Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura tė shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kujtime per labin e madh te poezise shqipe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13090)


Postuar nga IQVLORA datė 29 Tetor 2007 - 19:18:

Citim:
Po citoj ato qė tha RAIMONDI
-------------Ali Asllani ishte me teper bejtexhi se poet ----dhe poeti me i mire i VLORES eshte --FATOS ARAPI----ai eshte poet i shkelqyer------biles nje  nga me te miret e SHQIPERISE---


 

Fatosi raimond i ka bere me shume temenara kohes se diktatures,ndersa A Asllani edhe pse disa vite jetoi ne diktature nuk i kushtoi asja asnje varg.Mbaje mend mire kete.Ai nuk eshte thjesht nje bejtexhi,por nje poet i mirfillte.Ai Ne vitet 20-30 te shek te kaluar poezia shqiptare eshte e pershkruar nga motivi patriotik.Kete motiv Aliu e e perpunoi dhe ai behet zeri i atyperatyshem i ngjarjeve kapitale te historise se re shqiptare.Keto ngjarje poeti Asllani i perjetoi personalisht thelle dhe kjo tronditi ndergjegjen e tij artistike.Poeti A Asllanika luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimet e poezise shqiptare te atyre viteve por edhe ne krijimtarine e poeteve me te rinj si P Marko,A Varfi,N Hakiu etj.Poezia e tij ka nje vend te vetin ne poezine shqipe te asaj periudhe.Prof E Cabej ka thene se poezia e A Asllanit percaktonte me se miri takimet dhe ndarjet e kultures lindore e perendimore te jetes dhe te botes shqiptare te atehereshme.Poezite e poetit lab kendoheshin nga populli jo vetem ne caste kushtrimi,por edhe ne caste gezimi.Poezia Vlora-Vlora eshte hymn edhe sot e kesaj dite per vlonjatet.Poradeci dhe Aliu jane dy lirike qe i sollen pasuri te cmuar poezise shqiptare.

...Ku ormisi zemren zoti

aty kam nje guguftu,

qe e koj me pika loti

Ja se cthote ai per pushtetaret e asaj kohe.fjale te cilat jane aktuale edhe per ditet tona:''

Do perpiqem per nje hua

dy te tretat jane per ty

dhe kusuri eshte per mua

                  ose

Shqiperia eshte nje lope

rrofshim ne qe dim ta mjelim

Ai shpreh dufin popullor duke stigmatizuar qeveritaret e politikanet.Nepermjet vargjeve te thurura bukur e me mjeshteri ai i bene gjyqin korrupsionit te politikaneve te kohes.Une nuk besoj se keto jane bejte te bera ne ndonje mal duke ruajtur bagetine.Ai ishte nje intelktuali mirfillte i kohes ku F Arapi do ta kish zili per universitetet qe ai kish mbaruar dhe per erudicionin e tij.Fatos Arapi e ka pasur hapin gjer ne Llakatund te Vlores.Jo se dua ta ul F Arapin por Aliu qendron me larte se ai.Une i kam lexuar edhe poezite e Arapit,bile i kam studiuar edhe ne letersine e realizmit socialist ne gjimnaz.

Ese,shkrime mbi A Asllanin.

Agim Shehu;Nenshtetas i mbreterise se Lirikes

Aurel Plasari:Erotika ne poezine e A asllanit

Ali Dema Prishtine 1974:Hanko halla dhe vjersha te zgjedhura

Agim Vinca Prishtine 1973:Shkrimtare te dy epokave

Dalan Shapllo: Ne 30 vjetorin e vdekjes se poetit A Asllani shkruar ne ''Kushtrim brezash''

Demush Shala:''Lufta ne mes se rese dhe se vjetres ne veprat e realisteve shqiptare''Prishtine 1960

Eqerem bej Vlora''Kujtime nga jeta''.

Ernest Koliqi:''Ke autori i Hanko Halles''. Tirane 1941

Isuf Luzaj:''Bilbilit te Vlores'' ne vellimin poetik ''Rrefimet'' Korce 1937

Isuf Luzaj:''Viganet e Luftes se Vlores''.Cikago 1965

Fatos Arapi:''A do te dime si te vdesim'',Rilindja'' 8 dhjetor 1996

Jorgo Bllaci:''Miku i te gjitheve'' Tirane 1996 parathenie

Kajtaz Recaj:''A Asllani ne dritene fakteve te reja''. Gjurmime Albanologjike Prishtine 1982

Kudret Kokoshi:''Gjuha letrare'',''Bota e re'' Gusht 1940

Mitrush Kuteli:''Poeti i nje kohe te zeze-Ali Asllani'' Kostance 191929 dhe me 1933 po Kuteli''Hanko Halla e A Asllanit''.

Razi Brahimi parathenie ne vellimin''Vidi vidi pellumbeshe''.Tirane 1960Po R Bparathenie tek ''A Asllani-poezia shqipe'' Tirane 1973

Robert Elsie:''History of Albanian Literature'',New york 1995

Rexhep Qose:''Antologji e lirikes shqipe''Prishtine 1979

Sabri Hamiti:''Marginave te krijiktarise poetike te A Asllanit'' Prishtine 1969

Sterio Spase:''Nje lesh e li ne letersine tone'',Demokratia nr 449,Gjirokaster 1935.

Asnjeri prej ketyre penave me ne ze te letersise shqipe nuk e ka quajtur A Asllanin nje bejtexhi ,por e kane vleresuar krijimtarine e tij poetike me nota maksimale.

Aliu vdiq me 1966 ne Tirane dhe amaneti i vetem qe i la vajzes se tij ishte,te prehej ne kodrat e Vlores dhe prane varrit te kishte nje ulli.


  Gjithsej 21 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 21 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.