Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:20:

Nderroi Jete Safete Juka

Shkodėr(20nanduer 2005 ora 01);Gazeta "Shkodra" me hidhėrim e dhimbje tė thellė njofton tė gjithė shqiptarėt anaembanė botės se pas nji sėmundje tė randė nė moshen 80 vjeēare,nderroi jetė,Dr.Safete Musa Juka,intelektualja ma e madhe shqiptare.Ajo lindi nė qytetin e Shkodrės,nė familjen e njohur Juka.Mbaroi nė Tiranė Institutin Femeror Nana Mbretneshė dhe me ramjen e mbretnisė,se bashku me familjen emigroi nė Turqi,Egjipt e ma nė fund nė SHBA.Ishte e bija e Fushesė shqiptar,Musa Juka,ish ministri i Brendshėm i Mbretnisė Shqiptare.Kreu studimet e larta dhe dha mesim edhe nė disa Universitete amerikane.Ishte nji studiuese e analiste e mire e problemeve kosovare,ku dha nji kontribut tė ēmuar ne kete fushė.Ajo bashkepunoi shume me gazeten Shkodra.Gjithe jetėn e saj ia kushtoi letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen ma tė madhe shqiptare.

Varrimi i Zonjes Juka do tė bahet sot nė ora 12 nė varrezat e qytetit tė Shkodrės nė Stom Golem,sipas porosisė sė tė ndjerės.Arkivoli i Safetes do tė dalė nga shtepia e djalit tė Axhes sė saj,zotni Xhelala Juka nė Zdrale.

Me vdekjen e Safetes,Shkodra humbi bijen e saj tė dashun e tė ditun.I perjetshėm kujtimi i Safete Jukes.

Redaksia e Gazetes sė Pavarun "Shkodra"



ARDHACAKET E BALLKANIT

Autorja Dr. Safete Juka, eshte e njohur nga komuniteti si nje nga aktivistet me te shquara dhe nje patriote e flakte. Me prejardhje nga Shkodra, petagoge, ka dhene leksione ne shkollat amerikane dhe eshte qene shpallur Profesoreshe Nderi nga Universiteti me i shquar i Amerikes, Harvard University i Bostonit.

