Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:40:

Frederik Ndoci - Rikthimi i rebelit


nga Neritan Kraja



"Katerina” ėshtė dopio disku debutues amerikan pėr Ndocin, njė kėngėtar italo-shqiptar, i njohur nė formimin e tij si artist nga fansėt e muzikės sė Frederik Ndocit.
Nuk janė vetėm dėgjuesit e ekspozuar nė tėrėsinė e spektrit tė sė ardhmes sė tij pėr tė qenė nė rangun e zėrave legjendarė (bariton, tenor, kundėrtenor), por Ndoci i fton dėgjuesit e kėngėve tė tij, tė kėndojnė nė anglisht, spanjisht, italisht, greqisht, frėngjisht dhe shqip gjithashtu. Mbėshtetur nga njė akustikė dhe panoramė tingulli sintetik, qė pėrfshin njė grup yjesh ndėrkombėtarė tė muzikės dhe disa nga efektet mė tė mira zanore tė ambientit tė padėgjuara mė parė nė ndonjė regjistrim popullor, Ndoci rrėshqet lehtėsisht pėrmes njė peizazhi dėgjimor, qė lėviz nė mėnyrė konstante.
*(Kjo ėshtė njė pjesė e tekstit qė shoqėron prezantimin e diskut tė ri tė Frederik Ndocit nė sitin target=_blank>www.laMusica.com, njė ndėr sitet mė tė njohur tė muzikės.)
Frederik, prej vitesh jeni vendosur nė Amerikė dhe keni ndėrtuar jetėn tuaj atje. Para pak kohėsh keni realizuar albumin tuaj tė ri me kėngė. Ēfarė pėrfaqėson ky album pėr karrierėn tuaj?
Ka qenė maji i vitit 1996, kur vendosa tė largohem nga kontinenti plak i Europės. Arsyeja ishte objektive dhe subjektive. Nuk e di nėse keni informacion pėr karrierėn time para “96”-tės, por unė debutoja nėpėr skenat e ndryshme tė Europės, me grupet: “Rose Rosse”, pastaj me grupin “Pagina d’Album” e mė vonė do tė bėhesha ortak ose bashkėpronar i grupit pėr gati dy vjet. Kėtu fillon edhe karriera dhe regjistrimi i CD-ve si “Federico e Pagina d’Album” me titull “Di tutto di piu”. Kuptohet, mė shumė ishin kėngė italisht dhe spanjisht. Gjatė kėsaj kohe ishte e ndaluar pėr mua qė tė tregoja kombėsinė, pra njė shkatėrrim shpirtėror i pakrahasueshėm pėr artistin. Por nevoja pėr tė mbijetuar justifikonte vuajtjen. Pas pak kohėsh erdhi edhe albumi i dytė “Sono Gitano” (Jam rrom, domethėnė pa atdhe). Disku u prit mirė, por nė tė njėjtėn kohė filluan edhe rebelimet e mia. Bashkėpunėtorėt po mė preknin tė ardhurat, domethėnė po tregonin se ndershmėria nga ana e tyre ishte tjetėr planet. Kjo ishte edhe arsyeja qė unė hapa gjyq ndaj tyre dhe karriera ime do tė vazhdonte me njė grup tė ri, “Les Bon-Bon”. Grupi pėrmbante elemente nga e gjithė Europa. Ėshtė pikėrisht grupi me tė cilin kam ardhur nė Shqipėri nė vitin 1995 dhe kam dhėnė disa shfaqje. