Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:23:

Faik Luli, i pėrkushtuar nė shėrbim tė fesė islame
nga Islam Dizdari
Faik Luli ishte mėsuesi i palodhur, pedagogu dhe didakti i shquar, studiuesi dhe autori i shumė veprave shkencore, besimtari dhe njeriu i devotshėm.
--------------------------------------------------------------------------------

Me krijimin e Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė menjėherė pas fillimeve tė demokracisė njė grup intelektualėsh tė Shkodrės bashkėpunuan ngushtė me Myftininė e kėtij rrethi dhe me Komunitetin Musliman duke ndihmuar me tė gjitha aftėsitė e tyre pėr rimėkėmbjen dhe funksionimim normal tė kėtyre institucioneve. Kjo punė u forcua sidomos me ngritjen e Medresesė “Haxhi Sheh Shamia” dhe me fillimin e veprimtarive kulturore dhe pėrkujtimore tė figurave tė shquara tė fesė islame nė Shkodėr. Faik Luli ėshtė pjesėtar i tė gjitha veprimtarive qė organizoi Myftinia e Shkodrės e kryesuar nga Haxhi Faik Hoxha, kryesisht i atyre veprimtarive qė lidheshin me botimet, me edukatėn dhe me traditat e trashėgiminė kulturore islame nė trevėn e Shkodrės dhe mė gjerė. Tashmė ai me vullnet dhe kėmbėngulje shėmbullore bėhet njė autoritet i shquar nė fushėn e studimeve dhe tė botimeve. Janė njė varg veprimtarish qė e provojnė kėtė. Mes tė tjerash po pėrmendim tė gjithė punėn pėr dekorimin e dijetarėve dhe hoxhallarėve tė shquar tė Shkodrės. U bėnė tė gjitha propozimet, u miratuan nė Myftini dhe u prit miratimi i Presidentit tė Republikės. Natyrisht si gjithnjė propozimet tona pėsuan ndryshime rrugės gjatė miratimit, megjithėkėtė disa nga figurat mė tė shquara u dekoruan dhe u nderuan me tituj dhe medalje tė ndryshme. Veprimtaritė e organizuara pėr nder tė tyre nė Teatrin “Migjeni” tė Shkodrės, nė sallėn qėndrore tė Universitetit “Luigj Gurakuqi”, nė sallat e bibliotekės “Marin Barleti”, apo nė Muzeun Popullor, kėrkonin njė bashkėpunim tė sukseshėm mes grupit tė inteklektualėve tė angazhuar pranė Myftinisė sė Shkodrės dhe Institucioneve shkencore tė qytetit. Kėshtu u pėrkujtuan njė grup hoxhallarėsh tė nderuar nė Teatrin “Migjerni”, Daut Boriēi me nismėn e Muzeut Historik tė Rrethit, Jufuf Efendi Tabaku dhe Esad Efendi Myftia nė Bibliotekėn “Marin Barleti”, Imam Vehbi Ismaili apo Shefqet Muka nė Teatrin “Migjeni” me angazhimin e Muzeut Historik tė Rrethit, Hafiz Ali Ulqinaku me nismėn e Katedrės sė Pedagogjisė dhe tė Psikologjisė sė Universitetit “Luigj Gurakuqi” etj. Nė tė gjitha kėto veprimtari Faiku mori pjesė me referate apo me kumtesa. Ato janė njė shembull i kujdesit dhe i konsideratės qė breznitė e reja ruanin pėr veprimtarėt e shquar tė sė kaluarės. Kėto i pasoi njė varg botimesh nė gazetat dhe revistat e kohės, apo nė botime tė veēanta pėr pesonalitete tė shquara si: Nderim pėr dijetarėt, edukatorėt dhe hoxhallarėt e shquar tė shkodrės, Esad Myftia drejtues i shquar arsimor, H. Ali Ulqinaku-personalietet i kulturės shqiptare, Ibrahim Kaduku-intelektual i shquar arsimor dhe fetar, Haxhi Muhamed Bekteshi-personalitet i shquar fetar, Haxhi Vehbi Gavoēi-personalitet i shquar i kulturės islame, Xhevdet Zylaj-mėsues dhe edukator i nderuar, Prof. Hysniu, nė kujtim tė profesorit tė nderuar Hysni Bushati, Xhemal Naipi-intelektual i shquar fetar e atdhetar, Qazim Hoxha-teolog i shquar islam, Studime dhe vlerėsime pėr Daut Boriēin, Imam Vehbi Ismaili, teolog, atdhetar dhe dijetar i shquar, Pėrshtypje nga haxhillėku, Hafiz Adem Kazazi-fetar i devotshėm, humanitar dhe atdhetar, Sheuqet Muka-intelektual i shquar islam; e plot artikuj e studime tė tjera qė u pėrmblodhėn nė shumė vepra madhore, nė tė cilat ose mori pjesė me studimet e tija, ose qe edhe bashkautor. Mes tyre po pėrmendim:
a. Nė pėrmbledhje studimesh e kumtesash, si:
-Sheuqet Muka-Mėsues i Popullit, figurė e shquar atdhetare, arsimore dhe kulturore;
-Daut Boriēi- Personalitet i shquar i historisė, i kulturės dhe i arsimit kombėtar;
-Revista “Zani i Naltė”, me rastin e 75-vjetorit tė botimit tė numrit tė parė etj.