Me vepren e vet historike "KOSOVA The Albanians in Yugoslavia in light of historial documents " te botuar ne vitin 1984 ne Nev York, ajo me kembenguljen e nje kerkuesje dhe analisteje sjell ne drite mjaft dokumenta historike, te cilat sherbejne edhe sot e kesaj dite si per lexuesit anglishtfoles por edhe per historianet shqiptare dhe te huaj, aq me teper tani kur Kosova eshte ne qender te vemendjes se opinjonit boteror, te qarqeve diplomatike dhe te qendrave te vendosjes. Ne kete kuader vepra e zonjes Safete S.Juka vazhdon te jete aktuale dhe te jape kontributin e vet per zbulimin e te vertetes per Kosoven dhe ēmitizimin e asaj qe serbet, nepermjet mashtrimeve historike e quajne si djepin e tyre.
Ne kete kuptim vepra e Safete Jukes mund te konsiderohet si drita e se vertetes shqiptare perballe erresires se mashtrimit serb.
Nje pike delikate ne studimin "Kosova Shqiptaret e Jugosllavise nen driten e dokumentave historike", eshte keqkuptimi qe ka ndodhur tek ndonje lexues shqiptar shtrimi i problemit te dyndjes se sllaveve.
Duke e trajtuar kete teme, historiania Safete Juka nuk mund te mos prekte veē fakteve te dokumentuara edhe hamendjet, apo siē i thone hipotezat rreth te disa gershetimeve ne mes te ardhacakeve te vone ( sllaveve) me vendasit etnike (iliret), natyrisht me qellim per te ndriēuar te verteten dhe kundershtuar mashtrimin.
Historikisht, fenomene te kesaj natyre njihen ne Europe. Duke u kapur pas ketij fenomeni ne pergjithesi, ka patur historiane te caktuar qe i kane meshuar kesaj ideje te nisur nga interesa pansllaviste, apo nga qarqe te caktuara ku perpunohen teorite e pansllavizmit ruso-serb. Qellimi ka qene gjetja e motiveve per shtrirje ekspansioniste ne jug-perendim e dalje ne det gjate shembjes se Perandorise Otomane. Eshte e natyrshme qe ardhacaket kane gjetur ne terrenin ilir kulturen e traditat e popullsise autoktone, dhe dege te caktuara te saj, nen ndikimin e kultures vendase te kene ndryshuar disi ne raport me fiset e tjera qe nuk i kane patur keto kontakte. Keshtu me pjesen perendimore te Ballkanit ardhacaket gjeten nje kulture te larte e zhvillim ekonomik mjaft te perparuar per kohen. Fakt eshte se nje pjese e ardhacakeve perqafuan edhe fene katolike ( Bregu Dalmat), ndryshe nga pjesa qendrore e lindore e Ballkanit ne te cilet objektet e kultit vendas qe ishin te religjionit katolik u kthyen me dhune ne faltore te orthodoksise bizantine e me pas te ortodoksise sllave, duke u shpallur prej tyre si monumente kombetare te pansllavizmit.
Gjithkush e di ē'ka qene Raguza, Dubrovniku i sotem, qendra me e zhvilluar tregtare, ekonomike, kulturore e diplomatike ne Adriatik qe kishte arritur te kishte ze ne tere Europen. Ardhjacaket ne keto rajone nuk arriten ta shembnin kulturen e traditat vendase, perkundrazi pranuan per shkak te inferioritetit, nenshtrimin kulturor. Pranuan fene, krijuan lidhjet ekonomike, dhe u perpoqen te pershtateshin ne kushtet e nje qytetrimi te zhvilluar vendas. Kjo solli qe ne arenen historise te krijohej nje popullsi me emrin Kroate e cila gjithnje e me shume perpiqej te largohesh nga sllavet e tjere lindore madje duke i konsideruar inferiore e te pagdhendur.Eshte e natyrshme se me krijimin e ndergjegjes kombetare nepermjet influencave perendimore dhe perfitimit te traditave kulturore te vendasve, ata kerkonin me ēdo kusht motive me rrenje me histori, per te patur nje hendek me sllavet e tjere( veēmas serbet) qe i konsideronin si te pagdhendur, madje hera heres dhe armiq. Nderkohe qe serbet mitologjin e vet kane nje kapitull qendror, qe ushqen ndjenjat e epersise se ketij populli mbi fqinjet. Cilesia kryesore, e vetlavduar e popullit serb, e lavduar deri ne ate masa sa t'i jape atij te drejten t'i shohe fqinjet vetem nga lart, me misionin hyjnor te jete vetem gjykues dhe ndeshkues, pra cilesia kryesore qe i jep popullit serb kete epersi, eshte besnikeria qe ai ka treguar ndaj fese ortodokse, shkruan autori Besnik Mustafa.