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali, pothuajse tė gjithė radiot dhe televizionet jepnin kėngė dhe video nga albumet e mia. Isha rritur mjaft dhe pėr kėtė mund tė dėshmojnė tė gjithė bashkatdhetarėt e mi nė Itali, Spanjė, Gjermani, Zvicėr, e tė tjerė. Gjatė kėsaj periudhe isha mjaft i kėrkuar dhe i mirėpaguar. Bėja rreth 26 koncerte nė muaj dhe kjo ishte njė mesatare mjaft dėrrmuese duke pasur parasysh edhe lėvizjet gjeografike tė koncerteve dhe orėt qė shpenzoheshin pėr udhėtim dhe shfaqje. Mendoni, duhej gjetur koha edhe pėr intervista nė radio apo televizione. Kisha njė skuadėr pas, pėrveē orkestrės dhe ekipit plotėsues tė prapavijės dhe tė gjithė kėta paguheshin. Njė ditė erdhi koha qė metastazat e sėmundjes qė mė zinte frymėn (mohimi i origjinės) tė mė pushtonin tė gjithin dhe nė njė emision televiziv deklarova se jam shqiptar. Pėr tė mos u futur mė nė detaje kjo ishte edhe arsyeja qė udhėtimi drejt Amerikės ishte njė shpresė e re dhe domosdoshmėri pėr jetėn time. Kthimi nė atdhe ishte pothuajse i paimagjinueshėm, pasi viti 1995 ishte plot me tė papritura edhe pėr atdheun. Kujtoni piramidat dhe klubet. Njerėzit e justifikonin me bollėkun e madh qė solli demokracia. Unė, pėrveē simpatisė sė njerėzve, nuk gėzoja asgjė tjetėr. Shtėpia ishte grabitur me forcė, vendi i punės (Teatri “Migjeni”) nuk siguronte punonjėsit me rroga. Si mund tė imagjinoja njė kthim kur bashkėpunėtori im, Ardit Gjebrea, mė thoshte: “Frederik, unė nuk mund tė qėndroj dot nė Itali, kėtu janė hipokritėt nė pėrmasa dinosaurėsh dhe sigurisht, tė gjesh vetveten nė jug tė Italisė ishte dhe mbetet njė pamundėsi gjeometrike, pavarėsisht nga fuqia e talentit”. Njė arsye mjaft e fortė ishte edhe oferta e njė kishe kristiane ‘South California’ (Cristian heritage College& Shadow Mountain Church) pėr tė regjistruar njė CD “Fredrik and friends”, me titull “The good news of love” nė anglisht, me kėngė tė reja kristiane. CD-ja u realizua, por ėndrrat mbetėn disi tė venitura dhe tė shkelura nga njerėzit qė mė rrethonin. U gjenda i tradhėtuar nė vitin 1997 dhe fenomeni i familjes shqiptare nė liri absolute jep shkas pėr dekompozim tė menjėhershėm. Njerėzit e formuar me njė skepticizėm moral tė dobėt bėhen pre e naivitetit dhe sulmeve tė tė papriturave tė jetės dhe besojnė njė tė ardhme abstrakte dhe njė jetėgjatėsie pa limit. (Kjo do tė ishte pėrsa i pėrket fenomenit ish-familje me baza morale tė “Njeriut tė ri”, gjė qė ėshtė flluskė sapuni para tė mbijetuarit nė kapitalizėm).
Interesante janė detajet nga jeta dhe peripecitė tuaja artistike. Por le tė kthehemi tek albumi i ri pėr disa detaje mė shumė? Sa kėngė pėrmban albumi? Ēfarė natyre kanė kėngėt? Ju jeni kantautor i tyre, apo kėngėt vijnė si produkt i bashkėpunimeve tė tjera artistike?
