Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kulture dhe figura te qytetit te Shkoders (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12387)


Postuar nga Niqua datė 01 Tetor 2006 - 15:44:

Historiku i bibliotekave tė Shkodrės


Alma Mile

Tradita e bibliotekave nė Shkodėr ėshtė shumė e hershme, madje fillesat e saj shkojnė qysh prej periudhės ilire. Njė shqiptaro-kroat i njohur me emėr Aleksandėr Stipēeviē, nė “Historinė e librit” shėnon se nė Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanė qenė edhe nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nė veprėn e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrės” thuhet se ka pasur anale tė shkruara nė gjuhėn e popullit. Sipas tė dhėnave tė Farlatit nė “Illyricum Sacrum”, “qendra tė rėndėsishme tė administratės e kulturės me arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė arqipeshkėvitė e Durrėsit, Tivarit, Shkodrės e Shkupit”. Madje nė Shkodra njihet edhe si bėrthama e parė e bibliotekave publike nė Shqipėri. Nė vitin 1917, u hap e para bibliotekė shtetėrore e quajtur Biblioteka e “Komisisė letrare”, qė u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e krijimit tė bibliotekave, pasi ai pėr herė tė parė futi konceptin e kopjes sė detyruar. Disa vite mė vonė, kur u krijua shteti shqiptar, banorėt e Shkodrės ia falėn kėtė bibliotekė Tiranės dhe nė 28 nėntor 1922 u krijua Biblioteka Kombėtare me njė fond prej 6 mijė librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrės i pėrkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut tė Tabakėve apo Kėllyēit, e cila fatkeqėsisht nuk ekziston mė, sepse u dogj. Ka qenė shumė e pasur me dorėshkrime nė gjuhėn orientale dhe ka tėrhequr gjithnjė vėmendjen e studiuesve tė huaj, 1834 biblioteka e Vakėfit, nė 1858 biblioteka e Etėrve Jezuitė, 1875 Biblioteka e Franēeskanėve, 1899 e Shoqėrisė “Bashkimi”, 1901 e Shoqėrisė “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonė”, nė vitin 1917 e “Komisisė letrare”, 1919 e Shoqėrisė Vllaznia. Duhet theksuar qė nė kėto biblioteka kanė shėrbyer albanologė nga mė tė shquarit, si Hil Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenė italian, e ka quajtue veten gjithnjė shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Kolė Kamzi, etj.
Por Shkodra njihet edhe si qyteti i shtypshkronjave tė para. Thuhet qė njėfarė Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti njė shtypshkronjė dhe nė vitin 1563 shtypi njė libėr kishtar. Duhet pėrmendur mė pas shtypshkronja e Jezuitėve nė vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhėtarit Hamdi Bushati, nė kėtė shtypshkronjė, qė nga viti 1871 e deri nė 1938 janė shtypur 411 tituj. Pas kėsaj u hapėn edhe tė tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Franēeskanėve. Kjo traditė nė fushėn e bibliotekave dhe tė shtypshkronjave bėri qė nė Shkodėr tė dalin dhe gazetat e para zyrtare. “Shkodra”, quhej organi zyrtar i vilajetit tė Shkodrės, pėr tė vazhduar me tė tjera gazeta jozyrtare si “Ylqija e zemrės sė Krishtit”, apo me revistat mė tė njohura pėr kohėn “Hylli i dritės” dhe “Leka”, si dhe revista tė tjera fetare, mes tė cilave dhe “Kultura islame”




23/04/2006



Shkodra nė librat antikuarė


Alma Mile

Pėr herė tė parė, nė ambientet e bibliotekės sė Shkodrės ekspozohen ekzemplarė tė rrallė qė i pėrkasin shekujve XV, vepra tė Bogdanit, Barletit, deri tek dorėshkrimet origjinale tė Gjergj Fishtės

