Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:44:

Historiku i bibliotekave tė Shkodrės


Alma Mile

Tradita e bibliotekave nė Shkodėr ėshtė shumė e hershme, madje fillesat e saj shkojnė qysh prej periudhės ilire. Njė shqiptaro-kroat i njohur me emėr Aleksandėr Stipēeviē, nė “Historinė e librit” shėnon se nė Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanė qenė edhe nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nė veprėn e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrės” thuhet se ka pasur anale tė shkruara nė gjuhėn e popullit. Sipas tė dhėnave tė Farlatit nė “Illyricum Sacrum”, “qendra tė rėndėsishme tė administratės e kulturės me arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė arqipeshkėvitė e Durrėsit, Tivarit, Shkodrės e Shkupit”. Madje nė Shkodra njihet edhe si bėrthama e parė e bibliotekave publike nė Shqipėri. Nė vitin 1917, u hap e para bibliotekė shtetėrore e quajtur Biblioteka e “Komisisė letrare”, qė u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e krijimit tė bibliotekave, pasi ai pėr herė tė parė futi konceptin e kopjes sė detyruar. Disa vite mė vonė, kur u krijua shteti shqiptar, banorėt e Shkodrės ia falėn kėtė bibliotekė Tiranės dhe nė 28 nėntor 1922 u krijua Biblioteka Kombėtare me njė fond prej 6 mijė librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrės i pėrkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut tė Tabakėve apo Kėllyēit, e cila fatkeqėsisht nuk ekziston mė, sepse u dogj. Ka qenė shumė e pasur me dorėshkrime nė gjuhėn orientale dhe ka tėrhequr gjithnjė vėmendjen e studiuesve tė huaj, 1834 biblioteka e Vakėfit, nė 1858 biblioteka e Etėrve Jezuitė, 1875 Biblioteka e Franēeskanėve, 1899 e Shoqėrisė “Bashkimi”, 1901 e Shoqėrisė “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonė”, nė vitin 1917 e “Komisisė letrare”, 1919 e Shoqėrisė Vllaznia. Duhet theksuar qė nė kėto biblioteka kanė shėrbyer albanologė nga mė tė shquarit, si Hil Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenė italian, e ka quajtue veten gjithnjė shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Kolė Kamzi, etj.
Por Shkodra njihet edhe si qyteti i shtypshkronjave tė para. Thuhet qė njėfarė Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti njė shtypshkronjė dhe nė vitin 1563 shtypi njė libėr kishtar. Duhet pėrmendur mė pas shtypshkronja e Jezuitėve nė vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhėtarit Hamdi Bushati, nė kėtė shtypshkronjė, qė nga viti 1871 e deri nė 1938 janė shtypur 411 tituj. Pas kėsaj u hapėn edhe tė tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Franēeskanėve. Kjo traditė nė fushėn e bibliotekave dhe tė shtypshkronjave bėri qė nė Shkodėr tė dalin dhe gazetat e para zyrtare. “Shkodra”, quhej organi zyrtar i vilajetit tė Shkodrės, pėr tė vazhduar me tė tjera gazeta jozyrtare si “Ylqija e zemrės sė Krishtit”, apo me revistat mė tė njohura pėr kohėn “Hylli i dritės” dhe “Leka”, si dhe revista tė tjera fetare, mes tė cilave dhe “Kultura islame”




23/04/2006



Shkodra nė librat antikuarė


Alma Mile

Pėr herė tė parė, nė ambientet e bibliotekės sė Shkodrės ekspozohen ekzemplarė tė rrallė qė i pėrkasin shekujve XV, vepra tė Bogdanit, Barletit, deri tek dorėshkrimet origjinale tė Gjergj Fishtės