Realizimi i albumit tė ri ka dashur pothuajse 1000 ditė punė nga kompanitė “Gipsy Eagles” dhe “Blue November”. Punė intensive nė gjetjen e materialeve, nė regjistrimin, orkestrimin, miksimin e tyre dhe finalizimin e tyre. Kėngėt janė tė zhanreve tė ndryshme, romanca, balada, rok klasik, disko dens etj. Janė 17 kėngė nė gjashtė e gjysmė gjuhe anglisht, spanjisht, italisht, frėngjisht, nė dialektin napolitan, njė kėngė e muzikės sė lehtė greke dhe njė kėngė baladė nė shqip. Kėngėt janė krijuar nga kompozitorė tė ndryshėm nga Bota dhe disa janė kėngė ‘Revival’, ndėrsa gjashtė kėngė janė marrė nga kompozimet e mia, sidomos nga krijimet e mia tė adoleshencės). Instrumentistėt qė luajtėn nė kėtė CD janė nga mė tė famshmit. Ndėrsa inxhinierėt ndėr mė tė njohurit. Fati e solli qė bashkėpunimi me George Gesner (producent) tė ishte i pėrmasave tė pėrbotshme, kėshtu qė jehona e suksesit me siguri do tė arrijnė edhe te ju. Pėr suksesin e albumit ėshtė ende herėt, por promovimi i tij ishte mjaft domethėnės dhe premtues. Morėn pjesė artistė VIP-a tė inkuadruar nė Manhattan si dhe tė ftuar nga Shqipėria. Ndėrsa suksesi mund tė vlerėsohet edhe nga shkrimet qė janė nė qarkullim sot, pėr shembull: http:/LaMusica.com, ose nė “manhattan today”, ”Iliria”, “Bota sot”, etj.
E ndiqni muzikėn e lehtė shqiptare qė prodhohet nė Shqipėri? Cilat janė dukuritė qė e shoqėrojnė atė sipas gjykimit tuaj? Ku ndryshon ajo nga muzika qė prodhojnė kompozitorėt apo kantautorėt shqiptarė, por qė jetojnė jashtė kufinjve?
Muzikėn e lehtė shqiptare nė tė vėrtetė e kam ndjekur me interes, por jo intensivisht. Mendoj se ndikimi i huaj dhe zhvendosja e vėmendjes pėr tė krijuar diēka tė re ka qenė pre e rutinės dhe e largimit nga e bukura. Kuptohet se plagjatura nė muzikė ngandonjėherė ėshtė e paevitueshme, por jo qėllim nė vetvete. Kur njė krijim pėlqėhet nga masa e gjerė aty pėr aty, tė shumtėn e rasteve i ka ngjarė flakės sė kashtės dhe mbijetesa e materialit ka qenė qesharake. Nė kohėn tonė (nė asnjė mėnyrė idealizim) censura ka bėrė edhe njė parapėrgatitje cilėsore, gjė qė rriste edhe pėrgjegjėsinė. Ndėrsa sot, emrat, paratė bėjnė gjithēka. Aftėsia sot ėshtė asgjė para shtėllungės sė parave. Vėrtet paratė qė mora unė nga Shqipėria ishin tė papėrfillshme, ndėrsa suksesi mendoj se ėshtė i pavdekshėm. Si mund tė priten ndryshe debutuesit tanė nė festivalet e ndryshme ndėrkombėtare ku i jepet pėrparėsi ngjashmėrisė sė stadit, formės dhe kohės sė kėngėve dhe jo nevojės qė krijuesit tė krijojnė diēka qė pėrfaqėson tonet dhe bulėzat tona muzikore, qoftė edhe tė frymėzuara nga folklori ynė? Pse duhet t’i tregojmė Europės qė ne dijmė tė bėjmė rep, tekno, hip-hop nė stilin zezak, kur Bota ka njė interes pėr intonacionet e harruara kombėtare? Ne jemi ndėr kombet mė tė vjetėr tė Europės dhe me muzikėn qė bėjmė, nuk po arrijmė tė dėshmojmė pikėrisht kėtė. Krijimet e Ēesk Zadejės, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Tish Daisė, Avni Mulės, Simon Gjonit, Ferdinand Dedės, Kujtim Laros, Aleksandėr Peēit, Limoz Dizdarit, Zef Ēobės, Ardit Gjebresė etj., muzika e tyre ėshtė pikėrisht e pavdekshme se mban atė qė ėshtė e jona, domethėnė bulėza kombėtare tė folklorit tonė. Nuk them qė muzika e lehtė tė jetė komplet e mbėshtetur nė folk, por gjithsesi jo e mbėshtetur nė folklorin “south afrikan”. Nė pėrgjithėsi krijuesit shqiptarė janė zhvilluar nė pėrmasa gjeometrike me krijuesit jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Arsyeja objektive qė nuk jemi nė kontakt tė vazhdueshėm me lėvizjet e jetės artistike tė zhvilluar nė vendin tonė (Shqipėri), ka tė bėjė me faktin qė artisti dhe krijuesi nė mėrgim mbeten me vizionin konservator dhe pothuajse tė prapambetur me krijuesin vendas (po ta quajmė kėshtu).
