Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:27:

Elton Ndrecaj-shkodrani i famshem ne boten e modes Elton Ndrecaj mes famės dhe krenarisė

NGA GENTIAN MINGA

Gjithēka filloi kur, si pjesa mė e madhe e tė rinjve tė asaj kohe, Eltoni vendos tė emigrojė nė Itali nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė… Dhe nė fakt, nuk i shkoi aspak keq djalit nga Shkodra, i cili pėrtej Adriatikut nuk do tė gjente vetėm njė jetė mė tė mirė, por suksesin dhe famėn.
Sapo tė hynte nė botėn e modės, do tė sfilonte pėr stilistėt mė tė njohur nė Itali, ku veēojmė Dolce&Gabanėn dhe Calvin Klein. “Bota e modės ka qenė e mrekullueshme! Hyra nė kėtė ambient me tė dyja kėmbėt: Punoja si model, kurse nga ana tjetėr, krijova lidhje tė rėndėsishme me njėrėz me potencė nė fusha tė ndryshme. Ajo e modelit, ishte njė punė qė mė pėlqente jashtė mase, ndaj ato kohė i kujtoj me nostalgji” - shprehet Ndrecaj. Po atėherė, ēfarė e bėri shkodranin tė shkėputej nga moda kur ndihej mirė me tė?! “Kisha projekte mė ambicioze brenda vetes, dhe puna si model mė hapi dyert pėr tė realizuar ėndrrėn time mė tė madhe: Hollivudin” - thekson Eltoni… Ai e nis suksesin nė kinematografi, fillimisht nė Itali ku interpreton pėrkrah emrave tė njohur tė kinemasė italiane si: Brigid Nilsen, Valentina Persia apo Natalia Estrada. Punėn si aktor ai e eksporton nė Amerikė, ku deri tani ka realizuar disa filma. Projekti mė i fundit i Ndrecajt, ėshtė filmi “Last Wish”, me skenarist kunatin e tij, Leom. Janė firmosur kontratat me investitorėt e filmit, qė janė sponsora kalifornianė dhe buxheti i ka arritur nė rreth 3,5 milion dollarė. Gjithashtu, pritet qė Eltoni tė interpretojė pėrkrah Sharon Stoun dhe Robert de Niros, dy emrave Gjigant tė kinematografisė botėrore…
Sa e ndieni afėr apo larg veten tuaj nga Shqipėria dhe sa tė afėrt apo tė largėt ndiheni me vendin ku jetoni?
- Tė pėrcaktoj gjeografikisht largėsinė me Shqipėrinė, ėshtė e thjeshtė… Jam disa mijėra kilometra ose orė fluturimi larg. Gjithsesi, nuk e ndiej shumė kėtė largėsi, sepse kam komunikime tė vazhdueshme me fansat, gazetarėt dhe rrjetin e shqiptarėve qė jetojnė nė Amerikė apo kudo tjetėr nėpėr Botė. Kjo mė bėn tė kujtohem gjithnjė pėr Shqipėrinė! Kurse nė Amerikė, Kaliforni apo Los Anxheles ndihem pjesė e njė marrėveshjeje: Jam i huaj, por s’ndihem i tillė, sepse ēdo ditė njoh miq dhe njerėz tė rinjė… Lidhjet me ta forcohen gjithmonė e mė shumė dhe me tėrė kėto njohje dhe njerėz tė ngrohtė, mė duket sikur Los Anxhelesi ėshtė njė qytet i Shqipėrisė.

Kontakti me Shqipėrinė: I qėndrueshėm apo pėr t’u harruar?
- Shpresoj qė do tė jetė i qėndrueshėm! Kėtė do t‘ia kėrkojė gjithnjė vetes. Njeriu kurrė nuk duhet tė harrojė se nga vjen. Nėse harron tė shkuarėn, nuk vlen as pėr tė ardhmen! Ky ėshtė njė parim tė cilin ia kam ushqyer vetes, edhe pėr faktin se ishte Shqipėria ajo qė mė ngjalli etjet e para, qė mė mbrujti ėndrrat. Aty nė fund tė fundit, rrita edhe shtatin, u edukova dhe u arsimova. Kulturėn qė kam marrė nė vendin tim, as e kam harruar dhe as e kam ndryshuar. Kushedi!... Mbase vetėm e kam zgjeruar mė tepėr, fal vėzhgimit dhe njohjes sė kulturave tė ndryshme tė Botės.