b. Nė vepra tė plota si bashkautor ose si autor i tyre:
-Njė jetė nė shėrbim tė fesė, kushtuar Hafiz Sabri Koēit,
-Nė kujtim tė brezave, kushtuar 40 dijetarėve dhe hoxhallarėve tė shquar tė Shkodrės,
-Imam Vehbi Ismaili,
-Historia e Mevludeve nė gjuhėn shqipe,
-Opinione pėr njerėz, vepra, ngjarje,
-Sheh Ahmed Shkodra,
-Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat.
c. Krahas kėtyre ai ka pasur edhe shumė plane pėr tė bashkėpunuar nė nxjerrjen nė dritė tė shumė librave tė tjerė. Mes tyre po pėrmendim:
-Historiku i Medreseve tė Shkodrės,
-Xhamitė e Shkodrės, qendra fetare, arsimore, kulturore, etj.
Tė gjitha kėto veprimtari, kumtesa, referate, artikuj, studime dhe vepra tė ndryshme e afirmuan Faik Lulin si njė ndėr aktivistėt dhe studiuesit mė tė shquar tė traditave dhe tė kulturės islame nė Shqipėri.
2. Njė punė po kaq e madhe u bė edhe pėr ngritjen dhe funksionimin normal tė Medresesė “Haxhi Sheh Shamia”. Ai qe njė ndėr themeluesit e kėtij institucioni me kaq rėndėsi pėr arsimin dhe edukimin fetar islam tė breznive tė reja. Madje me njė grup intelektualėsh hartuan rregulloren e parė tė medreseve. Faiku qe anėtar i komisionit tė hartimit tė kėsaj rregulloreje, madje njėri nga anėtarėt mė kompetent. Kjo rregullore u dėrgua pėr miratim nė Komunitetin Mysliman tė Shqipėrisė i cili ftoi nė njė mbledhje tė tij, Islam Dizdarin, pėr ta paraqitur para Kryesisė sė kėtij institucioni i cili ishte mbledhur posaēėrisht pėr ta diskutuar. Mbas shumė pyetjesh dhe diskutimesh, kjo rregullore u miratua dhe u ngarkuan Islam Dizdari dhe Kujtim Gjinishi tė negocionin pranė Ministrisė sė Arsimit, qė tė miaratohen nė parim problematikat qė lidheshin me tė drejtat e detyrat e shkollave qė do tė ngrinte Komuniteti Mysliman. Problemet u diskutuam dhe u miratuan me zv/ministrin e Arsimit tė asaj kohe. Medresetė do tė kishin statusin parauniversitar, nė bazė tė planit mėsimor tė hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuniteti Mysliman. Maturantėt e kėtyre shkollave kishin tė drejtė tė regjistroheshin nė ēdo fakultet tė universiteteve shqiptare dhe tė huaja, nxėnėsit pėr arsye tė ndryshme mund tė transferoheshin nga Medreseja nė ēdo shkollė tjetėr pa pengesė, nė shkollė mund tė vazhdonin mėsimet djemtė dhe vajzat, mėsimi mund tė fillonte nga klasa e pestė deri nė tė tetėn dhe vazhdonte nga e nėnta deri nė tė dymbėdhjetėn etj.
Kolektivi pedagogjik me nė krye drejtorin e parė tė medresesė sė Shkodrės, Zotėri Ahmet Osja bėri njė punė tė madhe pėr krijimin e kushteve sa mė tė mira pėr realizimin me sukses tė detyrave tė shkollės. Faik Luli qe njė ndėr konsulentėt mė tė rėndėsishėm nė marėsinė e punėve tė medresesė.