Mes atyre letrave tė zverdhura prej kohėve, zuri fill shqipja e shkruar e mė vonė epopetė e mėdha tė letėrisė. Aty janė ekzemplarė tė rrallė, qė renditen ndėr botimet e para nė Evropė, qė datojnė nė shek. XV, vepra kushtuar Skėnderbeut, pėrpjekjet e Pjetėr Bogdanit pėr shqipen e shkruar, dialekte tė gegėnishtes, shkrimi origjinal i Gjergj Fishės, At Shtjefėn Gjeēovit…. Njė pasuri e tėrė, e cila pėr herė tė parė ekspozohet pėr publikun, nė ambientet e Bibliotekės Publike “Marin Barleti” nė Shkodėr. Nė kuadrin e Ditės Botėrore tė Librit, me nismėn Fondacionit “Pro Helvecia”, dhe projektit tė tij “Qytetet Krijuese”, qė nė Shkodėr pėrfaqėsohet nga poetja Ledia Dushi, Bashkisė dhe Bibliotekės, nė qytetin verior u organizua njė aktivitet 3-ditor. Dita e parė u quajt “Dita e fondeve tė hapura”. “Ne jemi bibliotekė tradicionale qė punojmė me fonde tė mbyllura ndryshe nga bibliotekat e botės dhe lexuesi komunikon me librin vetėm pėrmes skedarėve. Pėr tė krijuar njė imazh tė ri tė bibliotekės, gjatė kėsaj dite fondet u vizituan nga nxėnėsit e ciklit 9-vjeēar dhe atij tė mesėm, me qėllim qė ata tė afrohen me librin dhe tė dinė ēfarė fondesh ka biblioteka e si punohet nė tė”, -thotė drejtori i Bibliotekės Gjovalin Ēuni. Dita e dytė u quajt “Dita e Antikuariatit” dhe e treta “Dita e botimeve bashkėkohore”, gjatė sė cilės shtėpi tė ndryshme botuese si “Camaj-Pipa”, “Ars”, “Shtjefni”, “Phoenix Shkodra”, “Elena Kadare”, “Botime franēeskane”, etj. ekspozojnė botimet e tyre. “E keqja ėshtė qė ne kemi mbetur nė stadin qė Shkodra ka qenė dhe gjithnjė i referohemi viteve mė parė, por e rėndėsishme ėshtė tė tregojmė qė Shkodra ėshtė. Andaj krahas ditės sė antikuariatit ne zhvillojmė dhe atė tė botimeve bashkėkohore, qė shpalosen vlerat qė prodhohen sot. Kjo shoqėrohet edhe me njė tryezė tė rrumbullaktė ku marrin pjesė njerėz tė letrave, shkrimtarė, botues, studiues”, - vazhdon Ēuni. Por sigurisht njė nga momentet mė interesante ishte ekspozimi pėr herė tė parė i disa ekzemplarėve tė rrallė, qė prej vitesh ruhen nė fondet e “Marin Barletit”. Bėhet fjalė pėr libra tė njohur nga lexuesi, por qė ai nuk ka pasur kurrė mundėsi t’i shohė. Kėshtu nė stendat e veshura nė letėr-kadife