A ka pasur ndonjė moment nė jetėn tuaj kur keni menduar se e gjithė sakrifica pėr tė ndėrtuar njė karrierė artistike jashtė atdheut ka kapėrcyer forcat tuaja dhe se duhej tė hiqnit dorė?
Shumė herė artisti ka zhgėnjime, kuptohet shumė mė tepėr se njeriu i thjeshtė. Artisti vdes disa herė, bile shumė herė jo vetėm nė Botė, por edhe brenda jetės sė tij artistike. Kur kalon nga njė lagje nė njė tjetėr ndeshesh me njė kulturė tė re. Mendo tė kalosh kontinente, se me ēfarė fenomenesh gjendesh! Mundėsia e realizimit ėshtė njė kategori filozofike e re nė kapitalizėm. Kapitalizmi nuk tė pret ty si kompozitor apo si artist. Pėr kapitalizmin, njė i ri i sapoardhur ėshtė njė plan mishi pėr ta grirė, nėse ai nuk di tė mbijetojė. Kėshtu, meqė unė nuk shkova si kontigjent artistėsh i dėrguar nga shteti im me dieta pėr tė studiuar jashtė, por dola si refugjat, mė priti i njėjti fat si gjithė refugjatėt e tjerė. Pa ēka se fati mė ndihmoi qė tė futesha disi nė jetėn artistike dhe falė bagazhit dhe punės intensive u ndodha nė radhėt e artistėve qė dikur pėr ne ishin tė paarritshėm.
Sa jeni integruar nė jetėn amerikane dhe sa ju mungon atdheu juaj?
Pyetja mė absurde ėshtė se “sa ju ka munguar atdheu”.
Nė kohė vuajtjesh (pėrfshirė kėtu tėrė jetėn e mėrgimtarit) mungesa e atdheut kthehet nė brengė dhe burim i pėrmasave galaktike. Fenomen qė pėrfshihet nė tėrė krijimtarinė botėrore. Kėngėt dhe krijimet mė tė bukura janė tema e vendlindjes. Kėtu nuk kam parasysh vetėm Rilindasit tanė, por kompozitorėt dhe krijuesit e gjithė Botės.
Kėshtu qė edhe tek unė do ta shikoni qė pothuajse nė tė gjitha kėngėt e albumit tė ri gjendet tema e mungesės sė atdheut. Tek “The crying field” (Fusha e lotėve), me motive nga Dibra dhe Vlora, “Glass heart” (Zemra e kristaltė) qė ėshtė e regjistruar edhe nė spanjisht “Corason de cristal”, “All the love in the World” (Gjithė dashuritė e Botės”, “Zonja Shkodėr”, “Caterina” “Piano on a moon”, “Falling in love again”, (Tė dashurosh nga e para edhe njė herė) ”La danza”, “Peshkatari i perlave”, “Return to me (kthehu tek unė), “Anche senza di te” (Edhe pa ty vazhdoj), “El dichioso soy yo”, (Sa me fat qė tė kam ty), pėrshkohen nga njė ndjenjė mjaft e dukshme e nostalgjisė pėr atdheun. Me siguri qė nė tė ardhmen do tė shkojė duke u rritur dhe krijimet e reja do tė jenė deri ndoshta monotone pėr njerėzit qė ėndėrrojnė tė ikin qė atje. Nuk ėshtė kėnaqėsi emigrimi nė jetėn e njė kombi, por disa herė ėshtė domosdoshmėri dhe kjo arrihet nė bazė tė instiktit dhe aftėsive tė personit. Meqenėse qė nė moshė tė vogėl kemi ndierė mungesėn e pranisė sė prindėrve (turnet e gjata tė punės), pastaj jeta si konviktorė, tė gjitha kėto kanė ndikuar qė tė forcohet karakteri dhe personaliteti nė kushte dhe rrethana tė ndryshme.