Nė vitin 1996, sapo u emėrua drejtor Islam Dizdari, Faik Lulit i bėhet thirrje tė punojė pranė Medresesė “Haxhi Sheh Shamia”, ku pėr afro 10 vjet, edhe pasi u emėrua z. Hiqmet Bekteshi, i dha kėtij institucioni vlera tė mėdha arsimore dhe edukative. Nė kėtė institucion punoi me tė gjithė aftėsitė, pėrkushtimin dhe pėrvojėn e tij, kryesisht si mėsues i gjuhės dhe i letėrsisė, si drejtues i komisionit tė lėndėve tė shkencave shoqėrore, si kėshilltar dhe bashkėpunėtor i pėrhershėm i drejtorisė dhe si veprimtar i shquar nė fushėn e studimeve dhe tė veprimtarive tė shumta shkencore. Nė vitet 1995-2005 ėshtė njėkohėsisht edhe anėtar i kėshillit tė Myftinisė. Me qėndrimet e tij ndaj problemeve qė shtroheshin pėr zgjidhje, me diskutimet dhe mendimet e pjekura, ai dha njė ndihmesė tė vyer pėr forcimin e Myftinisė sė Shkodrės qė drejtohej me shumė seriozitet nga Haxhi Faik Hoxha.
3. Faiku u zgjodh Kryetar i Shoqatės sė “Intelektualėve islamė”, Dega e Shkodrės. Nuk ka veprimtari shkencore apo kulturore-edukative qė zhvilloi Medreseja, Myftinia, Qendra Kulturore “Daut Boriēi”, Komuniteti Musliman nė shkallė rrethi, kombėtare apo edhe ndėrkombėtare ku nuk mori pjesė Faiku me cilėsinė e Kryetarit tė Shoqatės sė intelektualėve islamė, si organizator, autor i referateve, kumtesave apo bisedave. Dega e Shkodrės e kėsaj shoqate u shqua nė rang kombėtar falė drejtimit me kompetencė nga Kryetari i saj, Faik Luli. Kėtė tė vėrtetė do ta pohonte nė shumė veprimtari Prof. Dr. Bedri Bylyku, kryetar i shoqatės pėr tė gjithė Shqipėrinė.
Ndėrkohė shkroi dhe botoi njė seri veprash tė shquara duke bashkėpunuar ngushtė me kolegėt e vet. Ai sikurse e kanė cilėsuar shumė autoritete shkencore, arriti kulme tė tilla saqė u shqua nė fushėn e studimeve islame, sidomos pėr traditat kulturore, nė shkallė vendi por edhe nė tė gjitha trevat shqiptare, nė Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi etj. Nga tė gjitha anėt dhe autoritetet mė tė larta shkencore kanė dhėnė pėr Faikun vlerėsime duke e cilėsuar atė si ndėr tė parėt dhe ndėr mė tė shquarit autoritete tė fushės sė studimeve islame. Vlerėsime tė tilla kanė dhėnė Imam Vehbi Ismaili, Haxhi Vehbi Gavoēi, Mr. Naim Tėrnava, Prof. Feti Mehdiu, Mr. Qemajl Morina, Prof. Ismail Ahmeti, Prof. Pajazit Nushi, Prof. Jashar Rexhepagiq, Dr. Mehdi Polisi, etj.
Njeriu i mirė
Mirėsia ishte njė aspekt tjetėr i jetės sė Faikut. Kush e ka njohur, mbi tė gjitha ka dalluar tek ai njeriun e mirė. Ai ishte njė bashkėshort dhe familjar i mirė, ishte njė shok dhe mik i mirė, ai e shihte tė mirėn kudo nė jetė, nė shoqėri, nė ēdo veprimtari. Ai kishte gjithnjė fjalėn e mirė nė gojė tė shoqėruar me njė buzėqeshje tė ėmbėl si tek rrallė kush e shihje. Gjithnjė nė ēdo situatė sado tė tensionuar, ai gjithnjė dinte tė gjente rrugėn mė tė drejtė, mė tė mirė, dinte tė qetėsonte gjakrat dhe ta fuste zgjidhjen e problemeve nė rrugėn e vet tė shtruar e tė qetė. Tek ai ishin kombinuar bukuria shpirtėrore me atė fizike. Njė burrė, nė rini i hijshėm, nė burrėri shumė fisnik nė pamje dhe nė sjellje, qė nė jetėn e vet kishte rrezatuar gjithnjė mirėsi dhe edukatė shembullore. I veshur mirė, shumė hijshėm, gjithnjė i kėrrpitur, prezantonte veten dhe rangun e tij familjar me shumė dinjitet nė tė gjitha sferat shoqėrore. Kudo dhe kurdoherė ai ishte i matur, serioz nė ēdo situatė dhe dashamirės deri nė fund. I dashur me nxėnėsit, i dashur me shokėt dhe veēanėrisht i dashur nė familjen e vet. Ishte shembulli mė i pėrkryer i njė qytetari me cilėsitė mė tė larta. Me tė drejtė shoku i tij Maliq Gjyli duke parė se Faiku pėrdorte shumė sheqerin (njė kafe e pinte me tri apo katėr lugė) pati thėnė me shaka: “Mos kini frikė, Faikut nuk i bėn dėm sheqeri. Ai ha shumė, por edhe derdh shumė sheqer”. E me tė vėrtetė kush buzėqeshte ēiltėr si ai, kush jepte kėshillėn e ėmbėl pėr ēdo zemėr nevojtare si ai, kush derdhte mė shumė sheqer se ai?