Cila ėshtė gjėja qė nuk keni mundur ta gjeni atje, por qė nuk e keni pasur kurrė as nė Shqipėri?
- Ka shumė gjėra, tė cilat lidhen direkt me fakte dhe karaktere. Njeriu ėndėrron dhe pretendon shumė, kėrkesat e tij shkojnė pėrherė nė rritje... Sa mė shumė e njeh jetėn, aq mė tepėr kėrkon prej saj! Ky ėshtė parimi i ēdokujt qė dėshiron tė pėrparojė nė jetė. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh nėse diēka tė mungon. Ėshtė mė e vėshtirė akoma ta kėrkosh dhe gati e pamundur ta gjesh kur e di se kurrė nuk do tė arrish ta kesh… Gjithnjė njeriut i mungon diēka, nuk ndihet kurrė plotėsisht i realizuar! Sado qė tė pėrparojė, sado qė tė njohė… Personalisht, ende s’kam arritur ta gjejė se ēfarė mė mungon nė momente tė caktuara. Kur kam qenė nė Shqipėri mė kanė munguar shumė gjėra, pėr kėtė arsye kam qenė gjithnjė nė kėrkim. E njėjta gjė ndodh edhe kėtu: Jam ende nė kėrkim!

Cila ėshtė ajo gjė qė nuk e keni pasur nė Shqipėri, por atje e keni gjetur?
- Nėse do tė mė duhej tė kėrkoja tek vetja atė gjė qė mė ka munguar, jam i sigurt se do tė kishte qenė diēka qė ka lidhje me tė tjerė persona. Nėse kalojmė nė anėn profesionale tė gjėrave, mund tė them se larg vendit tim kam zbuluar aftėsi dhe pasione tė reja, tė cilat nuk i njihja mė parė. Dikur nė Shkodrėn time, as qė e mendoja se nė njė tė ardhme do tė isha nė gjendje tė realizoja njė pjesė tė mirė tė ėndrrave dhe projekteve ambicioze qė kam pasur… Po ja qė nė fakt, gjėrat shkuan mirė dhe tani po punoj qė t‘i perfeksionojė edhe mė arritjet e mia! Talenti lind me njeriun, kjo ėshtė e ditur tashmė! Ndoshta nė Shqipėri mė ka munguar mundėsia. Mundėsia pėr tė mbėrritur aty ku jam sot.

Do tė merreshit me kinema dhe sfilata, po tė jetonit ende nė Shqipėri?
- Arti jeton tek artisti gjithė jetės, pavarėsisht vendit ku ai ekziston! Ėshtė diēka qė ka tė bėjė me pasionin e njeriut, me talentin dhe mėnyrėn se si i pėrkushtohet ai artit. Sigurisht qė edhe nė Shqipėri do t‘i isha pėrkushtuar artit tė kinemasė dhe sfilatave, sepse kjo ka qenė gjithnjė ėndrra ime. Natyrshėm e kam tė pamundur tė pėrcaktojė njė tė kaluar apo njė tė ardhme timen nė Shqipėri, nė lidhje me artin. Jeta tė ēon nėpėr disa rrugė me tė cilat duhet tė pajtohesh. Nė kėtė mėnyrė, do tė kesh mundėsinė tė dish ēfarė mund tė bėsh me veten, kush ke qenė, kush je dhe kush dėshiron tė jesh. Ėshtė njė sfidė qė ka lidhje vetėm me personalitetin e njeriut, jo me vendin ku ai ndodhet. Ne tė kaluarėn dhe tė ardhmen tonė e quajmė rėndom fat, nė njė kohė qė jeta na provon tė kundėrtėn: Ka shumė gjėra qė duhet t‘i bashkėrendosh pėr tė ndėrtuar jetėn tėnde dhe pėr ta quajtur veten me fat ose jo. Mendimet dhe paragjykimet, vendosmėria dhe pėrsosmėria, talenti dhe pasioni, vullneti dhe lidhjet shoqėrore janė vendimtare nė jetėt tona. Mbase nė Shqipėri, nė ambientin ku do tė isha rritur, me siguri nuk do tė kisha arritur kurrė kėtu ku jam sot.
Cili ėshtė gjykimi yt pėr karrierėn tėnde tė deritanishme, publikun shqiptar dhe atė tė huaj?
- Tė gjykosh karrierėn s’mund tė them se ėshtė njė sfidė. Asnjėherė nuk do tė arrij tė nxjerrė pėrfundime tė plota pėr kėtė pjesė tė jetės sime. E kam tė vėshtirė tė paragjykojė tė ardhmen, megjithatė, po punoj shumė dhe shpresoj qė tė arrijė lartėsi tė reja… Kėshtu, do tė kem mundėsinė tė ngrihem mė lart edhe nė sytė e publikut shqiptar, i cili dita-ditės po i vlerėson pėrpjekjet e mia. Me publikun e huaj, ndodh e njėjta gjė. Kjo sepse tė gjithė sot kanė dėshirė tė shohin fytyra tė reja nė faqet e gazetave, revistave apo ekraneve televizive…

