Forumi Horizont Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 04:26:

Kush ėshtė vajza, qė iu kushtua "Lule Bora"?
Ėshtė njė histori e ēuditshme, tė cilėn e kanė marrė pėrsipėr shumė vajza tė asaj kohe. Shumė prej tyre kanė thėnė se janė pikėrisht ato , tė cilave u ėshtė kushtuar "Lule Bora. Por vajza e vėrtetė, nga lindi ky frymėzim, tani ndodhet nė Amerikė. Nė njė koncert, qė muzikantėt shqiptarė kishin organizuar nė Nju Jork, ku mes tė cilave ishte edhe gruaja e Simon Gjonit, ata kanė kėnduar edhe kėngėn "Lule Borė""E kanė prezantuar kėtė kėngė si tė Pjetėr Gacit, tė Prenk Jakovės, apo kėngė popullore. Megjithatė, kjo kėngė ėshtė e Simonit",- thotė me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni.. "Mbaj mend- thotė ajo, - qė kėtė kėngė e kemi kėnduar shpesh nė Nju Jork, nė shumė koncerte. Dhe kur e kemi kėnduar nė njė koncert, erdhėn e na uruan shumė njerėz. Mes tyre vjen njėra dhe na thotė "Unė jam Lule Bora". U habitėm dhe u mblodhėm tė gjithė pėrreth duke e pyetur. Ajo na tregoi historinė e krijimit tė kėsaj kėnge. Dhe na rrėfeu."Unė atėherė kam qenė gazetare dhe punoja nė gazetėn "Bashkimi. Isha vajzė e re 19- vjeēe. Shkova nė Shkodėr me njė shėrbim. Dikush mė kishte dhėnė njė pako pėr Zef Palin. Atje ku shkova ta takoja nė Shtėpinė e Kulturės, ishte njė kopsht i bukur dhe u ulėm tė pinim njė kafe. Ndėrsa unė i flisja pėr letėrsinė, pėr gazetarinė, etj, ai nxori njė letėr nga xhepi dhe ndėrsa unė vazhdoja tė flisja ai ēuditėrisht shkruante. Kur kishte mbaruar, ma drejton letrėn mua dhe mė thotė: kėtė e kam pėr ty. Pastaj kėputi njė tufė lule bore dhe m'i zgjati mua. U ngritėm pėr tė ikur (unė duhej tė kthehesha nė Tiranė). Por unė nuk e dija qė fati kishte caktuar qė unė tė jetoja atje dhe tė takoja bashkėshortin tim atė ditė. I thashė, po kėto lulet ku t'i ēoj? - Hajde mė tha- tek ime mė se ėshtė e sėmurė dhe jepja asaj lulet. Shkova dhe lulet ia fala nėnės sė tij. Unė mė pas u ktheva nė Tiranė, dhe vazhdova me tė pėrditshmen time. Ndėrsa pas katėr ditėve dėgjoj nė altoparlantin e gazetės "Bashkimi" : " Nga Radio Shkodra do tė dėgjoni kėngėn "Lule Bore". Kėshtu rrėfeu vajza ( Florenca Pali) historinė e vargjeve tė "Lule Borės". Mė tej frymėzimi kishte kaluar tek kompozitori. Gruaja e kompozitorit, Mira, rrėfen se si autori i vargjeve, Zef Pali, sa ishte nisur Florenca pėr nė Tiranė ia kishte dhėnė vargjet Simonit. "Nėse tė frymėzojnė kėto vargje, merri dhe muzikoi"- i kishte thėnė poeti. Ndėrsa Simoni, menjėherė kishte hedhur muzikėn dhe grupi, i miqve tė tyre Tish Daija, Zef Gruda, Tonin Rrota,etj, qė kishin kompleksin e vogėl muzikor nė radio Shkodra e kishin incizuar "Lule Borėn". Ndėrsa Florenca e kishte dėgjuar pas katėr ditėsh nė radio. "Asnjėra nga ato vajza qė thonė se unė jam "Lule Bora" nuk thotė tė vėrtetėn. Nė tė vėrtetė unė jam ajo qė frymėzova ato vargje, e mė pas atė muzikė - kishte rrėfyer Florenca, atė ditė pas koncertit nė Nju Jork.

