Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:24:

Teatri, dashuria ime e madhe


SHKODER, 24 Nėntor/ATSH-M.Malja/.- Ramiz Rama ka plot 30 vite qė jeton me skenėn ėshtė rritur me tė, madje atij i duket se ėshtė lindur aty. Ēdo moment te jetes se tij, ēdo ngjarje e rėndėsisshme ėshtė e lidhur me skenen dhe spektatorėt. Pėr aktorin e njohur shkodran, nuk ėshtė e lehtė tė mumėrojė rolet e luajtura dhe pamundėsinė e veprave tė autorėve shqiptar dhe tė huaj qė ai ka interpretuar. Ai i pėrket atij brezi artistėsh qė ėshtė lauruar nė vitet 60 duke sjellė njė frymė tė re moderne nė mėnyrėn e interpretimit por nė tė njėjtėn kohė dhe njė konceptim realist tė dramės nė veēanti. Mes njė sėrė bashkėmoshatarėve tė tij sot, aktorė tė shquar tė skenės shqiptare si Tinka Kurti, Bep Shiroka, Mirush Kabashi etj dhe nėn regjisurėn e Pirro Manit apo te Kujtim Spahivoglit sudenti Rama, tėrhoqi vėmendjen e publikut qė nė rolet e para te tij. "Nė karrieren time mbi 30-vjeēare numėrohen mbi 65 role nė gjininė time tė dashur, thote aktori, nder te cilet do te veēoja rolet e luajtura te dramat "Cuca e Maleve", "Baca i Gjetajve", "Fisheku nė paje", "Ēėshtja e bletės" etj. Role kėto, qė kanė mbetur nė kujtesėn e tė gjithė shikuesve si imazhe tė papėrsėritshme pėr lojėn e sinqertė dhe tė arrirė tė autorit. Pėr me shumė se tre dekada me rradhe figura dhe interpretimet e tij nuk ka munguar pėr asnje ēast nga skena shkodrane. "Por ajo ēka mbetet e pazėvendesueshme pėr mua ėshtė dėshira pėr tė recituar veprat e autoreve te medhenj, si Fishta, Frasheri, Kadare, Agolli etj", vazhdon tė tregojė Ramizi. "Veprat e tyre me mbushin plot emcion, mė japin jetė dhe me duket sikur ato vargje janė pjesė e jetės sime", thotė Ramizi. Por, jo vetėm kaq. Kritiket e dramės e kanė vlerėsuar Ramėn si nje mjeshter tė plastikes dhe pantomimes. Pėr tė, teatri dhe skena jane si ajri qe ka te domosdoshem tė thithė ēdo sekondė tė jetės. Janė frymėmarrje, pa te cilen "mbytet" e nuk mund te jetoje. Nė jetėn e tij, aktori ka dėshirat, preferencat dhe gjykimet. "Une e dua shumė teatrin. Nė teatėr lind rritet dhe vdes brenda njė nate", thekson Ramiz Rama.


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.