Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Piktor datė 14 Shkurt 2008 - 20:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Une jam vlonjat,por ne bisedat e mia me shoke e miq kur ka ardhur puna per te vleresuar Shkodren ne te gjitha aspektet jam shprehur me fjalet me te mira.Pse?E meriton.Shkodra eshte djepi i kultures shqiptare,eshte djepi i sportit shqiptar,eshte djepi i artitit shqiptar.Ai qe nuk i sheh keto i placin syte.Shkodra eshte qyteti i trimave te cartur.Shkodra eshte edhe qyteti i njerezve te mire e te dashur.Shkodra eshte qyteti i humorit brilant.Shkodra eshte qyteti qe flet nje shqipe e cila mua me tingellon si nje muzike e bukur ose me mire si simfonit e Simin Gjonit.Gjuha qe flet ky qytet i bekuar,(por me shume halle keto dite),eshte nje pasuri e madhe kombetare te cilen duhet ta ruajme.Shkodrancja eshte nje'' Lule Bore'.'Sa mire do te ishte sikur gjithe shqiptaret te flisnin e kendonin kaq bukur sa shkodranet!Shkodra eshte qyteti qe ka nxjerr jo kengetare ,por bilbila te vertete.Edhe sot e kesaj dite e kam ne kujtese zerine embel e melodioz te Marie Krajes,Bik Ndojes e per te vazhduar me me te rinjte te cilet behen shume.
Shkodra eshte qyteti ose me mire do ta quaja fabrike e prodhimit te sportisteve te talentuar.Ne Shkoder eshte luajtur per here te pare football ne Shqiperi dhe ajo ka qene ne majat e futbollit shqiptar.Shkodra ka qene qytet i artisteve te medhenj qe kane luajtur ne teater dhe filma.Nga ky qytet kane dale regjizor e kineaste te talentuar.Mos te harrojme se Shkodra eshte qyteti i Oso Kukes,nuk harrohen trimerite e tij ne krye te luftetareve te ketij qyteti legjende.
Dreqe mendoj se ka shume per te shkruar e per te thene per koloset e qytetit simbol te shqitareve.Eshte per te ardhur keq qe qyteti antikomunist i Shqiperise i cili nuk ka votuar kurre per komunistet dhe ish-et eshte sot qyteti me i varfer nder qytetet e medha te vendit tone.Sali Berisha dhe deputetet demokrat te ketij qyteti bastion i tyre kane pergjegjesi te madhe per prapambetjen ekonomike te ketij qyteti per te cilin jemi te gjithe krenar.
Te pergezoj per temen e hapur.Shume djem e vajza ketu i dijne vetem emrin qe ka ky qytet,por nuk ja njohin historine,prandaj vazhdoje punen e nisur Dreqke.Eshte e pafaleshme qe femijet tane mesojne historine e Firences apo te Romes,te Londres,berlinit e Parisit dhe nuk dijne historine e qyteteve shqiptare!!!!!!!!!!!!!Te lumte!
Respekte per punen e bere!

Ta paēa borxh Vlora per fjalet e mira qe ke shkruar per Shkodren si djep i kultures shqiptare.
Thojn se mendja ka le ne Shkoder ka pushu ne Mirdite dhe ka perfundu ne Diber. Tash nuk mund te rri pa shtu se e kam per kenaqesi te shtoj jam nip i futbollistit te shquar te kombetares Rudi Vata.


  Gjithsej 31 faqe: « E parė ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.