Familjari i pėrkryer
Dashurinė dhe nderimin pėr tė gjithė rrethin e vet tė gjerė familjar, ai e shprehte me njė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie dhe pėrkujdesjeje pėr secilin. Jo vetėm njėrėzit e afėrm, por tė gjithė e kanė ndjerė pėrkujdesjen dhe pėrgjegjėsinė qė ndiente Faiku pėr to. Nuk ka nip apo mbesė qė nuk ka ndjerė pėrkujdesjen dhe dashamirėsinė e tij nė zgjidhjen e shumė problemeve qė ka jeta. Ai e lidhte shumė ngushtė dashurinė me sakrificėn e pakufi ndaj tyre. Madje nuk mund ta kuptonte dashurinė ndaj brezit tė vet familjar, pa sakrificėn maksimale ndaj tyre, ai ishte gjithnjė i gatshėm tė ndihmonte, tė futej me guxim nė tė fshehtat e problemeve tė secilit dhe tė jepte maksimumin e mundshėm nė zgjidhjen e tyre. Prandaj edhe tė gjithė kėshilloheshin me tė, gjenin tek ai pėrkrahje dhe ndihmė, qetėsi dhe besim. Njė shembull i kėsaj simpatie publike mbarė familjare dhe shoqėrore ėshtė edhe ceremonia e varrimit tė tė ndjerit. Nė familjen e tij nuk mbeti kush pa ardhė pėr ngushėllim, nė sallėn e Medresesė ku u vendos trupi i tij pėr homazhe, erdhi pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit mbarė Shkodra dhe mė gjerė, miq nga Tirana, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, nė faljen e xhenazes morėn pjesė aq shumė xhemat sa nuk ishte parė ndonjėherė nė njė ceremoni mortore, erdhėn me dhjetra telegrame, e-maile dhe letra ngushėllimi nga tė katėr anėt e botės. Tė gjitha kėto shprehin nderimin e madh mbarė shoqėror dhe familjar pėr tė.
Ai ishte njė bashkėshort i denjė. Gruaja e tij, Melihaja, tashti e ndjen humbjen e madhe. Faiku pėr tė qe bashkshort, shok e mik. I dashur me tė gjithė por i pėrkryer nė sjellje dhe nė mirėkuptim ndaj sė shoqes. E gjithė veprimtaria e tij e gjerė shkencore dhe botuese, e gjithė puna e tij e madhe nė arsim dhe nė shoqėri, nuk mund tė ishin realizuar pa mirėkuptimin dhe pėrkrahjen e Zojės Meliha. Ajo gjithnjė ishte pėrkrahėse e tė shoqit, i krijonte kushte jete e pune, asnjėherė nuk u ankonte, i shėrbente me dinjitet. Natyrisht ajo ėshtė kryelarteė pėr atė burrė tė nderuar me tė cilin ndau travajėt e jetės por qė hėngri, siē thotė populli, bukė tė ėmbėl nė paqe dhe nė harmoni.
Faiku ishte mik i tė gjithėve. Shumėkush mund tė thotė se e kam pasė mik, madje tė gjithė krenohen qė kanė punuar, kanė jetuar dhe kanė janė shoqėruar me tė. A ka pasuri mė tė madhe se tė kesh miq e shokė tė mirė si Faiku? E Faiku qe i pėrkryer. Ai frymėzonte besim dhe dashuri tek tė gjithė, por sidomos tek bashkėpunėtorėt e afėrt tė tij. Ai jepte gjithnjė shembullin nė kryerjen e detyrave, ishte nė ballė tė punėve, prandaj edhe shokėt e miqtė e tij e kishin pėr nder tė punonin me tė, tė zgjidhnin problemet me tė, tė sigurtė se sė bashku me tė do tė ecnin pėrpara nė rrugėn e drejtė e tė ndershme. Ne mund ta provojmė me njė mijė shembuj kėtė, por shumė qė e kanė njohur do ta quanin tė tepėrt. Kjo ėshtė njė aksiomė qė nuk ka nevojė pėr vėrtetim.