……………………………..
Ajo vjen ēdo vit nė Shqipėri, qė nga Nju Jorku, ku jeton e punon prej vitesh. Dhe sa ēmallet me miqtė e tė afėrmit qė ka kėtu, rend me vrap drejt arkivave, bibliotekave e sirtarėve, ku mund tė gjeje, ndonjė pentagram tė shkruar nga Simon Gjoni. Dhe vit pas viti, ajo pa se mblodhi vėrtet shumė, kėngė, balada, poema simfonike, pjesė orkestrale, etj. Hermira Gjoni, i kishte vėnė qėllim vetes qė t'i gjente tė gjitha ato ēka kishte shkruar bashkėshorti i saj, kompozitori i shquar Simon Gjoni. Tani duket se ka arritur shumė. "Kam mbledhur 80 % tė veprės sė tij- thotė Mira, teksa rrėfen gjatė njė bisede nė bar "Pizza". Duket se ėshtė shumė e lodhur. Njė ditė mė parė ka takuar e ka folur me qindra njerėz. Mbrėmjen e sė shtunės, ajo ka rrėfyer e ka dėgjuar shumė histori e vlerėsime pėr kompozitorin e njohur. Ka prezantuar veprėn e tij, e ka mbledhur me shumė mund tė cilėn arriti ta botojė nė dy albume. Pastaj e dėgjoi kėngė e romanca qė nuk ishin ekzekutuar kurrė mė parė, dėgjoi edhe pjesė shumė tė njohura, madje edhe ato qė gabimisht pėr shumė vite janė cilėsuar si tė kompozitorėve tė tjerė. Por si pėr ta nxjerrė nė krye tė vėrtetėn pinistja Hermira Gjoni, hetoi pėr shumė kohė dhe arriti mė nė fund qė t'i mblidhte dhe t'i botonte tė plota veprat e tij.
Shumė herė ėshtė lodhur nė kėtė kėrkim, madje edhe ėshtė zhgėnjyer e zemėruar. Ka parė qė notat e hedhura nė pentagrame, me laps plumbi nga kompozitori, nė shumė partitura ishin fshirė, pjesė tė tjera s'i gjente dot se ishin zhdukur… Por edhe e kanė ndihmuar. Kryesisht, kanė qenė instrumentistė, dirigjentė, soprano, apo tenorė, tė cilėt i kishin ekzekutuar nė vite kėngėt dhe muzikėn e Simon Gjonit. Ata ia kanė kthyer dhe ajo ka bėrė ēmos t'i kthejė nė gjendjen e mėparshme.
Kėtė odise kėrkimesh e ka nisur qė nė vitin 1996. E qė prej atij viti ajo sa herė vinte e gjente materiale, i merrte me vete nė Amerikė, e atje i punonte nė qetėsi, i redaktonte dhe vetėm kur ishin gati pėr botim, i linte mėnjanė. "Pas botimit tė dy albumeve tė para "Album me romanca" dhe "Album pėr piano", po punoj pėr njė tjetėr pėrmbledhje tė krijimtarisė sė tij. Nė muajin maj do tė dalė njė album me kėngė lirike tė Shkodrės",- thotė Mira, duke rrėfyer se janė tė gjitha krijime, qė Simon Gjoni i hodhi nė letėr nė vitet e rinisė sė tij. "Ka mbi 200 kėngė, por jam munduar tė zgjedh mė tė mirat e kam pėrmbledhur vetėm 30 prej tyre nė kėtė album",- thotė ajo.
Ndėrsa nė njė album tjetėr pėr tė cilin po punon ende, Mira ka ndėrmend tė mbledhė tė gjithė kėngėt korale. Kėtė album do ta botojė vitin e ardhshėm. Pastaj ka nė plan tė botojė mė vete gjithė veprat instrumentale, pėr flaut, pėr violinė, klarinetė, etj., e nė njė album tjetėr pjesėt simfonike.