Mes atyre letrave tė zverdhura prej kohėve, zuri fill shqipja e shkruar e mė vonė epopetė e mėdha tė letėrisė. Aty janė ekzemplarė tė rrallė, qė renditen ndėr botimet e para nė Evropė, qė datojnė nė shek. XV, vepra kushtuar Skėnderbeut, pėrpjekjet e Pjetėr Bogdanit pėr shqipen e shkruar, dialekte tė gegėnishtes, shkrimi origjinal i Gjergj Fishės, At Shtjefėn Gjeēovit…. Njė pasuri e tėrė, e cila pėr herė tė parė ekspozohet pėr publikun, nė ambientet e Bibliotekės Publike “Marin Barleti” nė Shkodėr. Nė kuadrin e Ditės Botėrore tė Librit, me nismėn Fondacionit “Pro Helvecia”, dhe projektit tė tij “Qytetet Krijuese”, qė nė Shkodėr pėrfaqėsohet nga poetja Ledia Dushi, Bashkisė dhe Bibliotekės, nė qytetin verior u organizua njė aktivitet 3-ditor. Dita e parė u quajt “Dita e fondeve tė hapura”. “Ne jemi bibliotekė tradicionale qė punojmė me fonde tė mbyllura ndryshe nga bibliotekat e botės dhe lexuesi komunikon me librin vetėm pėrmes skedarėve. Pėr tė krijuar njė imazh tė ri tė bibliotekės, gjatė kėsaj dite fondet u vizituan nga nxėnėsit e ciklit 9-vjeēar dhe atij tė mesėm, me qėllim qė ata tė afrohen me librin dhe tė dinė ēfarė fondesh ka biblioteka e si punohet nė tė”, -thotė drejtori i Bibliotekės Gjovalin Ēuni. Dita e dytė u quajt “Dita e Antikuariatit” dhe e treta “Dita e botimeve bashkėkohore”, gjatė sė cilės shtėpi tė ndryshme botuese si “Camaj-Pipa”, “Ars”, “Shtjefni”, “Phoenix Shkodra”, “Elena Kadare”, “Botime franēeskane”, etj. ekspozojnė botimet e tyre. “E keqja ėshtė qė ne kemi mbetur nė stadin qė Shkodra ka qenė dhe gjithnjė i referohemi viteve mė parė, por e rėndėsishme ėshtė tė tregojmė qė Shkodra ėshtė. Andaj krahas ditės sė antikuariatit ne zhvillojmė dhe atė tė botimeve bashkėkohore, qė shpalosen vlerat qė prodhohen sot. Kjo shoqėrohet edhe me njė tryezė tė rrumbullaktė ku marrin pjesė njerėz tė letrave, shkrimtarė, botues, studiues”, - vazhdon Ēuni. Por sigurisht njė nga momentet mė interesante ishte ekspozimi pėr herė tė parė i disa ekzemplarėve tė rrallė, qė prej vitesh ruhen nė fondet e “Marin Barletit”. Bėhet fjalė pėr libra tė njohur nga lexuesi, por qė ai nuk ka pasur kurrė mundėsi t’i shohė. Kėshtu nė stendat e veshura nė letėr-kadife tė kuqe, nėn efektin e dritave u ekspozuan dy “Inkunabula”, qė sipas drejtorit Ēuni quhen ndryshe edhe djepi i librave, pasi pėrbėjnė botimet e para qė me shpikjen e shtypshkronjės sė Gutenbergut, deri nė vitin 1500. Janė ekzemplare tė rralla nė tė gjithė botėn, me pėrmbajtje fetare dhe kanė si karakteristikė pėrdorimin e miniaturave. Pėr tė vazhduar me librin e Marin Barletit “Historia e Skėnderbeut” e vitit 1578 i shtypur nė Frankfurt, disa produkte tė vilajetit tė Shkodrės dhe Kosovės, fjalorė njė dhe dygjuhėsh, si turqisht, latinisht, italisht, anglisht-frengjisht, anglisht-turqisht, etj. Gjithashtu u ekspozuan pėr 24 orė disa dorėshkrime me vlerė tė autorėve shkodranė, si veprat e Justin Rrotės, dorėshkrimet origjinale tė disa kėngėve tė “Lahutės sė Malcisė” tė Gjergj Fishtės, disa letra tė Dora D’Istrias, drejtuar personaliteteve tė ndryshme nė Shkodėr, dorėshkrime origjinale tė At Shtjefėn Gjeēovit mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit, si dhe disa vjersha tė njė autori italian, qė ka jetuar nė Shkodėr G. Giovani, qė i pėrkasin vitit 1864 dhe ka shkruar me njė shkodranishte tė vjetėr e bazuar nė gėrmat latine, si dhe disa dorėshkrime tė padeshifruara tė shkruara po nė shkodranishten e vjetėr, njė nga dialektet e gegėrishtes, qė ka pėr bazė gėrmat latine. Por kėto janė vetėm disa nga veprat-antikuare qė ruhen nė fondin e bibliotekės sė Shkodrės, e cila numėron 2 mijė syresh. Duke qenė se pėrmbajtja e tyre ėshtė kryesisht fetare, ėshtė mėse e qartė edhe prejardhja, apo historia e mbėrritjes sė tyre nė fondet e bibliotekės. Ndoshta pėrmes njė procesi jo fort tė “bukur”. Pas mbylljes sė enteve fetare nė vitin 1946, doli njė ligj sipas sė cilit njė pjesė e pasurisė sė tyre ėshtė shtetėzuar dhe pjesa mė e ēmuar ėshtė vendosur nė bibliotekėn e qytetit. Sipas drejtorit Gjovalin Ēuni ato i takojnė Jezuitėve, vėllazėrive Franēeskane, apo komunitetit islam. Tashmė prej plot 60 vjetėsh ato ruhen nė raftet e “Marin Barletit” dhe sipas punonjėsve tė bibliotekės vetėm pak njerėz, qė i pėrkasin fushės sė gjuhėsisė, apo etnografisė, kanė mundur t’i shfletojnė, pėr tė zbuluar diēka mes faqeve tė zverdhura, gėrmave latine, apo orientale.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.