Edhe njė aspekt tė bamirėsisė sė tij nuk mund tė rrijmė pa e pėrmendur. A mundet kush tė na tregojė se sa ēifte ka afruar, nė sa familje ka trokitur pėr tė thėnė fjalėn e mirė pėr njė djalė apo pėr njė vajzė. Ato ēifte qė sot jetojnė tė lumtur me familjet e tyre dhe me fėmijėt e tyre mund tė krenohen se shtysat e para drejt njė familjeje tė nderuar i kanė marrė nga Faik Luli. Po na thoni nė sa familje ka hyrė pėr tė dhėnė mendimin e tij me zemėr nė dorė pėr tė ndarė e sqaruar mosmarrėveshjet, keqkuptimet, brengat dhe hidhėrimet qė i pasojnė kėto dukuri shoqėrore. Shpeshherė edhe nė rastet mė tė vėshtira, ai gjente melhemin e zemrave, i zbuste mėritė, i afronte njerėzit, i pajtonte dhe i miqėsonte. Vetėm njė burrė i urtė dhe me zemėr tė madhe mund ta bėnte kėtė. Dhe i tillė ishte Faik Luli.
Jeta e tij kishte kuptim vetėm kur ishte e ngarkuar sė tepėrmi. Gjithnjė na bėnte pėrshtypje pranimi i ēdo pune. Ai ishte i gatshėm tė pranonte ēdo kėrkesė tė ēdo institucioni shkencor brenda dhe jashte vendit pėr tė kryer njė kumtesė, njė referat, njė libėr shkencor, njė projekt etj. Le qė vetė ishte gjithnjė nė kėrkim tė diēkaje tė re dhe interesante. Nė projektet qė kemi hartuar pėr studimin dhe botimin e trashėgimisė sonė kulturore, Faiku nuk pushonte kurrė. Edhe pėr Shefqet Mukėn, edhe pėr Daut Boriēin, pėr Hafiz Sabri Koēin, pėr Imam Vehbi Ismailin, etj., edhe pėr dijetarėt islamė tė Shkodrės, madje, kur u botua vėllimi i parė “Nė kujtim tė brezave”, me 500 faqe, filloi tė na ngacmojė pėr tė dytin, edhe pėr “Mevludet nė gjuhėn shqipe” me 700 faqe, edhe pėr “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat” me 500 faqe, etj. Ai nuk ishte i kėnaqur kurrė me punėn, kėrkonte ēdo ditė edhe mė shumė. Pa mbaruar njėri studim, pa dalė nė qarkullim njėri libėr e kishte filluar punėn pėr tjetrin. Mė vjen shumė keq qė nuk e pa tė botuar librin aq pėr zemėr “Hafiz Ali Ulqinaku, jeta dhe veprat”, pėr tė cilėn punoi njė kohė tė gjatė, po kėshtu me gjithė pėrpjekjet e bėra nuk arriti tė kryente dy punė me rėndėsi qė kishim planifikuar: “Historiku i medreseve tė Shkodrės” dhe “Xhamitė e Shkodrės”. Libri pėr Hafiz Ulqinakun doli nė qarkullim falė pėrkujdesjes sė Logos-it, madje doli njė botim luksoz, edhe mė i mirė seē e kishim pritur ne. Nuk e di a do tė kemi forcat e duhura pėr tė kryer dy botimet tjera qė i kishim nė plan, pėr medresetė dhe xhamitė e Shkodrės. Pėrmes kėtyre veprave ne synonim tė tregonim traditat e shquara kulturore tė Shkodrės pėr t’i treguar tė gjithėve dhe sidomos tė rinjve se, nė Shkodėr kanė jetuar dhe punuar dijetarė tė shquar, se kėtu kanė jetuar dhe punuar personalitete tė kulturės shqiptare, se ato kanė punuar dhe madje kanė shkrirė tė gjithė jetėn nė dobi tė fesė, tė atdheut, tė kulturės dhe tė shkencės shqiptare, tė edukimit dhe tė arsimimit tė breznive tė reja. Jo mė kot nė kėto treva ka njė trashėgimi tė shquar, sepse kjo ka pasur rrėnjė tė shėndosha tė ushqyera me mundin, djersėn, diturinė dhe gjakun e kėtij populli. Askush sot nuk mund t’i cėnojė apo t’i shkulė kėto. Dhe nė kėtė drejtim Faik Luli dha njė kontribut tė shquar si rrallėkush.
* Itali, Gusht 2005


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.