithsesi, ka lidhje me muziken dhe pasionin tjeter te tij.

Babai dhe kitara

Humbja e babait ka qene mbase nder ngjarjet me te renda te jetes te tij. Gjovalin Bjanku njeriu qe e kishte udhehequr ne art dhe ne jete, qe kish imponuar krejt natyrshem pasionet te krijesa e vet, qe i kishte mesuar shume gjera vdes kur Ferdinandi ishte ne udhekryq te jetes. Asokohe 18- vjeari, nje artist ne gjeneze kishte shume endrra. Por vdekja e babait ne vitin 1983 e ben qe t'i jape jete nje endrre tjeter te nisur nga i ati. Bianku i ri vazhdon punen e lene pergjysme nga babai. "Ishte nje projekt qe im ate e kishte nisur dhe duhej vene ne jete. Nje mekanizem ne forme ikriku qe prodhonte tela kitare", thote Ferdi. Mekanizmi qe i vendosur ne Ndermarrjen e Punimeve Artizanale Nr 2 dhe djaloshi qe ende nuk kishte mbushur te tetembedhjetat, behet mjeshter i prodhimit te telave te kitarres. Ne vitin e pare pas humbjes te te atit, ai nis te pergatise dika qe sikur i lehteson paksa mungesen. Ne pervjetorin e vdekjes ndersa tere familja kujtojne te ndjerin ai tregon nje kitare te gdhendur ne mermer. "Ishte kitara e tim eti. Gjeta diku nje mase te madhe mermeri dhe per muaj te tere kam punuar qe ta gdhend. 150 te rrahura vetem per nje pjese te saj. Desha te sjell dika nga babai ne diten e vdekjes te tij", thote Ferd Bjanku.

Me figuren e babait ne mendje dhe me keshillat e tij ai arrin persosurine ne kete linje. Kitarristet e Shkodres te atyre viteve tregojne se pas 1983, dhe pas prodhimeve te Bjankve, zgjidhet perfundimisht ne Shkoder dhe ne pjesen me te madhe te Shqiperise eshtja e telave te kitarres qe kishte qene problem per kedo qe kishte provuar edhe te krijonte ca akorde ne instrument. Ndersa me kalimin e viteve Ferdi nis te prodhoje edhe tela per viola dhe violina. "Ishin aq te holle sa te prisnin gishtat kur i kaloje ne ta", rrefen ai.

Dashuria e humbur

...dhe arratisja

Nuk ndodh shpesh ne Shiperi qe nje kengetar, apo ne pergjithesi nje njeri i artit te te tregoje copeza reale jete. Ferdinand Bjanku nuk nguron te te rrefeje pse iku. Te sheh ne sy, pas pauzave paksa te gjata nis te tregoje. "Ika se kerkoja te rifitoja nje dashuri te humbur. Ishte dika qe kisha perjetuar gjate emocionalisht dhe qe kish ardhur ne fund pa deshiren e asnjerit prej nesh", tregon ai. Ne vitin 1991 ishte koha kur nuk ishte ndonje udi e madhe ikja e nje njeriu drejt Gadishullit Apenin. Por Ferd Bjanku thote se iku i detyruar. "Kisha shume gjera ketu. Artin, punen dhe familjen qe per mua -_e gjithka. Megjithate... Kam bere 10 rruge nga Shkodra ne Durres e me pas ne Vlore. Vendimin nuk e kam marre kollaj. Por gjeta nje peshkarexhe dhe kam jetuar 19 minutat me te tmerrshme te jetes. Purgator, por mund ta quaj edhe Ferr. Ne 19 minuta mund te mendosh gjithka jo te bukur". Jeten e ka nisur ne Brindisi dhe ka ndenjur pak kohe atje me synimin drejt Romes. Ne Rome per pak kohe ka qene ne kushte te veshtira derisa nje dite ka ardhur edhe arti. Atje ka rinisur endrren e tij te dashurise se pare, por qe nuk ka zgjatur shume kesaj radhe "jo per fajim tim", thote Ferdinandi.