Sa ka ndikuar stacionimi juaj nė Amerikė nė frymėzimin tuaj artistik?
Tė thuash fjalėn tėnde nga Amerika ėshtė pak mė e lehtė se tė thuash fjalėn tėnde nga ēdo shtet tjetėr i Europės. Pasi Amerika ėshtė krijuar me refugjatė dhe kombėsi tė ndryshme. Konkurrenca kėtu ėshtė e pa limit, por jo qė tė tė frenojė dhe tė mos lejojė qė tė ecėsh pėrpara nėse ke pak brumė.
Le t’i kujtojmė pak lexuesve tanė pėr kohėn kur ju sė pari u shfaqėt nė ekranin shqiptar. Atėherė djalosh i ri, sė bashku me njė grup djemsh tė talentuar, tė cilėt dolėn nė skenė me emrin “Na bashkoi kėnga popullore”. Tė gjithė studentė tė arteve. Pastaj pjesėmarrja nė kinema e mė tej konkurrime dhe vlerėsime si solist. Ēfarė momentesh mund tė rikujtoni nga ajo kohė? Pėr cilat emocione tė provuara ndieni akoma nostalgji?
Jeta ime artistike ka filluar qė nė moshė tė mitur. Ishte fat qė festivalet kombėtare pėr fėmijė zhvilloheshin nė Shkodėr nė qytetin tim tė lindjes. Kėngėt dhe ēmimet kanė qenė tė pėrhershme. Pastaj mė vonė nė shkollėn e muzikės “Prenkė Jakova”, nė aktivitete tė ndryshme deri nė Orkestrėn Simfonike tė Shkodrės (si oboist) tė drejtuar nga dirigjenti Ermir Krantja. Fakulteti i Dramės nė vitin 1978 dhe oferta me grupin “Na bashkoi kėnga popullore”, aktivitetet dhe turnetė me kėtė grup, kėngėt solo dhe duetet me kėngėtarėt Valdete Hoxha, Zeliha Sina, Irma Libohova, Agim Duro, mė pas inkuadrimi me Estradėn e Tiranės, edhe kėto janė mbresa tė pashlyeshme deri nė dėbimin nga grupi (dėnimi nė vitin 1982).
Pastaj vjen mbarimi i fakultetit dhe emėrimi nė Estradėn e Shkodrės si aktor. Kinoprovat dhe aktivizimi nė filma tė ndryshėm, si “Nė ēdo stinė”, “Dasma e shtyrė”, “Fundi i njė gjakmarrje”,”Flutura nė kabinėn time”, “Kur hapen dyert e jetės”, “Edhe ashtu, edhe kėshtu”. Pjesėmarrja nė festivalet e Radios dhe tė Televizionit si dhe festivalet e Pranverės ishin tė shumtė. Do tė duheshin orė dhe ditė tė tėra qė tė tregoja detaje se cili ishtė mė i bukur dhe mė interesant se tjetri.
Po tė mė jepet mundėsia nė tė ardhmen, krahas albumeve, pse jo edhe inkuadrimi dhe sipėrmarrja nė njė film nuk do tė ishte njė ėndėrr e parealizueshme.
Nė Amerikė dihet se ka njė bashkėsi shqiptarėsh, tė cilėt pėrpiqen tė mbajnė gjallė identitetin, traditat, komunikimin ndėrmjet emigrantėve tė tė gjitha kohėve. Cila ėshtė lidhja juaj me kėtė bashkėsi?