Publiku... Si ėshtė ai ku ti jeton krahasuar me tė kėtushmin?
- Parimi i publikut ėshtė i njėjti, kudo qė tė jesh: Ai thotė Bėhu interesant pėr syrin tim, ndėrsa unė do tė tė vėzhgoj me vėmendje! Mendoj se si atje nė Shqipėri, si kėtu nė Amerikė gjithēka varet nga interesimi qė ngjall te publiku. Gjithēka varet nga ajo ēfarė i ofron atij! Gjithnjė pėrpiqem tė gjejė mundėsi tė reja dhe tė jem sa mė dinjitoz… Paraqitjet e mia nė ekran po lenė pėrshtypje tė mira gjithandej. Kjo mė kėnaq, por nga ana tjetėr mė bėn tė kėrkojė mė tepėr nga vetja. Mė nxit tė gjejė sa mė shumė tė reja interesante nė personalitetin dhe temperamentin tim artistik, detaje tė cilat mund t‘ia dhurojė pastaj publikut shqiptar dhe atij tė huaj.

Cili ėshtė roli (luajtur prej jush) qė e keni mė pėr zemėr dhe qė ju lidh mė shumė me Shqipėrinė?
- Tė kėrkosh dhe tė gjesh se cilat prej roleve i pėrshtaten mė shumė jetės shqiptare, ėshtė paksa e vėshtirė. Filmi ku kam interpretuar, “The Gun” ėshtė mė i pėrshtatshmi pėr kėtė temė... Aty luaj rolin e njė keqbėrėsi, i cili nė fund ndahet nga kjo jetė nė rrethana jo fort njerėzore. Mbase ėshtė momenti t`i kėrkojė rinisė shqiptare qė tė gjejė mėnyra tė tjera argėtimi. Jeta ėshtė tepėr e bukur dhe nėse di tė kėrkosh mund t`i gjesh kėnaqėsitė qė tė fal.

Cili ėshtė tipari pozitiv mė i spikatur i shqiptarėve dhe cili ėshtė ai tipar apo mentalitet, nga i cili duhet hequr dorė?
- Mendoj se tipari mė pozitiv ėshtė shpirtbardhėsia dhe mikpritja, gjė tė cilėn nuk arrin ta gjesh thuajse nė asnjė vend tjetėr tė Botės. Tė paktėn jo nė vendet qė kam pasur rastin tė vizitojė! Mendoj se duhet hequr dorė nga disa mentalitete tė cilat e largojnė popullin tonė nga kultura botėrore dhe e zgjerojnė hendekun mes nesh dhe vendeve tė tjera tė qytetėruara dhe tė zhvilluara.

Cili ėshtė projekti qė keni aktualisht nė dorė dhe qė po pėrpiqeni me ēdo kusht ta realizoni aty ku jetoni dhe punoni?
- Njėri nga projektet mė tė rėndėsishme dhe qė pres tė jap fryte, ėshtė “LAST WISH” (Amaneti i fundit). Aty kam njė rol tepėr tė rėndėsishėm, ndaj po kujdesem personalisht pėr pjesėn time nė kėtė project. Interpretoj tė dashurin e protagonistes! Nga ana tjetėr, vazhdon tė punohet mbi pėrzgjedhjen e aktorėve tė njė filmi ku pėr rolin kryesor ėshtė marrė fjala e divės sė Hollivudit, Sharon Stoun. Pres gjithashtu qė nė fillim tė pranverės 2006 tė fillojnė xhirimet e filmit “Grief” ku interpretoj rolin e njė mafiozi italian pėrkrah aktorėve tė mirėnjohur Robert De Niro, Xho Mantenja dhe Rej Liota. Producent ekzekutiv nė kėtė film ėshtė miku im, Romeo Antonio.

A do ta sillni kėtė projekt edhe nė Shqipėri?
- Bėn pjesė nė planet e mia mė tė afėrta! Do tė isha i lumtur nėse populli shqiptar do tė krenohej me mua, sikurse ndodh tė krenohet me shumė shqiptarė tė suksesshėm nėpėr Botė.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.