Artisti shkodran ne Rome

Shume shpejt eshte integruar ne artin italian. Tashme ne Itali ka krijuar profilin e vet si kengetar dhe instrumentist. Ne Rome, kritika muzikore e cilesoi si "bretkosa qe u shnderrua ne princ". Keshtu thuhet shprehimisht ne nje nga revistat kulturore romane "Diario Romano". Ndersa vete ai thote "Zgjodha Italine se me kishte terhequr gjithnje historia, arti, guzhina e mire, karakteri diellor i italianeve dhe melodite mjaft te aferta me ndjeshmerine time". Nuk ishte e lehte. Gjithka ne lidhjet me artin, sipas tij, ka nisur ne vitin 1997. Ne Rome fiton mimin e pare ne konkursin e zerave te rinj te muzikes te lehte italiane. Me pas sfida te tjera te njepasnjeshme qe Bjanku do t'i fitoje pa shume veshtiresi fale talentit te tij te padiskutueshem. "Ndihesh mire kur sheh mijera spektatore italiane te kendojne pa reshtur kenget e vendit tend. Ndihem mire se munda te kendoj ne Itali, Shqiperine time, Shkodren time, te interpretoj kenget e artisteve me te njohuar italiane dhe te paraqes kenget e mia", shprehet jo pa mburrje Ferdinandi. Ai tregon se vepron ne nje menyre krejt origjinale. Shperndan tekset e kengeve ne shqip dhe ne italisht kudo neper salle dhe i ben te gjithe te kendojne ate kenge qe ai deshiron. Kjo i ka garantuar edhe suksesin. Jane disa dhjetra koncerte dhe konkurse muzikore festivale ku ai ka qene pjesnarres dinjitoz. Sot ai ka, se bashku me nje mikun e tij koleg Roberto Giglio, studion Bjanku-Giglio prodhimi muzikor ne Rome.

Koncerti ne Shkoder dhe planet

Eshte albumi i dyte i tij ne gjuhen e memes dhe ai ka dashur ta promovoje ne qytetin e tij. Pas pjesemarrjes ne Festivalin e fundit te TVSH me kengen "Te dua", ai ka arritur tjeter sukses ne atdheun e tij. Albumi i ri "Qytetit tim" eshte promovuar ne skenen e teatrit Migjeni te Shkodres dhe ka qene nder me te bujshmit e koheve te fundit ne Shkoder. Qindra spektatore te thekur per muzike kane ndjekur nga skena e Migjenit kenget perla te Shkodres ne interpretimin e Ferdinand Bjankut. Te gjithe vlerat e kenges shkodrane jane paraqitur ne menyre origjinale nga kengetari shkodran i ardhur enkas nga Italia. "Kaurrelat" e shkodranes bukuroshe jane sjelle te gjalla ndersa recitalit nuk i kane munguar as elementet spetakolare. Kujtime te Bjankut dhe falenderimet e tij per ate shkalle ne te cilen ka mberritur kane ardhur ne formen e intervistave ndersa nuk ka munguar as humori shkodran permes batutave te Sander Rucit. Ndersa ne album bejne pjese kenge te tilla si "Margjelo", "Si dukat i vogel je", "S'ka ma t'bukur se prendvera", "Ti moj Shkoder, Shkodra jone" kane qene edhe kenget qe kane marre edhe duartrokitjet me te zjarrta te atyre qe kishin mbushur Migjenin. Nuk ka qene e lehte te organizojegjithka. Ka ardhur i mirepergatitur nga Roma, por ka patur shume pengesa.

Bjanku tregon edhe ate qe ka ndermend te beje ne te ardhmen e afert dhe te larget. Keshtu ai sapo eshte nisur drejt Milanos ku do te jape nje tjeter koncert recital te pergatitur kohe me pare. Ndersa ka nje enderr tjeter per te cilen thote se deshiron ta realizoje ne Shkoder. Kerkon te organizoje nje tjeter koncert ne te njejten salle te Migjenit por kesaj radhe me zerat me te famshem te muzikes dhe perfaqesuesit e humorit shkodran.

Pasaporte

Emri: Ferdinand Bjanku

Datelindja: 12 maj 1966

Vendlindja: Shkoder

Profesioni: Kantautor dhe kitarist

Vendbanimi: Rome


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.