Ne nje bisede qe kish patur ky autor ne maj 1991 ne Zagreb, me nje nga politikanet kryesore kroate, bashkepunetor i afert i Presidentit Tuxhman, ai i kishte tjerrur nje teori te tere, per te cilen nuk kish degjuar kurre me pare: kroatet nuk ishin sllave, por ilire te sllavizuar. Me solli dhe nje mori faktesh nga antropologjia dhe etnologjia, shkruan B.Mustafa, mbi te cilat mbeshtetej kjo teori. Pra, ata kishin nje origjine etnike me shqiptaret.Kam degjuar edhe kroate te tjere , edhe sllovene te tjere, te me shprehen me nje lloj perbuzjeje raciste per serbet: "Ata perfaqesojne barbarine sllave te zbritur nga Kaukazi. Europianeve u kane ardhur e do t'u vijne vetem te keqija prej tyre".
Nuk kishte rendesi vertetesia historike perpara realizimit te qellimit, prandaj eshte e natyrshme qe historiane kroate te kene kerkuar lidhjet historike te popullit te vet me iliret vendas, te cilet kane arritur te mbijetojne edhe sot e kesaj dite si arberesh te hershem ne Zare e te njohur si Arbereshet e Zares ( komunitet i vogel por me indentitet te ruajtur dhe me personalitete te shquara).
Ndersa ne librin e autores Safete Juka nuk e merret persiper te trajtohen gjeresisht keto ide, por ajo pohon disa pretendime te pjeses katolike te ish-Jugosllavise perendimore te cilet, siē e thame, duke qene ne nje fe te ndryshme me serbet, nivel te ndryshem kulturor, madje ne armiqesi historike, nuk desheronin te indentifikoheshin si ata e per rrjedhin jane perpjekur te tregojne ndryshimet duke bere aludime historike.
Por gjithesesi kur thuhet popuj sllave megjithe pretendimet e paraqitura prej degezimeve te ndryshme apo shartimeve te pretenduara, padyshim nuk kemi te bejme me ilire por ardhacake te vone.
Ne ndryshim nga kroatet, malazezet asnjehere nuk e kane vene ne dyshin origjinen e tyre. Kjo ne aspektin e politikes e te mardhenieve te Cetines me Beogradin qe kane qene te kordinuara e ne bashkveprim te perhershem me memen e pansllavizmit Rusine. Megjithate historiane e arkeologe, studiues te fushave te ndryshme arrijne te bejne nuancime sado te lehta ne mes te dy ketyre popullsive.Madje shkohet deri atje saqe shprehet mundesia e sllavizimit te nje pjese te popullsise shqiptare e bashke me ta edhe te folklorit gojor arberesh sepse gjen ne traditen popullore malazeze kenge te epikes legjendare e historike madje me personazhe gati te njejte, me instrument te njejte lahuten. Thuhet se gjenden ne mes te popullsise se Malit te Zi familje me kujtese historike shqiptare,( ketyre lidhjeve sipas gojdhanave nuk i shpetoi as Mark Milani i Malit te Zi i njohur per luftat e tij te egra e ēfarosese, por dhe njohes i traditave e cilesive morale e luftarake te shqiptareve), gjen fshatra te thelle ne Mal te Zi me traditat te ngjashme me shume me malesoret tane te Veriut se sa me serbet, sa ka hipoteza te caktuara qe i sjell si shqiptar te te sllavizuar e me pas te harruar...Historianet gjithesesi jane te ftohte ndaj fenomeneve e ndjenjave nacionale siē mund te jene qytetaret e zakonshem bashekombas te tyre.Pra e shohin historine me ftohte se sa ne. Ne kete pikpamje per nje historian kerkimin e lidhjeve ne mes te shqiptareve dhe kroateve ne ish Raguzen e vjeter, tash Dubrovniku, ose me malazezet, nuk eshte ndonje ēudi e madhe, ndersa ne kurrsesi nuk pranojme te hyjme ne diskutime te tilla edhe per shkakun se kemi nje kujtese historike tragjike dhe lumej gjaku ne mes te sllaveve e shqiptareve, dhe kur themi sllav-shqa ne i fusim te gjithe ne nje kategori pa arritur te bejme nuancime historike e dallime ne mes te ish popujve te te ashtquajtures Jugosllavi. Mirpo disa nuancime, te cilat shprehin interesin tone per te patur aleat qofte dhe te perkohshem ne realizimin e qellimit kombetar, nuk jane pune pa dobi e kalli pa buke.
Aq mė teper kur nepermjet disa inkursioneve ne histori, siē eshte vepruar me shume sukses ne rastin e studimit te kishave, te cilat para se te beheshin monumente kulti te serbeve kane qene faltore te paraardhesve tane ilire, mund ti tregojme opinionit nderkombetar, se shqiptaret jane vendas ne keto treva qe kur ka zene fill kultura e qytetrimi i botes dhe ardhacaket jo vetem qe jane te vone por kane bere ēfare eshte e mundur per te pervetsuar kulturen vendase, monumentit e kultit, e duke u perpjekur ti shesin ata si tradite e kulture te tyre ēka nuk perben gje tjeter veēse nje mashtrim historik me qellime shovene te ardhacakeve te vone te Ballkanit.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.