tė kuqe, nėn efektin e dritave u ekspozuan dy “Inkunabula”, qė sipas drejtorit Ēuni quhen ndryshe edhe djepi i librave, pasi pėrbėjnė botimet e para qė me shpikjen e shtypshkronjės sė Gutenbergut, deri nė vitin 1500. Janė ekzemplare tė rralla nė tė gjithė botėn, me pėrmbajtje fetare dhe kanė si karakteristikė pėrdorimin e miniaturave. Pėr tė vazhduar me librin e Marin Barletit “Historia e Skėnderbeut” e vitit 1578 i shtypur nė Frankfurt, disa produkte tė vilajetit tė Shkodrės dhe Kosovės, fjalorė njė dhe dygjuhėsh, si turqisht, latinisht, italisht, anglisht-frengjisht, anglisht-turqisht, etj. Gjithashtu u ekspozuan pėr 24 orė disa dorėshkrime me vlerė tė autorėve shkodranė, si veprat e Justin Rrotės, dorėshkrimet origjinale tė disa kėngėve tė “Lahutės sė Malcisė” tė Gjergj Fishtės, disa letra tė Dora D’Istrias, drejtuar personaliteteve tė ndryshme nė Shkodėr, dorėshkrime origjinale tė At Shtjefėn Gjeēovit mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit, si dhe disa vjersha tė njė autori italian, qė ka jetuar nė Shkodėr G. Giovani, qė i pėrkasin vitit 1864 dhe ka shkruar me njė shkodranishte tė vjetėr e bazuar nė gėrmat latine, si dhe disa dorėshkrime tė padeshifruara tė shkruara po nė shkodranishten e vjetėr, njė nga dialektet e gegėrishtes, qė ka pėr bazė gėrmat latine. Por kėto janė vetėm disa nga veprat-antikuare qė ruhen nė fondin e bibliotekės sė Shkodrės, e cila numėron 2 mijė syresh. Duke qenė se pėrmbajtja e tyre ėshtė kryesisht fetare, ėshtė mėse e qartė edhe prejardhja, apo historia e mbėrritjes sė tyre nė fondet e bibliotekės. Ndoshta pėrmes njė procesi jo fort tė “bukur”. Pas mbylljes sė enteve fetare nė vitin 1946, doli njė ligj sipas sė cilit njė pjesė e pasurisė sė tyre ėshtė shtetėzuar dhe pjesa mė e ēmuar ėshtė vendosur nė bibliotekėn e qytetit. Sipas drejtorit Gjovalin Ēuni ato i takojnė Jezuitėve, vėllazėrive Franēeskane, apo komunitetit islam. Tashmė prej plot 60 vjetėsh ato ruhen nė raftet e “Marin Barletit” dhe sipas punonjėsve tė bibliotekės vetėm pak njerėz, qė i pėrkasin fushės sė gjuhėsisė, apo etnografisė, kanė mundur t’i shfletojnė, pėr tė zbuluar diēka mes faqeve tė zverdhura, gėrmave latine, apo orientale.