Kėtu janė breza shqiptarėsh (pėr nga largimi), nga mė tė ndryshmit. Kuptohet, artisti e ka mundėsinė qė t’i takojė pothuajse tė gjithė, pasi puna e ime ka qenė dhe mbetet impenjuese pėr shqiptarėt kėtu nė kurbet. Ndihmesė japin gjithashtu edhe artistėt e tjerė shqiptarė. Bashkėpunimi me to pėr mua ka qenė mjaft i suksesshėm dhe pa hezitim, pavarėsisht qė shumica e jonė ėshtė e pėrēarė dhe njė dashuri hipokrite shoqėron nė tė shumtėn e rasteve. Shumė herė ndodh tė ketė zėnka dhe mėri mes nesh. Unė po flas nė vetėn e parė nė numrin njėjės, por unė vetė personalisht nuk kam tė tilla. Mungesa e njė vatre kulture e bėn shumė tė vėshtirė mbijetesėn e artistit. Kėtu institucionet fetare janė nga mė luksozet pėrsa i pėrket krahasimit me kombet e tjerė, ndėrsa po tė kesh ndonjė takim me ndonjė artist, shkrimtar apo aktor, duhet tė lesh takim nė ndonjė piceri apo restorant, pasi vetėm ne shqiptarėt nuk kemi ndėrtesė apo sallė kulture. Tė gjithė kombet e tjerė i kanė. Shqiptarėt e vjetėr nuk e kuptojnė domosdoshmėrinė e kėsaj dhe tė rinjtė nuk i kanė mundėsitė pėr tė investuar pėr kėtė. Kėshtu qė artistėt mbeten pa strehėn e tyre. Kėshtu qė edhe populli mėrgimtar do tė marrė art, kėnaqėsi nga ne tė pastrehėt.
Besojmė se lexuesit tanė kėrkojnė tė dinė diēka mė tepėr lidhur me jetėn tuaj private. Diēka mė shumė pėr familjen tuaj...
Jam i martuar dhe i lumtur me Aidėn, shqiptare nga (Korēa-Borshi-Durrėsi). Fatmirėsisht kėndon mjaft bukur dhe nė CD-nė e re, herė pas here do tė dėgjoni zėrin e saj nė motivet burimore tė kėngėve tė reja, tė krijuara nga unė.
Cilat janė ndryshimet qė ka pėsuar Frederik Ndoci gjatė kėtyre viteve larg Shqipėrisė? Nė karakterin dhe personalitetin e tij? I ndihmon emigrimi njerėzit qė tė “rriten”, apo tė ndryshojnė?
Artisti pėrveē pjekurisė fiziologjike ka edhe njė pjekuri artistike tė paevitueshme (gjithnjė nėse ėshtė kėrkues dhe nuk rresht sė studiuari). Sa mė shumė kohė kalon, aq mė i vogėl tė duket vetja dhe aq mė shumė shtohet pėrgjegjėsia pėr tė krijuar. Artisti nuk ka kohė tė korrigjojė tė kaluarėn, ai nėse nuk di se pėrmes asaj qė arriti dhe atyre qė e presin ėshtė njė kėnetė e tėrė. Ai duhet tė bėjė qė kjo kėnetė tė thahet dhe tė lartėsohet, duke mos i vlerėsuar vetė veprat e tij, por duke lėnė qė tė tjerėt tė flasin pėr ato. Emigrimi ėshtė pengesė serioze e zhvillimit tė tij, nga pika ku ėshtė nisur, ai duhet tė pėrshtatet me kushtet e reja dhe nė bazė tė kushteve, dijes dhe studimit tė sė resė, mund tė arrijė diēka. Ka raste qė edhe referimet dhe miqtė janė mė tė fuqishėm se aftėsia, por fatkeqėsisht unė nuk kam pasur tė tillė asnjėherė nė jetėn time, pėrveē Ardit Gjebresė, i cili me rrethin dhe dashamirėsinė e tij bėri qė tė rihabilitohesha dhe tė kthehesha sėrish nė skenė nė vitin 1986.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.