Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)
TIRANE (16 Nėntor)
- Nė orėt e para tė ditės sė sotme ndėrroi jetė nė moshėn 86 vjeēare, dramaturgu, poeti dhe romancieri, Kolė Jakova.
I lindur nė Shkodėr nė vitin 1916, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, Kolė Jakova mori pjesė gjallėrisht nė Luftėn Antifashiste Nacional-Ēlirimtare.
Nė kėto vite ai bėri hapat e para nė letėrsi me vjershat "Kėnga e tre heronjve" dhe "Shqiponja partizane", tė cilat u kėnduan si kėngė kudo.
Pas Ēlirimit ai shkroi vepra poetike, nga tė cilat shquhen "Heronjtė e Vigut" nė vitin 1953, ku, sipas poetikės sė folkorit, i kėndoi heroizmit tė partizanėve.
Fusha kryesore e letrave shqipe, tė cilės ai iu pėrkushtua mė tepėr, ėshtė dramaturgjia, me dramat; "Toka jonė" 1954, "Perkolgjinajt" 1965, "Lulet e shegės" 1970, "Bashkė me agimin" 1975, "Lugajanėt" 1977, etj.
Kolė Jakova u bė i njohur me dramėn "Halili dhe Hajria", shkruar nė vitin 1949, ku pasqyrohet trimėria e luftėtarėve tė Malėsisė sė Madhe nė ndeshje me pushtuesit turq, nė shekullin XVIII-tė.
Sipas kritikės, dramaturgjia e Kolė Jakovės karakterizohet nga psikologjizmi, fryma e mprehtė dramatike, veprimi i ngjeshur, dialogu i shkathėt dhe i goditur.
Ai ėshtė gjithashtu autor i romaneve "Fshati midis ujėrave", "Pėrballė hekurave tė kryqėzuara", "Kullė buzė liqenit". Homazhet nė nderim tė kėtij personaliteti tė letrave shqipe, do tė bėhen nė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, ndėrsa ceremonia e varrimit tė tė ndjerit do tė bėhet nesėr nė orėn 12:00.
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.