Postuar nga Ami- datė 06 Tetor 2006 - 01:15:

Pershendetje Dreqe
Me kenaqe me keto qe ke shkruar per Shkodren pashe edhe nje teme te Treshit me kenge shkodrane, bravo ju qofte vertet pune e bukur. Dreqe do me japesh ca nga keto materialet mua? Pra me pak fjale a mundem ti kopjoj? apo duhet me i kerku leje moderatorit?

Meqe ra fjala
Shkruaj edhe historine tende, ikjen nga shkodra se me te vertete ia vlen per tu lexuar.

Ciao


Postuar nga Niqua datė 06 Tetor 2006 - 01:25:

ske pse me pyet zemra sigurisht qe mundesh me i kopju po deshe te sjell informacione dhe me shume por spo kam kohe tani.. she ikjen teme e kam shkruar tek nje tema vuajetjet dhe adventurat... dhe ti shkruaje atje se dhe ikja jote shume interesante..


Postuar nga kurt datė 12 Janar 2008 - 22:28:

Dreqe taman nje patriote shkodrane shqiptar paske pa kene. te lumte.


Postuar nga IQVLORA datė 13 Shkurt 2008 - 12:30:

Une jam vlonjat,por ne bisedat e mia me shoke e miq kur ka ardhur puna per te vleresuar Shkodren ne te gjitha aspektet jam shprehur me fjalet me te mira.Pse?E meriton.Shkodra eshte djepi i kultures shqiptare,eshte djepi i sportit shqiptar,eshte djepi i artitit shqiptar.Ai qe nuk i sheh keto i placin syte.Shkodra eshte qyteti i trimave te cartur.Shkodra eshte edhe qyteti i njerezve te mire e te dashur.Shkodra eshte qyteti i humorit brilant.Shkodra eshte qyteti qe flet nje shqipe e cila mua me tingellon si nje muzike e bukur ose me mire si simfonit e Simin Gjonit.Gjuha qe flet ky qytet i bekuar,(por me shume halle keto dite),eshte nje pasuri e madhe kombetare te cilen duhet ta ruajme.Shkodrancja eshte nje'' Lule Bore'.'Sa mire do te ishte sikur gjithe shqiptaret te flisnin e kendonin kaq bukur sa shkodranet!Shkodra eshte qyteti qe ka nxjerr jo kengetare ,por bilbila te vertete.Edhe sot e kesaj dite e kam ne kujtese zerine embel e melodioz te Marie Krajes,Bik Ndojes e per te vazhduar me me te rinjte te cilet behen shume.
Shkodra eshte qyteti ose me mire do ta quaja fabrike e prodhimit te sportisteve te talentuar.Ne Shkoder eshte luajtur per here te pare football ne Shqiperi dhe ajo ka qene ne majat e futbollit shqiptar.Shkodra ka qene qytet i artisteve te medhenj qe kane luajtur ne teater dhe filma.Nga ky qytet kane dale regjizor e kineaste te talentuar.Mos te harrojme se Shkodra eshte qyteti i Oso Kukes,nuk harrohen trimerite e tij ne krye te luftetareve te ketij qyteti legjende.
Dreqe mendoj se ka shume per te shkruar e per te thene per koloset e qytetit simbol te shqitareve.Eshte per te ardhur keq qe qyteti antikomunist i Shqiperise i cili nuk ka votuar kurre per komunistet dhe ish-et eshte sot qyteti me i varfer nder qytetet e medha te vendit tone.Sali Berisha dhe deputetet demokrat te ketij qyteti bastion i tyre kane pergjegjesi te madhe per prapambetjen ekonomike te ketij qyteti per te cilin jemi te gjithe krenar.
Te pergezoj per temen e hapur.Shume djem e vajza ketu i dijne vetem emrin qe ka ky qytet,por nuk ja njohin historine,prandaj vazhdoje punen e nisur Dreqke.Eshte e pafaleshme qe femijet tane mesojne historine e Firences apo te Romes,te Londres,berlinit e Parisit dhe nuk dijne historine e qyteteve shqiptare!!!!!!!!!!!!!Te lumte!
Respekte per punen e bere!


Postuar nga kurt datė 13 Shkurt 2008 - 14:27:

t'lumt goja edhe ty, IQVLORA.


Postuar nga kotka datė 13 Shkurt 2008 - 17:39:

Civilizimi i nje kombi vleresohet nga shkalla e humorit, qe ekziston tek ky komb dhe Shkodra eshte qyteti yne i humorit.

Humori i tyre thote gjithcka, vetem qe eshte fatkeqesi per mua qe nuk e kuptoj plotesisht kete humor, per shkak te dialektit te tyre te vecante, i cili dialekt eshte si nje gorgone qe rreshqet neper ujrat e lumit.

Ata (shkodranet) vertete flasin sikur kendojne, nuk harrohen humoristet e medhej qe ka nxjerre Shkodra, poetet, shkrimtaret, mesuesit, inxhinjeret e plot te tjere...


Postuar nga Pleshtja datė 13 Shkurt 2008 - 21:16:

O Dreqe Shkodrane pasha zoten ma knaqe shpirtin, i kam lexu tana shkrimet me vemendje dhe a din si ja kam vu emrin kesaj teme "dranafillja e shqipnise, e madhja Shkoder" kja jo me shit mend por me kene kreanar se e kena si drite. Boll e varfer asht po ta mbush zemren me gzim.

Pleshta si puna jeme ka veq shkodra e yje si puna e te lartpermendurve ka veq shkodra.

Te pershnes perzemesisht.

p.