Mira ka qenė edhe kritikja e parė, apo vlerėsuesja e parė e veprės sė tij. Madje shumė vepra, ( ato pėr piano), i ekzekutonte ajo e para. Si e tillė, ajo ka pasur fatin ta ndjekė shumė nga afėr krijimtarinė e tij. Dhe kujton shumė nga vepra e tij. Kujton momentet, e krijimit, historitė, datat, dhe miqtė, qė ai ua kushtonte, burimet e frymėzimit dhe bashkėpunėtorėt e tij. Nisur nga kjo histori, ajo edhe gjen shumė prej veprave tė Simon Gjonit. Kjo mė ka ndihmuar mjaft nė kėrkimet e mia",- thotė Mira, duke rrėfyer edhe histori tė veēanta tė shumė prej notave tė hedhura nė pentagrame. Por ka ende pėr tė gjetur. Kanė mbetur edhe ca histori qė ajo kujton qė prej kohės kur ai kompozonte. Veēse atyre historive ajo nuk ua ka gjetur ende partiturat.

Pak pėr Simon Gjonin
Ka lindur nė qytetin e Shkodrės, ku u edukua nė njė familje tė thjeshtė qytetare dhe u arsimua nė gjimnazin Illyricum" tė kėtij qyteti. Shumė shpejt mėsoi kitarėn, trompėn pianon dhe me entuziazėm e me pasion iu kushtua artit tė muzikės. Nė vitet e rinisė sė tij, kompozoi mbi 200 kėngė origjinale, qė shumė shpejt u pėrhapėn nė gjithė Shqipėrinė si "Lule- Borė", "Syt' e tu si drita"" End o vash", etj.
Studimet e larta i kreu nė vitet 1952-1958 nė Akademinė e lartė muzikore tė Pragės ( Ēekosllovaki). Nė 1956-1958 nė qytetin e Pragės dirigjoi Shubert "Rozamunda" "Grieg "Peer Gynt", i Benda "Pygmalion" F.List "Le preludes". Nė vitin 1958 kthehet nė Shqipėri dhe punon nė Teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, ku dirigjoi shumė vepra botėrore, tė cilat gjetėn interpretimin e parė si operat "Donixeti "Don paskuale", "Kavallo", "Paliaēot" "Rossini "Berberi i Seviljes" Tish Daija "Pranvera" dhe baletet Vasiljenko "Lola", " Laurencia?", etj. Nėn kujddesin dhe paisonin e tij incizoi shumė vepra tė kopozitorėve shqiptarė: Zadeja, Gaci, Nova, Daija, Harapi, Dungu, Grimci, Zoraqi, Kono, etj. Si dhe muzikėn e disa filmave shqiptarė. Nė vitin 2967 dirigjon nė Kinė veprat e kompozitorėve shqiptarė. Simon Gjoni ėshtė njė nga themeluesit e orkestrės simfonike tė RTSH, me kėmbėngulje dhe disiplinė punoi pėr rritjen, individualitetin dhe zhvillimin e kėsaj orkestre. Nga kompozitorė te parė shqiptarė, ekzekutoi pėr herė tė parė nė Shqipėri: Bethovenin, "Simfoninė nr.7" dhe "Simfoninė nr.8", Mendelson "Ėndėrr e njė nate vere". K.M. Veber "Gjahtari magjik". Belini "Norma", "Bethoven "Leonora", Grieg "Peer Gynt" etj. Aktivitetin pedagogjik e filloi nė vitin 1958 nė liceun artistik "Jordan Misja" dhe mė vonė nė 1967 ėshtė njė ndėr pedagogėt e parė nė themelimin e Konservatorit Shtetėror tė Tiranės, sot Akademia e Arteve. Si kompozitor krijimtaria e tij ka kaluar nė tė gjitha gjinitė qė nga kėnga, romanca, kantata, suita, balada, pjesė pėr piano, klarinetė dhe violinė, si dhe vepra tė mėdha orkestrale, 8 valle simfonike, poema simfonike, suita simfonike e deri nė simfonia nė Mi b. mazhor. Nė fushėn e kritikės muzikore ka lėnė punime tė shumta teorike nė lidhje me temėn arritjet e artit muzikor shqiptar, dhe veprėn e tij, "Instrumenti dhe arti i orkestrimit. Pėr S. Gjonin Ēesk Zadeja, do tė thoshte "Emri i Simon Gjonit do tė mbetet i skalitur nė pentagramin e muzikės shqiptare.


  Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.