Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)


Postuar nga qershor13 datė 09 Korrik 2003 - 13:46:

MOTOĒIKLIZĖM

-Tė dielėn e ardhshme botėrori i Motoēiklizmit do tė pėrjetojė njė nga garat e tij “Klasike”. Pėr herė tė parė nė pistėn e Donington ėshtė garuar nė vitin 1930. Eshtė njė Anfiteatėr natyral qė tė mundėson njė pamje ideale.

Pista angleze ka karakteristika tė ndryshme dhe shpesh garat vendosen nė fund tė saj. Donington ėshtė pista e preferuar e shumė centaurve, nga Valentino Rosi tek Loris Kapirosi.

I pari ka fituar kėtu garėn e parė nė klasėn e 500 kubikėve, ndėrsa Kapirosi ka fituar garėn e parė nė tė gjithė karrierėn e tij, nė vitin 1990, me klasin 125 kubikė. Pika mė e shpejtė e pistės arrihet pas bokseve, por ka edhe kthesa qė merren me marsh tė pestė e tė gjashtė dhe qė duhet kurajo tė pėrballesh.

Por ajo qė e bėn Donington njė nga pistat mė tė preferuar ėshtė edhe se pjesa mė e madhe e kthesave janė nga e djathta, dhe pilotėt e gjejnė veten mė mirė nė kthesa tė tilla.

Ndėrkohė qė pretendentėt pėr fitore fillojnė tė bėjnė hesapet: “Fitorja nė Asen na jep shpresė – thotė sete Zhiberno, titullar i tre garave kėtė sezon. – Mendoj se nė Donington do tė arrijmė rezultate tė mira, ndėrsa shpresoj qė pista tė jetė e thatė.”

Zhiberno ka filluar tė quhet nė amjentet e botėrorit, si i vetmi rival qė muind tė sfidojė seriozisht Valentino Rosi. Dhe nė fakt spanjolli e ka lėshuar tashmė sfidėn e tij pėr kampionin e botės, duke arritur tė barazojė nė 3, numrin e fitoreve pėr kėtė sezon.


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.