Postuar nga Piktor datė 14 Shkurt 2008 - 20:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Une jam vlonjat,por ne bisedat e mia me shoke e miq kur ka ardhur puna per te vleresuar Shkodren ne te gjitha aspektet jam shprehur me fjalet me te mira.Pse?E meriton.Shkodra eshte djepi i kultures shqiptare,eshte djepi i sportit shqiptar,eshte djepi i artitit shqiptar.Ai qe nuk i sheh keto i placin syte.Shkodra eshte qyteti i trimave te cartur.Shkodra eshte edhe qyteti i njerezve te mire e te dashur.Shkodra eshte qyteti i humorit brilant.Shkodra eshte qyteti qe flet nje shqipe e cila mua me tingellon si nje muzike e bukur ose me mire si simfonit e Simin Gjonit.Gjuha qe flet ky qytet i bekuar,(por me shume halle keto dite),eshte nje pasuri e madhe kombetare te cilen duhet ta ruajme.Shkodrancja eshte nje'' Lule Bore'.'Sa mire do te ishte sikur gjithe shqiptaret te flisnin e kendonin kaq bukur sa shkodranet!Shkodra eshte qyteti qe ka nxjerr jo kengetare ,por bilbila te vertete.Edhe sot e kesaj dite e kam ne kujtese zerine embel e melodioz te Marie Krajes,Bik Ndojes e per te vazhduar me me te rinjte te cilet behen shume.
Shkodra eshte qyteti ose me mire do ta quaja fabrike e prodhimit te sportisteve te talentuar.Ne Shkoder eshte luajtur per here te pare football ne Shqiperi dhe ajo ka qene ne majat e futbollit shqiptar.Shkodra ka qene qytet i artisteve te medhenj qe kane luajtur ne teater dhe filma.Nga ky qytet kane dale regjizor e kineaste te talentuar.Mos te harrojme se Shkodra eshte qyteti i Oso Kukes,nuk harrohen trimerite e tij ne krye te luftetareve te ketij qyteti legjende.
Dreqe mendoj se ka shume per te shkruar e per te thene per koloset e qytetit simbol te shqitareve.Eshte per te ardhur keq qe qyteti antikomunist i Shqiperise i cili nuk ka votuar kurre per komunistet dhe ish-et eshte sot qyteti me i varfer nder qytetet e medha te vendit tone.Sali Berisha dhe deputetet demokrat te ketij qyteti bastion i tyre kane pergjegjesi te madhe per prapambetjen ekonomike te ketij qyteti per te cilin jemi te gjithe krenar.
Te pergezoj per temen e hapur.Shume djem e vajza ketu i dijne vetem emrin qe ka ky qytet,por nuk ja njohin historine,prandaj vazhdoje punen e nisur Dreqke.Eshte e pafaleshme qe femijet tane mesojne historine e Firences apo te Romes,te Londres,berlinit e Parisit dhe nuk dijne historine e qyteteve shqiptare!!!!!!!!!!!!!Te lumte!
Respekte per punen e bere!

Ta paēa borxh Vlora per fjalet e mira qe ke shkruar per Shkodren si djep i kultures shqiptare.
Thojn se mendja ka le ne Shkoder ka pushu ne Mirdite dhe ka perfundu ne Diber. Tash nuk mund te rri pa shtu se e kam per kenaqesi te shtoj jam nip i futbollistit te shquar te kombetares Rudi Vata.


Postuar nga SmoKer datė 14 Shkurt 2008 - 20:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Ta paēa borxh Vlora per fjalet e mira qe ke shkruar per Shkodren si djep i kultures shqiptare.
Thojn se mendja ka le ne Shkoder ka pushu ne Mirdite dhe ka perfundu ne Diber. Tash nuk mund te rri pa shtu se e kam per kenaqesi te shtoj jam nip i futbollistit te shquar te kombetares Rudi Vata.



Qe ka luajtur ne Glasgow me Rangers ?

Respekte.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »
Trego 31 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.